Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Zbarkojnë në Tiranë ekspertët evropianë që do të zbulojnë gjyqtarët e korruptuar

    “Vetting”-u, zbarkon misioni monitorues. Nis punën të mërkurën

    Emri:  reforma.jpg

Shikime: 150

Madhësia:  38.8 KB

    Procesi i “vetting”-ut të gjyqtarëve është ndërtuar duke pasur garant për paanësi politike dhe vendimarrje të drejtë, vëzhguesit ndërkombëtarë. Dhe në prag të nisjes së punës për ngritjen e institucioneve të reja të “vetting”-ut, vëzhguesit ndërkombëtarë janë vendosur në Tiranë, më sakte 4 prej tyre që do të drejtojnë Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

    Shefja e tyre është drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Gjenovefa Ruiz Kalavera, e cila do të mbajë të mërkurën një deklaratë publike, bashkë me 3 të dërguar të tjerë të Brukselit, që do të qëndrojnë në Shqipëri derisa Parlamenti të zgjedhë se kush do të jenë 27 personat që do të bëjnë procesin e “vetting”-ut.

    Burime jozyrtare konfimuan për Top Channel se, vëzhguesit ndërkombëtarë, që janë me detyrë prokruorë dhe gjyqtarë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të jenë kryesisht nga Gjermania, Austria dhe Italia dhe do të vijnë në Shqipëri sapo të nisë procesi i “vetting”-ut.

    Ndërkohë, në grupin drejtues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është edhe gjermani Reinhard Pribe, një njohës i mirë i Shqipërisë, dikur drejtor i Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot një nga njerëzit e angazhuar për ekspertizën e ligjit të “vetting”-ut.

    Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis plotësisht më 16 shkurt, kur, me të drejtën që u jep ligji, vëzhguesit ndërkombëtarë të shqyrtojnë listat e Avokatit të Popullit dhe t’i paraqesin Kuvendit deri më 1 mars “listën e tyre të zezë”, që do të përbëhet nga ata kandidatë që Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit gjykon se nuk duhet të jenë anëtarë të organeve të reja të “vetting”-ut.

    Shqip

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Zbarkojnë në Tiranë ekspertët evropianë që do të zbulojnë gjyqtarët e korruptuar

    Mbase e shkundin nje here e mire..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-12-2011
    Postime
    1

    Për: Zbarkojnë në Tiranë ekspertët evropianë që do të zbulojnë gjyqtarët e korruptuar

    ska besim as pak në drejtsl

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •