Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Ministri i shkarkuar: "Qeveria e Ramës e kapur nga trafikantët e drogës."

    Konferenca - Manjani: Rama presion Metës. Partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit

    Për më shumë se 30 minuta Ylli Manjani, i cili deri në orët e para të paradites së sotme (30 janar 2017) mbante postin e ministrit të Drejtësisë, para se të firmosej shkarkimi i tij ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

    Ai e cilësoi vendimin e shkarkimit hakmarrje të Kryeministrit Edi Rama, për qëndrimet e tij të hapura dhe kritikuese. Ndarja përfundimtare me kryeministrin Edi Rama, tha Manjani, ishin deklarat për situatën e drogës e kthyer në një problem serioz për vendin.

    Tirane- Hakmarrje të Kryeministrit Edi Rama, e cilësoi ish Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shkarkimin e tij. Manjani tha se ky vendim vjen si shkak i qëndrimeve të tij parimore dhe kritikuese për çështjet shqetësuese dhe punët që nuk bëhen mirë.

    Manjani deklaroi se shkarkimi është hakmarrje e pastër e Ramës pasi ka denoncuar situatën me kanabisin, ndërsa akuzoi se kur ai kërkoi arrestimin e Balilit, ministra të Ramës qëndronin me dashnoret në hotelin e të shumëkërkuarit.

    Manjani listoi arsyet që sipas tij detyruan kryeministrin të vendosë largimin e tij.

    Manajani, listoi dhe çështjen e të ashtuquajturit “baroni i Ballkanit” Klement Balili, në arsyet pse kryeministri Rama e shkarkoi, duke theksuar se ka pasur një përpjekeje për të lidhur emrin e tij me të akuzuarin për trafik droge.
    Me një gjuhë të ashpër Manjani tha se kryeministri Edi Rama prej muajsh i ushtron presion kryearit të LSI-së, për shkarkimin e tij ndërkohë ai informoi se partnerët ndërkombëtarë kërkuna largimin e një ministri tjetër.

    Konferenca e plotë



    Pjese nga deklaratat e ministrit ne Konference

    Ora 13: 32 Unë e di pse nuk është arrestuar Klement Balili

    Manjani: Dita kur Ardian Çipa shefi i interpolit ka informuar se ndaj Klement Balilit ka një urdhër arrest. Që nga ky moment detyra është arrestimi i tij. Është bërë arrestimi jo? Unë e di pse nuk është arrestuar. Sepse policët atje flenë, flenë në Santa Quaranta
    Manjani: Qeveria, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë, ka dhënë 2 milionë euro për një studio avokatore që do të merreshin me Becchetin dhe e humbën, pa dakordësinë e Ministrit të Drejtësisë

    Manjani: Pa tender jepeshin shuma 400 mijë deri 4 milionë euro me demek shërbime avokatie. Nasip Naço i refuzoi dhe unë i kam refuzuar të gjitha. Dhe përgjigjja ishte të heqim Avokaturën e Shtetit nga varësia e ministrit

    Ora 13: 23 Manjani: Shkarkimi im është hakmarrje e pastër për qëndrimet e mia në raport me kanabisin. Ka qenë dicka therëse, sepse dalëngadalë po dalin petët e lakrorit Ora 13: 19 Manjani: Llogma e korrupsionit ndahet në qeveri në gjykatë ndahet bakshishi. Prokurorët gjëmohen nga trupat operacionale të policisë pa urdhër
    Ora 13: 10 Manjani: Jam kundër reformës për sundimin e gjyqësorit nga politika. Gjykata e prokurori që heton qeverinë është kriminel e trafikant. Jo ore pse kjo qenka reforma. Për këtë shkarkohem unë. Nuk kam asgjë tjetër.
    Rama duhet të ishte shkarkuar, vuri bast elektoral në SHBA interesat e shqiptarëve
    Manjani: Si mundet kryeministri i vendit të shkojë të hedhë interesat e Shqipërisë në bast elektoral në SHBA, bast të cilin e humbi me turp dhe ai duhet të ishte ai i shkarkuari, jo unë. Si mund të vesh në bast interesat e vendit se kush fiton zgjedhjet në Amerikë, çdo me thënë kjo, kush i tha atij, nga e mori ai këtë autorizim? Është kollaj ti kërkosh llogari ministrave dhe mua pse flet pa leje, por ai kur flet pa lejen tonë…jemi dy parti të ndryshme. Unë i kam thënë këto prandaj shkarkohem. Më besoni një gjë, unë në raport me të vërtetën nuk kam bërë kompromis.
    Unë nuk mund të pajtohesha me kryeministrin që hapi librin e shtëpisë për të sharë dhe shpifur, kundër gjyqarëve që vendosen kundër qeverisë. Çdo me thënë kjo, pse duhet ta bëjë një qeveri?
    E bëri këtë gabim Berisha.
    Cila qeveri demokrati e bën këtë. Imagjon Angela Merkel të marrë në telefon një gjyqtar dhe ti thotë fut në burg një katundar, çjanë këto historira. Dhe e dini kush është përgjigja që kam marrë? Je kundër reformës! Cilës kujt reforme jam kundër?! Reformës të sundimit të gjyqësorit nga politika? Po jam, dhe do jem gjithë jetën. Çpunë ka politika me gjyqësorin.
    Partnerët kërkuan shkarkimin e Tahirit, drejtoret e policise hanin e pinin tek Santa Quaranta

    Manjani: Unë kam thënë të arrestohet Klement Balili, i vetmi zyrtar që e kam bërë këtë sistematikisht dhe ndërkohë që unë bëjë këtë, drejtora të policisë hanin e pinin tek Santa Quaranta, janë të regjistruara të gjitha këto dhe i kanë shërbimet partnere. Më gjeni një zyrtar të dytë që e ka bërë këtë?! Une nuk kam kompleks dhe as më interesohen fare Kryeministrit i është kërkuar shkarkimi i ministrit të Brendshëm, jo i imi. Duhet ta shkarkonte, ja kanë kërkuar partnerët e di mirë ai. Por do të shmangë vëmendjen, kjo është arsyeja dhe nuk ka ndonjë problem që të ndahem, unë me Edi Ramën jam ndarë, nuk ishte kjo tema. Këtu ishte problem do bëjmë një qeveri të përbashkët në favor të njerëzive, kam qenë dhe mbetem një nga besnikët e të majtës së bashkuar, por jo të majtës së bashkuar në emër të krimit. Që ti themi të majtëve hajde të votoni se ska rrugë tjetër dhe pastaj të qeveresim me të tjerët.

    Manjani: E vërteta e kësaj qeverie është se është e kapur dhe është jashtë cdo standardi
    Ministra të Ramës kanë fjetur me dashnoret në Santa Quaranta

    Manjani: Nuk është e rastësishme që është tentuar të asociohet në emrin tim dosja e Klement Balilit, po ndërkohë që në Tiranë behej thashetheme i asocimit të emrit tim me Klement Balilin, në Santa Quaranta ministrat e Edi Ramës flinin me dashnoret. Kjo është e vëreteta, flinin aty. Dhe unë këto nuk i d i se jam djalë i menxhuar, por janë të regjistruara nga shërbimet partnere dhe kam marrë përgëzime nga shërbimet partnere për denoncimin e kanabisit. Pse u bë tani? Për të shmangur vëmendjen. Kryeministri priste dorëheqje por unë nuk jap dorëheqjen se s’kam bërë krim.

    Ilir Metes i jam mirenjohes
    Manjani: ” U njoftova nga mediat për shkarkimin tim. Duhet të komunikojmë përmes medias sepse dhe Whatss up dhe sms nuk funksionojnë. Kam qenë dhe mbetem profesionist. Ilir Metës i jam mirënjohës

    Mbledhjet e qeverisë jane antikushtetuese. Ministrat nuk lejohen të flasin në mbledhjen e qeverise”
    Rama ka harxhuar kohë për ti bërë presion Metës. Ajo që thotë është se unë flas pa lejen e Fugës. Në një sistem demokratik ministrit kërkohet ti mbyllet goja. Shkarkohesh se flet pa lejen e Fugës

    Manjani: Kjo qeveri është e kapur

    Manjani: Nuk është krim të flasësh. Përgjigja e tij është në qeverinë time nuk flitet. Nuk mund të jetë ministri zëdhënës shtypi i propagandës së qeverisë dhe nuk kemi asnjë problem ndërkohë që njerëzit dalin partizan në mal me 20 mijë lekë dita dhe 40 mijë lekë në jug dita e punës. Mua s’më lidh asgjë me këtë qeveri. Ndihem i nderuar që jam i shkarkuar.Do të ndihesha i fyer nëse jepja dorëheqje, sepse nuk mund të marr përsipër kanabizimin e vendit dhe nuk mund të marr përsipër përgjegjësinë e marrjes së vendimeve në kushtet e presionit të bizneseve të paligjshme të trafikut.

    Unë nuk hyj në debate të mëtejshme nëse koalicioni vazhdon apo jo, kjo nuk më takon mua dhe nuk dua të dëgjoj më këtë histori. E vërteta është që kjo qeveri është e kapur dhë është jashtë çdo lloj standardi dhe ligjor. Në 30 dhjetor qeveria ka marrë një vendim pa u mbledhur, verifikojeni te TIMS se gjysma e ministrave ishte jashtë shtetit. Ai vendim duhej marrë se duhej shkarkuar një i dekriminalizuar, por u dha për mediat dhe të guxojë ta bëjë një gjë të tillë një qytetar i thjeshtë, të firmosë një copë letër e harrojnë në burg për fallcifikim dokumentash. Kryeministri firmos vendime qeverie që nuk kanë ndodhur. Çfarë quhet? Si mund të jetë dakord ministri i Drejtësisë me këtë?

    Presioni u shtua diten kur fola per kanabisin

    Manjani: U shtua presioni për largimin tim ditën kur kam folur për kanabisin. Ajo ka qenë krejtësissisht një ndarje shumë e madhe dhe bëra një deklaratë si qytetar i shqetësuar dhe ky është fakti. Ajo ka qenë një ndarje e madhe. E bëra atë deklaratë si qytetar i shqetësuar sepse ky është fakti për përhapjen e fenomenit.
    Nuk kisha asnjë gjykim dhe asnjë prapamendim, por kryeministri u nervozua, shty me radhë dy ministra të flasin kundër meje, i falenderoj unë nuk kam asnjë kundërshtim me ta. Që pas asaj situata është shtuar presioni, jo ndaj meje, por ndaj Metës. Unë e di pse!


    Rama presion Metës për shkarkimin tim. Pse flet pa lejen e Fuges

    Manjani: Që prej verës së kaluar kryeministri ka harxhuar kohë për të bërë presion, jo mua por kryetarit të Parlamentit për të më shkarkuar. Arsyen e di ai, por ajo që thotë është që unë flas pa leje në media, pa lejën e Fugës. Ministrit në një sistem demokratik kërkohet ti mbyllet goja. Unë kam një ndarje të madhe me kryeministrin në këtë pjesë. Nuk është se kam besim tek kryeministri pasi ai më ka përjashtuar nga opozita që nuk kishim asgjë në dorë, jo më sot në pushtet. Cështjet janë parimore.

    Pra po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh. Ky është mesazhi i kryeministrit. Po guxove të mendosh e të japësh një opinion shkarkohesh. Rri urtë. Rri urtë, bëj ndonjë tender, mos fol në media je burri i mirë. Ky është mesazhi që jep kryeministri në 6 muajt e fundit. Sigurisht kryetari i parlamentit, Ilir Meta nuk i ka pranuar. Ai mbetet në anën e ligjit, por kjo ka qenë e vërteta.
    Është e ndaluar në bazë të Këshillit të Ministrave që ministrat të flasin për çfarë ndodh në qeveri nuk e kam bërë unë e keni bërë ju dhe ju falenderoj.
    Perplasja ime e pare

    Manjani: Një debat të parë që kemi bërë për një vendim që erdhi nga ministria e Energjisë për një koncesion për ndriçimin e rrugëve. Parandjeva dhe parandalove, e denoncova madje se kjo është një praktike korruptive. Megjithatë qeveria e kaloi me dhunë për një ditë që unë nuk isha në mbledhje të qeverisë.
    Kjo ka qenë përplasja e parë. Nuhata dhe denoncova se shteti nuk po mbronte investimet e huaja dhe për fat të keq pas kësaj deklarate timen në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për fat të keq u rraf një biznesmen dhe u përze nga Shqipëria. Këto janë paralajmërime të mia për akte korruptive. Kam marrë nismë për këto, por jamë refuzuar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të ministrave që s’ka lidhje fare, që është një nëpunës civil që del edhe mbi ministrat dhe krijon këto situata. Këto janë të papranueshme për mua. Këto kanë qenë pak a shumë debatet, por debati më i madh është pse flet me mediat.
    Mbledhjet e qeverisë antikushtetuese
    Manjani: Bëra më të mirën që kisha mundësi. Nuk është ajo që doja të ishte dhe do tua them pse, sepse realisht kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një proces që jo vetëm s’kishte lidhje me profesionalizmin po as me kushtetutën e vendit dhe ligjin. Mbledhja e qeverisë është një akt formal, krejtësisht antikushtetues. Ministrat e qevrisë nuk janë të lejuar të flasin në mbledhjen e qeverisë, kjo ka qenë e papranueshme për mua. Sigurisht me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për cështje personale, por për cështje parimore dhe ligjore. Kam pasur kam thënë i kanë të regjistruara aty. Nëse i kanë fshirë është histori tjetër

    I jam mirenjohes Ilir Metes

    Manjani: Të qënit ministër është një nga detyrat më të rëndësishme, aq më tepër ministër i Drejtësisë për çdo jurist është një karrierë shumë e rëndësishme dhe mua mu dha kjo mundësi, ma dha LSI këtë mundësi pa as më të voglin diskutim ma dha Ilir Meta të cilit i jam mirënjohës, sepse në fakt pas gjithë investimit publik dhe politik timit personal, i mungonte karrierës time kjo detyrë, unë e kreva ashtu si dita.

    ORA NEWS

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ministri i shkarkuar: "Qeveria e Ramës e kapur nga trafikantët e drogës."

    Ben Blushi zbulon arsyen e shkarkimit të Manjanit: Meta i nënshtruar

    Kreu i LIBRA-s, Ben Blushu ka reaguar për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai shkruan në “Facebook” se ato që ka thënë Manjani janë të vërteta.

    “Ylli Manjani tha të vërtetën prandaj u shkarkua. Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar.

    Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar. Seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur!”, shkruan Blushi.

    Panorama

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ministri i shkarkuar: "Qeveria e Ramës e kapur nga trafikantët e drogës."

    Kam respekt per ty, po gjith kjo me duket komplet sajim ose hipokrizia e politikes qe ishit.
    Sa ishit ne post, flisnit me fakte dhe me bindje qe cdo gje eshte ne drejtimin e duhur, e vjen tani e hedh poshte cdo gje ato qe ke thene!

    Uroj ne kualicionin e ardhshem qe do besh me Blushin te jesh me efikas ne perzgjedhje.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •