Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Skandal/ Tonelata me ilaçe të skaduara groposen pranë Bovillës (video)

    Tonelata me ilaçe janë groposur në shtratin e lumit që derdhet në Bovillë aty ku marrin ujë mijëra familje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur para disa ditës dhe është ende pa autor. Pra nuk dihet kush është subjekti farmaceutik apo shtetëror që ka vendosur të groposë në shkelje të ligjit medikamentet e skaduara.

    Skandali është denoncuar nga emisioni investigativ Stop. Grupi i xhirit ka udhëtuar rreth 1 orë 30 minuta për të shkuar aty ku banorët kishin denoncuar groposjen e ilaçeve. Ajo çka shihet në pamje është e tmerrshme…

    Ilaçet janë hedhur pranë shtratit të lumit të Zall – Bastarit, i cili derdhet në liqenin e Bovillës.

    Edhe pse pamjet u transmetuan një natë më parë deri tani nuk ka reagim nga Ministria e Shëndetësisë apo nga Qendra e Regjistrimit të Barnave. Kush mban përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve dhe ndotjen e ambientit?!


    \
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Skandal/ Tonelata me ilaçe të skaduara groposen pranë Bovillës (video)

    mire qe jane vetem te skaduar dhe nuk jane nga ato ilacet a allamudhit a allasojit a si i thone dhe te beheshim mutante apo spec ie tjeter dhe hajde mbaje spirren pastaj.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,346
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Skandal/ Tonelata me ilaçe të skaduara groposen pranë Bovillës (video)

    Nuk e besoj kete lajm!

    Qeveria e Rilindjes e drejtuar nga Kryeministri Rama, qe ka pire gjithe jeten e tij ilace, te beje nje gabim te tille!

    Si the ti mo?

    Meqe e kemi Kryeministrin me ilace, duhet te behet edhe gjithe Tirana e Shqiperia per ilace?

    Ik ore tutje se ne nuk jemi budallenj...

    Shiko shiko si thote..

    Po nuk jemi budallenj, perse e bete nje budalla kryeminister?!

    Budallane nuk e beme ne kryeminister, ate e beri Saliu kryeminister se ai eshte doktor dhe i njeh mire ilacet!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •