Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 4 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Prezantimi Shqiperise ne panairin kulturor ne Arabine Saudite

    Panairi kulturor i popujve ne universitetin e Kasimit

    Emri:  IMG-20170217-WA0041.jpg

Shikime: 290

Madhėsia:  62.7 KB

    E vecanta e fese Islame eshte se ajo bashkon brenda saj shume popuj dhe kombe. Islami eshte fe universale dhe nuk ben ndonje privilegj ne baze te etnise apo rraces por gjithashtu nuk kerkon zhdukjen e etnive apo kombeve.Perkundrazi ajo pergjate gjithe historise se tij ka harmonizuar dhe bashkuar kultura dhe kombe te ndryshme. Ne Meke, mblidhet cdo vit kongresi i gjithe haxhinjve(senatore) te botes te deleguar per nje qellim madheshtor (Adhurimi e nje Zoti te Vetem).
    Kete multikulturalizem te njerzve, sot e e kane dhe shume universitete te botes.Njerez te kombeve apo shteteve te ndryshme mblidhen per qellim madhore sic eshte, dituria dhe studimi. Nder to eshte dhe universiteti i Kasimit ne Arabine Saudite. Prefektuara e Kasimit ndodhet ne pjesen qendrore te Arabise Saudise rreth 800 km larg qytetit te shenjte te Mekes.Ajo eshte dy here me e madhe ne siperfaqe se Shqiperia, perreth 58 mije km2 dhe ka nje popullsi prej 1 miljon 370 mije banore.Ajo ndahet ne disa rrethina te tjera, sic jane Burejde, Unejze, Rras, Bukejrie etj. Qendra kryesore e saj eshte Burejdja ne te cilen ndodhet dhe universiteti. Zona e Kasimit eshte e njohur per tre vecori, 1) agrikulturen dhe sidomos mbjelljen e palmave te hurmave arabe, 2) numrit te madh te xhamiave, dhe 3) kualifikimin e dijetareve dhe klerikeve muslimane.

    Universiteti i Kasimit

    Universiteti i Kasimit eshte nga universitetet me te medhenj .Ai ka afersisht me shume se 50 mije studente ne te gjitha deget e tij. Aty japin mesim profesore te kualifikuar nga shtete perendimore ose lindore. Kete vit, si cdo vit tjeter universiteti organizoi panairin e kulturave dhe kombesive te ndryshme te studenteve. Ne te moren pjese me shume se 20 shtete te ndryshme.Midis tyre moren pjese dhe studentet nga Shqiperia dhe Kosova.Shqiperia ka perafersisht rreth 30 studente ne universitet qe studiojne dege nga me te ndryshmet si Studime Islame, Jurispondence Islame, Ekonomi, Informatike, Inxhinieri etj
    Pjesemarrja e studenteve nga Shqiperia ne kete panair u fokusua ne disa karakteristika promovuese:

    Promovimi fetar islam

    Ne stenden e tyre studentet shqiptare vendosen te dhenat demografike fetare, poziten gjeografike te Shqiperise , numrin i xhamiave dhe shoqatave kulturore fetare.U paraqiten foto te xhamiave shqiptare para vitit 1967 si xhamia Ballijes ne Elbasan, Xhamia Beqareve ne Berat, dhe atyre te ndertuara me pas si ajo e Lushnjes , Shkodres, Fierit, Kavajes, Kukesit, Durresit etj.
    Ne nje kolazh u pasqyruan foto te medreseve shqiptare te Shkodres,Tiranes, Kavajes, Beratit, Elbasanit, Korces etj., Fotot e faljeve te Bajrameve te qyteteve kryesore, Tirane, Elbasan, Shkoder dhe Durres. Foto te Iftareve te hapur si “Karvani Bujarise dhe i Bereqetit” gjate muajit te Ramazanit neper sheshe qytetesh te ndryshme. Nje rendesi te vecante ju dha dhe klerikeve dhe hoxhallareve shqiptare para vitit 1967 h. Ibrahim Dalliu, h. Ali Korca, h. Vehbi Dibra, h. Musa Ali Basha e me pas viteve 1990 si h.Sabri Koci. Hoxhallaret me fame boterore si sheikh Muhamed Nasrudin Albani dhe Sheik Shuajb Arnauti paten sfondin e tyre ne panair. U vendos dhe nje Ilahi e cila fliste per prishjen e xhamiave ne kohen e Komunizmit.

    Promovimi historik i Shqiperise

    Ne panair pati nje kureshtje te madhe rreth figurave dhe historise se Shqiperise.Studentet shqiptare u prezantuan me dy banera duke permendur disa personalitete te shquara musliman te historise shqiptare , sikur eshte Zognush(Zaganos)Pasha Vezir ne kohen e sulltan Mehmet Fatihut, veziri tjeter shqiptar i Perandorise Osmane Ahmet Pashe Qypriliu prej Berati, arkitekti i mirenjohur Sadefqar Mehmed Pasha nga Elbasani qe ka ndertuar xhamine blu (sulltan Ahmet) ne Stamboll, admiralin e flotes detare osmane shqiptarin Hajrudin Pasha i quajtur ndryshe Barbarosa. Figuren e shquar politike dhe historike, Ismail Qemalin i cili per te mos e lene Shqiperine ne doren e copetuesve formoi shtetit shqiptar mbas dobesimit te Perandorise Osmane.Me pas shpjeguam dhe etimilogjite e emrit Alban nga fisi Ilir i albaneve dhe Arrnaut nga fjala osmane (Arre en neud) “shkon perpara dhe nuk kthehet mbrapsht”(nga lufta). Me pas pjesemarresve ju bene te njohura disa prej abetareve shqipe me shkronja arabe si ajo e h. Hasan Tahsinit ,ne vitin 1811-1881 . Ne stende ishte vendosur dhe pjeset e shkeputura te Shqiperise se dikurshme natyrale qe sot gjendet jashte kufijve shteterore.

    Promovimi kulturor dhe turistik

    Te tilla panaire sherbejne per te promovuar vende te bukura natyrore dhe kulturore te Shqiperise.Studentet shqiptare vendosen harten e Shqiperise ne nje baner, duke pasqyruar me foto nga secili qytet bukurite natyrore.Po ashtu me ane te ekranit televiziv u vendosen pjese filmike nga riviera e bukur shqiptare, malet e larte, vendet turistike dhe piktoreske. Nje kolazh tjeter i mrekullueshem qe u be atraktiv per te intesuarit ishin dhe fotot e kalave te lashta shqiptare, si kalaja e Shkodres, Krujes, Petreles, Prezes, Ali Pashes, Elbasanit, Beratit, amfiteatri i Butrintit, Apollonia etj te cilat padyshim terhoqen vemendjen e vizitoreve.
    Studentet shqiptare kishin veshur vete kostume popullore te zonave te ndryshme, pjese te folklorit te pasur shqiptar po ashtu dhe femijve te tyre.Kjo paraqitje e beri me te vecante kete panair.Disa veshje shqiptare u paraqiten dhe me foto nga koleskioni fotografik i Marubit.Por nuk munguan as dekoracionet e pikturave ne dru dhe ne gur, veshje te punuara me artin e shtizave me dore etj.

    Promovimi artistik

    Ne panair studenteve te shteteve te ndryshme ju dha mundesi per te konkuruar dhe me me shfaqe artistike dhe teatrale.Studentet shqiptare performuan me sukses si korografia shqiptare e valleve te shpatave per te dhene mesazhin e paqetues ne fund te saj. Vajzat e vogla shqiptare kenduan nje ilahi(kenge islame), nje grup studentesh kenduan ne forme lirike, dhe pa muzike “Cili je ti more burre”(Une jam Ismail Qemali) dhe “Xhamadani vija-vija” (versioni lab), dhe “Shqiperine e dua se une jam shqipetar Kosoven e dua se jam Kosovar” ne nje duet me studentet e Kosoves.Ato moren pjese dhe ne lojra te ndryshme popullore. Shqiptaret muslimane jane denjesisht me shqiptare se kushdo qe mundohet ti ofendoje ato me terma te dale jashte mode tashme si "jeni turq, jeni arabe ikni jetoni arabi ose anadoll etj shprehje te zymta te leshuara nga armiqte e popullit shqiptar.

    Promovimi i kulinarise shqiptare.

    Ne panair u serviren edhe gatimet e familjeve te studenteve si embelsira dhe ushqime karekteristike shqiptare.Nga embelsirat: bakllavaja, bollokumet, hasudja, jufkat, zupi,revania, kompekaja etj ndersa ne ushqimet tipike tradicionale ishin tav kosi, tava balte Elbasani, byrek, fli-ja veriut etj etj.Ne panair ishin pergatitur dhe dy torta me flamurin e Shqiperise dhe Kosoves.
    Emri:  tortar.jpg

Shikime: 447

Madhėsia:  51.8 KB

    Perfitimet


    Gjate ketij panairi studentet e vendeve te ndryshme u njohen me kultura dhe tradita te vendeve te tjera duke i shtuar edhe me shume vlerat e tolerances dhe mirekuptimit midis kombeve dhe popujve te ndryshem.Studentet kuptuan se ndryshimi kulturor dhe etnik nuk sherben per vendosjen e mureve te urretjes midis popujve dhe njerzve por sherben si nje ure per te mirekuptuar dhe toleruar te tjeret sepse dashuria Islame universale eshte nje mrekulli per boten ku jetojme .
    Thote Zoti ne Kuranin famelarte
    "O njerėz, padyshim Ne ju kemi krijuar prej njė mashkulli dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni dhe me fisnku nder ju ke Zoti eshte ai qe eshte me i persosuri.Me te vertete Allahu eshte i Dijshmi dhe Njohesi i cdo gjeje ." (El Huxhuratė, 13)

    Ndersa profeti Muhamed a.s thote:
    "Nuk ka merita arabi mbi joarabin, e as joarabi mbi arabin, as nuk ka merita i kuqi mbi tė ziun e as i ziu mbi tė kuqin, pėrveē me kriterin e Persosmerise (trasm Ahmedi)

    Eshte natyrshme tek njeriu dashuria per vendin, shtepine, lagjen ku je rritur, qytetin tend, e kesaj mund ti themi “patriotizem” ndersa nacionalizmi ngrihet si nje ideologji ekstreme duke dashur veten dhe duke urrejtur tjetrin pa ndonje kriter te sakte.Ne fakt ne nuk e zgjodhem me deshire dhe as u perpoqem me aftesite tona qe te perfitojme kombesine pasi kjo eshte e lidhur me lindjen tone si nje caktim i Zotit, tek prindit, vendi dhe koha.Te mburresh me nje dhurate eshte anormale sikur eshte po aq anormale qe te urresh te tjeret me dicka qe ti se ke fituar me aftesite e tua.Ne Islam ekziston dashuria universale e cila nuk njeh kufij sepse ajo ngrihet mbi themelet e besimit tek Zoti. Zoti eshte Krijuesi i universit dhe ai e ka urdheruar njeriun te jete ne paqe me te.Simbolikat identitare kombetare shteterore gjithashtu jane te percaktuara dhe eshte don kishotizem armiqesia e kujdo me to .Dalja e studenteve me simbolika kombetare si flamuri shqiptar, berja e simbolikes se shqiponjes me duart, ishte per tu dalluar nga kombesite e tjera te cilat kishin dhe ato kulturat e tyre indentitare.

    Se fundmi falenderojme te gjithe studentet per ndihmesen e tyre dhe gjithashtu Ambasaden Shqiptare ne Rijad te Arabise Saudite dhe Ministrine e Jashteme per pasqyrimin e ketij aktiviteti ne faqet e tyre ne Facebook dhe Twitter .Faliminderit
    Profeti Muhamed thote: ”Nuk e ka falenderuar Zotin(si duhet), ai qe nuk nuk falenderon njerzit(per te mirat qe i bejne ato) ”.(Transm Termidhiu)

    Shpresojme ne marrjen e cmimit e pare fitues te akorduar nga Universiteti.

    Per me teper shikoni videon ne linkun e meposhtem ;

    https://www.facebook.com/86794055992...7398355315290/



    Emri:  IMG-20170214-WA0085.jpg

Shikime: 202

Madhėsia:  72.7 KB
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 19-02-2017 mė 05:16 Arsyeja: Vendosja e linkut per video me kerkese nga hapesi i temes.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhemis pėr postimin:

    angmokio (18-02-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    156
    Faleminderit
    15
    14 falenderime nė 10 postime

    Pėr: Prezantimi Shqiperise ne panairin kulturor ne Arabine Saudite

    Vec femije dhe burra e prezantuan Shqiperine ? Skishte ndonje vajze, a grua ne prezantim ?

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Pėr: Prezantimi Shqiperise ne panairin kulturor ne Arabine Saudite

    Ka lezet shqiptaret ne cdo shtet mund te bejne simbolin e shqiponjes pervec Greqise
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,420
    Faleminderit
    2
    73 falenderime nė 59 postime

    Pėr: Prezantimi Shqiperise ne panairin kulturor ne Arabine Saudite

    greket dhe serbet vuajne shume nga simbolet patriotike shqiptare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •