Pak para se te vdiste, mblodhi Vellezerit, i paralajmeroi mbi sprovat e ardhshme, duke u thene: “Bejuni burra, o vellezer, dhe merrni zemer. Po pershpejtohen kohet e nje sprove te madhe dhe vuajtje, ne te cilen peripecite temporale dhe shpirterore do te rriten, dashuria e shumices do te ftohet, e do te rritet ligesia e te keqijve. Fuqia e djajve do te leshohet me shume se normalja, dhe pastertia imakolate e Fese tone dhe e te tjerave do te shformohet ne menyre te tille, qe pak te Krishtere me zemer te sinqerte dhe dashuri perfekte do t’i binden Papes se vertete Pontifik dhe Kishes Romane. Dikush jo i zgjedhur kanonikisht, ne momentin e kesaj sprove, do te marre Papatin dhe me dinakerine e gabimit te tij do te planifikoje t’i sjelle vdekjen shume njerezve. Atehere do te shtohen skandalet; Feja jone do te ndahet, e shume nga te tjerat do te munden, sepse nuk do t’i kundervihen gabimit, por do te bejne konsensus. Do te kete kaq shume opinione e skizma ne popull e ne Religjiozet e ne Kler, qe po te mos ishin shkurtuar ato dite, sipas fjales ungjillore, (po te ishte e mundur) do te mashtronin edhe te zgjedhurit vete, nese ne kete stuhi te madhe nuk do te sihin mbeshtetur nga meshira e madhe e Zotit.
Atehere Rregulli dhe jeta jone do te luftohet fort nga disa. Do te vijne tundime te medha: ata qe do te sprovohen, do te fitojne kuroren e jetes: por mjere per ata, qe duke i varur shpresat thjesht ne Fe do t’u vaket zemra, e nuk do t’u rezistojne ne menyre konstante tundimeve te lejuara per te zgjedhurit. Ata pastaj, qe me etje te shpirtit e me zell per te verteten do te kultivojne dashurine, do te trajtohen si skizmatike dhe te pabindur. Ne fakt, persekutoret e tyre, te levizur nga shpirtra te keqij, do te thone qe i behet nder i madh Zotit t’i vrasesh dhe t’i heqesh nga toka keto shpirtra kaq te piste.
Zoti atehere do te behet streha e te vuajturve, e do t’i shpetoje, sepse e vune gjithe shpresen tek Ai. E per t’u konfirmuar me udheheqesin e tyre vepruan me besim, dhe me vdekjen blene jeten e perjetshme, kur zgjodhen qe me mire t’i bindeshin Zotit sesa njerezve; dhe duke refuzuar t’i bindeshin falsitetit dhe perversitetit, nuk paten frike te vdesin. Atehere e verteta e disa prej ketyre predikatoreve do te heshtet, e te tjereve do te mohohet. Shenjteria e jetes do te neperkembet nga ata qe e predikojne : e per kete, Zoti Jezu Krisht do u sjelle atyre jo nje Bari te mire, por nje Shfaroses.