Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,910

    Prof. Dr. Skėnder Rizaj

    Prof. Dr. Skėnder Rizaj u lind nė Pejė mė 14 mars 1930.

    Nė vendlindjen e tij pėrfundoi shkollimin fillore dhe tė mesėm, kurse studimet pėr histori i pėrfundoi nė Shkup.
    Ndėrsa studimet e magjistraturės dhe tė doktoraturės i mbaroi nė Sarajevė nė vitin 1965, duke u bėrė kėshtu doktori i parė i shkencave tė historisė nė Kosovė.

    Punėn pedagogjike pėr tė edukuar nxėnėsit nė frymėn kombėtare dhe pėr tė ngritur vetėdijen kombėtare e pėr tė krijuar tek ata idenė e pavarėsisė dhe krijimin e shtetit tė Kosovės e filloi nė vitin 1948 duke shėrbyer si mėsues nė shkollėn e Gllaviēicės, pėr tė vazhduar nė Pejė deri nė vitin 1956.
    Pastaj, duke qenė njė nga kuadrot mė tė pėrgatitura nga fusha e historisė dhe njė punėtor i dalluar nė arsimimin e gjeneratave nė Kosovė, nė vitin 1956 punėsohet nė gjimnazin e Pejės si profesor i lėndės sė historisė pėr tė vazhduar deri nė vitin 1961. Mandej, me qenė se nė Kosovė kishte nevojė pėr kuadro profesionale dhe shkencore, atėherė Prof. Skėnder Rizaj posedonte pėrvojė pedagogjike dhe profesionale, kėshtu u angazhua nė Degėn e Historisė nė Fakultetin Filozofik nė Prishtinė pėr tė ligjėruar lėndėn e historisė nga periudha e Kohės sė Re deri nė vitin 1984, tė cilėn e themeloi sė bashku me Prof. Ali Hadrin.



    Prof. Skėnder Rizaj, kishe sens nė edukimin e gjeneratave dhe studimin e historisė kombėtare. Po kėshtu me qenė se ishte rritur dhe edukuar nė njė rreth familjar qė kishte frymuar kombėtarisht, kjo ndikoi edhe mė shumė qė Prof. Skėnder Rizaj qysh nė moshėn rinore tė orientohet dhe tė angazhohet nė veprimtarinė patriotike kombėtare. Nė moshė 17-vjeēare angazhohet nė ilegalitet, ku mbante pseudonimin ”Fishkėllima” dhe i takonte organizatės ilegale “Besa Kombėtare”. Gjykata e Qarkut nė Prizren nė nėntor tė vitit 1946 i shqiptoi dėnimin me 1 vit burgim tė rėndė, nė bazė tė nenit 3/1 tė ligjeve tė atėhershme nė fuqi. Me qenė se pėrfundoi studimet pėr histori, Prof. Skėnder Rizaj u angazhua tė punonte nė ndriēimin e fakteve historike dhe nė argumentimin e tyre mbi bazė tė dokumenteve arkivore.

    Kjo punė e tij ndeshte nė kundėrshti tė historiografisė serbe e cila ishte nė aksion tė falsifikimit tė ngjarjeve dhe periudhave mė tė rėndėsishme tė historisė shqiptare.
    Prof. Skėnder Rizaj i filloi hulumtimet nė arkivat evropiane pėr tė mbledhur dokumentacion origjinal mbi ngjarjet kryesore historike qė ishin pika kyēe nė historiografinė shqiptare. Kėtu duhet veēuar studimet e tij dhe tė dhėnat shkencore qė sjellė nė librin Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII, pastaj mbi tė ashtuquajturėn Dyndje e Madhe Serbe, Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit etj. Me pėrkushtim profesional ishte angazhuar qė tė zbardhte mitin mbi Betejėn e Kosovės (1389), qė tė paraqiste me argumente shkencore tė drejtėn historike tė shqiptarėve pėr vetėvendosje dhe mbi tė gjitha qė tė shembte falsifikimet e historiografisė serbe pėr Kosovėn. Kėsisoj njė rėndėsi tė posaēme kishte kumtesa e tij ‘‘Burimet osmane nga shekulli XV deri nė shekullin XVIII pėr banorėt e Deēanit dhe tė rrethinės’’ qė u prezantua nė simpoziumin shkencor tė organizuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės tė mbajtur nė Beograd dhe Deēan, nė tė cilėn shfaqi hapur mendimin e tij tė ndėrtuar mbi dokumentacionin arkivor se Manastiri i Deēanit ėshtė autentik shqiptar dhe se banorėt shqiptarė e ndėrtuan dhe u pėrkujdesėn pėr tė.



    Duke prezantuar tė vėrtetėn shkencore pėr Manastiret dhe kishat mesjetare nė Kosovė nė shumė sesione, simpoziume dhe konferenca ndėrkombėtare me karakter shkencor, Prof. Skėnder Rizaj bėri jehonė si nė opinionin vendor dhe atė ndėrkombėtarė. Ai ishte i ftuari kryesor dhe me kompetenti pėr tė referuar nė ēdo aktivitet shkencor brenda dhe jashtė vendit me shumė origjinalitet dhe argumente shkencore pėr ngjarjet kryesore nė historinė e shqiptarėve nė Kosovė. Poashtu, botoi disa libra me karakter shkencor dhe universitar si dhe dhjetėra punime profesionale nė revista shkencore brenda dhe jashtė vendit. Me veprat e tij la shembull se si punohet dhe zhvillohet intelektuali i mirėfilltė, kurse kontributi i tij me publikimin e rezultateve shkencore nė studimin e historisė vuri bazat e historiografisė nė Kosovė. Por, tė gjitha kėto dhe tė tjera tė vėrteta shkencore qė solli Prof. Skėnder Rizaj, e penguan pushtetin e atėhershėm dhe e shtyn Sekretarin e Organizatės Themeltare tė Lidhjes Komuniste qė tė merrte vendim pėr largimin nga puna tė Prof. Skėnder Rizaj nė vitin 1984, me arsyetimin pėr ‘‘pakujdesi’’ nė interpretimin e tė ashtuquajturės Dyndje e Madhe Serbe dhe ngjarjeve tė tjera historike.
    Megjithėkėtė, Prof. Skėnder Rizaj nuk u frikua dhe nuk u demoralizua qė tė ndėrpres punėn e tij profesionale dhe shkencore, ai mbi tė gjitha u motivua edhe mė shumė pėr tė punuar dhe pėr tė vazhduar kėrkimet e reja shkencore pėr historinė kombėtare shqiptare.



    Prof. Skėnder Rizaj edukoi gjenerata tė shumta nė Degėn e Historisė, duke transmetuar tek ata nė mėnyrė profesionale njohuritė pėr historinė botėrore dhe kombėtare. Ai udhėhoqi me shumė profesionalizėm studentė nė tema diplomash, magjistraturash dhe doktoraturash, duke i dhėnė vendit shumė kuadro tė pėrgatitura profesionalisht.
    Gjithashtu tek studentėt e tij Prof. Skėnder Rizaj, ē’ėshtė mė kryesorja krijoi ndjenjėn, ngriti vetėdijen dhe ushqeu idenė pėr tė krijuar shtetin e Kosovės. Ky mesazh i tij u bė realitet pikėrisht nga studentėt e tij tė cilėt filluan veprimtarinė patriotike pėr tė organizuar celulat e para tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe tė ishin pėrfaqėsues kryesor politik pėr ēlirimin dhe pavarėsimin e Kosovės. Studentėt e tij ishin anėtarė tė organizatave ilegale dhe tė dėnuar politik, ishin organizatorėt kryesorė tė demonstratave studentore, ishin ushtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės disa prej tyre tani dėshmorė, ishin pėrfaqėsuesit politik tė UĒK-sė pėr tė nėnshkruar ēlirimin e Kosovės, ishin pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė popullit pėr tė shpallė Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran nė vitin 2008 dhe tani pėrfaqėsuesit e institucioneve kryesore tė Republikės sė Kosovės. Studentėt mė mirė se ēdo kush tė japin vlerėsimin qė e meriton, andaj studentėt e tij e vlerėsuan lartė kontributin e Prof. Skėnder Rizaj duke i dhėnė ēmimin ‘‘Mėsues i merituar’’. Njė nga kėta studentė dhe mė pastaj edhe asistent i tij pata fatin tė isha edhe unė.



    Sot, ai ndjehet krenar dhe ėshtė i nderuar pėr faktin se puna e tij arsimore dhe shkencore ēmohet, mesazhi i tij qė u kishte dhėnė studentėve gjatė ligjėratave ka arritur nė destinacionin e duhur dhe kryesorja tani jeton nė Republikėn e Kosovės tė njohur ndėrkombėtarisht pėr tė cilėn punoi njė jetė tė tėrė.

    Prandaj, nė fund kėtė shkrim pėr Profesorin tim tė nderuar dhe tė mijėra studentėve tjerė, do ta pėrfundoj me fjalėt e tij prej njė urtėsie qė gjithmonė i thotė, ‘‘Unė duke ndejt me ju, po rinohem, kurse ju po plakeni’’. Me tė vėrtetė ai gjithmonė po rri me ne me veprat e tij dhe kėshtu do tė mbetet i rinuar vite me radhė...
    https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...YzURL2LBPDee8A
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akuamarini : 24-04-2017 mė 03:05

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Akuamarini pėr postimin:

    SERAFIM DILO (24-04-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,910

    Pėr: Prof. Dr. Skėnder Rizaj


  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,910

    Pėr: Prof. Dr. Skėnder Rizaj

    Sot ka vdekur historiani i njohur Skender Rizaj.
    Lajmin pėr vdekjen e ka bėrė tė ditur nipi i tij Arion Rizaj pėrmes njė shkrimi nė Facebook.

    “Pusho i qetė gjysh! I mbylle sytė mė 28 nėntor, pėr Diten e Flamurit! I’a dedikove gjithė jetėn historisė e ēėshtjes shqiptare dhe nė njė ditė historike ndėrrove jetė! Mburremi me ty!”, ka shkruar Arion Rizaj.

    “Varrimi bėhet nesėr (E hėnė) nė orėn 12.00 tek varrezat e qytetit nė lagjen Arbėria. Pėr shkak tė situatės pandemike, tė pame nuk do tė ketė”.

    Skender Rizaj ka lind nė Pejė mė 14 mars 1930. Gjatė viteve 1941-1945 kreu nė Pejė shkollėn fillore dhe semimaturėn, ndėrsa gjatė viteve 1946-1947 nė Prizren edhe shkollėn Normale me dy kurse Pedagogjike.

    Si nxėnės i shkollės Normale, angazhohet nė lėvizjen ilegale patriotike, si pjesė e organizatės “Besa Kombėtare”, pėr ēka mė 1946 dėnohet me njė vit burgim nga regjimi i atėhershėm jugosllav.

    Karrierėn edukative-pedagogjike e ka nisur si mėsues nė Pejė e rrethinė (1948-1952) dhe pastaj si profesor i gjimnazit tė Pejės (1956-1961). Nė Universitetin e Shkupit i ka kryer studimet e rregullta nė Fakultetin Filozofik – Dega e Historisė (1956) ndėrkaq nė Universitetin e Sarajevės i ka kryer studimet pasuniversitare ku edhe mbrojti disertacionin e doktoratės (1965) mbi xehetarinė nė Kosovė dhe viset fqinje nė shekujt XV-XVII. Atėbotė ishte doktori i parė i shkencave historike nė Kosovė.

    Punėn shkencore e universitare e ka nisur nė Arkivin e Kosovės (1961-63) pėr tė vazhduar nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės – Dega e Historisė (1965-1987). Ishte ndėr themeluesit e parė tė Degės sė Historisė me mėsim nė gjuhėn shqipe pranė Fakultetit Filozofik nė Prishtinė, si dhe ndėr iniciuesit e nisjes sė procedurave administrative pėr themelimin e Universitetit tė Prishtinės. U shqua si mėsimdhėnės dhe pedagog i shumė gjeneratave historianėsh. Pėr shkak tė veprimtarisė botuese qė nuk pėrkonte me konceptet e historiografisė serbe mbi marrėdhėniet serbo-shqiptare, ėshtė pensionuar para kohe me urdhėr tė regjimit tė atėhershėm (1987).

    Gjatė karrierės profesionale kreu hulumtime shkencore sistematike nė arkiva dhe biblioteka tė ish-Jugosllavisė, tė Shqipėrisė, Italisė, Gjermanisė, Turqisė dhe tė Anglisė. Si osmanolog me pėrvojė tė gjatė, u angazhua nė vitet 1989-1990 nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave Shtetėrore tė Qeverisė Turke (Başbakanlık Arşivi), nė cilėsi tė kėshilltarit-specialist tė atij arkivi.

    Ishte pjesėmarrės me referate dhe kumtesa nė shumė kongrese dhe konferenca kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ishte autor i mbi 300 punimeve shkencore dhe dhjetėra publikimeve monografike tė botuara nė gjuhėn shqipe, serbo-kroate, maqedonase, sllovene, angleze, turke, italiane, gjermane dhe arabe.

    Ishte laureat i njė sėrė mirėnjohjesh dhe ēmimesh, nė shenj nderimi pėr veprimtarinė shkencore dhe atdhetare.

    Profesor Skender Rizajn si personalitet e shquante integriteti i tij i fuqishėm profesional dhe moral. Pėrkundėr shumė sfidave jetėsore me tė cilat u pėrball, sidomos nė rrafshin politik, ai asnjėherė nuk iu gjunjėzua politikave ditore tė regjimit, duke luftuar me ngulmė nė interpretimin shkencor tė historisė shqiptare dhe kėrkesės sublime pėr bashkimin kombėtar shqiptar. Si personalitet shquhej edhe me modestinė e tij imponuese si nė mėnyrėn e tė jetuarit ashtu edhe nė komunikimin me bashkatdhetarėt kudo qė i ka takuar. Andaj edhe amaneti qė ia ka lėnė familjes ishte qė pas ndėrrimit jetė, pėrcjellja e tij e fundit tė bėhet nė mėnyrė sa mė modeste, pa ceremonial dhe vetėm me njė nderim miqėsor nė varreza,raporton Telegrafi.

    Pushoftė nė paqė...

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anėtarėsuar
    19-02-2015
    Postime
    1,910

    Pėr: Prof. Dr. Skėnder Rizaj

    Pa profesor Skėnder Rizajn arbėrit do t’ishin pėrjashtuar nga Kosova Mesjetare!
    NGA: PROF.DR.JAHJA DRANĒOLLI MĖ: 29 NĖNTOR 2021

    Nga gjithė ky opus, duhet veēuar sidomos dy studime, tė cilat konsiderohen si pikėreferenca pėr studiues tė njohur: “Mbi tė ashtuquajturėn dyndje e madhe serbe nga Kosova nė krye me patrikun Arsenije Ēarnojeviq, 1690” dhe “Pėrpjekja e Kosovarėve pėr t’u ēliruar nė vitet 1689-1690".Ėshtė autor i njė sėrė monografive shkencore, tė cilat pasqyrojnė historinė shqiptare, ballkanike nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, me theks tė veēantė periudhėn osmane.
    Nė Prishtinė, mė 28 nėntor 2021 ndėrroi jetė profesor Skėnder Rizaj, njė nga kalorėsit e historisė mesjetare dhe osmanistikės shqiptare, pa kontributin e tij shkencor arbėrit do t’ishin pėrjashtuar nga Kosova Mesjetare!

    Profesor Skėnder RIZAJ (1930 - 2021), u lind nė Pejė, ku kreu edhe shkollėn fillore (1945). Nė Prizren kreu shkollėn normale (1947). Studimet i ka mbaruar nė Departamentin e Historisė tė Universitetit tė Shkupit (1956). Studimet pasuniversitare dhe tė doktoratės i ka mbaruar nė Departamentin e Historisė tė Universitetit tė Sarajevės (1965).

    Ėshtė burgosur nė moshė tė mitur pėr aktivitetin e tij nė grupin nacionalist tė drejtuar nga Marije Shllaku e Bernard Llupi (1946). Karrierėn edukative-pedagogjike e ka nisur si mėsues nė Pejė e rrethinė (1948-1952), dhe si profesor i gjimnazit tė Pejės (1956-1961). Punėn shkencore e universitare e ka nisur nė Arkivin e Kosovės (1961-63), si dhe nė Degėn e Historisė tė Fakultetit Filozofik nė Prishtinė, sė pari si asistent, pėr t’u avancuar gradualisht deri nė profesor ordinar (1965-1987). Nė ndėrkohė ka bėrė studime specialistike postdoktorale dhe hulumtime sistematike arkivore sidomos nė arkiva dhe biblioteka tė Londrės, Sarajevės, Tiranės, Beogradit, dhe tė Stambollit, ku mė vonė ėshtė caktuar pėr kėshilltar-specialist i Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave Shtetėrore tė Qeverisė Turke (Başbakanlık Arşivi, 1989-1990). Ėshtė laureat i Medaljes “Mėsues i Merituar”, dekoruar nga Presidenti i Republikės sė Kosovės (2010).

    Ėshtė autor i njė sėrė monografive shkencore, tė cilat pasqyrojnė historinė shqiptare, ballkanike nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, me theks tė veēantė periudhėn osmane: “Rudarstvo Kosova i susednih krajeva od XV do XVII veka” (Priština: ZNUKM, 1968); “Kosova gjatė shekujve XV, XVI dhe XVII” (Prishtinė: 1982; Tiranė: 1987); “Bulgar ve Bulgaristan meselesi” (İstanbul: Başbakanlık Arşivi, 1989); “Shqiptarėt dhe Serbėt nė Kosovė” (Prishtinė: 1991); “Kosova, Shqiptarėt dhe Turqit, dje, sot, dhe nesėr/Kosovo, Albanians and Turks Yesterday, Today and Tomorrow/Kosova, Arnavutların dünü, bugünü ve yarını” (İstanbul: 1993); “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1877-1885 (Prizren: 1998); “E drejta historike e shqiptarėve pėr vetėvendosje” (Prishtinė: 2005); “Falsifikimet e historiografisė serbe” (Prishtinė: 2006); “Gazetat turke dhe amerikane pėr gjenocidin serb ndaj shqiptarėve (1999)/The Turkish and American Newspapers about Serbian Genocide on Albanians (1999)” (Prishtinė: 2008); “Vilajetet Shqiptare-Vilajeti i Kosovės (1864-1912)/AlbanianVilayets-Vilayet of Kosova (1864-1912)”, I, II (Prishtinė: 2008), etj. Ėshtė autor i tekstit universitar “Historia e Pėrgjithshme Koha e Re I, 1453-1789” (Prishtinė: Universiteti i Kosovės, 1985 - i pėrkthyer edhe nė gjuhėn arabe), si dhe i disa teksteve historike pėr shkollat fillore.

    Ka botuar edhe disa vėllime dokumentesh nga arkivat turke dhe britanike: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumente angleze 1878-1881” (Prishtinė: Arkivi i Kosovės, 1978); “Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe fillimi e copėtimit tė Ballkanit (1877-1885)”, 1, 2 (İstanbul: 1993).

    Ka marrė pjesė me referate dhe kumtesa nė shumė kongrese dhe konferenca kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ėshtė autor i mė se 300 studimeve shkencore e profesionale, tė botuara nė gjuhėn shqipe, serbo-kroate, maqedonase, sllovene, angleze, turke, italiane, gjermane dhe arabe.

    Nga gjithė ky opus, duhet veēuar sidomos dy studime, tė cilat konsiderohen si pikėreferenca pėr studiues tė njohur, qė merren me ēėshtje relevante: “Mbi tė ashtuquajturėn dyndje e madhe serbe nga Kosova nė krye me patrikun Arsenije Ēarnojeviq, 1690” (Gjurmime Albanologjike, ser. e shk. historike, 1983); “Pėrpjekja e Kosovarėve pėr t’u ēliruar nė vitet 1689-1690 (Tiranė, Studime historike, 1983/7). Ėshtė pensionuar para kohe me urdhrin e regjimit tė atėhershėm.

    Dėshmitarėt mė tė mirė dhe mė tė paanshėm tė pėrkushtimit shkencor tė Prof. Skėnder Rizaj, janė librat e Tij, si dhe dorėshkrime tė tjera, tė cilat ai i konceptoi dhe redaktoi pėr tė tjerėt pėr tė theksuar kulturėn e popullit tė Tij dhe vendin e tij ndėr popujt e qytetėrimit europian. Pėr kėtė qėllim ne i zumė ngoje vetėm veprat monumentale. Prandaj, lexuesi i paanshėm do tė kuptojė se librat e Tij tė pashkruar janė shtyrė pėr kohėt e ardhshme, pasi mendoi se do tė ishte mė mirė t'i hapte hapėsirė mendimit tė tė tjerėve.
    Pushoftė nė Paqe tė Pėrjetshme profesori ynė i dashur dhe i ēmueshėm!

    https://www.botasot.info/opinione/17...ova-mesjetare/

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •