Foto/ Çfarë e shtyu 32 vjeçarin të vriste të dashurën e më pas veten? Ata ishin në lidhje jashtë martesore

anë identifikuar viktimat që u gjetën sot në rrugën Fier-Hoxharë, në fshatin Shën Pjetër.

Ata janë Drini Derveni 32-vjeç nga Fieri dhe Ermira Arapi Dushi 29-vjeç nga Lushnja. Mësohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje jashtë martesore.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan 32 vjeçarin të vriste me pistoletë të dashurën dhe më pas veten, por paraprakisht dyshohet se ajo kishte kërkuar që të ndaheshin.

Drini Derveni ishte banues në lagjen “11 Janari”, i martuar me dy fëmijë. Ndërsa Ermira Arapi Dushi, me origjinë nga Lushnja, e martuar me një fëmijë dhe banonte në në fshatin Fermë-Çlirim.

Policia tha se dallohet qartë se 32-vjeçari pasi ka qëlluar me pistoletë të dashurën më ka vrarë edhe veten. Trupat e pajetë u gjetën në anë të rrugës që të çon buzë detit, në një automjet fuoristradë.