Edi Rama, ekspozitë në Bienalen e Venecias

Emri:  bienale.jpg

Shikime: 1869

Madhësia:  19.9 KB

Kryeministri Edi Rama do të jetë një prej artistëve që do të marrë pjesë në edicionin e 57-të të Bienales së Venecias. Rama dhe Anri Sala do të jenë të vetmit artist që do të kenë një ekspozitë të plotë në qëndër të Venecias nën kurimin e Christine Macel. Bienalja Ndërkombëtare e Venecias një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e arteve pamore do të hap siparin më 13 maj për të vazhduar deri më 26 nëntor të këtij viti.

Shqipëria do të përfaqësohet nga artisti Leonard Qylafi. Tema e këtij viti e Bienales është “Rroftë arti I gjallë!”. “Në një botë plot konflikte dhe trazira, në të cilën humanizmi po vihet seriozisht në rrezik, arti është pjesa më e vyer e qenies njerëzore. Është vendi ideal për reflektim, krijimtarinë individuale, lirinë dhe pyetjet themelore. Është një “po” ndaj jetës, edhe pse një “por” i qëndron nganjëherë përkrah. Më shumë se kurdo, roli, zëri dhe përgjegjësia e artistit janë të domosdoshëm në kuadrin e debatit bashkëkohor.”, është shprehur kuratorja Marcel lidhur me temën e këtij edicioni. “Viva Arte Viva” është një Bienale e konceptuar me artistët, nga artistët dhe për artistët.

Ajo merret me format që ata propozojnë, pyetjet që ata ngrenë, praktikat që ata zhvillojnë dhe format e jetës që ata zgjedhin.”Ndodhi në kohën e tashme” quhet projekti që Qylafi ka zgjedhur për të prezantuar pavionin shqiptar. ”Juria gjykoi se është e rëndësishme që Pavijoni Shqiptar të prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane. Qylafi prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim sa politik, aq edhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura”, thuhet në motivacionin me të cilin Ministria e Kulturës zgjodhi Qylafin si artistin që do prezantojë artin shqiptar në këtë event.

Shqip