Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Rama shkarkon ministrin Manjani; në vend të tij Petrit Vasili

    Emri:  Rama-dhe-Manjani.jpg

Shikime: 308

Madhësia:  43.2 KB

    as lajmeve jo të konfirmuara në orët e para të ditës së sotme, duket se më në fund ka ardhur zyrtarizmi. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, duke propozuar në vend të tij kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

    Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është parë paraditen e sotme të hyjë në kryesinë e kuvendit, ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit dhe të LSI, Ilir Meta.

    Takimi erdhi pas lajmit të publikuar dje në disa media për një largim të mundshëm të Manjanit nga posti i ministrit.

    Vetëm disa orë më parë vetë Manjani e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, duke deklaruar se as është shkarkuar dhe as është dorëhequr nga detyra e tij.

    Por pak orër më vonë, përmes një njoftimi të zyrës së shtypit Kryeministri Edi Rama ka firmosur sot lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë Z. Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Petrit Vasili.

    Shkresa i është dërguatr dhe presidentit të Republikës Bujar Nishani.

    “Kryeministri Edi Rama ka firmosur lirimin nga detyra të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Petrit Vasili””. Rreth orës 13:00 Ylli Manjani pritet të dalë në konferencë për median. Manjani u emërua pas dorëheqjes së ministrit të LSI-së Nasip Naço më 9 nëntor 2015.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Ngërçi në koalicionin PS-LSI, Rama shkon në zyrën e Metës

    Emri:  rama1.jpg

Shikime: 88

Madhësia:  30.4 KB

    Situata e krijuar ditët e fundit në koalicionin qeveritar PS-LSI, shoqëruar me akuzua e kundër akuza mes eksponentëve të të dyja partive, ka detyra kryeministrin Edi Rama të shkojë vetë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta paraditen e sotme.

    Një ditë më parë u përfol për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, lajm i hedhur poshtë nga ky i fundit, i cili ka bërë me dije se as është shkarkuar, as është dorëhequr dhe as ka ndërmend të largohet nga posti i ministrit.

    Disa ditë më parë ministri i mjedisit, Lefter Koka akuzoi policinë në Durrës se po vepron politikisht në dëm të LSI, akuzë e artikuluar një ditë më pas edhe nga deputeti i Gjirokastrës, Vangjel Tavo në drejtim të krerëve të policisë në jug të vendit.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Shpërthen Manjani: Kështu u katandis kjo qeveri, e mora vesh nga mediat shkarkimin

    Emri:  manjani-2-komision.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  39.7 KB

    Ministri i shkarkuar i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shpërthyer sot në deklaratën për mediat pas shkarkimit.

    Ai tha se nuk dinte gjë për këtë shkarkim dhe se kështu është katandisur kjo qeveri. Ai hodhi akuza ndaj Ramës dhe qeverisë, duke thënë se është tentuar t’i mbyllet goja.

    Ai tha se qeveria bën mbledhje antikushtetuese dhe se nuk i jepet fjala asnjë ministri të flasë.

    “Ishit ju që më njoftuat. Unë nuk dija gjë. Kështu u katandis kjo qeveri tani. Faleminderit shumë juve mediave, u jam mirënjohës”, tha Manjani në hyrje të deklaratës.

    Ai më tej akuzoi qeverinë se bën mbledhje antikushtetuese dhe se ministrat nuk lejohen të flasin.

    “Kur hyra në qeveri kam gjetur një praktikë që s’kishte lidhje me profesionalizmin dhe komplet antikushtetues. Qeveria bën mbledhje antikushtetuese. Asnjë ministër nuk lejohet të flasë në mbledhje.

    Me kryeministrin Rama ne nuk kemi debatuar për çështje personale. Gjithmonë për çështje parimore dhe ligjore.

    Në këtë pjesë nuk kam asnjë pishmanllëk. Çkam pasur e kam thënë, i kane të regjistruara. Nëse i kanë fshirë është histori tjetër.

    Unë nuk i kam ndonjë borxh askujt. Që prej verës së kaluar kryeministri ka harxhuar kohë nga dita e tij e punës për të bërë presion.

    Jo mua, por kryetarit të parlamentit që të më shkarkonte. Arsyeja e di ai. Ajo që thotë është se unë flas pa leje në media, pa lejen e Fugës, ministrit i kërkohet të mbyllet goja”, tha Manjani.

    “Po fole pa lejen e Fugës shkarkohesh. Po mendove dhe jep një opinion shkarkohesh. Rri urtë, bën ndonjë tender dhe nuk shkarkohesh.

    Kryetari i parlamentit nuk i ka pranuar këto gjëra. Ai ka qenë në anën e ligjit dhe kushtetutës. Ka gjashtë muaj.

    Ne kemi debatuar në qeveri edhe për shkak të nuhatjes sime profesionale që për mua kanë qenë korruptive.

    Është e ndaluar në bazë të ligjit që ministrat të flasin për mbledhjet e qeverisë. Unë e kundërshtova si praktikë korruptive, mungova një mbledhje dhe qeveria e kaloi. Nuhata dhe denoncova që shteti nuk opi mbronte investimet e huaja.

    Për fat të keq pas kësaj deklarate time, u rrah një biznesmen i huaj. Kam marrë disa nisma për këtë çështje, u refuzova në mënyrë të tmerrshme.

    Dhe e dini nga kush? Nga sekretari i përgjithshëm i Këshilltit të Ministrave që është vetëm një nëpunës”, vijoi.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Panorama zbulon prapaskenat, nga refuzimi i Manjanit për t’u larguar te biseda Rama- Meta

    “Panorama” zbulon prapaskenat e takimit të ditës së sotme mes kreut të LSI-së, Ilir Meta dhe kryeministrit Rama në Kryesinë e Kuvendit.

    Takimi që nisi në orën 10:00 dhe që zgjati 45 minuta, kishte temë kryesore shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjanit.

    “Panorama” mëson se ka qenë kryeministri ai që ka kërkuar që Manjani të shkarkohej nga ky post, për shkak se ka raporte të vështira me Manjanin. Ndërsa arsyeja e dytë janë deklaratat dhe qëndrimet kundër qeverisë kohët e fundit.

    Në fakt, Manjani ka qenë ndër të parët ministra dhe eksponentë të LSI-së, që kanë kritikuar ashpër Policinë e Shtetit në lidhje me luftën ndaj kanabisit dhe po ashtu në kapjen e Klement Balilit.

    “Panorama” mëson gjithashtu, se Meta e ka pranuar këtë kërkesë menjëherë. Madje, Manjanit iu kërkua që ditën e djeshme që të jepte dorëheqjen, por ai nuk pranoi.

    Në këtë mënyrë, Meta dhe Rama vendosën ta shkarkonin pas takimit të ditës së sotme, raporton “Panorama”.

    Kjo lëvizje do të thotë se Meta do të qëndrojë brenda koalicionit me Ramën dhe se nuk ka ndërmend të largohet.

    Panorama

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    ...edhe ?! Cfar prisni te ndodhe ?!

    ..Mero Gelbaza, ka thene nje te vertete kohe me pare:" ...vetem ne Shqiperi, skandali banalizohet". Keshtu do te ndodhi edhe me kete megaskandal.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Luan Rama: Kishim dy zgjidhje, të shkarkonim Ramën ose Manjanin

    Emri:  Luan-Rama.jpg

Shikime: 144

Madhësia:  29.7 KB

    Nënkryetar i LSI-së dhe kreu i grupit parlament Luan Rama tha se partia ku ai bën pjesë, kishte dy rrugë të shkarkonte kryeministrin ose ministrin. Dhe në fund u shkarkua Ylli Manjani, edhe pse sipas Ramës, ai ka pasur të drejtë në akuzat e tij.

    Në një qëndrim të shkurtër, të prerë, Rama theksoi se rëndësi ka që të vijohet mirëqeverisja në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

    “Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunoj me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besim. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuara edhe raporte me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci”,- tha Luan Rama.

    Ndërkohë reagime për shkarkimin e Manjanit ka pasur dhe nga Partia Socialiste. I pari që ka reaguar nga Partia Socialiste ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi.

    Ai tha se shpërthimi i Manjanit tregon se ishte i drejtë vendimi për ta shkarkuar. Peleshi tha se nuk ka pasur asnjë diskutim në mbledhjen e grupit të PS lidhur me shkarkimin e Manjanit.

    Gjatë fjalës së tij Manjani lëshoi një sërë akuzash ndaj Ramës dhe ministrave të tij.

    Koha Jone

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Rilindasve socialistë u ka hyrë sherri: Rama shkarkon ministrin e drejtësisë së LSI!

    Manjani pranon ofertën e Blushit

    Burimet te besuara thone se Ylli Manjani ka shumë mundësi që të reagojë edhe ndaj LSI duke kaluar me Libran e Blushit i pakënaqur nga mbrojtja e pakët që ju be atij.

    Manjani mund të jetë kështu një figurë e spikatur opozitare pranë Blushit.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •