Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull



    Lulzim Basha shtroi edhe një herë kërkesën për qeveri teknike, por me kushtin që ajo të ketë vulën e partive opozitare. Kreu i Partisë Demokratike foli për disa lojëra të Edi Ramës, që i cilësoi të papranueshme për opozitën.

    “Kemi vendosur të qëndrojmë këtu deri në largimin e tij, deri në krijimin e një kabineti teknik me mbështetje të gjerë politike, jo me kryeministër teknik që cakton ai. Sepse kemi dëgjuar që ka filluar të thërrasë njerëz që të emërojë një kryeministër kukull, me një qeveri kukull. Kryeministër kukull dhe qeveri kukull ta harrojë se do të pranojmë”, tha Basha.

    Basha takoi në çadrën e opozitës personat me aftësi të kufizuara, problemet e të cilëve i lidhi edhe me Reformën në Drejtësi. Kreu i Partisë Demokratike tha se, ata që padrejtësisht përfituan nga paratë publike gjatë qeverisjes së socialistëve do të përgjigjen te drejtësia e pastër dhe jo tek ajo që kërkon të krijojë Edi Rama.

    “Jo ne, por prokurorët dhe gjyqtarët e pavarur, jo të kapur siç dëshiron të bëjë ai dhe miqtë e tij sorosianë në Shqipëri. Reforma në Drejtësi do të zbatohet vetëm sipas kritereve europiane, që ne votuam me konsensus më 22 korrik. Prokurorët dhe gjyqtarët e pakapur e të pavarur, me mbështetjen politike të Republikës së re, do të vendosin para përgjegjësisë çdo njeri që ka futur duart në pasuritë e shqiptarëve”, tha Basha.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Lu-ja beri nje gabim fatal qe ne fillim te reformes nuk percaktoi çmimin e destabilizimit.Nje gabim i pafalshem,"diletantesh" .

    Tani e ka te veshtire te dali nga trekenshi i Bermudes; Berisha-Ruci-Meta. Tani i kan mbetur vetem dy menyra o te destabilizoje vendin pa reformen ose te heqi dore komplet nga reforma.

    Per te mos dale fajtori i pare duhet duhet te mendoje si mundet te veprohet jashte reformes,se reforma mori fund dhe sa me shume te vazhdohet me shpresen e reformes aq me shume vet Lu-ja do fundoset.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Ja fut si zakonisht kot Top Channeli. Basha nuk eshte dakort me qeveri teknike me kukullat qe do te vendosi Rama, por per nje qeveri teknike me konsesus nga te gjitha palet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-03-2017 më 12:14
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Basha do te mare pushtetin ne tavoline sic mori edhe partine Demokratike..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Basha do te mare pushtetin ne tavoline sic mori edhe partine Demokratike..

    Sikur Basha te kerkonte pushtetin ne tavoline mbase do ishte e para here qe do mesohej se dhe Basha kerkon diçka. Fatkeqsisht Basha kerkon vetem gjera qe ja urdherojne te tjeter.

    Ne kete rremuje te kordinuar Basha eshte rrota e fundit e qerres.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull





    Turpi qoftë përjetë me ty, Lulzim Basha!



    Nga Altin Ketro/

    Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bëri së fundi një deklaratë të papritur duke u shprehur nga çadra në bulevard se: “Fatmir Xhafaj do e kalojë pragun e ministrisë së Brendshme, vetëm po kaloi mbi trupat tanë” (d.m.th. të demokratëve). Kjo është nga ato deklarata ku fjala e fundit thuhet në fillim. Dhe, kur ndodh kështu, s’ka prapa kthehu, ndryshe quhesh frikacak. Megjithatë kjo deklaratë do i shkonte përshtat një politikani me figurë të pastër, që karrierën e ka ngritur vet, shkallë – shkallë, dhe gjatë kësaj rruge nuk ka gabuar për asnjë moment.
    Po Lulzim Basha nuk është i kësaj race. Ai mban mbi supe shumë gjynahe, por në rastin në fjalë, nëse do të bëjmë paralelizma, mban mbi krye krimin e vrasjes së 4 burrave me duar në xhepa m’u aty ku aktualisht ndodhet çadra, më 21 janar 2011.

    Lulzim Basha ka marrë shkas nga disa akuza publike që i janë bërë mandatarit si ministër i Punëve të Brendshme, z.Fatmir Xhafaj, se ka qenë hetues dhe persekutor në kohën e diktaturës.

    Personalisht nuk i besoj këto akuza të paprovuara me prova dhe pres të zhgënjehem nga pritshmëria ime, por nuk mund të pranoj që moralistin e madh në këtë rast të na e bëjë pikërisht Lulzim Basha.

    Ti Lulzim ke qenë ministër i Brendshëm atë pasdite të 21 janarit ku qëndroje brenda në kryeministri dhe kishe përgjegjësinë politike për gjithçka kryenin forcat e policisë, përfshi dhe shtirjen me armë kundrejt demonstruesve.

    Unë nuk do ta vija dorën në zjarr për Fatmir Xhafajn, por do ta vija po të më kërkohet që të deklaroja më zë të lartë që ti, Lulzim Basha, ke përgjegjësi po aq sa Llupot, Prendët & Co në shkrehjen e atyre armëve që u morën jetën 4 burrave të pafajshëm. A ka terror më të madh se ky që në demokraci, ditën për diell, të vrasësh pa gjyq 4 burra që s’po i rrezikon jetën askujt?!

    Sido që të dalë e vërteta mbi rastin “Xhafaj”, ti Lulzim Basha duhet, më se paku, të heshtësh dhe të lësh dikë tjetër, të panjollosur, që të bëjë akuzat kundrejt Xhafajt.

    Ky revan që keni marrë ndaj tij, ndërkohë që Fatmir Xhafaj ka 20 vjet në politikë e me detyra të larta shtetërore (deputet, ministër, etj.), më bën të besoj se e gjithë lufta ndaj tij vjen për të vetmin shkak; qenin e Fatmir Xhafajt si kryetari i komisionit për Reformën në Drejtësi, qëndresa e tij e palëkundur për të qenë komplementar me të gjithë kërkesat e përfaqësuesve të BE-SHBA-së.

    Sido që të dalë nga kjo çështje Fatmir Xhafaj, po e mbyll këtë shkrim me kundër shprehjen tënde: Ti Lulzim e kalove pragun e bashkisë Tiranë, duke shkelur mbi gjakun e 4 burrave të pafajshëm të vrarë pabesisht në mes të bulevardit, në zemër të Tiranës. Dhe për këtë, bëre edhe një kurban dashi. Turpi qoftë përjetë me ty Lulzim Basha. Sigurisht, nëse të ka mbetur ndopak cipë në pafytyrësinë tënde!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Citim Postuar më parë nga Lazo Lexo Postimin
    Basha do te mare pushtetin ne tavoline sic mori edhe partine Demokratike..
    Me perjashtim te Ilir Metes qe eshte produkt tipik self-made, shumicat e kryetareve kryesore te partive politike shqiptare, kane qene te perzgjedhur e jo te zgjedhur. Por ndryshe nga propaganda bajate e disa gazetave qe i shesin dhe disa karafilave qe i besojne, kesaj rradhe pretendimet dhe deklaratat e Bashes jane korrekte, ndonese jashtmase te vonuara. Dhe ne te tilla raste, kunder argumentat e rilindaxhinjve jane prape ato te tipit "fajin e ka Saliu"!! Kur s'ja beson me njeri kete perrallen e Saliut kapen me Meten. Kur nuk iu hecen as rrenga e Metes, ritrillojne barcaletat e furnizimeve te tankseve serbe me nafte ne 1997-en. Nderkohe qe pala qe akuzon, harron se po prape ne 1997-en, ne Sarande-Vlore-Fier-Lushnje etj, mbeshtetesit e tyre protestonin duke ngritur tre gishtat larte (simbolin çetnik serb). Se ku e mesoi ai fshatari i Lapardhase, apo ai Novoseles kete simbolin e shfarosjes se boshnjakeve dhe shqiptareve, nuk e ta tregon as Mero Gelbazja bashke me Carlo Bol*e-linon!

    Prandaj te flasim pak me konkretisht. A jemi per zgjedhje normale apo per nje maskarade si ajo e Dibres apo e Kolonjes?
    Pastaj le ta japi verdiktin populli. Sovrani vendos gjithandej dhe sovrani te shprehet me vote nese do Blushin, Ramen, Meten, Bashen apo Gjinushin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-03-2017 më 20:59
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Basha: Përplasjet brenda koalicionit, teatër politik

    Kur përplasjet brenda koalicionit qeveritar po bëhen të përditshme dhe në nivele të larta përfaqësimi, kreu i opozitës, Lulzim Basha beson se ky nuk është veçse një teatër politik mes bashkëkryetarëve të koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta.

    Ai nuk u përqendrua shumë në këtë pikë, por la të kuptohet se shqetësimi i tij lidhej me rolin e opozitës.

    “Dhe mjaft bëtë sikur u grindët. Jo po do na bëni dhe opozitën ju. Mjaft që keni qeverisur 4 vite, bëni dhe opozitën tani. Opozita është në shesh”, tha Basha.

    Në ditën e 30 të protestës, kreu i Partisë Demokratike e rëndoi fjalorin kundër kryeministrit, për të cilin tha se është nxitësi i akuzave kundër miqve të huaj që mbështesin kauzën e opozitës.

    “Derman nuk i bën dot as e kuqja, as e bardha, por vetëm ikja. Dhe do të ikë që ç’ke me të”, tha Basha.

    Kreu i opozitës kishte edhe një sugjerim për kryeministrin: “Në vend që të shpikë armiq të jashtëm, le të dalë dhe të flasë për Fatmir Xhafën”.

    / Top Channel

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull




    “Tërmeti” Trump-Merkel që mbylli sot çadrën e Bashës


    27 Mars 2017


    Nga Flogert Muça*

    Dje dhe sot Lulzim Basha ka marrë publikisht dy shuplaka që janë përfundimisht rrënimi i çadrës së tij. Pas kthimit nga SHBA, ku mund të themi se dështoi me sukses (e ku nëse nuk do shfaqej në studion e VOA-s nuk do e merrte njeri vesh që ishte në SHBA), po nga SHBA mori një shuplakë direkte. Në një preononcim për TCH ambasada e SHBA në Tiranë rrëzoi deklaratën e Bashës se kishte marrë mbështetjen e qeverisë amerikane për protestën. Ambasada amerikane në Tiranë tha se administrata e Trump nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike dhe se SHBA apelon për dialog mes palëve. Duke e nxjerrë Bashën jo vetëm një gënjështar përballë shqiptarëve që e ndjekin nga mediat, por edhe përballë militantëve që i bëjnë shoqëri me turne në çadër.
    Pas shuplakës që i dha Trump dje, një tjetër shuplakë i ka ardhur nga partia e Merkel. Sot është publikuar në media letra e zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë. Në letrën e tij Jung shprehet në emër të CDU-CSU-së se “Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU-CSU”, duke i dhënë goditjen fatale pas Hahn, Mogherini, Kukan, Fleckenstein, etj eksponentë të lartë evropianë.

    E megjithatë Basha si SHBA-ve dhe BE-së i është përgjigjur se nuk do tërhiqet nga rruga e tij e bojtotit. Dukshëm Basha tani është i trembur dhe nuk e ka më situatën nën kontroll. Natyrisht që ai do të thotë se kjo ishte një deklaratë emocionale e momentit, pasi do ishte komedi nëse ai vërtetë mendon se është më i besueshëm se SHBA-të.

    Çadra është rrudhur deri në pikën sa në shumë momente të ditës e gjen ose bosh ose me disa të militantë që luajnë shah e rrinë nën hije. Edhe ajo pak frymë që u ngrit ndër militantë pas thirrjeve të Bashës për dhunë është zbehur dhe tanimë çadra po i shërben vetëm lokaleve përreth që shesin më shumë kafe.

    Shuplakat që Basha mori dje dhe sot e kanë trullosur dhe i kanë bllokuar fillin e arsyes, duke e bërë atë të shpërthejë kundër qeverisë Trump e Merkel. Basha e ka kuptuar që ka ardhur momenti për ta mbyllur çadrën, por tani nuk di më as si ta mbyllë pasi nuk ka mundur të sigurojë as mbështetje nga ndërkombëtarët që të paktën ta kishte si kartë në fushatë. Pra, nuk del dot as minimalisht si “I dhjerë, por krenar”. Duke tentuar të korrë ndonjë pikë nga ndërkombëtarët e duke kërkuar shumë që të marrë pak, Basha ka mbetur pa asgjë. Siç thotë populli “Tahmaja e madhe të lë pa gjë”.

    Ai sot ka mbëtur në çadrën e vetmisë së madhe, e cila po t’i bësh një bilanc të shpejtë të rezulton që është mbështëtur nga një grusht militantësh dhe një senator i akuzuar për korrupsion në Itali.

    Logjika ta do të thuash se çadra është drejt mbylljes, pas shumë shuplakave dhe mbështetjes së papërfillshme që mori. Dje Basha ka porositur deputetët që të shkojnë dhe të punojnë me bazën e partisë, duke paralajmëruar edhe mbylljen e çadrës.

    I dërrmuar Basha humbi pas dy reagimeve të SHBA dhe Gjermanisë edhe ndëkombëtarët që ndoshta në ndonjë moment e kanë parë si lider të ri me mendësi të re nga ajo e paraardhësit të tij. Tani do i duhet të hyjë në zgjedhje dhe aty të humbë me shumë gjasa edhe partinë, duke i dhënë fund karrierës ashtu siç erdhi, si “kalama” politik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,504

    Për: Basha: Qeveri teknike me vulën e PD. Jo kryeministër kukull

    Eshte per tu habitur se ka nje hapesire per ti bere opozite kesaj qeverie nga ana ekonomike qe eshte pothuajse e pafund. Do mjaftonin "dy ekonomist", nje gjysem programi dhe nje surrat i ri per te fituar zgjedhjet. Nje "gjysem politikani" nuk do i duhej me teper se tre-kater muaj per ta zberthyer kete qeverisje ku ne planin ekonomik ka gabuar çdo gje.. Por si gjithmon vazhdohet me politikat kospirative sorosjane qe i ben Xhelal Mziu.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •