ComRes1, një kompani këshillimi e njohur në Britani u komisionua nga një radio lokale e BBC-së për të kryer një sondazh lidhur me çfarë britanikët besojnë mbi Krishtin dhe historinë e pashkës (Ringjalljen), festa e së cilës po afron. Çereku i atyre që e konsiderojnë veten të krishterë, nuk besojnë se ringjallja ndodhi literalisht ashtu si përshkruhet. Megjithatë, sondazhi në total tregon se shumë britanikë besojnë në jetën e përtejme.
Sipas sondazhit:
17 % e të githë të pyeturve e besojnë Biblën fjalë për fjalë
31% e të Krishterëve e besojnë Biblën fjalë për fjalë. Kjo shifër ngrihet në 57% midis të Krishterëve aktivë (ata që shkojnë në një shërbesë fetare të paktën një herë në muaj)
Gjysma e të anketuareve nuk e besojnë fare historinë e ringjalljes
46% e njerëzve thanë se besojnë në jetën pas vdekjes, dhe po 46% thanë se nuk besojnë në të
20% e njerëzve jo-fetarë thonë se besojnë në jetën pas vdekjes
9% e jo-fetarëve thoneë se e besojnë ringjalljen e Krishtit, 1% e të cilëve thonë se e besojnë siç është shkruar (në Bibël)
Sondazhi mori në pyetje përmes telefonit 2010 britanikë të moshës madhore, midis 2 dhe 12 shkurtit 2017.
Burimi: BBC
Krijoni Kontakt