Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    Emri:  1491299932basha.jpg

Shikime: 243

Madhësia:  33.3 KB

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e djeshme të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij në “Çadrën e Lirisë”, Basha u shpreh se i mirëpret deklaratat e Metës, por nuk do të bëjë aleanca në kurriz të popullit.

    Pjesë nga fjala e Bashës:

    Mbrëmë një nga partnmerët kryesorë të koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi "Mirë se vjen!" Shqipëria e para! Nuk kërkojmë aleanca të lidhura në kurriz të interesit qytetar!

    Por tani kemi rastin t’i drejtojmë një thirrje njeriut që është identifikuar si pengesa kryesore e zgjedhjeve të lira, njeriut që ka vënë pushtetin e tij mbi gjithçka, të reflektojë dhe t’i hapë rrugë Shqipërisë përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit, e cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës që ka nisur për kultivimin e drogës dhe parave të pista dhe bandave që janë bërë gati t’I vërsulen votës së lirë të shqiptarëve.


    "Republika e vjetër është një komplot, - tha Basha, - komplot ndaj qytetarëve të Shqipërisë, prej nga fitojnë një grusht pushtetarësh dhe kriminelësh të lidhur me ta.

    Qëllimi i tyre ka qenë pasurimi i këtij grushti njerëzish, i kësaj elite të korruptuar politikanësh që qëndron në pushtet vetëm për të vjedhur paratë e buxhetit përmes pushtetit korruptiv, duke vjedhur pasuritë kombëtare me koncensione korruptive, për ta shndërruar vendin në 3 vite e gjysmë në hambar droge dhe në lavatriçen e parave të pista të qytetarëve.

    Për t’i ruajtur këto, kjo elitë e korruptuar e ka të domosdoshme kapjen e zgjedhjeve, të zëvendësojnë vullnetin e gjithsecilit prej jush.

    Kjo është arsyeja pse në më shumë se një vit, republika e vjetër as nuk u kujtua dhe as nuk iu përgjigj thirrjes së PD, opozitës dhe qytetarëve për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme se republika e vjetër e di mirë se zgjedhjet e lira janë fundi i rrugëve të vjetra, janë fundi i pazareve të vjetra, fundi i pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar,.

    Ne jemi në këtë betejë tani e 46 ditë në këtë lëvizje të madhe popullore që është më e madhe se PD, se opozita, se është lëvizja e një populli të tërë që ka vendosur ta ndërtojë republikën e re jo për pushtetin e PD-së dhe të Lulzim Bashës po për të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve tanë

    Që nga dita e parë kur e stolisëm këtë shesh me flamurin tonë komb ne kemi qenë dhe jemi këtu me një motiv: Shqipëria dhe shqiptarët të parët dhe duke marrë interesin e çdo qytetari mbi interesin e të gjitha politikanëve së bashku, jemi të vendosur deri në fitoren e kësaj kauze të madhe patriotike.

    Republika e vjetër e mbushi Shqipërinë me drogë.

    Mbrëmë një nga partnmerët kryesorë të koalicionit ka bërë zgjedhjen e tij dhe ne i themi “mirësevjen”; Shqipëria e para! Nuk kërkojmë aleanca të lidhura në kurriz të interesit qytetar!

    Por tani kemi rastin t’i drejtojmë një thirrje njeriut që është identifikuar si pengesa kryesore e zgjedhjeve të lira, njeriut që ka vënë pushtetin e tij mbi gjithçka, të reflektojë dhe t’i hapë rrugë Shqipërisë përmes një dialogu politik, një qeverie teknike me mbështetje të gjërë politike që do të zbatojë deri në fund ligjin për dekriminalizimin duke nxjerrë çdo person të inkriminuar nga çdo zyrë e shtetit, e cila do të luftojë me vendosmëri kundër fushatës që ka nisur për kultivimin e drogës dhe parave të pista dhe bandave që janë bërë gati t’I vërsulen votës së lirë të shqiptarëve.

    Nuk do të pranoj e lejoj asnjë pazar në kurriz të interesave të qytetarëve shqiptarë, në kurriz të popullit tim. Dita po afron kur pushtetin nuk do ta kenë më një grusht politikanësh, por do ta keni ju, ku vendimarrja nuk do të jetë monopol i kryeministrave, ministrave apo pushtetarëve arrogantë, por do të jetë tërësisht prodhim dhe ekzpozim i vullnetit dhe dëshirave tuaja.

    Ky është premtimi bazik i republikës së re!”

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 04-04-2017 më 07:37

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Meta kërkon “Qeveri të besimit”

    Emri:  4ca58caa44ed34cabf1865786dd21a6c1df5d1a1_1_800x349.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  20.0 KB

    Një ditë pas darkës duket se peshku i Pazarit të ri nuk i ka plotësuar shijet politike të Ilir Metës dhe LSI-së. Mediat komentuan se takimi ishte i tensionuar por i suksesshëm, por nuk duket kështu. Meta, në emër të LSI-së efektivisht ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. "Qeveria e besimit" për të cilën flet Meta, do ishte e kryesuar nga dikush që nuk quhet Edi Rama. Në deklaratën e sotme Meta ka kërkuar plotësimin e të gjitha kushteve të PD-së, si kusht për koalicion me PS-në.

    “LSI deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit, për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë, që do të garantojë mospërfshijen e administratës në zgjedhje, sidomos policisë së shtetit, garantimin e luftës kundër drogës dhe çdo përpjekjeje kriminale për përfshirje në zgjedhje. Reforma zgjedhore është një kusht i domosdoshëm për realizimin e një gare zgjedhore me kushte të barabarta”, tha ai. Kryeministri nuk ka komentuar ende zhvillimet e sotme, ai ndodhet në një vizitë zyrtare në Malin e zi.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Edi Rama i përgjigjet Ilir Metës

    “E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

    Edhe unë kam qënë dhe mbetem i gatshëm per cdo zgjidhje që i'a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t'u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.

    Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujes së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qendrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do te kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!

    Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për cdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standarteve demokratike.

    Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.

    Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës.

    Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithcka tjetër”, shkruan Edi Rama në Facebook.

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 04-04-2017 më 07:44

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    Mendoja qe shoku Gramoz do bente ndonje veprim qe ta pershkallzonte krizen pastaj do fuste Meten,me duket se paska zgjedhur te kunderten ne fillim fusin Meten pastaj do plasi kriza.

    Por ajo qe eshte me interesante ne kete krize eshte qendrimi i Lu-se,duket sikur ka zene mend,duket sikur do t'ju a lere kopilin tek dera.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Rama nuk bën pas për zgjedhjet

    Emri:  939a92359c87d8b5f00c95eaf198ee2d4a858abf.jpg

Shikime: 73

Madhësia:  37.5 KB

    Kryeministri Rama ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të kthyer një përgjigje publike pas deklaratave të Ilir Metës, të bëra mbëmë nga zyrat e LSI, të cilat i vinin kryeministrit kushtet që parashtron Partia Demokratike. Rama u shpreh i gatshëm të fliste me PD-në, edhe në çadër, në mënyrë që ajo të kthehet në Kuvend. Rama premtoi zgjedhjet më të lira historikisht ndërsa theksoi se qeverinë e zgjedh shumica dhe se kushtetuta ka përcaktuar një datë për zgjedhjet. Duke i kthyer kështu një përgjigje të kithët, deklaratave, të Metës për një "Qeveri të besimit".

    Emri:  00c9ed2406f6d944ea2487737dcc90ad5f471580.png

Shikime: 68

Madhësia:  73.9 KB

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    Frika nga ndeshkimi ligjor me burg faranton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i LSI-se e lehteson Ramen. Zgjedhjet nuk i garanton qeveria dhe as policia por Institucionet e Prokurorise dhe Ghykateve. Prokuroreve e pergjithshme dhe gjithe gjykatat jane nen varesine e PD-se. Aty ne Amerike kush i garanton zgjedhjet e fundit? Obama apo sistemi gjyqesor Amerikan, prokurori dhe gjykata? LSI-ja ne perpjekje per te ndihmuar PD-ne rrezikon seriozisht te mbytet bashke me te.

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    A e shihni o popull se çpo heqin per t'miren tende?!
    Aq ta dun te miren, saqe do i len merite me njeri tjetrin ne parlament, e do pajtohen
    Per ty o popull, vetem per ty...
    Sapo te mbarojne zgjedhjet, do ta mbeshtesin me te gjitha forcat, do te çojne nga fitorja ne fitore...


    Faleminderit o politikane te dashtun per kto perpjekje kolosale, dhe Zoti jua shperblefte ne shendetin tuaj, tek femijet e niperit tuaj...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    murik (07-04-2017)

  9. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Frika nga ndeshkimi ligjor me burg faranton zgjedhje te lira dhe te ndershme. Qendrimi i LSI-se e lehteson Ramen. Zgjedhjet nuk i garanton qeveria dhe as policia por Institucionet e Prokurorise dhe Ghykateve. Prokuroreve e pergjithshme dhe gjithe gjykatat jane nen varesine e PD-se. Aty ne Amerike kush i garanton zgjedhjet e fundit? Obama apo sistemi gjyqesor Amerikan, prokurori dhe gjykata? LSI-ja ne perpjekje per te ndihmuar PD-ne rrezikon seriozisht te mbytet bashke me te.
    O Lazo meqe permend gjykatat, ç'kerkonte Ndoka ish-deputeti i PS-se i denuar per trafik droge ne Itali dhe i perjashtuar nga ligji i dekriminalizimit nga nga mandati i deputetit ne zgjedhjet e Dibres? Si e lejuan gjykatat kete djale te kulluar te angazhohej zyrtarisht ne strukturat e PS-se per zgjedhjet e nje zone qe s'ka lidhje me zonen e tij? I jep dot nje pergjigje kesaj?

    Pastaj nqs keto gjykata garantojne zgjedhje te lira si ne Amerike (meqe e ngrite larte steken), si shpjegohet qe qenkerkan kaq te pafuqishme ne hashashizimin masiv te vendit? I jep dot nje pergjigje dhe kesaj tjetres??
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha mirëpret qëndrimin e Metës

    29-pikat, per nje Shtet Social

    1) Dhenia 100% e lekeve te firmave piramidale, me 2 keste, brenda 4-5 vjeteve, 25% leke e 25% bono kesti i pare, e 25% leke e 25% bono kesti i dyte.
    2) Ndertimi i shkollave te riedukimit per te rinjte e pabindur ndaj prinderve, me sjellje te keqe. (Pagesa qe do vijne per disa eksperimente mbi ta, financim gratis)
    3)Kompesim i femijve nga 0-21 vjeç, si dhe per nenat shtatzene nga 1-9 muajshe.
    3a) Kompesim dhe stimulim per nxenesit e shkelqyer, shkollat qe kryejne aktivitete vullnetare e sportive. Fruta per ter shkollat fillore dhe te mesme.
    4) Rregullimi i ligjit per minierat, mineralet. Stop anarshise.
    4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse.
    5) Skanim i shtetit shqiptar, i ter organeve, punonjesve, riformimi apo vendosja e sakte e pozicioneve, detyrave, pagesave, rregullores se çdo institucioni e organi.
    5a) Ndarje e sakte e punonjesit qeveritar nga ai shteteror, statuse te veçanta.
    6) Skanimi i shoqerise shqiptare, ndarja e kategorive te ndryshme, punes rentabel dhe jo rentabel, prodhuese nga jo prodhuese, statusi qe kane, (i papune, etj) .
    7) Riciklimi i mbeturinave, investimi i tyre nepermjet obligacioneve te CO2.
    8) Shitja masive e obligacioneve shteterore, mbi bazen e privatizimeve te ardheshme.
    9) Dhenia e bonuseve ish presidenteve, kryeministrave, ministrave, zv.ministrave, drejtorve, kryetarve te bashkive, komunave, mbi bazen e punes se tyre, shtimit te aseteve publike qe kan bere.
    10) Ndryshimi i ligjit per punen e te burgosurve, oreve te punes, stimulimi i tyre per pune, vlersimi i viteve te caktuara nga gjykata mbi bazen e oreve te punes, sa me shum ore pune aq me mire per te dy palet.
    11) Ne rast demostratash, mos lejimi i snajperve, policeve me arme, lejohet vetem shkopi, ujti, por jo arma.
    12) Subvencionimi i prodhimit shqiptar, 3-4 produkte vitin e pare, e çdo vit nga tre produkte qe i shtohen shportes.
    13) Krijimi i mencave gratis per te varferit, te papunet, ose dhenia e bonove te ushqimit per te blere produkte shqiptare ne dyqan.
    14) Riformimi i arsimit, reform ne arsim, stop universiteteve te reja dhe gjimnazeve, dhe stimulim i shkollave profesionale. Ore zanati/profesionale neper gjimnaze, dhenie e materialeve si 1) Dhenia 100% e lekeve te firmave piramidale, me 2 keste, brenda 4-5 vjeteve, 25% leke e 25% bono kesti i pare, e 25% leke e 25% bono kesti i dyte.
    2) Ndertimi i shkollave te riedukimit per te rinjte e pabindur ndaj prinderve, me sjellje te keqe. (Pagesa qe do vijne per disa eksperimente mbi ta, financim gratis)
    3)Kompesim i femijve nga 0-21 vjeç, si dhe per nenat shtatzene nga 1-9 muajshe.
    3a) Kompesim dhe stimulim per nxenesit e shkelqyer, shkollat qe kryejne aktivitete vullnetare e sportive. Fruta per ter shkollat fillore dhe te mesme.
    4) Rregullimi i ligjit per minierat, mineralet. Stop anarshise.
    4a) Vendosja e ligjit per nentoken, vendosja e nje kufiri te thellsise se prones, 3-5-7 metra e siper i takon privatit dhe poshte saj i takon automatikisht shtetit. Ndarja dhe rivlersimi, regjistrohen edhe ne Burse.
    5) Skanim i shtetit shqiptar, i ter organeve, punonjesve, riformimi apo vendosja e sakte e pozicioneve, detyrave, pagesave, rregullores se çdo institucioni e organi.
    5a) Ndarje e sakte e punonjesit qeveritar nga ai shteteror, statuse te veçanta.
    6) Skanimi i shoqerise shqiptare, ndarja e kategorive te ndryshme, punes rentabel dhe jo rentabel, prodhuese nga jo prodhuese, statusi qe kane, (i papune, etj) .
    7) Riciklimi i mbeturinave, investimi i tyre nepermjet obligacioneve te CO2.
    8) Shitja masive e obligacioneve shteterore, mbi bazen e privatizimeve te ardheshme.
    9) Dhenia e bonuseve ish presidenteve, kryeministrave, ministrave, zv.ministrave, drejtorve, kryetarve te bashkive, komunave, mbi bazen e punes se tyre, shtimit te aseteve publike qe kan bere.
    10) Ndryshimi i ligjit per punen e te burgosurve, oreve te punes, stimulimi i tyre per pune, vlersimi i viteve te caktuara nga gjykata mbi bazen e oreve te punes, sa me shum ore pune aq me mire per te dy palet.
    11) Ne rast demostratash, mos lejimi i snajperve, policeve me arme, lejohet vetem shkopi, ujti, por jo arma.
    12) Subvencionimi i prodhimit shqiptar, 3-4 produkte vitin e pare, e çdo vit nga tre produkte qe i shtohen shportes.
    13) Krijimi i mencave gratis per te varferit, te papunet, ose dhenia e bonove te ushqimit per te blere produkte shqiptare ne dyqan.
    14) Riformimi i arsimit, reform ne arsim, stop universiteteve te reja dhe gjimnazeve, dhe stimulim i shkollave profesionale. Ore zanati/profesionale neper gjimnaze, dhenie e materialeve si soba, furnella, materialeve laboratorike etj.
    15) Ringritja e Bankes Bujqesore, per ndihme ndaj fermerit, llogaritja e aseteve bujqesore nga kjo banke.
    15a) E drejta e fermave (jo fshatarit), komunes, per te investuar nepermjet aseteve te tyre.
    16) Rishikimi i pagesave te prapambetura qe qeveria i ka firmave ndertimore etj. 16a) Rishikimi i borxheve qe klientet i kane dyqaneve, ne nje mase 50% . Futja ne pune e ketyre borxhlinjve, te paret.
    17) Lejimi i autenazise (vetvrasjes me deshire) kur invalidit i jepet pas kerkeses se tij firma e komisionit mjeko-ligjor.
    18) Krijimi i fondit te arkeologjise dhe shkrimeve te vjetra. Pagesa per studiuesit qe do hulumtojne ne arkivat jashte vendit.
    19) Studimi i detyruar (qysh ne shkoll fillore e te mesme) i te drejtave dhe detyrimeve qe kane qytetaret, femijet, prinderit. Prioritet ketyre te fundit.
    20) Vendosja e rregullave te forta per zhurmerat, terrorin akustik, qe shkaktojne motorrat, muzika e larte etj.
    21) Ndryshimi i takses se shtepiave, jo vetem mbi bazen e m2 por edhe mbi bazen e kateve, peisazhit, periferi-qender, dhe mbi bazen e te ardhurave.
    22) Krijimi i Keshillit Ekonomik Albanez , KEA, ne ndihm te bisnesit shqiptar.
    23) Aplikim nga firmat tek qeveria apo KEA, per subvencionimin e gjelbert, mbi bazen e pakesimit te CO2 . Kjo vlen edhe per gazetat online, etj.
    24) Lejimi i fondeve private financiare, taks-force private ne ndihme te fiskalitetit, taksave, per te akumuluar, gjeneruar para per investime, kulture, kinematografi etj.
    25) Lejimi dhe ndryshimi i ligjit ne favor te komunave dhe mini-bashkive per te nderhyre e gjobitur shkelesit ne territorin e tyre, psh, nje qe ndot, qe shperdoron ujtin, etj.
    26) Bonuse per te ter punonjesit e administates lokale qe punojne ne Korrik-Gusht.
    26a) Bonuse per çdo bebe qe lind, tip obligacioni individual, ne masen e nje rroge mujore, qe mund te perdoret per çdo gje, siguracion, shkolle etj.
    26b) çdo lloj bonusi, taksohet 10% (e sheshte per klasen puntore, administraten) , ndersa bonuset e bankierve, qeveritarve, drejtorve, manaxherve etj, (shih piken 5 dhe 6) taksohen 25% dhe sipas te ardhurave, pra takse progresive.
    27) Ndryshim i ligjit mbi nxjerrjen jashte te fitimeve, shikimi dhe ndjekja e valutes se ku shkon, sa hyn, disiplinimi i saj, kontrroll mbi firma e bankier qe kane te bejne me valuten.
    28) Subvencionim i dasmave ne masen 20-25% te produkteve vendase, apo edhe aktiviteteve te tjera me produkte shqiptare, nga shkollat apo institucionet e tjera.
    29) Ndryshimi i ligjit per ushtrine. E detyrueshme 1 vit .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •