Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Gjermania “bombardon” çadrën



    Sigmar Gabriel ishte i qartë në mesazhin e tij për opozitën shqiptare, kur tha se askush në Europë nuk e kupton se pse pak kohë para zgjedhjeve duhet të ikë qeveria legjitime dhe të zëvendësohet me një tjetër.

    “Tani, për fat të keq dhe pa kuptuar mire, po shohim që reforma në drejtësi po pengohet. Askush në Europë nuk po e kupton siç duhet. Parlamentarët bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde. Në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë kundrejt Parlamentit. Ne s’mundemi dhe s’duam ta pranojmë dhe është absurde sepse për pak javë keni zgjedhje në Shqipëri dhe rasti më normal do të ishte që nëse deputetët nuk janë të kënaqur me qeverinë, ta anatemojnë këtë në fushatë. Cili është parimi bazë i demokracisë? Që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të mund të pranojnë shumicën. Sepse në të ardhmen do të kenë shansin për tu shndërruar në shumicë”, tha Gabriel.

    Ministri gjerman tha se këtë mesazh do t’ja përcjellë edhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës, gjatë takimit me të.

    “Është e rëndësishme që Kushtetuta të zbatohet, bashkë me të edhe reforma në drejtësi. Apelojmë qeverinë dhe Parlamentin që të punojnë mbi bazën e Kushtetutës për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë mesazh do t’ja përcjellim edhe opozitës, që e tërë qeveria federale, kancelaria federale janë të bindjes se bojkoti parlamentar nuk është rrugë e pranueshme për të shprehur vullnetin. Ka një farë frike lidhur me zbatimin e reformës në drejtësi”, deklaroi Gabriel.

    Ministri Gabriel zbulon edhe letrën që partitë në koalicionin qeverisës CDU-CSU I kanë dërguar opozitës shqiptare: “Pati një letër të partnerëve të koalicionit qeveritar, unë vetë jam social-demokrat, edhe të partnerëve tanë nga CDU-CSU, kanë shkruar një letër drejtuar opozitës së këtushme, sikurse edhe një pjesë e madhe e PPE-ve. Kanë apeluar për të mos bllokuar reformën në drejtësi. Një politikë që përpiqet të pengojë këtë, largohet nga Europa. Më lejoni t’ju bëj një pyetje: çfarë është më e rëndësishme? Interesat e vendit apo interesat e partive politike? Interesi i qytetarëve është shteti i së drejtës dhe jo i grupimeve më të vogla”.

    Ministri gjerman foli edhe për procesin e Berlinit: “Procesi i Berlinit nisi me eufori, që ndërkohë ka rënë disi. Konstatohet një farë ngadalësimi i ritmeve, nuk mund të shpjegohet përse projektet nuk po ecin përpara siç duhet. Këtu luajnë rol interesa të grupeve të caktuara. Europa mund të bënte më shumë për vendet e Ballkanit perëndimor”.

    Gabriel ka një këshillë për opozitën, që nëse do të vihet në zbatim, sipas tij, do t’i mundësonte vendit rrugën përpara drejt BE-së.

    “Opozita konfirmon paragjykimet e shumë njerëzve jashtë vendit kundër Shqipërisë. Kush bojkoton Parlamentin për të penguar reformat, i bën dëm vendit të tij. Ndaj, këshilla ime është të gjenden rrugët për ta lënë bojkotin dhe të mbërrijnë në zgjedhje. Askush nuk e kupton përse para zgjedhjeve kërkohet qeveri teknike. Nuk kuptohet përse. Që opozita nuk e do qeverinë, kjo është normale, por në këtë pikë është e pakuptueshme. Kështu vetëm e largojnë vendin. Ky nuk është vendimi ynë. Kjo është vendimmarrja e shqiptarëve. Ata i zgjedhin partitë. Sabotimi i shtetit ligjor, për ne nuk është në interesin e shqiptarëve”, theksoi Gabriel.

    I pyetur për urat e komunikimit që mund të vendosen mes qeverisë dhe opozitës, Gabriel thotë se ka sërish një këshillë dhe ajo është vetëm zbatimi i Kushtetutës.

    “Këshilla ime, zbatimi i ligjeve dhe Kushtetutës dhe realizimi i zgjedhjeve mbi bazën e tyre. Argumenti i Bashës ky është, mosbesimi që ka për mundësimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Në këtë kontekst, duhet të bëheshin propozimet e nevojshme. Gjermanët, OSBE, BE do duhej të merrnin propozimin që t’i shoqërojmë në mënyrë më intensive këto zgjedhje. Nëse opozita dëshiron, mund të bëjmë më shumë, por bojkotimi i Parlamentit nuk është rruga që të çon drejt zgjedhjeve demokratike”, nënvizoi Gabriel.

    / Top Channel

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Pas kritikave të ndërkombëtarëve, Basha bën një zotim në çadër

    Emri:  basha-proteste-PD_0.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  28.6 KB

    Pas takimeve që pati me ministrin gjerman dhe atë holandez, Kryetari i Partisë Demokratike foli para mbështetësve në çadrën para kryeministrisë. Ai u shpreh se nuk ka kthim edhe pas kritikave të bëra faktori ndërkombëtar.

    “Nuk ka forcë mbi “dhe” dhe forcë mbi tokë që ta bëjë Lulzim Bashën që të shkelë me këmbë vullnetin tuaj dhe sakrificën tuaj. Kjo iu nderon si qytetarë, si prindër, si të rinj dhe të reja dhe na nderon të gjithëve si demokratë për t’i qenë në krye Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk do humbasin durimin me miqtë tanë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Ne do ja dalim për tek ëndrra jonë për Republikë të re. Ne jemi të vendosur që së bashku me ju, orë për orë dhe ditë për ditë do të shpalosim para miqve tanë të vërtetat. Pa i njohur këto të vërteta askush nuk e ndihmon Shqipërinë. Nuk ka rrugë tjetër deri në krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira. Ka vetëm një rrugë. Shushunjat e republikës së vjetër u them që të mos hanë mjaltë kaq shpejt. Ne nuk kthehemi pas me partinë e krimit dhe të korrupsionit” - tha Basha.

    Lapsi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Gjermania “bombardon” çadrën

    Gjermania ka bombarduar Meten me Gramozin dhe Berishen. Te bombardosh çadren eshte te hedhesh bomat kot pa nje pik referimi te caktuar.

    Ne llogoren e te pafuqishmeve ose te paditurve nuk bombardon njeri. Ky eshte bombardim kunder amnistis.

    Qendresa e "popullit tone heroik" do te tjegoje se Europa-Usa do te pranojne Luften e shpallur nga te tre lartpermendurit e siperm apo admistin e ketyre te treve.

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Gjermania “bombardon” çadrën

    Shoke komuniste, pushtuesit gjermane ne bashkepunim me qeverine kuislinge te Tiranes kane ndermarre nje operacion te eger ndeshkimi ndaj partise sone! Ata e kane vene ne veshtiresi shtabin tone te luftes duke e rrethuar nga perendimi, veriu, jugu dhe lindja. Por ne nuk dorezohemi. Te mbledhur grusht bashkuar ne kasollen e galigatit jemi betuar se vec te vdekur dalim prej saj!
    VFLP

  5. #5
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Gjermania “bombardon” çadrën

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne llogoren e te pafuqishmeve ose te paditurve nuk bombardon njeri. Ky eshte bombardim kunder amnistis.

    Qendresa e "popullit tone heroik" do te tjegoje se Europa-Usa do te pranojne Luften e shpallur nga te tre lartpermendurit e siperm apo admistin e ketyre te treve.
    Po le te amnistohen keta 3 dreqer, mos ta mbajne peng te gjithe Shqiperine, e duam Shqiperine sa me shpejt ne EU.
    Te ndalohet me ligj kjo parti idiote dhe ata qe e perkrahin idiotizmin e tyre.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Gjermania “bombardon” çadrën

    Ai ministri gjerman nuk na tha, Eskobaret e tonelatave te droges qe punojne per llogari te atyre qe sot jane ne Qeveri e ne Kuvend, do marrin pjese ne zgjedhje apo jo? Sa do ta blejme voten e shqiptareve kesaj rradhe, sa nje thes me miell per buke apo sa nje thes me patate?

    Se ne Shqiperi nuk na rriten bananet, e nuk mund ta quajme Republike Bananesh. Eshte mire qe ta quajme ose Republika e Hashashit ose Republika e Patates.

    Hani patate o shqiptare edhe per 4 vite te tjera, qe te zbukuroheni e te beheni te bukur si surrati i Edi Rames e Ilir Metes.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Gjermania “bombardon” çadrën

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po le te amnistohen keta 3 dreqer, mos ta mbajne peng te gjithe Shqiperine, e duam Shqiperine sa me shpejt ne EU.
    Te ndalohet me ligj kjo parti idiote dhe ata qe e perkrahin idiotizmin e tyre.

    Shqiperia mesia eshte peng pa rrugezgjidhje,dhe fatkeqsisht do vazhdoje keshtu per shum e shum kohe.

    Pse eshte peng ; 1) Populli nuk do te ndryshoje kete sistem e kete politike.(nuk deshiron a nuk ka mundesine...) 2) Vet partite politike nuk duan ta ndryshojne kete monopol. 3) Edhe te huajt nuk duan kriza dhe destabilizime qe do te thote qe nuk i intereson ndryshimi. 4) Dhe "armiqte" o interesat e shteteve te huaja qe jane kundra Shqiperise kerkojne qe te mbajne kete sistem e keta politikane ne Shqiperi. Asnje "armiku",qe e njeh vertete Shqiperine e sotme, nuk i shkon nder-mend qe ta destabilizoje Shqiperine,se destabilizimi ka shum e shum propabilitet qe te jete permirsim... Pra,ky peng; nuk mundet te zgjidhet as nga brenda Shqiperise dhe as nga jashte saje.
    Vetem rastesia , ndonje katastrofe... ose me shum mundesi lufta midis bandave politike te brendshe (po u prish marveshja..), kur ky peng te arrije pikun me te larte te tije, mundet ta vet-zgjidhin kete peng.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •