Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,325
    Postimet në Bllog
    17

    Basha: Më 18 shkurt nisim rrugën pa kthim për rrëzimin e qeverisë Rama

    Emri:  bashaa-fier.jpg

Shikime: 163

Madhësia:  56.0 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Fier, ku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarët të bashkohen me PD më 18 shkurt, ‘në një rrugë pa kthim për të rrëzuar qeverinë dhe për t’ia kthyer Shqipërinë qytetarëve’. Basha ka akuzuar qeverinë se është e inkriminuar, nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj nuk e pranon votimin elektronik.

    “Më 18 shkurt shqiptarët do të afrohen për t’i thënë jo padrejtësisë, varfërisë, gënjeshtrës, dhe për të diktuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kudo në Shqipëri e në Fier ka pllakosur varfëria. Të tjera gjëra premtoi rilindja të tjera bëri. Premtoi ulje taksash për shumicën e shqiptarëve, energji me çmim më të ulët, e 300 mijë vende pune, sot kemi më shumë të papunë, shëndetësia është në gjendje të mjerë, rinia ka më pak shanse në punësim. E gjitha kjo vjen sepse qeveria braktisi qytetarët dhe po i shërben vetes së vet.

    Nuk do zgjedhje të lira prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie, e Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, që e kanë treguar me gisht partnerët tanë si një nga kokat e krimit të organizuar dhe përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në hambar droge.

    Prandaj nuk pranon votimin dhe numërimin elektronik, sepse e di se me votë të lirë e demokratike kjo qeveri është e rënë dhe rruga hapet për një qeveri të qytetarëve.

    Kjo është beteja, lëvizja që nisim më 18 shkurt. Bashkohemi të gjithë për të diktuar me bashkimin e pjesëmarrjen tonë zgjedhje të lira e të ndershme. Dy rrugë ka për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

    Të pranojë votimin dhe numërimin elektronik, largimin e kriminelëve nga politika, të lërë shqiptarët të votojnë të lirë, nëse s’e pranon fatin do ta marrin në dorë qytetarët.

    Nga Fieri i them çdo qytetari të bashkohet masivisht me protestën e 18 shkurtit sepse ne nuk tërhiqemi, nuk ndalemi, nuk frikësohemi e as mashtrohemi. Jemi të vendosur për ta çuar këtë lëvizje deri në fund për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë derisa të garantojmë zgjedhje të lira e të ndershme.

    Më 18 shkurt do marrim një vendim të madh në Tiranë, në emër të gjithë qytetarëve. Ajo që nisim më 18 shkurt në Tiranë është rrugë pa kthim, do shtrihemi në të gjithë Shqipërinë derisa t’ia kthejmë Shqipërinë qytetarëve dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Rrugë tjetër për të vrarë dëshpërimin e frikën dhe për të kthyer shpresën nuk ka”, u shpreh Basha.

    Shqip

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Basha: Më 18 shkurt nisim rrugën pa kthim për rrëzimin e qeverisë Rama

    Basha, ftesa për protestë; kreu i PD thërret të rinjtë

    Lulzim Basha ka dalë vetë të shpërndajë me të rinjtë ftesat për protestën e 18 shkurtit. Protesta është për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, por kreu i opozitës e ka bashkuar protestën me fushatën elektorale dhe në fokus janë të rinjtë.

    “U jap fjalën sot, jo vetëm këtyre të rinjve, por të gjithë të rinjve shqiptarë. Akti im i parë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë”, deklaroi Basha.

    Përveç financimit të universiteteve publike kreu i opozitës ka një plan edhe për të sapodiplomuarit.

    “Do të financojmë stazhe pune të paguara për një vit për 10 mijë të rinj. Këto janë zgjidhjet që do të japë qeveria ime që vitin e parë. Po, kushtojnë 24 milionë euro në vit, që 10 mijë shqiptarë të mos rrinë kafeneve por të fillojnë një stazh pune të paguar nga shteti muaj për muaj për një vit”, tha Basha.

    Por sipas Bashës, asgjë nuk mund të ndodhë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    “Më 18 shkurt nuk kemi thjesht një protestë opozitare, por fillimin e një lëvizjeje popullore për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur dhe mundësitë për çdo shqiptar, për çdo të ri në vend”, u shpreh Basha.

    A pret opozita që kryeministri Rama të japë dorëhqejen për shkak të protestave? “Unë pres që qytetarët të ngrihen dhe bashkë të largojmë të keqen”, u shpreh Basha.

    / Top Channel

  3. #3
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Basha: Më 18 shkurt nisim rrugën pa kthim për rrëzimin e qeverisë Rama

    Qe populli duhet te ngrihet, te gjithe pa perjashtim.
    Por pa politikane nga mrapa.

    Duhet te jete proteste si ajo kunder armeve kimike.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Basha: Më 18 shkurt nisim rrugën pa kthim për rrëzimin e qeverisë Rama

    Po ,patjeter pse to mos dal populli ne rruge??Qe te vij ne pushtet Basha me Noken dhe te vendosin Berishen president.Dhe keshtu mbase na qetesohet dhe artikull-pruresi qei i digjet zemra per ta.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar WesternBlot për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •