Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    “Deja vu” për në Rinas, grabitet autoblinda e një banke

    Emri:  1486647516makina-djegur.jpg

Shikime: 460

Madhësia:  62.5 KB

    Është përsëritur grabitja e makinave të bankës që transportojnë para drejt Rinasit, në Tiranë.

    Këtë të enjte, “viktimë” e një sulmi dhe më pas e një grabitjeje ka rënë makina e një banke të nivelit të dytë, rrugës për në aeroport.

    Burime policore bëjnë me dije se makina është grabitur në Qafë Kashar nga një grup personash të armatosur.

    Autorët kanë djegur pas grabitjes mjetin me të cilin kryhen krimin. Policia është vënë në ndjekje të tyre me një helikopter nga ajri dhe me disa postoblloqe të ngritura rrugëve.

    Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes tregojnë për Top Channel se panë një mjet “Jeep” që goditi në pjesën e parme furgonin e blinduar që transportonte paratë.

    Më pas, prej andej dolën persona të maskuar dhe me armë në duar, të cilët qëlluan në ajër dhe me mjete plasëse shpërthyen dyert.

    Dëshmitarët thonë se punonjësit e policisë private që siguronin mjetin e bankës u dhunuan dhe pas marrjes së parave mjeti i grabitësve u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Uau sa thasë”/ Reuters publikon videon e grabitjes

    Lajmi i grabitjes në Qafë Kashar po bën xhiron e botës.

    Agjencia e njohur, Reuters ka publikuar videon e grabitjes, duke theksuar se ajo ka ndodhur në mesin e ditës, rrugës për në aeroportin kryesor të vendit, teksa shoferët filmuan me celularë ngjarjen.

    Videoja tregon personat e veshur me të zezë, teksa transferojnë me qetësi dhjetë thasë me para në makinat e tyre, të cilat më pas u braktisën dhe iu vu zjarri.

    “Uau, sa shumë thasë,” bërtet një shofer, teksa filmon grabitjen.

    “Personat e armatosur janë të lirë. Si për të lënduar akoma më shumë plagën, makinat e grabitjes u gjetën të djegura në Rrugën e Hajdutëve, një fshat jo shumë larg kryeqytetit”, shkruan agjencia.


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: “Deja vu” për në Rinas, grabitet autoblinda e një banke

    Po edhe keta hajdutet, si nuk e kane frike Policine e Rilindjes njehere e bejne te tilla gjera? Ne pensionistet e fukarenjte po kercasim dhembet nga i ftohti i dimrit se edhe korrentin na e ka prere Qeveria e Rilindjes se nuk kemi para ta paguajme, kurse keta hajdutet e aeroporteve e bankave vjedhin ne mes te dites e te vendit, pa ia patur friken askujt.

    Ja se kini per te pare ju hajdute kur t'iu ckermitet Edi Rama ne televizor e t'iu nderseje ate qenin e tij Tahir qe t'iu kapi! Vidhni, vidhni per te treten here pa e shikoni se cfare ju gjen!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-02-2017 më 13:19

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: “Deja vu” për në Rinas, grabitet autoblinda e një banke

    Grabitja në Rinas, në pranga 4 prej autorëve të dyshuar, dy prej tyre ish-ushtarakë

    Emri:  14870912881487087186aksioni.jpg

Shikime: 152

Madhësia:  68.6 KB

    Pesë ditë pas grabitjes së 3.2 milionë dollarëve në rrugën e Rinasit, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 4 prej autorëve të dyshuar, pas një operacioni masiv, ku u përfshinë edhe forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

    Të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015. Dy nga autorët e grabitjes janë ish-komando që kanë kryer mision në Afganistan. Të arrestuarve u është gjetur edhe një pjesë e parave të grabitura.

    Gjithsesi, policia nuk ka mundur të arrestojë dy prej autorëve të grabitjes, që konsiderohen dhe si kryesorët. Personat e arrestuar janë: Fatjon Gjyliu, 33 vjeç, ish-punonjës i kompanisë së sigurisë “Rogat”, Neim Avdulaj, ish-ushtar operacional në Zall-Herr, Dition Memlika, 31-vjeç, ish-efektiv i forcave ushtarake dhe Ernest Kupa. Janë shpallur në kërkim M.A. dhe Ç.A.

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha përpara mediave se policia po tregon që është çdo ditë në shërbim të qytetarëve: “Kjo është një ditë si gjithë të tjerat për Policinë e Shtetit, ku përtej sulmeve ndaj saj, ka arritur që t’i tregojë qytetarëve se është në shërbimin e tyre. Ju pata thënë që të bënit durim dhe kisha të drejtë. Falenderoj dhe qytetarët për besimin te policia, por edhe ata që me mosbesimin e tyre na kanë nxitur të punojmë më mirë”.

    Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

    “Policia Shtetit tregoi përsëri se forca e saj zbuluese e goditëse rritet përditë. Zbardhja e shpejtë e grabitjes së bankës, sukses shembullor”, shkruan ai duke e mbyllur postimin me hashtagun ‘”qentë le të lehin, karvani do të shkojë përpara”.

    Ngjarja ndodhi të enjten e 9 shkurtit, ku automjeti që transportonte lekët drejt aeroportit të Rinasit u grabit nga të paktën 6 grabitës.

    Aktualisht janë arrestuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës, grupi shoqërues i parave të një kompanie private sigurimi dhe drejtori teknik i saj.

    / Top Channel

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: “Deja vu” për në Rinas, grabitet autoblinda e një banke

    Banda 'Deja Vu' eshte klasike dhe nuk grabit per para dhe thuhet se punon per Illuminatin e famshem apo Rilindasit Evropiane meqe nuk kishte rilindas te tjere.

  6. #6
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Grabitja e Rinasit, arrest me burg për Muratajn dhe Sinanin

    [ATTACH=CONFIG]172995[/ATTACH

    Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi masën e arrestit me burg edhe ndaj dy të arrestuarve më të fundit të dyshuar si pjesë e grupit që grabiti 3.2 milionë dollarë në rrugën e Rinasit.

    Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Murataj ende në kërkim policor, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Edhe pse prokuroria dyshon se ai ka informuar pjesën tjetër të grupit për lëvizjet e vlerave monetare, Murataj e ka shfajësuar veten duke pohuar para trupës gjyqësore se ditën e ngjarjes ka qënë tek dentisti për të mbushur dhëmbët.

    Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Dritan Sinani ka heshtur para gjykatës, edhe pse ai dyshohet se ka qënë shofer në njërin prej mjeteve të grabitësve.

    Deri më tani numri i të dyshuarve për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve ka shkuar në tetë, ndërsa vazhdojnë të jenë në kërkim edhe dy persona të tjerë.

    Njëri nga të kërkuarit që mendohet se është kreu i grupit është Admir Murataj, ndërsa tjetri është Klement Çala, i cili prej muajsh po gjykohet në mungesë edhe në një çështje tjetër, që e akuzon atë për ngjarjen në burgun e Trikallas, gjatë arratisjes së tetë të dënuarve në 2013.



    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Dënohen me 122 vjet burg të pandehurit për grabitjet e milionave në aeroportin e Rinasit

    Gjykata e Posaçme i shpalli fajtorë shtatë të pandehurit e një grupi të struktuar kriminal, pas akuzave për grabitje të armatosura të sasive të mëdha të parave që udhëtonin drejt Rinasit.

    Emri:  aeroport-ushtria.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  64.2 KB

    Nga Edmond Hoxhaj

    Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të mërkurën më 5 tetor vendimin për dënimet e të pandehurve si të përfshirë në grabitjen me armë të një sasie të madhe parash në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019, kur gjatë tentativës për t’u larguar mbeti i vrarë njëri prej autorëve, Admir Murataj.

    I arratisur nga një burg grek në vitin 2013 dhe prej gjashtë vitesh në ilegalitet në Shqipëri, Admir Murataj u akuzua se realizoi tre grabitje bankash dhe investoi miliona lekë në pasuri të patundshme, para se të mbetej i vrarë në goditjen e tij të katërt dhe më të madhe të 9 prillit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit.

    Gjykata e Posaçme njoftoi përmes koordinatores për të drejtën e informimit, Dinora Aleksi se 7 të pandehurit u dënuan me 122 vjet burg gjithsej për veprat penale “vjedhje me armë’; “mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit” të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal; “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

    I pandehuri Klement Çalja është dënuar me masë përfundimtare me 20 vjet burgim, ndërsa vëllai i tij, Eldi Çalja dhe të pandehurit e tjerë, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, me nga 17 vjet burg secili.

    Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ‘truri’ i grupit të strukturuar ishte Murataj, i akuzuar si përgjegjës për grabitjen e armatosur të rreth 7 milionë eurove në ngjarjet e 13 shkurtit 2015 pranë stacionit të Trenit në Tiranë, si dhe dy grabitjet e tjera të ndodhura në afërsi të Qafë Kasharit në dhjetor 2015 dhe shkurt të vitit 2017. Hetimi konstatoi se Murataj arriti të kryente grabitje të sofistikuara dhe të pastronte shuma të konsiderueshme parash, pa u diktuar nga institucionet e zbatimit të ligjit.

    BIRN

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Dënohen me 122 vjet burg të pandehurit për grabitjet e milionave në aeroportin e Rinasit

    Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln euro, në pronësi së gruas së Admir Muratajt

    Emri:  ssssssssssssssssssssssssssss.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  14.6 KB

    Gjatë operacionit “Relative” janë sekuestruar pasuri me vlerë 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

    Policia bën me dije se pasuritë i janë sekuestruar gruas së Admir Murajtajt, Albana Murataj, banuese në Tiranë.

    1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore, janë pasuritë e sekuestruara nga Policia.

    Nga hetimet rezutoi se pasuritë e mësipërme e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i saj, Admir Murajtajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.

    Grabitja e Rinasit:

    Grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill të vitit 2019. Të akuzuar për ketë ngjarje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

    Ndërkohë në kërkim është edhe Talo Çela.

    Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i super-grabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.

    Euronews

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-07-2016, 11:35
  2. Tre të akuzuar për rastin Hajra, dënohen me 90 vjet burg
    Nga ARIANI_TB në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2009, 13:54
  3. Brodecasit dënohen me 192 vite burg
    Nga nuro1 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 15-09-2008, 20:03
  4. Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 20:41
  5. Vjedhin një celular, dënohen me 10 vjet burg
    Nga ALBA në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-10-2003, 13:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •