Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Senatorët e SHBA: Soros dhe Ambasada bënë reformën për Ramën

    Senatori Mike Lee (Republikan, nga shteti Utah) dhe një grup Senatorësh i bënë thirrje sot Sekretarit të Shtetit Rex W. Tillerson të hetojë menjëherë se si fondet amerikane po përdoren nga DSH dhe USAID për mbështetjen e grupeve politikë të së majtës së qendrës dhe ndikojnë politika që anojnë nga e majta në vende sovrane, pavarësisht dëshirës së tyre për vetëvendosje.

    Një grup i tillë është Open Society Foundation, përfitues i shumë granteve nga USAID dhe i krijuar nga George Soros. Senatori Lee dhe kolegët e tij besojnë se kjo sjellje është e papranueshme dhe duhet të ndalohet menjëherë.

    Letra është nënshkruar edhe nga Senatorët Inhofe (Republikan, Oklahoma), Tillis (Republikan, North Carolina), Cruz (Republikan, Teksas), Perdue (Republikan, Georgia) dhe Cassidy (Republikan, Louisiana).

    Duket se ky shqetësim është ngritur nga senatorët pas takimeve të shumta që ka zhvilluar në Washington, kreu i PR-së Fatmir Mediu, me vetë sekretarin e Shtetit dhe senatorë të shumtë.

    “Gjatë muajve të fundit, zyrtarë të zgjedhur dhe liderë politikë të vendeve të huaja kanë ardhur tek unë me lajme dhe raporte zhgënjyese për veprimtarinë e SHBA në vendet e tyre. Aty përfshihen njoftime për diplomatë që bëjnë favore politike, për fonde të USAID-it që mbështesin aktivistë politikë ekstremistë e disa herë të dhunshëm dhe për qeverinë amerikane që punon për anashkalimin e të moderuarve dhe konservatorëve në rolet udhëheq[s ”, thotë Senatori Lee. “Ky lloj favoritizmi politik nga misionet tona nëpër botë është i papranueshëm dhe vë në rrezik marrëdhëniet tona dypalëshe”.

    Letra i bën thirrje Sekretarit Tillerson “… të investigojë të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet … të shqyrtojmë se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë të të ndalim aktivitete që nxisin trazira polike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare”.

    Pasoja më e dëmshme e një kontributi kaq të madh të SHBA në një anë të vetme të spektrit politik jashtë vendit është ajo që ne përjashtojmë shumë qytetarë të huaj që tradicionalisht i kanë përkrahur marrëdhëniet e forta me SHBA. Përçarje të tilla u lejojnë hapësirë oportunistëve agresivë si Rusia për të operuar dhe shkaktuar dëme të mëtejshme.

    Senatori Lee shpreson se Sekretary Tillerson do të veprojë me shpejtësi për këtë çështje dhe pret të bashkëpunojë me të në të ardhmen.

    Letra e Senatorëve

    I dashur Sekretari Tillerson,

    Urime për detyrën si Sekretar i Shtetit. Ne presim me padurim të punojmë me ju për shumë çështje të politikës së jashtme me të cilat do të përballet vendi ynë në vitet që vijnë.

    Siç jeni pa dyshim në dijeni, Maqedonia i ka hyrë procesit të ndërtimit të koalicionit qeveritar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016. Fatkeqësisht, kemi marrë raporte të besueshëm se, gjatë viteve të fundit, Misioni i SHBA atje ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake në Maqedoni, duke ndikuar edhe në krijimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile, shpesh duke favorizuar grupe politike me prirje nga e majta, para të tjerëve. Këto raporte i konsiderojmë dekurajues dhe, nëse janë të vërtetë, shumë problematikë.

    Ambasadorit amerikan në Maqedoni i janë dërguar disa letra, me të cilat kërkohen shpjegime për rolin që Misioni i SHBA në Maqedoni luan në shpërndarjen e ndihmës amerikane atje, në peizazhin politik shpeshherë të trazuar maqedonas dhe në formimin e ambientit mediatik e të shoqërisë civile në Maqedoni. Përgjigjet për këto letra nuk na e kanë lehtësuar shqetësimin.

    Një pjesë e mirë e aktivitetit shqetësuar në Maqedoni është vënë në lëvisje përmes fondeve të USAID-it, dhënë organizatave të tilla si Open Society Foundations të George Sorosit. Si marrës i shumë granteve e duke shërbyer si kontraktor i USAID-it në implementimin e projekteve në këtë vend të vogël me 2.1 milionë banorë, ndihma jonë e jashtme, e financuar nga paratë e taksapaguesve, shkon shumë larg, duke lejuar që Fondacioni Open Society Macedonia (FOSM) të zhvillojë një axhendë majtiste dhe të gjallërojë të majtën politike. Ndihma jonë e jashtme ekonomike duhet të përdoret në promovimin e një axhendë politike vetëm nëse është interesin ekonomik apo të sigurisë të vendit tonë, madje edhe në një rast të tillë duhet të jemi të kujdesshëm e të tregojmë respekt. Ne duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm në promovimin e politikave që që mbeten kontradiktore edhe në vendin tonë dhe që kanë potencialin për të dëmtuar marrëdhëniet tona me qytetarët e vendeve të tjera.

    Ky problem nuk kufizohet vetëm në Maqedoni, por duket se ka një model aktiviteti alarmues në rajonin e paqëndrueshëm. Liderë të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizata të përkrahura nga Soros që nxistin për rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.

    Fondacioni Open Society Albania (FOSA) dhe ekspertët e tij, me fonde nga USAID kanë krijuar dokumentin kontradiktor strategjik për Reformën në Drejtësi. Disa liderë besojnë se këto “reforma”kanë si qëllim t'i japin kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi drejtësinë.

    Efektet destabilizuese të veprimeve të tilla në një vend anëtar të NATO-s janë të qarta, ashtu si dhe kërcënimi për përshkallëzim të mëtejshëm, teksa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Kjo është veçanërisht shqetësuese në dritën e raporteve ndërkombëtare për rritjen e korrupsionit qeveritar në Shqipëri dhe për rritjen e fuqisë së grupeve kriminalë dhe të trafikut të drogës në vend.

    Me këto dhe situata të tjera në mendje, është shqetësuese që kjo sjellje është bërë dominuese në shumë nga ambasadat tona, misionet e USAID dhe diplomatike kudo në botë. Përherë e më tepër, liderë të huaj që vijnë në Washington na kanë shprehur shqetësimin se si fondet e taksave amerikane po përdoren në mënyrë joproduktive në vendet e tyre. Situata në Shqipëri e Maqedoni është shembull i qartë i kësaj, por kemi pasur shqetësime të ngjashme edhe nga vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës.

    Ju kërkojmë me respekt që të përdorni autoritetin tuaj për të investiguar të gjitha fondet për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes dhe të rishqyrtojë programet, llogaritë dhe numrin e organizatave amerikane të përfshira në aktivitete të tilla. Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë moment kritik, në fillimin e administratës së re, për të shqyrtuar se si përdoren paratë e taksave tona, në mënyrë që të ndalim aktivitete që nxisin trazira politike, mosrespektim të vendeve sovrane dhe shoqërisë civile dhe që minojnë përpjekjet tona për të ndërtuar marrëdhënie të vlefshme ndërkombëtare.

    Presim të vazhdojmë punën me ju në të ardhmen dhe shpresojmë të nisim një marrëdhënie dëshire reciproke për përgjegjësi dhe transparencë në programet tona diplomatike dhe të ndihmave.
    Përgatiti SYRI.net

    Emri:  auto_21489570881.jpg

Shikime: 221

Madhësia:  49.8 KBEmri:  auto_11489570877.jpg

Shikime: 166

Madhësia:  53.7 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Senatorët e SHBA: Soros dhe Ambasada bënë reformën për Ramën

    Domethene, po i thone Donald Trump, fute edhe emrin e Edi Rames, ne dosjen e Xhorxh Sorros. Se mos me harrojne edhe ate Obamen shqiptar te Bashkise se Tiranes pa futur ne dosje, aman te keqen, se edhe ate Sorros e do shume.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,507

    Për: Senatorët e SHBA: Soros dhe Ambasada bënë reformën për Ramën

    Gjithe keto lek dhe energji te harxhuara kot. Gjynaf per leket se energjit o per te vjedhur o per te justifikuar vjedhjen i kane.

    E supozojme,se, Sorosi del vertet fajtor dhe qeveria a drejtesia amerikane e denon...ndryshon ndonje gje ne politiken shqiptare ? Nuk ndryshon asgje.

    Por nese,si te gjitha betejat kot qe ben PD edhe kjo nuk mundet te dilte jashte kesaj llogjike.

  4. #4
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Senatorët e SHBA: Soros dhe Ambasada bënë reformën për Ramën

    Denohet apo s'denohet Sorosi, rrjeti i Sorosit ne Shqiperi qe keqperdor prej afro 20 vitesh fondet e USAID-it, pushon se ekzistuari nese nuk subvencionohet me. Sigurisht qe ky fondacion okult, ka patur edhe njerez idealiste te cilet jane shkeputur kur kane kuptuar lojen e piset qe behet aty mbrenda. Sikunder i gjithe spektri politik ne Shqiperi eshte fajtor per tolerancen pa kufi qe i ka lejuar njerzve te Sorosit ne Shqiperi!
    Por per te dal njehere e pergjithmone nga teorite e koonspiracionit, Soros Foundation, ka patur me ardhjen e Rames dore te lire ne te gjitha cepat e shtetit shqiptar. Ne asnje shtet te europes, por qofte edhe te botes, nuk do te gjejme aktualisht reforma te financuara kryekeput nga Soros Foundation. Eshte totalisht e pakuptueshme se per çfare arsyeje nje fondacion bamires, por qe kapitalin e tij e mban neper off-shoret e karaibeve, nenshkruan marreveshje per planin ekonomik shqiptar apo per reformen ne drejtesi? Dhe eshte gjithashtu e pakuptueshme perse e gjithe kjo behet ne menyre okulte dhe pa asnje lloj transparence financiare??? Perse ky fondacion i dha liri totale Rames per mbjelljen cep me cep te hashashit, nepermjet 2-3 ambasadoreve apo disa figurave ne DSH Amerikan??? Dhe perse pikerisht ketij njeriu te inkriminuar kerkoi me ngulm t'ia beje dhurate reformen ne drejtesi???

    Megjithate qe mos krijojme shume iluzione, deme Shqiperise, me teper sesa Sorosi, i kane bere vete politikanet shqiptare. Edhe ky eshte fakt i patjetersueshem!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 18-03-2017 më 06:45
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Senatorët e SHBA: Soros dhe Ambasada bënë reformën për Ramën

    krushqia amerikane kete rradhe do i beje mire shqiperise, edhe kete rradhe dmth, dhe do e mbushe me energji dhe gjak femijet e brezit te ri me gjak jevgjish dhe ish-lipsaresh te europes sepse anglo saxonet u duhen per vete more.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •