Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Ekskluzive / Rama ofroi sondazhin e Soros si raport të BE-së

    Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama paraqiti sot një grafik në të cilën konfigurohej besimi tek institucionet shqiptare.
    Ministria e Brendshme paraqitej në këtë grafik me nivelin më të lartë të besimit tek qytetarët, ndërsa Rama e përdori të dhënën për t’iu kundërpërgjigjur akuzave të forta të bëra nga zyrtarë të LSI-së për kanabisin.
    Ajo çfarë bënte përshtypje ishte fakti se Rama e quante këtë anketë si një punë të bërë nga Komisioni Evropian.

    Emri:  IMG_7610.JPG

Shikime: 133

Madhësia:  81.7 KB
    Postimi i Ramës në Facebook
    Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet”, – shprehej kryeministri.

    Në tentativë për të gjetur raportin e plotë të KE-së, kuptuam se nuk ekzistonte asnjë raport dhe anketim i certifikuar nga ky institucion që indeksonte besueshmërinë e institucioneve.
    Por një media shumë pranë qeverisë na orientoi me raportimin e saj duke saktësuar se Rama i referohej raportit të institutit IDRA.
    Të dhënat, metodologjia dhe objekti i raportit të IDRA-s ka përkime thuajse identike me grafikun që ekspozoi kryeministri Rama. Edhe ngjyra e grafikëve ishte identike.
    Nga çka del qartë se kryeministri ka quajtur si raport të KE-së një raport që në fakt është i një instituti shqiptar.
    Por nëse i referohemi raportit të IDRA-s, atje qartësohet se instituti IDRA është entitet i mbështetur dhe i financuar tërësisht nga Fondacioni Soros dhe në raportin e IDRA-s ky fakt thuhet në mënyrë të përsëritur.

    Emri:  IMG_7611.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  17.8 KB

    Nga krahasimi i të dhënave del qartë se kryeministri ka manipuluar publikun duke paraqitur një raport të një instituti të financuar nga Soros, si një raport të BE-së.

    Emri:  IMG_7612.jpg

Shikime: 174

Madhësia:  31.8 KB
    Drejtuesit e IDRA-s duke prezantuar raportiin së bashku me Andi Dobrushin, kreu i ‘Fondacionit Soros’
    Linja Soros është e atashuar zyrtarisht pranë qeverisë Rama, si në projekte të reformave ekonomike dhe po ashtu në reformën e drejtësisë. Linjë private, korporatë private dhe linjë aleate e Edi Ramës.

    Madje nuk është as hera e parë që institute të financuara nga Soros përpiqen të shuajnë problemin e kanabisit.
    Një raport i Transparency International Albania (TIA) i publikuar në Shtator 2016 shkaktoi skandal, sepse fliste vetëm për operacionet e policisë në Lazarat, ndërsa në momentin kur doli raporti, kishte filluar korrja e kanabisit në çdo cep të vendit.
    Siç u zbulua nga Hashtag.al, raporti i TIA-s ishte gjithashtu një raport i financuar dhe mbështetur nga Fondacioni Soros. /Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ekskluzive / Rama ofroi sondazhin e Soros si raport të BE-së

    Per te gjithe ata qe lidhjet e Rames me Sorosin deri para disa kohesh i quanin teori konspirative!
    Lexojeni me vemendje..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ekskluzive / Rama ofroi sondazhin e Soros si raport të BE-së

    Raporti i Sorres dhe lidhjet e Sorres nuk jane te sigurta. Pa ndihmen e fshehte te zotit ai nuk eshte asgje dhe pozita e zotit kunder engjejve nuk eshte e qendruesheme, te cilet e kane kercenuar se do ta vrasin nese nuk heq dore nga marrezite e tij te mencura.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •