Flisni ç`të doni për z.Edi Rama por fakti është fakt-ky njeri punon pa ndërprerë për të mirën e Shqiptarëve dhe Shqipërisë-gjëndja në të cilën është katandisur sot Shqipëria nuk është rezultat/problem apo faj i tij, këtë gjëndje ai e trashigoi nga ish qeveritarët demokrat-këta e bënë Shqipërinë rrush e kumbulla jo Edi Rama. KY njeri orvatet që ta ngrit Shqipërinë nga balta ku e fundosi Berisha e qentë tij....gjatë qeverisjes së Demokratëve në Shqipëri një grup jo i vogël i politikanëve nga hiç asgjëja u shndruan në milioner e miliardera në një shtet ku gati nuk ka industri.... (v.ime)
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video të veçantë promovuese për turizmin e Shqipërisë.
Vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë.
Kësaj videoje kryeministri Rama ia ka dedikuar një status në Facebook:
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë video të veçantë promovuese për turizmin e vendit tonë, ku vlerat e jashtëzakonshme historike e kulturore të Shqipërisë shfaqen të përjetuara dhe të treguara përmes një performance fantastike nga të vegjlit plot talent të Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë”, shkruan Rama.
Shiko videon këtu:
http://www.infoshqip.com/rama-promov...ionuese-video/
Krijoni Kontakt