Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Analisti dhe gazetari Artur Zheji ka komentuar intervistën e djeshme të Edi Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, që i quajti gjithë gazetarët dhe opinionistët “kazanë mediatik”.

    Analiza e Artur Zhejit:

    E bëri edhe shfaqjen e fundit. U ul me Çanin, që ishte në humor për një gallatë 360grade dhe përgojoji pa teklif, si të ishte me bizhama spitali, kë mundi dhe kë Çani i nxorri përpara.

    E kishte ëndëruar këtë ditë kryeshefi. Të tallte bythën me kë të mundte dhe sidomos me gazetarët dhe kjo bythëtallje të shihej e të stolisej me efekte mediatike dhe me ngjyrime kllouneske, orientuar me pyetjen: Kazan apo jo kazan mediatik.

    I mjeri kryeministër, dërrmuar nga fushata, krejt pa frena mendore, fliste dhe rridhte për minuta të tëra, si të ishte në kafenenë më të ndyrë, të fshatit më të ndyrë, të skutës më të ndyrë të Shqipërisë. Çfarë të bëjmë me këtë lloj robi që i rrjedh kafka e madhe, që kishim menduar, dikur rrejshëm, se ishte sjellë në këtë jetë për të bërë vërtet gjëra interesante?

    Nga ana njerëzore duhet ti shtrydhim portokalle dhe ta marrim me të mirë, se ka timonin e Shqipërisë ditëzezë ky derëziu, por duhet ti vishen sa më shpejt ca pizhama të bollshme spitali dhe të rrehatohet diku, ku të dërdëllisë lirisht, por të mos bëjë dot dëme.

    Se kjo është e rëndësishme.

    Ti lihet madje edhe një sallë e madhe, si ish kryeministër që është, të vendosë diku në një qoshe Fugën e Vogël dhe të shajë kështu, me grila të mbyllura, të gjithë dhe për gjithëshka, duke nxjerrë vrerin që i prodhon, tëmthi i prishur i trurit të prishur.

    Madje të lejohet edhe të urinojë nëpër këtë sallë të posaçme spitali, ndërsa në dysheme, me penicat e tij, të shkruajë dhe zhgaravisë të gjithë ata që urren dhe përçmon, dhe të lejohet pra, edhe t’i urinojë përsipër një e nga një, duke u bërtitur si ti vijë dhe me sa zë ka.

    T’i vendosë Fuga edhe ca kamera lodër, që ndizen fap e fup dhe ai të kujtojë se është vërtet live dhe po qe e mundur edhe të kurohet, se është një krijesë e lezetshme në fund të fundit. Sepse rrëfen se sa popull aventurier jemi, se sa të etur jemi si popull, për të sprovuar edhe këtë tyç burrë për kryeministër, që u ngjit lart duke u lëpirë dhe tash s’lë askënd pa pështyrë!

    Kryeministër derëziu, nuk e mbajte dot trysninë e gjithë këtyre posteve dhe të gjithë këtyre intrigave që thurr e ç’thurr ditë e natë dhe po fillon e rrjedh live, çfarë dhimbje e madhe në planin njerëzor.

    Dhe ta mendosh se kur e kisha shok dhe i thërrisja vlla, isha gati të zihesha me grushte dhe të futesha në çdo sherr, për këtë që sot e kemi kryeministër. Jo se jam penduar për atë kohë, por tani na duhet të gjithëve ne, që i kemi dhënë një dorë dikur për ta sjellë këtu ku është, të japim tash, përsëri një dorë për të zhbërë, çfarë aksidentalisht ka mbrritur në një post kaq të lartë.

    E mjera Shqypni, kujt i ka lënë timonin e halleve të saja që s’mbarojnë kurrë, një derdimeni që nuk kontrollon dot përroin e vet psiqik, mjafton të ketë ca kamera dhe ca prozhektorë përpara vetes. Çfarë mjerimi për derëziun kryeministër dhe çfarë mjerimi që u katandis kështu e në këtë farë feje.

    Çfarë mund të mendojnë punonjësit e administratës kur e shohin ashtu të shkapërderdhur? Ambasadorët, policët, mjekët, arsimtarët, shoferët e autobuzëve dhe ata që rropaten për një jetë më të mirë, duke u shërbyër të tjerëve, kur shohin një prototip të tillë, si reagojnë ata?

    Nuk e përfytyroj dot, se si do ta nderojnë oficerët e gardës kur të hyjë në zyrë të kryeministrit, paskëtaj.

    Votojeni dhe gëzojeni shqiptarë! Jepi një dorë po deshe edhe ti Lul Basha, se tani e tutje, vetëm ti vlla, mund ta mbash në pushtet këtë burrin me pizhama, që kërkon një mandat të dytë për kryeministër dhe të urinojë verbalisht mbi të gjithë elitën e Shqipërisë. /360grade.al/

    *Shënim. Titulli është i redaksisë; titulli origjinal: Ti shtrydhim portokalle dhe t’i veshim pizhama kryeministrit, diçka po i rrjedh…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Admin
    i/e ftuar

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Ky Zheji me te vertet qe qenka fund kazan

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Duke_of_arberia mduket se po të zë edhe ty kazani mediatik

  4. #4

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Zheji?! Ky eshte tradhtar i shoqerise! Ky mosmirnjohes nuk meret serjozishte. Ky ja mer ne goje Metes e thene shkurt
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Peder me mjeker? Por Rama eshte qene morracak dhe e ka kokrren e morrit sa nje kokerr breshri dhe po i cmend te gjithe politikanet shqiptare!

  6. #6
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Duke_of_arberia mduket se po të zë edhe ty kazani mediatik
    Ne fakt ndryshe nga ty, informacionin e marre nga gazetat dhe jo nga facebooku i politikaneve.
    Dhe ka nje diference te madhe midis dy informacioneve.
    Nga njera ane kemi gazetarine qe i kerkon llogari dhenie kryeministrit per bilancin katastrofik me asnje premtim te mbajtur dhe nga ana tjeter Naltgjatesine qe ne pamundesi programi tregon barcaleta neper rrjetet sociale.
    Nqs ti je komod me kete te dyten, problemi yt..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #7

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    Nga kush kontrollohen gazetat

    Patjeter qe kete pergjigje prisje....

    Ska gazeta te pavarura. Gjysmat i ka Berisha gjysmat pjesa tjeter e gjithe politikes
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Nga kush kontrollohen gazetat

    Patjeter qe kete pergjigje prisje....

    Ska gazeta te pavarura. Gjysmat i ka Berisha gjysmat pjesa tjeter e gjithe politikes
    Mi ndan dot keto dy gjysmat qe te di dhe une ku te fokusohem pastaj...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  9. #9

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Mi ndan dot keto dy gjysmat qe te di dhe une ku te fokusohem pastaj...
    Meta & Rama.

    Sic funksionon ne te gjithe bote, por me nje ndryshim se mbeshtetesit e PD-se duken ashiqare
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Perballe aktualitetit tone te zymte, gjeja e fundit qe me intereson, jane mbeshtetesit e PD-se.
    Sikunder jam i interesuar te di se kush jane keto dy gjysma mediash, te njeres dhe te tjetres pale. Dhe meqe ti e merr persiper kete etiketim mediash, na i thuaj pak se cilat media kontrollohen nga njera dhe tjetra pale e politikes...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  11. #11

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Rama, Top Channel

    Meta, Ora News, News 24 dhe disa te dores se dyte.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  12. #12
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Dmth lejet e ndertimit per kullat dhe kioskat qe po ndertohen/jane ndertuar ne Tirane keta te News24, OraNews etj i marrin nga Rama dhe ne fund mbeshtesin Meten qe s'ju garanton asgje? Me fal po keto lloj barcaletash nuk i tregon as Naltgjatesia nga facebooku i tij personal...
    Nejse pa u hallakat shume, Zheji si dhe shume gazetare te tjere kane mekatet e tyre ne gazetari, por qe kesaj rradhe ka goditur ne shenje me shkrimin e tij, kete s'e luan as topi..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    O shoku Zheji,

    Me leje, nje pyetje kisha une per ty. Ky Rama u cmend keto kohet e fundit apo keshtu i cmendur ka qene ky? Une them se do te kete shkarre keto kohet e fundit, e jo kur ti i dhe voten dhe levdatat me shkrimet e tua 4 vjet me pare. I them vetes, nuk ka mundesi, qe nje burre i zgjuar si shoku Zheji, ti japi voten nje te cmenduri e ta beje kryeminister te vendit!

    Si e kane emrin ata qe bejne nje njeri te cmendur kryeminister te 3 milion banoreve?

    Une them, lavdi Zotit qe iu kthyen bletet ne koshere shokut Zheji.

    Albo

  14. #14
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Zheji ngre alarmin/ Rama është çmendur, ta mbyllim në spital

    Ramen nuk eshte se e preferoj, por ka te drejte ne kete rast. bile jo kazan por oturak fare. Gazetaria me e ndyre ne planet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •