Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    IN EMINENTI - Bulle Papale e Papes Klement XII, Mbi Mazonerine

    IN EMINENTI

    MBI MAZONERINE

    BULLE PAPALE E PAPES KLEMENT XII


    28 Prill, 1738

    Ipeshkvi Klement, Sherbetor i Sherbetoreve te Zotit dhe i te gjithe besnikeve, ju jep Pershendetje dhe Bekimin Apostolik,

    Qysh se meshira hyjnore na ka vendosur Ne, meritat e te cileve nuk i pergjigjen detyres, ne kullen e larte te Apostollates me detyren e kujdesit pastoral te besuar Neve, Ne e kemi kthyer vemendjen tone, per sa kohe qe na eshte e lejuar nga lart, me kujdes te papushuar per ato gjera permes se cilave integriteti i Fese Ortodokse* te mbahet i lire nga gabimet dhe veset duke ndaluar hyrjen e tyre, dhe me ane te se cilave rreziqet per shqetesime ne kohe te rrezikshme te zmbraptesohen nga e gjithe Bota Katolike.

    Tani, ka ardhur ne veshet tone dhe thashethemet e kane bere te qarte qe disa Shoqeri, Kompani, Asemble, Mbledhje, Kongregacione ose Konventa te quajtura ne gjuhen popullore si Muratore te Lire ose Frank Mazone ose me emra te tjere ne gjuhe te ndryshme, po shperhapen gjithandej dhe cdo dite po rriten ne fuqi; dhe njerezit e cfaredo Feje ose sekti, te kenaqur me pamjen e ndershmerise natyrale, jane mbledhur bashke, sipas ligjeve dhe statuteve te shtruara per to, ne nje lidhje strikte dhe te pathyeshme qe i detyron, edhe nga nje betim mbi Biblen e Shenjte dhe nga nje ndeshkim i rrepte, ne nje heshtje te paprekshme per cka ata bejne bashke ne sekret. Por eshte ne natyren e krimit qe te tradhetoje veten dhe te tregoje veten me zhurmen shoqeruese. Keshtu, keto Shoqeri kane shkaktuar ne mendjet e besimtareve dyshimin me te madh, dhe gjithe njerezit e drejte dhe te kujdesshem i kane gjykuar keto si perverse dhe te depravuar(prishur). Sepse po te mos ishin duke bere keq nuk do te kishin urrejtje kaq te madhe per driten. Me te vertete, ky thashethem eshte rritur ne mase te tille qe ne disa vende keto shoqeri jane ndaluar nga autoritetet civile si problem per sigurine publike, dhe per ca kohe duket sikur te jene eleminuar plotesisht.

    Prandaj, duke patur ne mendje demin e madh qe shpesh eshte shkaktuar nga shoqeri te tilla jo vetem per paqen e shtetit te perkohshem ne toke por edhe per mireqenien e shpirtrave, dhe duke kuptuar qe ato nuk qendrojne as nga sanksione civile e as kanonike; dhe meqe jemi te mesuar nga fjala hyjnore qe eshte pjese e sherbetorit besnik dhe e masterit te shtepise se Zotit te beje roje dite dhe nate qe njerez te tille te mos hyjne ne shtepi si hajdute, dhe si dhelpra te mundohen te shkaterrojne vreshtin; ne fakt, per te parandaluar qe zemrat e te thjeshteve te mos pervertohen, dhe te pafajshmeve te plagosen ne sekret nga shigjetat e tyre, dhe per te bllokuar ate rruge qe mund te hapej nga kryerja e pakorrigjuar e mekatit dhe per te tjera arsye te drejta te njohura prej nesh; Ne atehere, duke u keshilluar me disa nga me te Nderuarit mes Kardinaleve te Kishes Romane te Shentje, dhe ne akord me nje fare diturie dhe shqyrtimi te matur, me gjithe fuqine Apostolike, vendosim prej tani dhe kemi dekretuar, qe te njejtat Shoqeri, Kompani, Asemble, Mbledhje, Kongregacione ose Konventa te Muratoreve te Lire ose Frank Mazoneve, ose me cfaredo emri qe ato te kene, te jene te ndaluara dhe te denuara, dhe nga Kushtetuta jone e tanishme, qe eshte e vlefshme per perjete, Ne i denojme dhe i ndalojme ato.

    Prandaj i japim urdher me striktin dhe ne emer te bindjes se shenjte, te gjithe besnikeve te cfaredo gjendje, shkalle, kondite, urdhri, dinjiteti ose preeminence, nese klerike apo laike, sekulare apo rregulltare, dhe edhe ato qe kane te drejte te permenden specifikisht ose individualisht, qe per asnje pretekst apo arsye, te mos guxojne te mundohen te hyjne, te shperndajne ose te mbeshtesin shoqerite e mesiperme te permendura te Muratoreve te Lire ose Frank Mazoneve, ose sido qe te quhen, ose t’i presin ne shtepite e tyre ose banesat e tyre, ose t’i fshehin, te anetaresohen ne to, te bashkohen me to, te jene prezent me to, te japin fuqi ose leje te takohen gjekundi, t’i ndihmojne ne ndonjefare menyre, t’i japin keshille, t’i inkurajojne ose t’i mbeshtesin hapur ose ne sekret, direkt ose jo direkt, vetem ose permes te tjereve; as nuk lejohen te inkurajojne te tjeret ose t’u tregojne, t’i bindin te anetaresohen ne shoqeri te tilla ose te numerohen mes numrit te tyre, ose te jene prezente ose t’i ndihmojne ne ndonjefare menyre; por duhet te rrine komplet larg ketyre shoqerive, Kompanive, Asembleve, Mbledhjeve, Kongregacioneve, Konventave nen denimin e shkisherimit per te gjithe njerezit e siper permendur, qe aktivizohet kur vete demi ndodh pa u kerkuar ndonje deklarate, dhe nga e cila askush nuk perfiton benefitin e absolucionit, pervec se ne oren e vdekjes, pervec Nesh ose Papes Roman te kohes.

    Per me shume, deshirojme dhe urdherojme qe si Ipeshkvet dhe prelatet, dhe kleriket lokale, si dhe inkuizitoret per herezi, te investigojne dhe te vazhdojne kundra transgresoreve te cfaredo gjendje, grade, kondite, urdher dinjiteti apo preeminence qe te jene; dhe t’i ndjekin dhe ndeshkojne me denimin e duhur si te dyshuar per herezi. Te secileve dhe te gjitheve nga keto ne u japim te drejten per te thirrur ndihmen e shtetit sekular, nese ndihet nevoja per te investiguar dhe proceduar kundra te njejte agresoreve dhe per t’i ndjekur dhe ndeshkuar me denimin e duhur.

    Dhene ne Rome, ne Shen Maria Majore, ne vitin e 1738 te Zotit tone.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Diella1 pėr postimin:

    SERAFIM DILO (25-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: IN EMINENTI - Bulle Papale e Papes Klement XII, Mbi Mazonerine

    * "Ortodokse" ne kuptimin besnike, e pandryshueshme

    Papa shprehet me "Ne" kur flet per institucionin qe ai perfaqeson, Papatin, keshtu jane shprehur me shekuj Papet e Kishes Katolike, derisa ererat e "ndryshimeve" i fryne dhe Asaj, e qe shpresojme qe Zoti do korrigjoje ne fund fare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •