Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku "dërrmon" në vetëm dy minuta serbin Suskavceviç
MË: 24 PRILL 2017
Florian Marku fitoi pak minuta më parë ndeshjen e sotme ndaj serbo-boshnjakut Stefan Suskavcevic.
Ndeshja zgjati vetëm dy minuta duke përfunduar me fitoren e Markut.
Ai u vu në vështirësi vetëm në fillim të saj pasi Suskavcevic e lidhi Markun duke e mbajtur afër tij.
I pranishëm në fitoren e Florian Markut ishte edhe kapiteni i kombëtares, Lorik Cana.
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Ende pa kaluar 30 sekonda, Florian Marku e ka gjakosur Mutficin.
Florian Marku e ka mposhur kundërshtarin boshnjak Dzevad Mutfic në super-sfidën e kik-boksit.Shqiptari fitoi në raundin e parë.
Në ndeshjen e zhvilluar në Linz të Austrisë, Marku ka marr një fitore të madhe dhe të shpejt ndaj kikboksierit boshnjak.
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
popo sapo e shikojne ja mbathin
sepse eshte bajlozi, katallani, gogoli dhe pastaj ky
ci kini keto tituj, per te peshkuar
te gjithe sportistet jane profesioniste dhe perderisa futesh ne ring i ke marre parasysh te gjitha
megjithate te ndeshja me Suskavceviç edhe pse nuk e nisi qe ne fillim ishte ne full mount
dhe rezikoi te kapej me nje rear necked choke, mund te shpertheje dhe te dale
dhe pasi e rrezoi e kapi me nje guillotine choke dhe e beri qe te ai te dorezohej
ky djale ka telent shpresoj dhe uroj te te shohim tek UFC
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku: Të tillë serb i rrahi tre për një herë, flamurin kuq e zi do ta çoj lart në UFC
MË: 8 QERSHOR 2018
(E plotësuar): Kampioni shqiptar në kikboks, që tash po demolon gjithçka edhe në artet e përziera marciale (MMA), Florian Marku, ka deklaruar pas fitores në Tiranë në duelin ndaj serbit Sladan Dragisic, se do të kërkojë majen e botës në artet e përziera marciale.
Mbrëmja spektakolare e mbajtur në Tiranë ishte shembullore për një ngjarje sportive.
Në një organizim fantastik në Tiranë para mijëra shikuesve dhe shumë fytyrave prominente, Florian Marku nuk kishte aspak probleme me serbin në fjalë.
Ai pas 90 sekondave e fitoi duelin, duke rrëzuar për herë të parë në 40 sekondat e para.
Florian Marku duke bartur flamurin Kuq e Zi
Pas duelit, vet Marku u shpreh i entuziazmuar duke thënë se do të mund të mposhte edhe tri kundërshtarë të tillë në ring në një moment.
“Nuk kam konkurrent, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denj. Tash është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Marku sensacionalisht pas duelit.
Marku tash me ndihmën e federatës shqiptare të arteve marciale do të synojë majat e kësaj disipline në UFC duke ndjekur hapat e Ilir Latifit.
Florian Markut i mjaftojnë 90 sekonda për ta rrahur serbin Dragishiq
Florian Markut e ka fituar më lehtë se sa është pritur luftën kundër serbit Sladjan Dragishiq në MMA.
Luftëtari i madh shqiptar u fut në oktogon mes ovacionesh të mëdha, i shoqëruar nga këngëtari Noizy e i mbështetur jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në sallën e sporteve ‘Asllan Rusi’ në Tiranë.
Edhe pse lufta ishte e paraparë të zgjaste tre raunde nga pesë minuta, Marku nuk i lejojë asgjë befasisë, duke përfunduar gjithçka në raundin e parë, madje brenda 90 sekondave. http://www.botasot.info/sporti/90263...j-lart-ne-ufc/
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku fitoi ndeshjen e tij ndaj kundërshtarit rumun Ioan Vranceanu në Mixed Martial Arts (MMA), përballje e zhvilluar të premten në mbrëmje në Ferizaj.
Marku e hodhi “knock-out” në raundin e dytë rumunin.
“Qëllimi im është që të arrij UFC-në dhe së shpejti do të më shikoni atje”, tha menjëherë pas dyluftimit Florian Marku
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 05-10-2018 më 16:54
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku e nokauton serbin në rund të parë, në debutimin e tij në boks
By Lajme Sport - December 1, 2018
Florian Marku, luftëtari i njohur shqiptar i arteve të përziera parciale, sonte në Gjermani ka shënuar edhe debutimin e tij në boksin profesionist.
Marku, sipas të dhënave që Insporti transmeton duke u bazuar në data bazën e boxrecut, sonte ka zhvilluar meçin e tij të parë si boksier profesionist dhe kundërshtari i tij ka qenë serbi Nikola Janicijevic.
Meçi është zhvilluar në Ulm të Gjermanisë dhe ka përfunduar me nokaut në rundin e parë. Kjo është humbja e katërt në katër meçe për serbin Janicijevic, kurse për Markun është fillimi i një kapitulli të ri në karrierën e sporteve luftarake.
Kujtojmë që Marku ka një bilanc prej 7 fitoreve pa humbje edhe në MMA, kurse më herët ka qenë kampion i shumë fishtë i Greqisë dhe kampion i disa federatave ndërkombëtare në kik boks.
Duelin e tij të fundit, të zhvilluar në Ferizaj, patën rast ta përcjellin shumë adhurues të sporteve luftarake në Kosovë, kurse në facebook ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.
Për: Florian Marku, kickbokseri që ia kanë frikën serbët dhe grekët
Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të shtunën mbrëma.Luftëtari dhe boksieri nga Lushnja triumfoi ndaj kundërshtarit, i cili kishte një bilanc prej 20 fitoreve dhe 66 humbjeve, shkruan Insporti.Edhe ashtu pritej triumfi i Markut, i cili e nokautoi tri herë kundërshtarin, derisa eventualisht fitoi pas vetëm rundit të dytë.Meçi parshihej të zgjaste katër runde, por Markut i mjaftuan vetëm dy që ta siguronte fitoren.Gjyqtari ndërpreu duelin në rundin e dytë, pasi Godor u nokautua plot tri herë brenda një periudhe të shkurtër. /Insporti.com/
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 24-03-2019 më 17:09
Krijoni Kontakt