Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Disa hoxhallarë në Kosovë me pagesë nga shërbimet sekrete Ruso-Serbe regrutonin dhe indoktrinonin rininë dhe fëmijët e Shqiptarëve të Kosovës që të arratisen dhe bashkohen kriminelave të Sirisë:

  2. #2

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Ps: Neper bote ka shume vende te varfera, por varferia nuk eshte kush i vetem per tu kthyer ne perbindesha, cuba dhe gryke-preres - sigurisht duhet te jete ne DNA!

    Pershendetje ( pa debat ).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 07-02-2017 më 14:23 Arsyeja: jo, ofendime.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Me lek të tjetërkujt kan shku, leji drogat e alkoholin, e shikoje me vëmëndje!
    Adem Demaçi ka sqaru bukur mirë kush qëndron pas tyre....hapi sytë e veshët....a ka një r apo dy është irelevante u shkrua në shpejtësi....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Neteorm : 07-02-2017 më 14:24

  4. #4

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Faleminderit per pergjigjen shume interesante dhe konstruktive..., tani me ndriçove!
    Por qe sa shkruan as edhe vet nuk i beson...
    Mua edhe ty, edhe po te na kerkojne te na mbushin mendjen duke na paguar me flori, neve nuk shkojme vullnetare tek nje lufte qe nuk eshte e jona!
    Apo jo??? Une per vete nuk shkoj si mish per top. Kete mendoj edhe per shumicen e shqiptareve, qofshin keta edhe hallexhinj dhe nevojtare.
    Pra mbetet vetem te kene vajtur me deshire, pasi ishin te prire per kete, jo prej budallallekut, pasi nuk ishin femije por burra.
    Ky eshte mendimi im!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Futkotje keta expleshtat e buzhales.

    Shqiptaret ne Siri jan shkuar per 2 arsye :

    - 1 . Per t'ju dal ne ndihme popullit Sirian (Musliman, sunni).
    - 2 . Per t'a mbrojt tokën e Shamit, sepse eshte nje profeci rreth saj.

    Ne asnje menyr nuk jan shkuar per t'formuar shtet terrorist, por terroristet i gjeten atje dhe u ben pjese e tyre fatkeqesisht.
    Varferia, pasuria, jan argumente idiote.

    Rusia, Serbia s'kan piken e fajit. Ne Kosove egziston nje argument i fabrikuar nga kisha katolike se : "Serbia e Rusia dohin te ju shohin si musliman per t'a shkaterruar Kombin Shqiptar, por ju ejani e behuni të krishter qe t'ia mbyllim gojen atyre" !!

    Ja nje deshmi te nje nene ne Shqiperi qe pseudo-portalet kocovare nuk i marrin parasysh.:
    Ndryshuar për herë të fundit nga Evian : 07-02-2017 më 05:43

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Unë jam afetar....nuk më intereson asnjë besim .....
    Shikuar nga aspekti historik, Shqiptarët kanë qën çdo herë leva dhe mish për top për shtetet tjera dhe kur kemi pas na nevojë askush nuk ka ndihmuar përveç Austriakëve dhe Amerikanëve.
    Kemi shkuar mish për top për:
    1-Perandorinë Romake> shumë gjeneral dhe ushtarë i shërbyen Romakëve dhe si u shpërblyen e dini vet nga historia.
    2-Perandoria Osmane poashtu gëlltiti qindra mija Shqiptar qoft si prijs ushtarak ose ushtar të thjesht
    3-Themelues të Egjiptit ishin Shqiptarët dhe çka fituan?!
    4-Themelues të Greqisë dhe Serbisë kryesisht ishin Shqiptarë dhe çka fituan?!
    5-Pjesmarrës në Operacionet e Avganistanit atni disa vite me rradhë janë edhe shqipatrët...

    Sa të huaj kishte lufta e Kosovës, ku ishin këta mysliman të denjë nga shtetet Arabe me i ndihmuar popullit tonë kur masakroheshin nga forcat Serbe....
    Ku ishin këta "Shehid" arab mysliman?!
    Shqiptarët u shërbejnë të tjerëve dhe kur kanë vet nevojë atëher....va fusin gishtin në......
    Andaj thënia se Shqiptarët paskan shkuar në Siri për qëllime të ndihmës së një anshme nuk vlen...askush s´na ndihmon neve e na të bëhemi shërbëtor dhe me e dhan jetën për një vënd të huaj....

    ....para dy viteve ky Shefqet Krasniqi u arrestua nga policia e Kosovës për veprimtari(agjitacion/propaganda) të dyshimta.....gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet letër identifikimi i Serbisë...që është e datës së re....
    çka dhe pse i shërben letërnjoftimi/karta e identitetit serb të një "shqiptari" në Kosovë?!
    Emri:  leternjoftimi.jpg

Shikime: 1207

Madhësia:  32.9 KB
    Dhe në fund:
    Na nuk kemi lindur dje-e dijm fort mirë:
    Para shembjes së komunizmit në trojet Shqiptare në ish Jugoslavi numri i besimtarëve ishte rreth 5- ndoshta 10 % kryesisht pleq.
    Me demokracinë erdhën edhe shoqatat "bamirëse" që me njërën dorë jepnin lek dhe me dorën tjetër shpërndanin me të madhe besime fetare të ndryshme.
    Ky indoktrinim dhe trushpërlarje e shqiptarëve që mori hov sidomos pas luftës së Kosovës kishte dhe ka prapavijë mirë të studijuar nga
    sllavët sidomos dhe kryesisht Serbia dhe Rusia.
    Në të kaluarën shumë Arab studijonin në universitetet e Beogradit. Këta sot janë dhe gjinden në vëndet udhëheqse të shteteve Arabe.

    Përmes këtyre njerëzve(të dërguarve të tyre) Serbia filloi indoktrinimin e popullit tonë qoft në Kosovë, Fyrom apo Shqipërinë administrative...
    Këta e helmuan rininë Shqiptare....Qëllimi është i qart: paraqitje/shfaqjje e Shqiptarëve si ekstremist dhe terorrist në opinionin ndërkombëtar, sidomos dëshirojnë që SHBA-ja ta ndryshon qëndrimin dhe politikën ndaj Shqiptarëve...
    Me fjalë më të thjeshta Serbia i dërgon mesazh Amerikës:
    I ndihmuat Shqiptarët dhe jeni në krah të tyre-JA KUSH JANÊ....

    Të gjitha të tjerat(komente) janë vetëm spekulime ....

    Lexoni në komente në videon e sipërme në youtube dhe shikoni mendimet e opinionit për këtë grua....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 07-02-2017 më 12:41

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Terrorizmi është i paparashikuar dhe nuk lajmëron. Qëllimi i tij është të krijojë terror dhe të japë një mesazh politik. Prandaj, sigurisht që mendoj që vendet tona rrezikojnë e mendoj gjithashtu që këto elemente mund të përdoren edhe për akte terroriste që mund të krijojnë destabilizime.

    Islamofobia në trevat tona është e pranishme. Është e pranishme kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë.Potencimi i islamofobisë shërben vetëm si një nga faktorët e radikalizmit.

    Faktorët që çojnë në ekstremizëm duke shkuar në luftë janë kushtet sociale, ekonomike, shoqërore, shkollore, është vetë qënia e shteteve të brishta, të korruptura dhe pasojat që kjo sjell në fenomenet shoqërore e në mënyrën e jetesës. Këto janë faktorët humus që nëpërmjet një indoktrinimi të gabuar fetar çojnë shqiptarët drejt ekstremizmit fetar.

    P.S Do ju lutesha, kur diskutimi has replika të mos cënoje forma epitesh e sharjesh, sepse do të editohen dhe do të fshihen!

  8. #8

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Kush ka vajtur ne Siri, ka vajtur vullnetar, pra me deshire te lire pasi njeri nuk i mori per dore!
    Nuk eshte faktor ekonomik, pasi e di edhe lopa qe, nese ke nevoje ekonomike shkon ne mergim dhe jo ne lufte trroriste!
    Juve mund te akuzoni sa te doni si fajtor per kete ( pra per ektivizimin e vullnetareve islamik ) Rusine, Serbine, Hollanden, Mongoline dhe Bolive...
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Video dokumetar:Kështu e mashtronin rinin e Kosovës për tu aratisur në Siri

    Pa koment:
    Shqiptari i Maqedonisë bëri operacion plastik që të mund të kryente sulme terroriste

    Zulhajrat Seadini, shtetas i Maqedonisë, është ndër 400 personave të arestuar së fundmi nga policia turke me dyshuar për lidhje me terroristët e ISIS, shkruan agjencia e lajmeve “DHA”, transmeton Zhurnal.

    Vetëm në provincën kufitare Sanlifurfa policia ka arrestuar në flagrancë 150 sirianë. Në Ankara janë arrestuar 60 persona, ndërsa në rajonin e Konias 75 persona. Bastisjet dhe arrestimet tjera kanë ndodhur në Stamboll, Izmir dhe qytetin jugor Adana. Ajo që bie në sy është se mes të arrestuarve janë edhe shumë të rinj që kishin përgatitur sulme në Turqi dhe Evropë.

    Mes të arrestuarve është edhe një preson nga Hamburgu (Adnan S. ose Aleksandar Mitic) dhe një tjetër nga Bremeni (Zulhajrat Seadini), por me origjinë janë nga Mali i Zi dhe Maqedonia respektivisht. Ata u arrestuan në Ankara dhe sipas medias turke «Habertürk» të dy kishin përgatitur sulme terroriste në Evropë dhe janë dënuar me 22,5 heqje lirie. Madje, Zulhajrat Seadini kishte tentuar të kryejë operacion plastik për t`u larguar më lehtë drejt Evropës ku kishte planifikuar sulme.
    Adnan S. – Njëri nga të arrestuarit e operacionit turk anti ISIS

    Turqia prej kohësh ka qenë cak i sulmeve terroriste nga ekstremistët kurdë dhe militantët e ISIS. Së fundi gjatë festave të fundvitit në Club Reinau vranë 39 persona. Personi i arrestuar ishte nga Uzbekistani.

    Agjencia e lajmeve turke Anadolu Agency ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga bomardimet ajrore turke në Al-Bab janë “neutralizuar”, që do të thotë janë vrarë 34 terroristë të ISIS.

    http://maqedoniashqiptare.com/2017/0...rroriste-foto/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •