Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Kryeprokurori i Shqipërisë çon dosjet e korrupsionit në BE: Priten arrestime të ministrave në Tiranë

    Llalla çon dosjet e korrupsionit në BE

    Emri:  pranga.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  137.6 KB

    Diçka e madhe po hetohet në Bruksel për një zyrtar të Bashkimit Europian në Shqipëri dhe për fondet që janë vjedhur. BE ka dhënë dhjetra milionë fonde për Shqipërinë në formë projektesh. Dhe jo vetëm projekte. Por dyshimet, akuzat dhe disa fakte janë bërë publike ndër vite se pjestarë të BE bashkëpunojnë me segmente te qeverive shqiptare, ndër vite, duke i vjedhur bashkërisht këto fonde. Natyrisht jo të gjitha fondet, pasi diçka ka mbetur edhe për punë të ligjshme. Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla zhvilloi dje një vizitë në Bruksel ku është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian, Giovanni Kessler.

    Llalla – Kesssler biseduan për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Kreu i Prokurorisë Shqiptare informoi zyrtarin e BE lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

    Kryeprokurori shqiptar ka theksuar se përvoja e BE për hetimin e korrupsionit do të shërbejë për arritjen e rezultateve konkrete. “Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, – theksoi Llalla, – përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë”.

    Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë dhe një sqarim të detajuar se çfarë funksioni ka në strukturat e BE, Zyra Anti-Mashtrim. Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

    Dhënia e detajeve për zyrën që merret ekskluzivisht me hetimin e fondeve të BE ka shtuar në Tiranë dyshimet për dosje që Prokuroria shqiptare mund të ketë për abuzime me paratë e taksapaguesve europianë. Në media, por edhe nga politikanë nuk kanë munguar akuzat lidhur me shpërdorimin e fondeve që Brukseli ka dhënë për Shqipërinë. Për shkak të lidhjeve politike dhe diplomatike shpesh herë akuzat që bëhen në Tiranë, transformohen në raportet ndërkombëtare. Për këtë qëllim, duket se Llalla ka zgjedhur që në BE të dorëzojë personalisht informacion të ‘dorës së parë’ duke shmangur keqinterpretimet apo spekulimet. Një dosje voluminoze është dorëzuar edhe për një zyrtare të BE në Tiranë për fondet e përdorura.

    Përveç hetimeve për fondet e BE që janë vjedhur në Shqipëri me anë të zyrtarëve të Brukselit dhe atyre që rrinë në Tiranë, Llalla ka dorëzuar dhe dosje të korrupsioni të zyrtarëve të nivelit të lartë në Shqipëri. Ka informacione se po pritet firmosja e fletëarrestit nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla për një ministër të qeverisë Rama.

    E verteta mbetet se ka një dosje hetimore, e cila po hetohet prej muajsh në prokurori dhe tashmë është vendosur për arrestime. Arrestime që prekin nivel ministri. Pas nisjes së hetimeve për disa raste korruptive dhe vendosjes nën presion edhe politik të Prokurorisë për çështje të veçanta, Kryeprokurori Llalla ka zgjedhur të shkojë direk në Bruksel për të treguar dosjet korruptive, ku lidhet një zyrtar i BE me qeverinë shqiptare. Prokuroria nuk ka pranuar të japë informacion të detajuar, por udhëtimi i vetë Kryeprokurorit në Bruksel tregon se dosjet janë tepër të rënda dhe zyrtarët e përfshirë në to janë të niveleve të lartë në administratën shtetrore, të cilët kanë përfituar edhe fonde nga BE.

    Këto ditë ka patur shumë akuza ndaj ambasadores së BE në Tiranë, zonjushës Vlahutin e cila ka blerë me fondet e BE një vilë afërsisht 1.6 milionë euro, ku vlera e tokës në atë vend sillet diku mes 700-900 euro metri/katror ndërsa është blerë me 4700 euro/metri katror! Natyrisht me fondet e BE.

    Mësohet nga burime brenda organit të akuzës që prokurorët po punojnë pa orar për të kompletuar dosjen korruptive të një ministri. Ndërsa në lidhje me vjedhjen e fondeve te taksapaguesve europianë nga zyrtarët e BE hetimi duhet të bashkohet e të jetë nën drejtimin e OLAF. Vetëm ata kanë të drejtë për arrestimin e zyrtarëve të tyre të përfshirë në korrupsion dhe afera interesi personal. Ndërsa për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion firmos kreu i akuzës shqiptare. Por duket se vajtja e Adriatik Lallës në Bruksel ka qenë për të rakorduar hetimet dhe arrestimet.

    Është kohë fushate elektorale, por edhe kohë arrestimesh!

    Qamil Xhani

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeprokurori i Shqipërisë çon dosjet e korrupsionit në BE: Priten arrestime të ministrave në T

    Prokurori i Përgjithshëm në Bruksel. Priten arrestime ministrash në Tiranë

    Emri:  auto_unnamed_161486474301.jpg

Shikime: 70

Madhësia:  21.4 KB

    Diçka e madhe po hetohet në Bruksel për një zyrtar të BE në Shqipëri dhe për fondet e dyshuara se janë vjedhur. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilloi sot një vizitë në Bruksel ku është takuar me drejtorin e përgjithshëm të zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian, Giovanni Kessler.

    Llalla – Kesssler biseduan për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Kreu i Prokurorisë Shqiptare informoi gjithashtu lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

    Emri:  romana.jpg

Shikime: 84

Madhësia:  55.6 KB
    Ne foto: Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin duke pozuar si modele

    Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye – theksoi Llalla – përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë.

    Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

    Por përveç hetimeve për fondet e BE të vjedhura në Shqipëri me anë të zyrtarëve të Brukselit dhe atyre që rrinë në Tiranë e ku priten surpriza të mëdha për miliona e miliona fonde të përvetsuara, ka informacione se po pritet firmosja e fletëarrestit nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla për një ministër fuqiplotë të qeverisë Rama.

    Ka një dosje hetimore prej muajsh e cila po hetohet në prokurori dhe tashmë është vendosur për arrestime. Informacionet tregojnë se arrestohet dhe një zyrtare që kanë zv/ministre e që më pas ka kaluar në detyrë tjetër si dhe një numër zyrtarësh që kanë firmosur për tenderime disa milionë euro.

    Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla zhvilloi sot një vizitë në Bruksel ku është takuar me drejtorin e përgjithshëm të zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian, Giovanni Kessler.

    Llalla – Kesssler biseduan për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Kreu i Prokurorisë Shqiptare informoi gjithashtu lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

    Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye – theksoi Llalla – përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë.

    Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

    NJOFTIM PER MEDIAN

    Prokurori i Përgjithshëm, takim në Bruksel me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Anti-Mashtrim të Bashkimit Europian

    Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, po zhvillon disa takime zyrtare në Bruksel dhe ditën e Martë ka diskutuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Zyrës Europiane e Anti-Mashtrimit (OLAF), z. Giovanni Kessler të Komisionit Europian, lidhur me forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

    Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, z. Llalla, informoi zotin Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

    Për Prokurorin e Përgjithshëm, lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë arsye- theksoi Prokurori i Përgjithshëm- përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë.

    Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Kjo zyrë ka një status të pavarur në funksionimin e saj dhe është pjesë e Komisionit Europian.

    Drejtori i Përgjithshëm i OLAF, Giovanni Kessler është emëruar në këtë detyrë nga Komisioni Europian në vitin 2011, për një mandat 7-vjeçar.

    Albi SERANI

    KËSHILLTAR PËR MEDIAN

    Koha Jone

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •