Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet në Bllog
    7

    Shqipëria ndër vite..

    Shqipëri, o e bukura Shqipëri. Je aq e bukur e aq madhështore. Je e vogël, por brënda teje jetojnë njerëz të mëdhenj, shumë të mëdhenj. Apo je e madhe, e brënda teje jetojnë njerëz të vegjël, shumë të vegjël?
    Po ju pyes ju, çfarë është Shqipëria? Flas me shokë e familjarë, e gjithmonë më ben përshtypje diçka. I pyes çfarë bëni, si jeni? Shumica e përgjigjeve që marr është “Mirë, ja Shqipëri hesapi, tenda, Rama, Meta, Berisha, kaubojsi… “. Më ben shumë përshtypje sepse pyetja ime është si jeni ju, jo si është gjëndja aktuale politike në Shqipëri. O njerëz të mirë, politika në Shqipëri nuk është Shqipëria. Shqipëria është naploni i Tiranës, vallja e Osman Takës, vallja e Tropojës. Shqipëri janë kanionet e Skraparit; Shqipëri eshte bregdeti i Jonit, bregdeti i Adriatikut; Shqipëri janë ujëvarat në Malësine e Madhe e në veri të Shqipërise; Shqipëri janë njerëzit e thjeshtë, te dashur, ata që ndajnë dhe bukën e gojës me të tjerët. Shqipëria nuk është Enver Hoxha. Shqipëria nuk është Sali Berisha, Edi Rama apo Ilir Meta. Ju lutem mjaft identifikuat Shqipërine time me personazhe që ju marrin lirinë e ju vrasin me dashurinë e mirëbesimin tuaj. Ata patën fatin të lindin shqiptarë. Po i bëni zota te vendit, më duken si skllavopronarë. Mjaft i dhatë kaq shumë rëndësi. Pa ju janë thjesht lepuj!
    Isha në Indi për rreth 18 ditë. Pashë varfëri ekstreme, pashë njerëz që natyrën e kishin te shenjtë nëpër libra, e identifikoheshin me natyrën. Çdo gje ishte perfekte nëpër faqe muresh në tempuj. Në jetën reale pashë njerëz që “mbaheshin skllevër” nga disa zota qe ata i identifikonin me kulturën e tyre. Puna është se ata puthnin skulptura, e harronin të puthnin natyrën. Ishin njerëz të lumtur, sepse nuk pranonin të ndryshonin. Aq dinin, e aq bënin. Ndonjëherë është mirë të dish pak, jeton i lumtur. Natyrën nuk e respektonin, por natyra e Indisë ishte mrekulli, një bekim. Plehrat ishin kudo. Nuk kishte rrugë e qoshe të Indisë që nuk pashë plehra. Më bëri përshtypje dhe pyeta sa herë pata mundësi, njerëz të ndryshëm nga qytete të ndryshme, si ka mundësi kjo gjëndje, pse kaq shumë papastërti. Pergjigjja ishte e njëjtë, “Kështu jemi mësuar. Nuk ndryshojmë dot. Rinia po fillon të ndryshojë, por do kohë.” Ose shprehja tjetër ishte “Kështu ka bërë dhe babai im. Keshtu do bëj dhe unë.” Më kujtoi Shqipërinë. Shpehja “kështu jemi mësuar”, “kështu ka bërë babai im” më jep neveri. Janë shprehje që mohojnë perparimin, vrasin kuriozitetin dhe na lënë në po të njëjtin vend. Janë shprehje që i bëjnë njerëzit të punojnë në po të njëjtën punë, ku nuk janë aspak të lumtur, për 50 vjet të jetës së tyre, e janë po ato shprehje që i bëjnë njerëzit të heqin dorë nga ëndrrat. Janë shprehje që ne i perdorim si justifikime për të mos jetuar jetën që duam, për të mos jetuar të lirë e të lumtur.
    O trimoshat e partisë…na e dogjët Lazaratin, na dogjët miniaturën, e na ndërtuat projektin në gjithë Shqipërinë. Të paktën e bëni që e bëni, pse mos të perfitojë i gjithë populli? Po si mund të përfitojë populli do thoni ju. Po sikur të legalizojmë hashashin në Shqipëri? Sa shumë do rritet ekonomia jonë, turizmi ynë? Kolorado, në SHBA, e ka legalizuar vitin që shkoi dhe në bazë të studimeve të bëra, ka patur rritjen më të madhe të turizmit që ka patur ndonjëherë. Njerëzit e duan, pse mos ja japim? Se ne ja japim që ja japim. E them pa frikë se 3 nga 5 të rinj në Shqipëri konsumojnë hashashin, dhe duke marrë parasysh vetitë e tij, është absolutisht më i mirë nga alkoli dhe duhani. Nuk është mirë nëse bëhesh vartës i tij, por ama pse ta bëjmë qosheve kur mund ta bëjmë hapur? Kleçka e vetme është që do pasurohet i gjithë populli dhe të rinjtë nuk do futen nëpër burgje sepse po shesin apo kosumojnë 2 gram hashash. Apo këta zënë vendin e atyre tipave me kollare? Si ekonomist mundohem të gjej mundësi në cdo lloj situate dhe mendoj se është dicka që do ndryshonte rrënjësisht Shqipërinë, në mënyrë të jashtëzakonshme dhe shumë fitimprurëse. Ne kemi frikë ta pranojmë cfarë ndodh rrotull nesh e bëjmë sikur nuk shohim. Nuk shohim mirë nga sytë e kur na japin syze vendosim të mbyllim sytë duke thënë se syzet nuk bëjnë. Kështu që zotërinjte me kollare të Shqipërise, bëni dicka për njerëzit, për popullin, meqë keni dhe portet e Shqipërisë. Të paktën përdorini për të sjellë ca turistë, jo vetëm të pasuroni tregjet europiane me pluhur kolumbie e lumturi Lazarati.
    Diçka tjetër që më ka tërhequr vëmëndjen në Shqipëri janë lëvizjet e quajtura rinore. Fillon me Fressh, FRPD dhe me LRI. Janë bërë të zgjuara partitë tona politike. Po rekrutohen të gjithë të rinjtë nëpër shtabet e këtyre partive, si e vetmja mënyrë për të gjetur një punë, për të patur një Iphone apo për pushime në jug të Shqipërise. I kuptoj këto dhurata, nëse kjo partia juaj do ishte një kompani kompjuterike apo kompani që bën kafe dhe që shpërblen punëtoret për punën e tyre të palodhur. Dua t’ju kujtoj që ata që po iu ofrojnë gjithë këto janë ata që udhëheqin vendin, ata që po vrasin ëndrrat tuaja dhe ata që po ju skllavërojne. Si ka mundësi që femrat e bukura janë bërë pjesë e këtyre lëvizjeve? Janë ato që dalin gjithandej. E pra goca, po ju përdorin. Po ju përdorin për dicka që nuk jeni, po për atë që keni. Po nuk besoj se po ju shpërblejnë aq sa meritoni dhe aq sa vleni. Po e jepni veten shumë lirë. E ju çuna? Se nuk ju them dot burra! Si delet mbas, puthini bythën lloj lloj plehre që ka lekë. Shikoni të dashurën, se ndoshta ajo është arsyeja pse keni postin që keni.
    Televizori… mallkimi më i madh për popullin shqiptar. Po mirë o yje me cepa të Shqipërise time, a shihet televizor gjithë ditën? Po nuk keni guximin të kuptoni që po ju bëjnë lavazh truri, ca mjete propagandistike të quajtura media? Televizionet “cool” që japin lajme të paktën 5 herë në ditë. Në vend që të mësojnë dicka të re, dicka edukative për njerëzit, për fëmijët, ofrojnë më shumë dhembje koke duke ofruar lajme vrasjesh, aksidente nga më të ndryshmet, ku bëri pordhën Saliu sot, ku do dhjesi Edi nesër, e kujt do ja fusi Iliri pasnesër. Çdo gjë që transmetohet në këto burime gënjeshtrash po ma bëjnë Shqipërinë të egër, janë bërë njerezit si egërsira. Ka aq shumë lajme idiote, sa asgjë nuk të bën më përshtypje në Shqipëri. Nuk ka pozitivitet fare. Vetëm po fitoi kombëtarja. Kur fiton kombëtarja jemi popull krenar ne, jemi popull i lumtur. E çfarë mrekullie që kemi Shakohoxhën, është drita në fund të tunelit. Ooo se harrova…telenovelat indiane. Për t’ju shuar kureshtjen o shqiptarët e mi, në Indi nuk i shihnin telenovelat e vendit të tyre. Po ne i shohim se duhet t’i bëjmë respektin aktorëve që luajnë, se na i sjellë Klani në shtëpi. Faleminderit Klanit që na jep dije dhe njohuri. Dua t’u kujtoj se mediat në Shqipëri dhe në të gjithë botën janë ndërtuar si mjet i sistemit socialist, kapitalist, progresiv apo quaje si të duash. Hitleri vrau 10 milionë njerëz duke përdorur në mënyrë mjeshtërore median. Politika, sporti dhe telenovelat, kjo është media shqiptare. Po sikur të mësojnë dicka shqiptarët, si thoni? Hë o Ledioniiii, si thua? Apo Digitalb-i bashkon shqiptarët? Sa shumë mendoni për njerëzit, sa zemër të madhe që keni. Top-i të kërkoj ndjesë se për pak harrova më të rëndësishmen, Big Brother. Nuk e di sa e zbrazët do ishte jeta ime pa Big-un. Ju lumtë dhe faleminderit për gjithcka mediat shqiptare. Talleni me lirinë e njerëzve e predikoni vetëm shpifje, injorancë, gënjeshtra dhe fyerje për popullin tim. Ashtu si politikanët e Shqipërisë, jeni turpi i vendit tim!
    Nuk është mllef o vëllezërit e mi, është dashuri kjo e imja. është se e dua vendin tim, i dua shqiptarët. Vendi im është i bukur, vendi im ka vlera. Po vritet Albini me shokë në Kosovë, po vriten se po luftojnë padrejtësine, po luftojnë mizerjen. E ata janë shqiptarë si ne. Jam krenar për ata burra, se Kosova burra i paska. Ata po bëjnë diçka, po marrin plumbin në vend të I-phonit. Po ne cfarë po bëjmë? Kemi një jetë dhe e japim pa bërë shumë pyetje. Ata që ju skllavërojnë, ata jetojnë prej jush, pasurohen prej jush, çdo gjë që kanë është prej jush o populli im…po kur ta kuptoni do keni vdekur përbrënda, e do ju ketë mbetur vetëm një skelet që ju mban trupin. Do keni mbetur bosh.

    Autori: Adriano Balani

  2. #2
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Shqipëria ndër vite..

    Po eshte e dhe Shqiperia e krimit,prostitucionit,shkaterrimit te natyres,vjedhjes e korrupsionit,mashtrimit e babzise,gjakmarrjes e droges.Eshte Shqiperia ku cdo gje blehete e shitet qe nga trupi e deri te mastertat e universiteteve qofte pilaf.Eshte Shqiperia ku njerezit u plaken gjykatave e nuk po marin dot pronen.Eshte Shqiperia ku ish hetuesit dhe sigurimsat sot jane biznesmene qe kane privatizuar edhe ajrin e ujin.Eshte Shqiperia e helmeve,e ushqimeve e ilaceve te skaduara qe populli i blen si frengu pulen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •