Pershendetje.


Po e hap kete teme qe te diskutojme rreth njerezve (intelektualve) me te famshem te fisit tone.

Gjyshi im nga familja golemi Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 nė Golem, Shqipėri - 15 mars 1955 nė Stamboll, Turqi ) - doktor i shkencave tė veterinarisė, shqiptarė nga Shqipėria.

Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar nė fushėn veterinare e mjekėsore, patriot atdhetar e demokrat pėrparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas tė atit nė Stamboll. Kreu shkelqyeshėm studimet e larta nė mjekėsinė veterinare.U specializua pėr mikrobiologji nė institutin "Paster" nė Paris. Punoi si asistent e mė pas si bashkėpunetor i dy shkenectarėve francezė me famė botėrore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrė graden Doktor i Shkencave nė moshen 27 vjecare. Pėr talentin dhe famen qė fitoi, Instituti e ftoi tė punoje aty, por ai bashkė me tė shoqen dhe vajzen mė 1928 kthehet nė Atdhe mė ėndėrren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janė tė lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit tė veterinarisė, themelimi i tė parit laborator bakteriologjik tė veterinarisė, importimi i racave te kafsheve, ngritja e tė parave stacione shkencore tė permiresimit racor si nė Selenicė e Rozafaj. Prodhimi pėr herė tė parė nv vend i vaksinave kundėr disa semundjeve tė bagėtive, pėrgatitja e kuadrove tė para veterinare, ndihmoi nė organizimin e zhvillimin e para tė shkollave bujqėsore nė Tiranė, Kavaje e Lushnje. Ndėrkohė ai ėshtė njė martir i shkencės, qė pėr hirė tė saj e ktheu trupin e tij nė laborator studimi e vezhgimi e cila duke iu infektuar rėndė, i kushtoi me jeten e tij. Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshtė i dashur patriot demokrat e perparimtar qė gėzonte simpati e dashuri tė jashtėzakonėshme nga njerezit brenda e jashte vendit.

Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e egėr prapambetjen e theksuar dhe varferinė e madhe prandaj u pozicionua pėrkrah forcave demokratike pėrparimtare dhe merr pjesė nė lėvizjen e Vlorės qė drejtohej kundėr regjimit obscurantist tė A.Zogut. Pėr kėtė regjimi monarkist e burgosi mė 1932 dhe e dėnoi me 101 vjet burg. Mbajti njė qėndrim burrėror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper regjimin e kalbur. Nėn presionin e vijueshem te protestave brenda dhe jashte vendit me 13 shkurt 1935 u lirua nga burgu, por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqipėri nga regjimi Zogist. I deshperuar ne kulm, detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.

Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara, po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS). Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote. Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur - Merite agricole". Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shume institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise.
Dr.Bilal Golemi, pėrveē se hodhi bazat e zooteknisė si shkencė, themeloi shėrbimin veterinar, ngriti laboratorin bakteriologjik veterinar dhe prodhoi per herė tė parė nė Shqipėri vaksina ,serume dhe biopreparate tė tjera , ai ka meriten e hartimit tė shumė ligjeve tė kėsaj fushe, organizimin e konkurseve dhe ekspozitave blegtorale dhe organizimin per herė tė parė nė Shqipėri tė garave tė hipizmit. Ai u bė nismėtari i themelimit tė shoqates pėr mbrojtjen e kafshėve me kryetar Mithat Frasherin, njė gjė kjo e ēuditēme dhe e parakohėshme pėr Shqipėrinė e asaj kohe.Dr. B. Golemi ka hedhur bazat e shkencės sė mikrobiologjisė Shqiptare nė pėrgjithėsi.Ishte nisma e tij qė laboratori bakteriologjik human, qė deri atėhere ishte nė Durrės, tė transferohet nė Tiranė dhe e vuri atė mbi baza tė mirėfillta shkencore, e paisi me mjete e aksesorėt e nevojshėm, duke futur metoda tė reja nė diagnostikimin e sėmundjeve. Ishte Dr.B. Golemi dhe Dr. Bajram Emiri qė diagnostikuan pėr herė tė parė nė Shqipėri sėmundjen e Leishmanjozės nė disa fėmijė tė Tiranės. Dr. Bilali ishte njė liberal demokrat. Ai mori pjesė aktivisht nė revolucionin demokratik Turk tė udhėhequr nga M.Q. Ataturku, gjė pėr tė cilėn ėshtė dekoruar nga Qeveria Turke me medaljen e Indipedencės. Duke qėnė i tillė ai ishte edhe kundėr monarkisė qė u vendos nė Shqipėri nė vitin 1928 dhe pėr kėtė arėsye ai u pėrfshi nė lėvizien antizogiste tė Vlorės tė vitit 1932. I pėrzėnė nga atdheu i tij, tė cilit deshi ti shėrbente me gjithė shpirt, ai u vendos pėrfundimisht nė Turqi.Kėtu ai nė fakt nuk ka punuar nė sistemin e Veterinarisė por nė atė tė shėndetėsisė dhe pikėrisht nė Institutin Qėndror tė Higjenės "R.S.Hivzisihha" Ankara ku pati edhe postin e Zv/Drejtorit dhe mė vonė tė sekretarit shkencor tė kėtij Instituti. Nė Turqi, Dr. Bilali kreu shumė studime tė rėndėsishme, kryesisht nė fushėn e Zoonozave(sėmundjet qė prekin kafshėt dhe njerzit) tė cilat u botuan nė rreth 10 organe shkencore tė institucioneve shkencore mė prestigjioze tė Europės dhe nė rreth 15 organe tė tilla nė Republikėn e Turqisė, duke u bėrė kėshtu shkenctari Shqiptar mė i botuar nė Europė. Nė Turqi, ai u angazhua me prodhimin e vaksinės sė Difterisė sė fėmijėve, me prodhimin e serumit kundėr Tetanozit dhe studjoi nė shkallėn mė tė plotė sėmundjet e Brucelozės,Etheve Q, Aujeskut dhe Tularemisė prej sė cilės edhe u infektua. Nė katėr vitet e fundit tė jetės sė tij ai punoi si drejtor i prodhimit tė vaksinės kundėr Tuberkulozit tė fėmijėve ( BCG).

Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktive. Ne krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll ėshtė gdhendur me mjėshtėri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte ėshtė skalitur ne bazoreliev nje mikroskop. Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqipėrise iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi" Kushtuar jetės dhe veprės sė kėtij shkenctari dhe patrioti janė janė botuar monografia "Dr. BILAL GOLEMI" prej Dr.Vasfi Samimit e Dr.Hulo Hajdėrit dhe libri " NJĖ JETĖ PĖR SHKENCĖ E ATDHE- DR.BILAL GOLEMI" me autor Manxhar Taka


Ps:Ndalohet reptesisht ofendimi ose mendime kundershtuese i ketyre njerezve pasi eshte nje bisedim i lire te vazhdoje pa fjale te teperta.