Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    6 maji – Ditëlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

    6 Maji – Ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu Opinion
    Pirro Prifti
    612 vite më parë lindi Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kjo datë përkon edhe më festën tradicionale të verës në disa zona të trevave shqiptare, ashtu si dhe datat e 23 prillit ( kalendari Orthodoks i Shën Gjergjit), 1 dhe 15 Marsi si dita e verës, apo dita e Shën Gjergjit, duke i bërë këto festa tradicionale një përkujtimore apo një reminishencë e kujtimit të largët të ditëlindjes apo martesës, ose dhe të ndonjë fitoreje të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ndaj Osmaneve. Me emrin Gjergj lidhen shume tradita popullore në të gjitha trevat madje edhe ato treva shqiptarësh që janë më besimin mysliman, por edhe katolik apo orthodoks. Vendlindja e tij mbetet pak e diskutueshme por literatura, e cilëson se lindi në Krujë. Të dhënat e sotme tregojnë se Heroi ynë Kombëtar ka lindur në zonën Dibër –Mat aty ku kanë pasur zotërimet fisi i Kastriotëve.

    Në lindje principata shtrihej të paktën deri në rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotërimet e vjehrrit të Gjonit që banonte në krahinën e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur më bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, të cilit ai i dhuroi dy fshatra në rrethinat e Gostivarit dhe i bleu një kullë. Në këtë manastir jetoi si murg një djalë i tij ku dhe u varros. Principata e Kastriotëve në veri kufizohej më Principatën e Dukagjinëve dhe në jug me princi patat e Arianitëve dhe të Topiajve. Në Principatën e Kastriotëve kalonin rrugë të rëndësishme që lidhnin viset qendrore më ato jugore e veriore si dhe viset perëndimoreme ato lindore të vendit; në të ishin përfshirë një numër i konsiderueshëm kështjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kri poret e Shënkollit, kështjella e Gurit të Bardhë, ajo e Stelushit etj. Pozita dhe rëndësia strategjike e Princi patës së Kastriotëve bëri që Gjon Kastrioti të kishte lidhie të shumta politike e martesore më principatat e tjera shqiptare. Ai hyri në marrëveshje ekonomike dhe politike të ngushta edhe më vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza në fund të viteve ‘30 të shek. XV u dhanë Gjonit dhe djemve të tij privilegje dhe të drejtën e qytetarisë.

    Për problemin e ditëlindjes dhe vendlindjes, Studiuesi i njohur shqiptar Dhosi Liperi ka të dhëna shumë interesante. Si etnograf, Dhosi Liperi, u mor kryesisht me mbledhjen e të dhënave verbale që mori nga 173 kallëzonjës, të cilët i in tervistoi gjatë periudhës 1929-1961. Shkroi librin `Mitologjia Skenderiane`, përgatitur qe ne vitin 1962 dhe “Mitologjia Skënderiane” është një vepër jete që botohet 50 vjet pa vdekjes së Dho si Liperi (2012“Mitologjia Skënderiane” është një vepër jete që botohet 50 vjet pa vdekjes së Dhosi Li peri. http://www.abcneës.al/lajme/kulture/4/51023). Nga ky korpus, të tre librat që i përkasin studimeve për Skëndërbeun janë: “Skëndërbeu sipas besim it të popullit” (1949), “Gojëdhana popullore mbi Skëndërbeun” (1951) dhe “Skëndërbeu legjendar” (?).Madje pasi vdiq Mbi varrin e Dhosi Liperit, sipas amanetit u vu epitafii famshëm: “Or tae! Më difto xhurmët e Skandërbegjut!“ (http://www.standard. al/2014/11/30/dhosi-liperi-si-e-cmitizoi-skenderbe un-qysh-me-60-en/). Studjuesi ka dhënë tre variante të vendit të lindjes të Heroit Kombëtar. Ja cfarë shkruan ai: “Dy krahina të Shqipërisë së Mesme, që janë Mati e Dibra, dhe një qytet, Kruja, hahen midis tyre e secili për vetë kërkon që ti njihet nderi i madh se ka qenë djepi i Fatosit. Matjanët mëto jnë se ky ka lindur në njërin prej katundeve të tyre: Shqefën a Dukagjin, Muzhakë a Gur i Bardhë; pa dhe dibranët, njëzëri, ngulin këmbë se nderi i përket katundit të tyre, Kastriotit, i cili po mban me mbur rje dhe mbiemrin e Atij për emër të vet; domosdo dhe Kruja, si qendra më kryesore e kryeqytet që ka qenë, rivendikon të drejtën e saj”, shkruan Liperi në kapitullin e parë të librit të tij te rubrika “Venlemi i Skëndërbeut” (Po aty. Fq 27). Sipas të dhënave të tjera,Gjergj Kastrioti Skanderbeg ka lindur në Dibar në 6 Maj, 1405. http://www.ocnal.com/2014/07/50- opinion miho gjini facts-about-george-kastrioti.html. Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Lindi në 6 maj 1405 në Krujë.

    Por, Dhosi Liperi konstaton se: “Skëndërbegu nuk ka le as në Shqefën, as në Muzhakë, por në Gjur të Bardhë. Gjur bardhasit, të bindur se në katundin e tyre ka lindur Ai, mbahen krenarë”, përfundon ai (Fq 30-31 )“. Për sa i përket lindjes mund të veçojmë ëndrën e Vojsavës grua së Gjon Kastriotit, ose siç quhej në ato kohë Gjon Dibrani. Barleti thotë:“lindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastroti-Skënderbeu erdhi përmes një ëndrre paralajmëruese, një ëndrre e cila u skalit me yjet e natës së ngjarjes galaktike..“Ajo që unë e mora si një shfaqje mrekullie dhe që u profetizua prej shumë vetave për lavdinë e këtij njeriu”, ishte lajmi i lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Thonë se kur e ëma, Vojsava, mbeti shtatzë- në me të, pa në ëndërr se lindi një dragua aq i madh, saqë mbulonte gati gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të Turqisë, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gja kosur, ndërsa bishtin e mbante në det, ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit venedikas. Gjon Kastrioti, me t’iu rrëfyer ën drra, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen, dhe e profetizoi se prej saj do të lindte një burrë i përmen dur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishtërimit dhe nderiues i përher shëm i pushtetit venedikas (Marin Barletti “Historia e Skënderbeut”).(http://albertvataj.com/2016/05/ endrra-qe-pa-vojsava-bashkeshortja-e-gjon-kas triotit-qe-paralajmeronte-lindjen-e-skenderbeut/). Sa për Vojsava Tribalda –Kastrioti dihej që ishte e bija e një Princi të Pollogut (Tetovë). Mendohet se i ati ishte një nga fisi i Muzakajve. Ka disa opinione por dihet që ishte e bija e Kesar Grgur-it (diku tjetër e bija e Momçini nga fisi i Bankoviçëve), që duhet të ishte me origjinë sllave kurse e ëma e Vojsavës ishte epirote pra dinte shqip (https://sq.ëikipedia. org/ëiki/Vojsava_Tribalda). Por sipas të dhënave të Gavril Dara i Riu, Vojsava ishte Halla e Lekë Duk agjinit. (http://www.botasot.info/speciale/447193/ dara-vojsava-nena-e-skenderbeut-ishte-halla-e leke-dukagjinit/). Nuk po ndalem tek jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit Skënderbeuet e cila njihet mirë, por do paraqes një ëlëment elemente të panjohur të jetës së Skënderbeut që ka të bëjë me aftësinë e tij për të bërë miq dhe për të rregulluar punët brënda principatës së tij, të cituar nga studjuesi Dhosi Liperi:“Skënderbeu na paska edhe një ar mik personal, Gjoeb Bësarin nga Bërusja e malë- sisë së Krujës, që është kufi me Matin.

    Ky Gjoebi kishte për të marrë gjak prej tij për shtatë djemtë që i kishte vrarë. Ja ç’më ka treguar Beg Hyseni nga Cëdhini i malësisë së Krujës më 20 gusht 1934, në Gërma të Matit: “Gjoeb Bësari prej B(ë)rusje ka pasë shtatë djelm e shtatë nuse. Të shtatë djelmt ia vrau Skënderbegu, se druë do të kenë qanë kunra tij. Gjoeb Bësarit i ngelën shtatë nuse në shtëpej e ai vetë kishte pas’qanë me mohe (moshë) të kalueme, shtatëdhetë vjeç. Ene ky thotë: ‘Shtatë djelm m’i vrau Skëndërbegu e shtatë nuse më ngelën në shtëpej! Unë ç’me nejtë ma? Shkoj e ta vras Skëndërbegun’. Ene shkoi me e vra Skëndërbenë ke Rasa më Bjesh, se aty rri(n)te për vapë. Gjoeb Bësari, kur ja mrrini ene e pa Skëndërbene, n(d)roi menimin e tha: ‘S’due me vra këtë far’Asllani, se qanka nji burrë qi s’ta ka toka, po t’i vrasi gjeraqinën.’ Ene Gjoeb Bësari tak e vrau gjeraqi nën e Skëndërbegut e, si e vrau, shkoi drejt ke Skëndërbegu. Apo më vret’ne mua, se më lae vaej rrugash! ‘Më ke lanë shtatë nuse të veja në shtëpej; ç’ka me bao un?’ Skëndërbegu i ra trej herë mas krahit e tu u qeshë i tha: ‘Ha jde, Gjoeb Bësari! Të shkojsh në shtëpej e tre muaj e dhetë ditë mos t’i çojsh nuset prej shtëpesë ene ka me të baë Zoti shumë!’. Shkoi Gjoebi në shtëpej e më shtatë nuset i fali zoti nji me shtatëzanë ene ajo me shtatëzanë lindi nji djalë, që u rrit, u martua e u ba nji mëhallë ene fisi i tij sot e kësaj dite ashtë bao gati njizet shtëpej. Gjoeb Bësari ja fali Skëndërbegut shtatë djelmt e Skëndërbegu ja fali gjeraqinën, q’e mante Skëndër begu si zahar q’i xhuen për të xanë zoqt e si postier që fluron e i siell lajme Skëndërbegut gjithëkahë (nga çdo vend).” Lindja e djalit, e atij pinjolli që u rrit e u martua e u bë një mëhallë e madhe, e përmendur edhe sot në ato male, pati jehonë të thellë në popull: U mor për pro feci e vërtetë dhe fjala e Fatosit: “Tre muaj e dhetë ditë mos t’i çojsh nuset prej shtëpesë!” u bë ligj, i cili mbahet sot e kësaj dite në malësi.“ http://www. radiokosovaelire.com/dhosi-liperi-1897-1968-rre fime-dhe-gojedhena-per-gjergj-kastriotin-skender beun/. Së fundmi, një nga biografët e Gjergj Kastri otit Skënderbeu-Frashëri, midis të tjerash interpre ton librin e Gjon Muzakës për gjenealogjinë e fisit të tij, burimet nga Raffaele Maffei (“il Volterrano”; 1451–1522),, dhe defterët osmanë (census i vitit 1467) ku përmënd vënd lindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeu në fshatin Sinje, Peshkopi, Dibër, fshat i cili ishte në zotërim të gjyshit të Gjergj Kastritoti,- Pal Kastrioti , personi që mori pjesë në luftën e Ko sovës në të cilën edhe u vra.

    Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familja e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stan ishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mam icën). Dihet që Gjergj Kastrioti Skënderbeu u mbajt peng në oborrin e Sulltanit në Adrianopol (Edërne) që në 1415 pra që kur ishte 10 vjeç , u la i lirë dhe më pas u mbajt përsëri peng në 1423, (sa herë që Gjon Kastrioti mundej në luftë nga Sulltani). Kur os manët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u de tyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin. Ai qëndroi në oborrin e Sulltanit për 3 vjet si `çoğlan` ku dhe mori trainimin si ushtarak. Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuad rot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke përparuar shpejt në karrierë shtetërore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut. Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437- 1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Sh qiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu. Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në mar rëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve. Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati iI transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Sh qipëri.

    Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtet it osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin). (https://www.dedi24. com/thread.php?threadid=5606). Të dhënat më të hershme që përmbajnë emrin e Heroit Kombëtar janë viti viti 1426 ku emir i tij përmëndet në Aktin e Parë të Hilandarit (Manastir) në të cilin Gjon Kas trioti dhe katër bijtë e tij dhurojnë të drejtat e pronës së tyre të dy fshatrave që sot janë në Maqedoni: Mavrovo dhe Rostusha- Manastirit të Hilandarit; më vonë gjithashtu midis viteve 1426 dhe 1431, Gjon Kastrioti dhe bijtë e tij me përjashtim të Stan ishës, blejnë katër `adelfate` ( pra të drejtën për të qëndruar në territorin e Manastirit dhe të mar rin subvencione prej burimeve të Manastirit Hilan dar) të Kullës së Shën Gjergjit dhe të disa pronave brenda Manastirit siç deklarohet në Aktin e Dytë të Hilandarit. Indirekt kjo tregon se Fisi i Kastriot itëve ishte i krishterë Orthodoks, sepse, po të ishte katolik , nuk kishte përse të blinte dhe të dhuronte prona një Manastiri Orthodoks.

    Në këtë Manastir janë varrosur Reposh Kastrioti në 25 korrik 1431 si murg, i jati i Gjergjit, Gjon Kastrioti ( Gjon Dibrani) në 1437, dhe një vëlla tjetër i Gjergj Kastriotit- Ko standini ( nuk dihet viti) (https://en.ëikipedia.org/ wiki/Skanderbeg). Askush nga Shteti shqiptar dhe Kisha shqiptare (KOASH), askush nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk janë interesuar për këtë fakt historic dhe nuk kanë shkuar të paktën të shohin vëndin e Kullës së Shën Gjergjit në Manasti rin e Hilandarit- Mali i Shënjtë Athos., ndoshta dhe për të kontribuar për ta rikonstruktuar këtë parcelë në të cilën janë varrosur 600 vite më parë vëllezërit dhe i jati i Gjergj Kastriotit. Dihet që në Epitafin e vëllait të tij Reposh Kastrioti, shkruhej: Reposh Cas trioti-Dux illyricum (sot nuk gjëndet vëndi i Epitafit).

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    SERAFIM DILO (08-05-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: 6 maji – Ditëlindja e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

    Sqarim data 6 Maj e ditelindjes eshte data qe i bie Kalendarit te sotem, kurse sipas Kalendarit te vjeter i bie te jete egzaktesisht me 23 prill dte e cila eshte sipas Kalendarit Orthodoks dita e Shen Gergjit qe ka jetuar nga viti 600 dhe qe vrau kucedren apo dragoin.

    Le te shpresojme qe KOASH te marre seriozisht kerkesen e Intelektualeve Orthodokse L.I.O.SH. qete beje nje vend te vecante ne kalenddarin Orthodoks, (sigurisht pasi te kete ngritur nje Komision per kete qellim) per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ndaj te cilit Kisha jone e respektuar ka borxhe te medha. Data mund te jete edhe 6 Maji.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •