Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Fatura e pabesueshme e dyshes Basha-Berisha, pa ta jetonim dy herë më mirë

    Emri:  Sali-Berisha-Lulzim-Basha-696x569.jpg

Shikime: 1555

Madhësia:  36.7 KB

    Grabitja që dyshja Berisha-Basha i ka bërë shqiptarëve gjatë 25 viteve të fundit është mbi 50 miliardë dollarë, treguar nga një analizë ekonomike e publikuar ditën e djeshme.

    Nëse të gjithë këto para do të ishin hedhur në ekonomi, ndër vite ato do të kishin prodhuar një rritje të tillë të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sa që Shqipëria sot do të ishte një vend ekonomikisht i krahasueshëm me Kroacinë ose Turqinë, përsa I përket standartit të jetesës.

    E thënë ndryshe, të ardhurat tona për frymë nuk do të kishin mbetur në harkun e 4-5 mijë dollarëve për frymë në vit, por do të kishin kapërcyer në 12-13 mijë.

    Kjo është përmbledhja e dhjetë aferave më të dëmshme të bëra gjatë drejtimit të vendit prej Partisë Demokratike

    1. Terapia e shokut dhe ligji i pronave, dëmi i pamatshëm

    Vendet e tjera ish-komuniste zgjodhën që ndërmarrjet shtetërore, pavarësisht nëse mbeteshin në punë ose mbylleshin, të mosprekeshin për t’u privatizuar në një moment të dytë. Sali Berisha vendosi që me një të rënë të lapsit, në 1992-shin, të gjitha uzinat të mbylleshin. Edhe më i madh dëmi me ligjin më absurd të tokës, që parcelizoi të gjithën tokën bujqësore në parcela disa dylymshe, ku është i pamundur zhvillimi i çdo aktiviteti ekonomik në masë.


    2. Skemat Piramidale, dëmi 5-17 miliardë $

    “Paratë e shqiptarëve janë më të sigurtat dhe më të pastrat në botë”. Kështu deklaroi Sali Berisha në shtator 1996, duke inkurajuar njerëzit të depozitonin paratë në firma, ndonëse FMN sapo kishte paralajmëruar falimentimin e skemave piramidale, të cilat ranë në seri në janar-shkurt 1997. Nga kjo aferë, vetë Presidenti do të përfitonte brenda natës me miliona dollarë, ndërsa qindra mijëra shqiptarë humbën kursimet e të gjithë jetës apo banesat e tyre. Anarkia që vijoi i kushtoi jetën 3 500 personave dhe ekonomia u tkurr me 10%. Sipas ekspertëve, viti 1997 solli një dëm prej 5-17 miliardë dollarë në ekonomin shqiptare.

    3. Gërdeci, afera me armët e ushtrisë, 2-5 miliardë $

    Pak e dinë, por në 2011-n, mediat azere raportonin për mundësinë që Azerbajxhani t’i hapte luftë Shqipërisë, për shkak se armët e ushtrisë sonë shkonin tek forcat armene, në luftë me Azerbajxhanin. Ç’punë kishin atje? Po ç’punë kishin edhe në Ruanda, Kongo, Burma, etj? Këtë e di vetëm ish-Kryeministri dhe djali i tij, Shkëlzen Berisha, të përfshirë direkt në trafikun ndërkombëtar të armëve, aferë që solli “skrapizimin” në masë të armëve të ushtrisë shqiptare dhe dërgimin e tyre në zonat e konflikteve. Fatura, sipas disa zërave kap deri në 5 miliardë dollarë, por asnjëherë nuk është mësuar saktë se sa armë janë shitur nga ish-kryeministri Berisha.

    4. Thyerja e embargos së naftës në Jugosllavi, mijëra viktima

    Vitet 1992-95 ishin vite të arta për spekulatorët e karburanteve, të udhëhequr nga Presidenti i kohës, Sali Berisha. OKB i vendosi një embargo nafte Jugosllavisë së përfshirë në një seri luftrash civile. Qëllimi i embargos ishte të bënte të pamundur për ushtrinë serbe që të lëvizte dhe rrjedhimisht të kufizonte gjakderdhjet, por falë sponsorizimit shqiptar, që shiste naftë me vlerë 3-4 herë më të lartë se vlera e tregut, lufta vazhdoi. Klani i Berishës u pasurua, shifra është e pamundur të llogaritet, por me mijëra jetë kosovarësh, boshnjakësh dhe kroatësh humbën si pasojë e veprimeve të Berishës.

    5. “ARMO”, përvetësimi i naftës. +1 miliard $

    Afera me “ARMO”-n, që i kaloi në mënyrë korruptive tek “Taci Oil” solli shkatërrimin e rafinerisë dhe të gjithë instrusisë naftënxjerrëse e naftëpërpunuese në vend, duke nxjerrë në rrugë me mijëra punëtorë, por kjo vetëm pasi të gjithë asetet u grabitën nga i pari deri tek i fundit. Shtuar edhe kontratat e tjera koncesionare të lidhura në mënyrë abuzive, dëmi i tejkalon lehtësisht një miliardë dollarët.

    6. 10 mijë kilometra rrugë të vjedhura, +1 miliard $

    Si mund të vidhen kilometrat? Përgjigjen për këtë e di shumë mirë Lulzim Basha, ish-Ministër i Transporteve, që mbikqyri vjedhjen e 10 mijë km rrugë (pa llogaritur Rrugën e Kombit). Në letra janë 10 mijë, në të vërtetën vetëm 1 500 km dhe pothuajse të gjitha pa sinjalistikë e pa standarte.

    7. Shteti borxhli ndaj privatit, vjedhja 720 milionë $

    Në 2013-n, plot 720 milionë dollarë ishte fatura e papaguar, që shteti i detyrohej kompanive private për punimet dhe shërbimet e kryera për llogari të shtetit, por të papaguara. Detyrimet u lanë për t’u shlyer nga qeveria e ardhshme.

    8. HEC-et private, 700 milionë $

    161 HEC janë ngritur në periudhën 2005-2013, me fatura që variojnë nga 2-10 milionë euro, për të marrë nën dorë lejen e ndërtimit të një HEC-i të tillë, me garanci shtetërore për blerjen e energjisë që ai do të prodhojë. Dëmi i llogaritur varion midis 500-700 milionë dollarë

    9. Afera e CEZ Shpërndarje, 414 milionë $

    Sipas Komisionit Parlament të mbledhur aktualisht, dëmi është vlerësuar në 414 milionë euro, por kjo është vetëm një e dhënë paraprake. CEZ është një prej aferave më të mëdha të mandatit të kaluar qeverisës, ku është përfshirë drejtpërsëdrejti djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

    10. Rruga e Kombit, 400 milionë $

    Në këtë “hit-parade” të aferave më të mëdha të PD, paradoksalisht, Rruga e Kombit ngjan vetëm si një “vjedhje fëmijësh”, e kjo jo për shkak se atje u vodh pak, por sepse aferat e tjera kishin proporcione gjigande dhe implikime direkte në jetët e mijëra personave. Këtë herë, një rrugë që duhet të kushtonte 800 milionë dollarë, kushtoi 1,2 miliard, rreth 400 milionë dollarë u vodhën nga Basha ministër Transporti./Lexo.al/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 09-02-2017 më 13:03

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Fatura e pabesueshme e dyshes Basha-Berisha, pa ta jetonim dy herë më mirë

    Cfare ligji i kap keta ,ne lidhje me vetingun, qe na hidhen e i qajne hallin popullit sivjet ?

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Fatura e pabesueshme e dyshes Basha-Berisha, pa ta jetonim dy herë më mirë

    Lazo ka nga ata qe vjedhin e bejne dy gjera. Ama ka nga ata qe vjedhin dhe flasin per arritje virtuale.
    Po ky i gjati me Roshin e me pista avionesh per transport droge, sebashku me laboratore kokaine (fakte te padegjuara ndonjehere), perse valle e ka kthyer Vettingun ne sllogan elektoral???
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •