Mediat italiane: Ermal Meta, njė imazh i bukur pėr gjithė shqiptarėt
Tashmė pėr kantautorin shqiptar Ermal Meta, kanė shkruar mjaft gazeta, ato italiane dhe nė Shqipėri, por edhe gazetat katolike pėr arritjen e shkėlqyer dhe si fitues trofesh nė festivalin e kėngės nė Sanremo tė kėtij viti, ndėr mė tė njohurit nė botėn e kulturės dhe tė artit.
Gazeta “Avvenire” e pėrditėshmja italiane ka botuar sė fundmi njė artikull me titull “Prova e Pjekurisė”, shkruar nga gazetarja Angela Calvini. Intervista nė “Avvenire” shoqėrohet mė njė foto tė madhe tė artistit.
Ermal Meta nė Festivalin italian “Sanremo” doli fitues i Ēmimit tė Tretė, i Ēmimit tė Kritikės dhe i Ēmimit “Serata Cover”, duke rikėnduar kėngėn e famshme tė Domenico Modugno “Toka ime e hidhur”, me motive arbėreshe.
Ai tregon se ka bėrė shumė rrugė pėr tė arritur aty ku ėshtė sot, i vlerėsuar nė mjediset e muzikės dhe ka shkruar tekste pėr kėngėtarė tė njohur italianė. Kėnga e tij nė Sanremo ishte autobiografike, kurajoze kundėr dhunės brenda familjes: “Vietato morire”.
Ndėrkaq kantautori shpjegon se: “Shkrimi i kėngėve lind nga nevoja e brendshme pėr tė hedhur nė letėr dhe me pas nė melodi atė qė unė jetoj, por gjithashtu jam frymėzuar edhe nė shumė histori qė kam lexuar nė libra”.
Biri i dy muzikantėve tė orkestrės simfonike tė Fierit, ka studiuar piano qė nga mosha pesė vjet, duke shkuar nė ēdo koncert tė nėnės sė tij violiniste. Nė moshėn 13 vjeēare ai shpėrngulet nė Itali dhe fillon rrugėn nė muzikė, deri nė karrierėn e tij si solist nė Sanremo nė 2016 dhe 2017, duke spikatur me talentin e tij, – shkruhet nė gazetė.
Jehona pėr artistin shqiptar ka qėnė e madhe, duke pėrfaqėsuar kėshtu diēka nga gjithė emigrantėt shqiptarė, duke sfiduar, madje njėra nga gazetat shkruante jo humor dhe ironi qė artisti shqiptar “vodhi” ēmime nė Sanremo. Shqiptarėt po arrijnė tė marrin atė qė meritojnė duke dhėnė kėshtu dhe njė imazh tė bukur pėr tė shqiptarėt dhe Shqipėrinė. / KultPlus.com
http://www.kultplus.com/?id=6&l=19405
Krijoni Kontakt