Emri:  martiniani.jpg

Shikime: 502

Madhėsia:  71.4 KB

Oshėnar Martiniani lindi nė Qesari tė Palestinės dhe jetoi nė fund tė shekullit tė 4-t. Duke e dashur Perėndinė mė tepėr se ēdo gjė tjetėr, bėri njė jetė asketike nė malin e quajtur Kivoto, tė banuar prej asketėsh tė shenjtė, tė njohur si Vendi i Arkės. Pėr 25 vjet, ia pėrkushtoi jetėn e tij mundimeve pėr tė fituar virtytin dhe kėshtu fitoi fuqinė pėr tė bėrė mrekulli. Djalli, ngaqė kishte xhelozi pėr virtytin e tij, u pėrpoq ta shpėrqendronte nė lutje, duke bėrė zhurmė dhe duke iu shfaqur nė mėnyra tė ndryshme, apo edhe duke i nxitur mendime tė kėqija. Por shenjtori mbeti i patundur nė qėndrimin e tij dhe plot me besim nė ndihmėn e Perėndisė.

Zoia, njė grua me jetė imorale, kur dėgjoi pėr jetėn e fortė asketike tė Martinianit, u tha miqve tė saj se pastėrtia morale e asketit i detyrohej faktit se ai nuk kishte pasur mundėsi pėr ta humbur atė dhe u betua se do t’ia dilte mbanė pėr ta joshur. U vesh me rroba tė vjetra dhe shkoi nė qelinė e tij nė njė mbrėmje kur binte shi i rrėmbyer, duke i kėrkuar ta mikpriste, qė tė kalonte natėn tek ai. Ngaqė ndjeu dhembshuri pėr tė dhe kishte frikė se, po ta linte pėrjashta, do ta hanin egėrsirat, Martiniani e la gruan tė hynte brenda. Ndezi zjarr dhe i dha disa hurma palme, para se tė shkonte nė njė dhomė tjetėr, ku psali himne dhe u lut pjesėn mė tė madhe tė natės, para se tė shtrihej tė flinte.

Por e sulmuan mendime tė forta trupore pėr gruan, saqė, edhe pse ishte errėsirė, u ngrit dhe i tha asaj se duhej tė largohej. Kur hapi derėn e dhomės, ai pa jo mė gruan lypėse tė varfėr, por njė zonjė tė re, tė veshur me elegancė, qė i rikujtoi atij me njė buzėqeshje joshėse, se kishte edhe profetė ose apostujt qė kishin qenė tė martuar. Ajo arriti tė verbonte plotėsisht shpirtin e asketit, qė kishte luftuar pėr shumė vjet kundėr sulmeve demoniake. Ai pranoi tė mėkatonte dhe i tha asaj tė priste njė ēast, teksa vajti pėr tė parė, nėse kishte njerėz nė horizont ose jo.

Perėndia e mėshiroi dhe bėri qė t’i zgjohej ndėrgjegjja, duke e ndriēuar me rrezen e Hirit tė Tij. Pasi e kuptoi humnerėn e frikshme ku po binte, Martiniani mori disa shkopinj, bėri njė zjarr nė qeli dhe u hodh mes flakėve duke thėnė me vete: “A mund ta durosh dot kėtė zjarr, o njeri i lig? Si mund tė durosh zjarrin e pėrjetshėm ku do tė biesh, po tė prekėsh atė grua?”. Pasi doli nga flakėt, ai u fut pėrsėri mes tyre duke thėnė: “Mė fal, o Krishti im! Vetėm Ty tė dua dhe pėr Ty po hedh veten time nė flakė!”. Kur dėgjoi britmat e tij, gruaja rendi nė qeli dhe u trondit jashtė mase kur pa vetėsakrifikimin e vullnetshėm tė Martinianit. Ajo u bė e krishterė dhe, pasi i hodhi tė gjitha zbukurimet e saj nė zjarr, ra nė kėmbėt e shenjtorit dhe e luti t’i tregonte rrugėn e pendimit. Martiniani e fali dhe e dėrgoi nė manastirin e Shėn Paulės (26 qershor), ku jetoi pėr 12 vjet nė njė shenjtėri aq tė madhe jete, saqė Perėndia i dha dhuratėn e mrekullive.

Sa i takon shėn Martinianit, ai u shėrua nga plagėt dhe pas 7 muajsh u vendos nė njė ishull tė vogėl shkėmbor, ku shpresonte se do tė ishte i lirė nga tundimet. Jetoi atje pėr 10 vjet, nė ajėr tė pastėr, duke u ushqyer me peshqit qė kapte dhe me furnizimet qė i sillnin njė herė nė vit. Me gjithė pėrkujdesjen e tij pėr tė jetuar nė qetėsi shpirtėrore, i duhej tė mėsonte se nuk ka vend nė botė ku njeriu tė shpėtojė nga tundimet. Njė natė, i ligu lėshoi njė stuhi tė fortė, gjatė sė cilės u fundos njė anije e madhe. U mbytėn tė gjithė pasagjerėt, pėrveē njė shėrbėtoreje me bukuri tė rrallė, e cila hipi mbi njė copė dėrrasė dhe valėt e sollėn deri te shkėmbi ku ndodhej Martiniani.

Kur pa shenjtorin, i thirri pėr ndihmė. Martiniani e kuptoi se do tė pėrballej me njė tundim tė ri tė djallit. E armatosi veten me lutje dhe e ndihmoi vajzėn tė dilte nė ishull. “Ne nuk mund tė jetojmė tė dy kėtu nė kėtė ishull” - i tha ai vajzės.- “Ja kėtu ke bukė e ujė. Pėr pak ditė do tė vijė marinari qė mė sjell ushqime. Tregoji se ēfarė tė ka ndodhur dhe ai do tė tė ēojė pranė njerėzve tė tu”. Pastaj e mėsoi tė jetonte njė jetė tė perėndishme dhe u largua. Bėri shenjėn e kryqit dhe u hodh nė det. Nė atė ēast, u shfaqėn dy delfinė, qė e nxorėn mbi kurrizin e tyre deri nė breg.

Duke lavdėruar Perėndinė, shenjtori vendosi tė jetonte si pelegrin, nga njėri vend nė tjetrin, duke u mbajtur me lėmosha dhe duke iu shmangur lidhjeve me njerėzit, pėr t’i shpėtuar tundimit. Pėr 2 vjet vizitoi mė tepėr se 160 qytete dhe shkoi deri nė Athinė, ku Perėndia i bėri tė ditur se atje do tė kalonte ditėt e fundit tė jetės. Pasi mėsoi pėr ardhjen e tij, episkopi i bėri vizitė njeriut tė Perėndisė dhe i kėrkoi tė lutej pėr tė dhe grigjėn e tij, kur tė shkonte nė Parajsė. Atje shėn Martiniani dha shpirtin te Perėndia dhe mori kurorėn e martirit, sepse, me dėshirėn e tij, kaloi nėpėr zjarr dhe ujė dhe e ruajti dėlirėsinė e tij tė panjollė (Ps. 65:11).

Sa i takon shėrbėtores Fotini, qė shpėtoi nga mbytja e anijes, ajo, duke ndjekur shembullin e Martinianit, jetoi 6 vjet nė ishull, ku marinari i sillte furnizime. E veshur si burrė, bėnte punė tė rėnda, lutej pa pushim dhe nė kėtė gjendje ia dha shpirtin Perėndisė nė shenjtėri jete, kur ishte 25 vjeēe dhe u varros me nderime nė Qesari tė Palestinės.

KOASH