Andi Kananaj
Emri:  METROPOLIS_by_whmurai.jpg

Shikime: 958

Madhėsia:  48.3 KB
Nga syri i atij qe e jetoi ne vitet e para Shen Valentinin.


Nė vitet e para Shėn Valentini u bė hero nga TVSH (televizioni, jo taksa) andej nga viti '92, pak pėr inat tė komunizmit e pak pėr qejf tė seksit. Nė ato fillime, tė rinjve iu kaluan ca kompetenca qė nuk zgjatėn shumė vite. Por kjo histori ndoshta kujtohet me nostalgji vetėm prej pak njerėzve. Shumica nė ato vite ishte e zėnė me biznes, vjedhje nėpėr supermarketet e BE - sė, tendera, transport kushėrirash nėpėr semaforė, kontrolle xhepash nėpėr gjimnaze, apo paralele pėr tu bėrė bodybuilding... si kohė produktive pune... Apo me biseda intelektuale nėn kumbull qė donin tė ndanin me ēdo kusht se ēfarė ishte mė mirė, demokracia apo komunizmi, si kohė pushimi kuptohet. Ka mbi 200 vjet qė ky debat ka ngritjet dhe uljet e veta, perveē se ne Shqipėri ku mori gati me plebishit popullor pergjigjen e merituar: tė fitojė mė i miri. Kjo nuk vlejti shumė pėr dashurinė qė ashtu platonike kaloi nga stolat me bojė jeshile nė klubet ndėrtuar mbi tuba alumini, dhe qė nė fund u rehatua nėpėr pube disi mė dinjitozė. Pėr dashurinė s'fitoi asnjėri. Pėrgjatė tė gjithė historisė erotike, nga pellazgėt e deri nė vitet pas '97, shqiptari i shėndoshė kur bėn seks merr hak dhe pėr gjyshin.

Shprehjet "tė isha i ri nė kohėn tuaj" u zėvendėsuan me urgjencė nga epitafet "nė nuk jemi si ata", "nuk kemi tė njėtėn kulturė" (kush, ēfarė??). "Kjo rini ėshtė e degjeneruar, pi drogė", "s'janė seriozė". Me kėt' vrull u marketua vetėm anti-seksi, si nder dhe moral i padiskutueshėm. Po Tirana ėshtė e vogėl dhe kur s'do tė takosh njerėz qė do ndikojnė nė mendimin tėnd... i gjen pėrballė ironike me tezėn tronditėse. Rastėsisht (e them kot, se e kisha nė plan) takova njė psikologe qė po mė tregonte sesi nė zyrėn e saj ishin shtuar rastet e zonjave ca tė kaluara nė moshė qė vinin tė ankoheshin pėr burrat. Na kanė gėnjyer, thoshin... dhe tani kishin prova tė krimit sa herė bėnin kodin e dixhitalbit. Zezakėt dukshėm, janė mė tė bėshėm se bashkėshortėt dikur krenarė, e tani me bisht nė shalė (nėse mund tė thuhet). Kush do t'u tregojė zonjave qė u martuan tė virgjėra e s'bėnė asnjėherė bis, se pėrmasat nuk janė gjithēka (apo jo?).

Nga syri i Shėn Valentinit dhe Che Guevares.

Ēfarė i lidh kėta dy burra tė shekujve tė ndryshėm, me bindje kaq fatalisht tė kundėrshtueshme, sidomos pėr ditėn e Shėn Valentinit. Nė parim i lidh fakti qė i shkuan deri nė fund idesė sė tyre. Deri nė vetėmohim. Por sa vlerė pati?

Shėn Valentini burrė zotni u shenjtėrua nga tre kisha me rastin e besimit tė tij qė s'kishte lidhje fare as me dashurinė e as me komunizmin qė martonte me pahir tė gjithė tė virgjėrit e Shqipėrisė. Pėr hir tė korrektėsisė numėrojmė kishėn katolike, ortodokse, dhe anglikane. Sa ishte njeri, pa u bėrė i shenjtė, qendroi nė burg se nuk tėrhiqej nga ideja e tė konvertuarit tė paganėve (qofshin kėta perandorė tė egėr), nė katolikė. Prifti Valentin u mundua tė bėnte sa mė shumė kristianė, siē bėjnė derė mė derė dhe dėshmitarėt e Jehovait, pa ditur qė nė emėr tė tij do shiteshin ēokollata pa mbarim. Nuk pati asnjė lidhje me dashurinė pėrveē se asaj pėr zotin. Dashurisė, kesaj qė njohim sot, qė kalon nga kėmbėt e Sharon Stone tek Ciēiolina, nga Charlize Theron tek Nusja e Beckam-it, ai i bėri bisht sa mundi. E dimė qė janė ngatėrruar datat, po s'na hyn nė xhep. Nė emėr tė Valentinit tani shiten lule, lugė, unaza me gurėt e Aldinit, programe TV, dhoma moteli, telefona pėr gra tė tradhtuara, fytyra politikanėsh, gjithshka qė lėviz dhe qė mund ta hash dhe nėse s'tė hahet.

Pak si Che-ja qė vdiq nė emėr tė idealit tė tij... dhe tani bėn konkurencė me Cristiano Ronaldon pėr shitje bluzash. Vdiq duke tentuar qė ideja e tij tė kalonte atje ku kishte njerėz mė tė dobėt (Cristiano Ronaldo ndoshta do kalojė te Real Madrid kėtė vit). Nėse ke njė ide vritu, dhe pa tė pyetur tė bėjmė ikonė tė konsumizmit brutal. Je manekin qė po paguan pėr barbekynė e njė tregtari pėlhurash. E trishtė. Pashė dje Little Tonin qė pasi pėsoi infarkt nė skenė duke kėnduar "Cuore matto", aktronte pėr njė reklamė medikamentesh tė zemrės. Ėshtė thjesht ēėshtje ēmimi mesa duket, ēdo gjė.

Shėn Valentini mund tė binte edhe dakort me lindjet e shumta nė emėr tė shtimit tė kristianėve, po zor se do tė donte qė tė ishte pjesė integrale e histerisė mbi pizza tė pėrziera me kokrra mimoze shkulur pa takt nga pemėt e liqenit artificial.

Nga syri i njė parkuesi tė keq por inteligjent.

Duke qenė njė parkues modest, nga ata qė mund ta lėnė makinėn nė njė vend vetėm nga qejfi qė e hoqėn qafe, dėgjoj shpesh me deshirė dhe pa perbuzur ata qė si unė s'dinė tė bėjnė ēudira me mjetin e tyre. Dy vajza, pėr San Valentin neė mohim tė plotė tė kombinimit mashkull-femėr tė festės, kishin dalė pėr tė pirė birrėn e zakonshme nėpėr rrugėt e bllokut. Atė ditė nga dheu mbijnė mijra dashnorė pak si Romeo e pak si Xhuljeta, version dramatik. Ēdo cm katror pushtohet nga kėmbėt e mėdha dhe mjetet si elefantė lufte. Ose dorėzohesh ose mendon. Vajzat pa humbur gjakftohtėsinė menduan dhe vajtėn tė parkojnė pėrpara Partisė Demokratike... ku mesa duket nuk parkon asnjeri pėr Shėn Valentin. Flenė shpejt tek PD, se janė tė martuar tė gjithė... si kryetari.