Gazeta europiane “New Europe”, që mbulon institucionet kyçe të BE-së, ka shkruar në lidhje me aleatët e fuqishëm të qeverisë Rama.

Sipas saj, është me të vërtetë e çuditshme se si dy ambasadorët ai i BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala tek plantacionet e mbjellura të drogës, trafikimit dhe korrupsionit në vend

Kasandra boton me pseudonim dhe trajton kryesisht investigime të rasteve më të errëta të politikës, keqadministrimit dhe korrupsionit, pa asnjë filtër.

Nga Kasandra

Pas raportimit të javës së kaluar në lidhje me korrupsionin e dyshuar me fondet e BE-së, ne kemi zgjeruar hetimin tonë, duke zbuluar detaje shumë të çuditshme dhe interesante në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri.

Shqipëria ka pasur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm demokratizimi që kur regjimi komunist u rrëzua rreth njëzet e pesë vjet më parë.

Pavarësisht nga plagët e shkaktuara ndaj vendit nga regjimi më i vështirë totalitar në Europë, Shqipëria ka pasur relativisht arritje të mira në përpjekjet e saj për t’u bërë një shtet modern dhe demokratik.

Sistemi pluralist politik funksionon dhe Parlamenti i zgjedhur demokratikisht voton ligjet. Të drejtat e njeriut dhe ato civile respektohen zyrtarisht.

Vetëm për këtë, Shqipëria është anëtare e NATO-s, i vetmi vend me shumicë myslimane pas Turqisë. Vendi është gjithashtu kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por lajmet e mira mbarojnë këtu!

Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës është akuzuar për korrupsion të lartë dhe që ka lidhje me trafikantët e drogës. Socialistët, gjithashtu, janë akuzuar edhe për përdorimin e metodave jodemokratike për të qëndruar në pushtet. Kohët e fundit, reforma në drejtësi, u votua unanimisht në Kuvend, pas rezistencës së ashpër të partive opozitare të interesuara për pasojat në fushën e drejtësisë.

Sipas dy artikujve të botuar në Huffington Post dhe The Washington Times, si dhe disa burime të tjera, duket se ka një përpjekje të përbashkët në Shqipëri nga interesa të veçanta për të mbështetur kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017.

Nuk është një sekret që qeveria Rama përdor këshillat e çmuara të Fondacionit Shoqëria e Hapur. Ajo çfarë është e dyshimtë në vend, duket të jetë bashkëpunimi i qeverisë me ambasadorin amerikan Donald Lu.

Qeveria e Edi Ramës është akuzuar për marrëdhënie të fshehta me trafikantët e drogës. Shërbimet e drejtësisë në Shqipëri kanë një hetim, të cilin, qeveria dëshiron ta ndalojë.

Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm gjykatësish që janë munduar të rezistojnë dhe të kryejnë punën e tyre, por që përpjekjet e qeverisë nuk kishin arritur kurrë deri tani në pikën sa t’i bllokojnë ose të devijojnë hetimin.

Pikërisht në këtë pikë, Ambasadori i SHBA-së hyri në lojë!

Me një levizje ai ka arritur t’u revokojë vizat për rreth 70 gjyqtarë dhe prokurorë, të gjitha ata kinse të afërt me Partinë Demokratike.

Shpjegimi zyrtar i ambasadës ishte se zyrtarët nuk janë të kualifikuar për një vizë amerikane. Është interesant fakti, se si asnjë gjyqtar dhe prokuror që ndjehet i afërt me Partinë Socialiste dhe që ka një vizë amerikane kanë përjetuar të njejtën eksperiencë.

Mirëpo, ndërhyrja e ambasadorit të SHBA-ve nuk u ndal këtu. Lu haptazi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për pengim të reformës në drejtësi. Sipas një letre të dërguar nga Prokurori i Përgjithshëm për Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit, deklarohej se ambasadori amerikan e ka kërcënuar prokurorin me “pasoja individuale dhe institucionale”.

Megjithatë, kjo është me të vërtetë e çuditshme se si dy ambasadorët ai i BE-së dhe SHBA-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, heshtin kur bie fjala tek plantacionet e mbjellura të drogës, trafikimit dhe korrupsionit në vend.

Dyshimet e supozuara hamendësojnë se Soros është lidhja e vërtetë mes qeverisë dhe dy ambasadorëve. Nuk është më një sekret që bashkëshorti i Romana Vlahutin është gjithashtu në bordin e fondacionit Soros në Bosnje, si dhe duke qenë mjaft aktiv në fushatën kundër Donald Trump. Thuhet se Soros, ka përfituar edhe nga BE-ja, si dhe tenderat e qeverisë në Shqipëri.

Disa diplomatë të huaj në Tiranë, në kushte anonimeteti, kanë shprehur pakënaqësi me Romana Vlahutin për mungesë transparence në menaxhimin e fondeve të BE-së të alokuara dhe të shpenzuara në Shqipëri.

Lajmi i mirë është në gjithë këtë situatë se Euralius, (Projekt i asistencës teknike të BE-së për Shqipërinë) shefi i shtabit në Shqipëri është larguar nga posti i tij pas një gabimi të bërë në përkthimin e ligjit të Vettingut.

Nëse gabimi nuk do të ishte raportuar nga opozita dhe kreu i saj Lulzim Basha, komuniteti ndërkombëtar do të kishte miratuar zbatimin e reformës në drejtësi, në një mënyrë, që Edi Ramës do t’i kishte dhënë një pushtet absolut.

Megjithatë, ka ende shpresë.

thealbanian