Emri:  1486055917renzobarbera2.jpg

Shikime: 1126

Madhësia:  87.8 KB

Duke nisur nga ora 15:00 e ditës së hënë do të startojë shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2018, mes Shqipëerisë dhe Italisë.

Përballja, e cila ka ngjallur mjaft interes mes tifozëve shqiptarë dhe emigrantëve në Apenine, do të luhet më 24 mars 2017 në Palermo, në stadiumin “Renzo Barbera”.

Një vend në tribunën qendrore të impiantit ishullor do të kushtojë 60 euro dhe i njëjti vend do të paguhet me gjysmën e çmimit për ata që kanë kartë anëtarësie në ndeshjet e Italisë.

Tribunat përballë do të kenë një çmim prej 40 euro në pjesën qendrore dhe 30 euro në pjesët më larg fushës. Vendet më të lira në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos janë rezervuar për sektorët pas portave dhe sektorin që do të presë tifozët miq, me çmimin vetëm 12 euro.

Tifozët shqiptarë jo rezidentë në Itali mund të blejnë biletat vetëm përmes FSHF-së, ndërsa ata me leje qëndrimi, në portalet zyrtare të shitjeve të biletave për kombëtaren e Italisë. Stadioumi i Palermos ka një kapacitet për 36 mijë vende.

/ Top Channel