Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    A është i nevojshëm Koalicioni me Parti `parazite`?

    Zgjedhjet në Shqipëri pas viteve `90, kanë kaluar nëpër peripeci të panumurta në të cilat Sovrani popull, është përdorur nga partitë politike në më të shumtëtn e rasteve jo si Sovran por si një klloun i Mbretit cili bën të qeshë ose të hidhëroje fituesin apo humbësin.
    Sekreti i këtij mashtrimi në Shqipërinë sotme ku lojrat politike nën emrin e sistemit demokratik në kapitalizmin e sotëm ku Sovrani popull nëpërmjet votës vendos se kush Parti ose Koalicion do të drejtojë, ka qëndruar në pasigurinë se kush do të numërojë votadhe se kush do të japë verdiktin e fitores dhe humbjes. Këtu kanë ndodhur dy truke kryesore;
    Njëri është truku social në ë cilin Popullit i jepet ideja se ai është Sovrani i vërtetë i vëndit, që vendos nëpërmjet votës,
    Tjetri është truku politik ose truku i cili luhet për të përcaktuar fituesin (it), dhe humbësit.
    Iluzionistët, janë partitë politike dhe iluzionisti kryesor në përgjithësi është ai që ka në dorë pushtetin.
    Po ҫfarë po ndodh ditët e sotme në Shqipëri? Po ndodh një përprlasje e fortë midis dy grupeve të rëndësishme partiake ku partitë kryesore kanë interesa të kundërta plotësisht me njëra tjetrën, madje Opozita (kryesisht PD), ka interesa momentale edhe në kundërshtim me interesat e popullit siҫ janë kryesisht: integrimi në BE i cili kalon nëpërmjet disa kushteve që ka vendosur BE dhe këto më të rëndëishmet janë: Vetingu (reforma ne drejtesi), zgjedhje të lira e të ndershme, lufta kundër kanabisit, lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
    Për të huajt është e vështirë të gjesh se kush është i miri, kush është i keqi, dhe kush është paraziti politik që i bën të mendojnë këta të huaj se nuk është në fakt paraziti por është moderatori (?!).
    Le të shohim pak më thellë politikanët me partitë e tyre që luajnë në aparencë rolin e `moderatorit` por që në fakt janë parazitët e politikës shqptare.
    Në vitet 2005-2011 rolin e moderatorit e luajtën parti si ajo e Nard Nokës, por më vonë `moderator` kryesor e deri më sot mbeti LSI.
    Përpara, rolin e `modertorit` në vitet 2001-2005 e luajti Aleanca Demokratike dhe PSD,
    Më përpara në vitet `97-2001` për një moment nuk pati moderator për shkak të përplasjese së fortë dhe shkërmoqjes së shtetit, por më vonnë e luajtën PSD, PAD.
    Gjatë viteve `92-`97 kanë qënë `moderator`, PSD dhe partia e Starovës.
    Po ti shohim me kujdes rolin e këtyre partive të vogla del se përfshirja e tyre në koalicione dhe sidomos në qeverisje ka qënë problematike sepse ato sillnin këto pesë elemente të rrezikshëm të cilat i shkaktonin qeverisjes aktuale kokëҫarje të mëdha:
    -përfshirjen në qeveri sje militantëve të tyre partiakë pa eksperiencë, dh e pa shkollën përkatëse ose dhe pa shkollë fare,
    -mos funksionimin e ministrive përkatëse aty ku u jepeshin për drejtim, me marëveshje nga koalicioni,
    - korrupsionin dhe mitmarrjen
    - rritjen e pakënaqësisë në popull, për keq manaxhim të qeverisjes si pasojë lëshimeve që i u bëheshin këtyre partive `moderatore`, por që në fakt ishin parti parazite me një funksion të qartë të matrapazllëkut,
    - Perceptimi nga ana e popullit dhe e elektoratit se, fajin e ka Partia Kryesore, (e cila në fakt e kishte fajin sepse nu vepronte kur shihte këtë problematike gjatë qeverisjes).
    Kjo ndodhte sepse në përgjithësi Partitë e vogla nuk kanë programe të qarta qeverisjeje për shumë arësye, dhe arësyeja kryesore është se nuk ka në gjirin e saj kontigjent të mjaftueshëm politikanësh, teknokratësh dhe profesionistsh, por janë parti vetëm `me një karrige`, ku kryetari themelues i saj është dhe mbret, dhe egzekutor dhe legjislator- pra, këto lloj partish nuk kanë demokraci të brëndëshme.
    Ka dhe një problem tjetër të rëndësishëm, brënda tyre: në përgjithësi Kryetari i Partisë së vogël është në fakt Korruptuesi kryesor dhe ai që përfiton nga rrushfetet dhe metodat korruptive me të cilat mëson vartësit të cilët i rekomandon për poste.
    Kush janë vartësit? Militantë, jo-profesionistë, hallexhinj, pjesë të krimit të pa-organizuar dhe të organizuar të cilat nuk ja kanë idenë se përse duhet partia por e kanë shumë të qartë se posti që do të marrin është burim fitimi me ҫdo mënyrë qoftë dhe me shkelje të ligjit.
    Aktualisht kështu a ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre 26 viteve.
    Që në momentin që u zëvëndësua sistemi më një tjetër, nuk u veprua si në vëndet e tjera të Europës qëndrore si Slloveni, Poloni, Ҫeki e Sllovaki, në të cilat sistemi i ri demokratik, ҫmontoi me kujdes superstrukturën e kaluar duke e zëvëndësuar me element profesionistë duke respektuar qeverisjen nëpërmjet: Teknokracisë dhe Profesionistëve dhe duke e drejtuar politikën me anë të drejtuesve me vizion. Për Shqipërinë kjo dihet dhe nuk është e nevojshme të zgjatem.
    Ҫpo ndodh me LSI-në , partinë e cila është në Koalicionin maxhoritar në raport me partitë e tjera të vogla pjesmarrëse qoftë në koalicionin maxhoritar qoftë në atë opozitar- a janë parti parazite, të cilat janë përgjegjëse edhe ato për zgjatjen e tranzicionit nga partitë politike shqiptare?
    Mendoj se parazitizmi është karakteristike e këtyre partive, sidoqoftë LSI me pasjen e mundësive për të përfshirë në partinë e saj edhe të elementëve profesionistë dhe teknokratë, ka arritur cilësinë e një partie të madhe e cila mund të bëhet forcë përcaktuese në të ardhmen.
    Por pesë elementët karakteristikë të partive të vogla i ka edhe LSI, dhe këto karakteristika janë vështirë të largohen në se nuk ka demokraci të vërtetë brënda partivedhe nëse këto parti të vogla të kenë programe reale dhe burime njerëzore të mjaftueshme për të realizuar programet.
    LSI në këto vitet e fundit praktikisht gjëndet rreth 10 vjet në pushtet, madje në të dy rastet ka marrë pjesë në dy koalicione krejtësisht të kundërta përsa i përket Programeve.
    Kështu që dalin disa pyetje të thjeshta që nuk kanë marrë përgjigje dhe analistët apo opinionistët nuk i kanë përmëndur:
    - A nuk është e domosdoshme që LSI këto zgjedhje të ardhëshme e ka të nevojshme daljen në Opozitë?
    - A nuk është e domosdoshme që LSI të reflektojë pë këto 10 vite qeverisjeje nëpërmjet dy koalicioneve paradokse dhe me programe paradokse?
    - A nuk ka përgjegjësi kjo Parti për dështimet e Programeve përkatëse të të dy Partive të mëdha të cilave u është bashkangjitur?
    Këto tre pyetje do të kënë përgjigjen dhe analizën përkatëse në të ardhmen me idenë se legjislacioni dhe KQZ duhet të vendosin kufizime për këto parti të vogla të cilat parazitojnë në pushtet gjatë viteve duke dëmtuar rëndë Programet qeverisëse të Partive kryesore por edhe duke dëmtuar rëndë hierarkinë profesionale, teknokracinë, meritokracinë dhe duke nxitur korrupsionin dhe rrushfetin.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: A është i nevojshëm Koalicioni me Parti `parazite`?

    Ne jemi nje vend ku te tre partite e medhaja nuk kane diferenca si nga programi ekonomik po ashtu dhe ai ideologjik,se perndryshe nuk mundet te shpegohet qe LSI-ja a PDIU-ja mundet te qeverisin si me PD si me PS. Pra si ne planin ideologjik,si ne planin ekonomik si edhe ne ushtrimin praktik te pushtetit keto dy a tre parti nuk kane asnje diference.
    Kemi tre parti ku vet brenda partise nuk bejne dot zgjedhje te lira. Kemi tre parti ku vendimet i mer vetem nje person,pra teorikisht jane parti personale sepse eshte vetem Kryetari o ish kryetari qe vendos.Demokraci dhe diskutim te brendshem zero.
    Kemi tre parti ku ne Parlament kane "10 ushtare dhe 90 memeca",pra nje Parlament ku nuk shfaqet asnje liri mendimi dhe votimi kunder linjes se partise. Parlament qe teoriksht nuk sherben per asgje,as per te justifikuar kuptimin e etimologjise qe duhet te jete vendi ku flitet dhe diskutohet. Pra nuk kemi parlament por nje kazerm.

    Keto jane gjerat kryesore, se po te hysh ne detajet e tjera me te vogla o personale llaftaria eshte e pafund.Keto jane gjerat kryesore qe supozohet se ne nje gjysem demokracie nuk duhet te egzistonin a duhet te egzistonin ne njefare minimumi... se ne nje demokraci normale nuk imagjinohen,per nje kater vjeçar se per dhjetvjeçare ka diçka qe nuk shkon ne popull...

    Pra ky sistem monopol i nje "duo poli" edhe me tre parti nuk funksionon (dhe dihet edhe pse o ka nje shpegim nga ana ideologjike..),mbase,do ishte me mire qe te hapej sistemi ku partite e vogla te kishin nje mundesi a propabilitet me te madh. "Parazitet" o partite e vogla jane qe jane por te pakten te kete njefar konkurence midis paraziteve te vegjel dhe paraziteve te medhenj. Si behet ? Sistem "maxhoritar uninominal"-te zgjidhet parlamentari direkt ne seksionin o zonen e tije.

    Natyrisht do kemi me shum kriminel,por, e para; do i kemi kriminelet direkt te zgjedhur nga populli,e dyta ; ne ate vend nuk eshte se mungojne kriminelet ose nuk eshte problem shtimi a pakesimi i krimineleve ajo qe mungon ne ate vend eshte se nuk ka konkurenc as per kriminelet.

    Si te thuash;parazitet nuk i ndryshojm dot, por te pakten ti modifikojme .

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: A është i nevojshëm Koalicioni me Parti `parazite`?

    Po. Ke te drejte

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •