Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Kupa e Italisë, në fokus derbi roman. Siguria vs të drejtat televizive

    Emri:  1486057845195f5a2835f325a2eef863c28f7cb14c_L.jpg

Shikime: 1321

Madhësia:  29.5 KB

    Dilema më e madhe e tifozëve në derbin roman të futbollit italian ka qenë çdo herë se, cila prej ngjyrave do të triumfonte në stadiumin “Olimpico”. Por këtë herë duket se kjo dilemë është zëvendësuar me atë se, cilës do t’i takojë fitorja: sigurisë publike apo programimit televiziv.

    Kur duhet edhe një muaj nga ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, përplasja e skuadrave të të njëjtit qytet nis të gjenerojë konflikte.

    Për shkak të historisë aspak pozitive dhe sjelljes së dhunshme të dy tifozerive, në vitin 2013, Prefekti i Romës imponoi zhvillimin e ndeshjeve pasdite dhe jo në orë të vona. Në po atë vit pati trazira të rënda, që sollën edhe 14 të plagosur, e kjo i bindi më shumë autoritetet për të mos lënë një derbi të tillë në darkë, edhe pse nga kjo sakrifikoheshin miliona për të drejtat televizive.

    Gjashtë nga 8 sfidat pasardhëse derbi në Romë u zhvilluan në orën 15:00, me vetëm dy përjashtime, edhe pse jo në orë të vona, finalen e Kupës së Italisë dhe kthimin para dy sezonesh. Më 1 mars të këtij viti, dikush duhet të përkulet pasi mundësitë janë të pakta.

    Ose derbi do të luhet në një të mërkurë me pak tifozë, në orar dreke, gjë që nuk josh askënd, ose do të provohet t’i jepet besim dy tifozerive me garën e mbrëmjes, që mund të sjellë ndoshta edhe tragjedi. Sido që të shkojë, polemikat në pritje të rezultatit janë të garantuara.

    / Top Channel

  2. #2

    Për: Kupa e Italisë, në fokus derbi roman. Siguria vs të drejtat televizive

    Mendoj se Lazzio fiton kupen e Italise sivjet, Juventus fiton Seria A, dhe Roma vendin e dyte qe te dergon direkte ne fazen e grupeve te champions league.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Kupa e Italisë, në fokus derbi roman. Siguria vs të drejtat televizive

    Padyshim,ndaj merdave fitojme dhe luajme me juven ne finalen e kupes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •