Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Lutja e gjate e Shen Mikelit

    Nje dite, ndersa ishte ne nje konference me Kardinajte, Papa Leo XIII bie pa ndjenja pertoke, ne nje gjendje ekstazie. Kur zgjohet, ai vrapon te shkruaje lutjen e meposhtme. Thuhet se ai kishte nje vizion te se ardhmes, dhe se degjon nje dialog mes Satanit e Zotit, ku Satani i thote Zotit, se po te kishte ca kohe ne dispozicion, do e shkaterronte Kishen e Tij. Zoti i jep 100 vjet kohe, e ne vizion, Pape Leo XIII sheh te ardhmen. Prej kesaj ngjarje, ai e fut kete lutje si te detyrueshme pas cdo Meshe, qe pastaj u shkurtua ne nje version me kompakt. Pas Vatikanit II, lujta u hoq fare nga perdorimi, e dashte Zoti na shpeton nga kjo pakujdesi, sepse sic deshmoj edhe vete, ky vizion ka ndodhur e eshte aktual, por me besim e perulje nga besimtaret, e Verteta mund te vihet prape ne vije, sic ka qene perjete te jeteve. Amen, O Zot, Amen !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Lutja e gjate e Shen Mikelit

    O Princ i Lavdishem i qenieve qiellore, Shen Mikel Arkanxheli, na mbro ne betejen dhe ne luften e tmerrshme qe po bejme kundra principaliteteve dhe fuqive, kundra shpirtrave te keqinj. Eja ne ndihmen e njerezve, te cilin Zoti i Plotfuqishem e beri te pavdekshem, e beri ne imazhin dhe ne ngjashmerine e Tij dhe e shpetoi me nje cmim te madh nga tirania e Satanit. Lufto kete dite betejen e Zotit, bashke me Engjejt e Shenjte, sic dikur ke luftuar udheheqesin e engjejve krenare, Luciferin, dhe hostin e tij apostat, qe ishin te pafuqishem te te rezistonin ty, dhe as nuk kishte vend me per to ne Qiell. Ai gjarper i eger dhe i vjeter qe eshte djalli ose Satani dhe qe josh gjithe boten, u hodh ne abis me engjejt e tij. Shiko, ky armik i dikurshem dhe theres i njerezve ka marre kuraje. I transformuar ne nje engjell drite, ai sillet rrotull me nje shumice shpirtrash te keqij, duke pushtuar boten me qellim qe te zhduke Emrin e Zotit dhe te Krishtit te Tij, te kape, there dhe hedhe ne humbje te perjetshme shpitrat e destinuar per kuroren e lavdise se perjetshme. Ky dragon i keq derdh, si nje rrjedhe e papastert, helmin e ligesise se tij tek njerez me mendje te depravuar dhe zemer te korruptuar, shpirtin e rrenes, pameshiresise, te blasfemise dhe frymen e keqe te impuritetit, dhe cdo vesi dhe ligesie. Keto armiq te zellshem kane mbushur dhe dehur me vrer Kishen, nusen e Qengjit te paster, dhe i kane vene duart e tyre te pameshirshme ne pronat e saj me te shenjta. Tek Vendi i Shenjte vete, ku Selia e Pjetrit te Shenjte dhe Karrikja e se Vertetes jane ngritur per te qene drite e botes, ata kane ngritur fronin e pameshiresise se tyre te paturpshme, me planin e keq qe kur Bariu te goditet, te goditen edhe delet. Cohu pra, O Princ i papushtueshem, sill ndihme kundra sulmeve te shpirtrave te humbur ndaj njerezve te Zotit, dhe jepu atyre fitore. Ata te adhurojne ty si mbrojtesin dhe patronin e tyre; ty Kisha te ka besuar shpirtrat e njerezve per t’u ngritur ne bukuri qiellore. Oh, lutju Zotit te paqes qe t’a vendose Satanin nen kembet tona, deri tani i mundur, qe te mos t’i mbaje njerezit ne kaptivitet dhe te demtoje Kishen. Ofroji lutjet tona para Me te Lartit, qe ato shpejt te gjejne meshire ne pamjen e Zotit; dhe duke zhdukur dragonin, gjarprin e vjeter, qe eshte djalli dhe Satani, beje prape kaptiv ne abis, qe te mos jete ne gjendje me te joshe kombet. Amen.

    V. Shikoni Kryqin e Zotit +; zhdukuni ju fuqi te keqija. +
    P. Luani i fisit te Judes ka fituar rrenjen e Davidit.
    V. Lere meshiren Tende mbi ne, O Zot.
    P. Sic kemi shpresuar tek Ti.
    V. O Zot degjoje lutjen time.
    P. Dhe lere thirrjen time te vije tek Ti.


    Le te lutemi.


    O Zot, Ate i Zotit tone Jezu Krisht, ne therrasim Emrin Tend te Shenjte, dhe si thirresa kerkojme meshiren Tende, qe nepermjet Marise, perhere Virgjereshe e Paster dhe Nena jone, dhe nepermjet Shen Mikel Arkanxhelit, Ti do te denjosh te na ndihmosh kundra Satanit dhe gjithe shpirtrave te tjere te keqij qe sillen rreth botes per demtimin e races njerezore dhe shkaterrimin e shpirtrave. Amen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •