Idriz Ajeti lindi nė fshatin Tupallė tė Komunės sė Medvegjės mė 26 qershor tė vitit 1917, ėshtė shkrimtar dhe akademik shqiptar.
Shkollėn fillore e mbaroi nė Banjėn e Sijarinės mė 1930, tė mesmen e kreu nė Shkup mė 1938. Po atė vit u regjistrua nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Zagrebit – nė Degėn e romanistikės. Studimet i mbaroi pas luftės, nė vitin 1949 nė Fakultetin e Filozofisė tė Beogradit. Qė atėherė e deri nė vitin 1953, me cilėsi profesori tė gjuhės shqipe, punoi nė Gjimnazin e Prishtinės. Nga viti 1953 deri nė vitin 1960, me cilėsi lektori, jepte mėsim nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Beogradit. Nė vitin 1958 mbrojti disertacionin e doktoratės me temėn: Zhvillimi historik i sė folmes gege tė shqiptarėve tė Zarės sė Dalmacisė. Qė nga viti 1960, njėherė docent, pastaj profesor inordinar dhe nga viti 1968 profesor ordinar, jep mėsim nė Degėn e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit tė Filozofisė tė Prishtinės. Iu dhanė disa shpėrblime e dekorata, ndėr tė cilat edhe Shpėrblimi i 7 korrikut dhe ai i KAĒKJ. Presidenti Ibrahim Rugova e dekoroi me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, ndėrsa me rastin e 90-vjetorit tė lindjes, Presidenti Fatmir Sejdiu e dekoroi me Ēmimin Presidencial pėr Studiues. Hetimi i dialekteve nga pikėpamja diakronike, pastaj trajtimi i dokumenteve tė moēme gjuhėsore tė shkruara me alfabetin arabo-turk dhe mė nė fund studimi i marrėdhėnieve tė shojshoqme shqiptare-serbe – janė troje tė interesimit shkencor tė Idriz Ajetit. Merret edhe me ēėshtje tė gjuhės sė sotme shqipe. Qe iniciator i shumė konsultave dhe bashkėmarrėveshjeve gjuhėsore ku u kėrkuan shtigje tė reja pėr njėsimin e gjuhės shqipe dhe tė drejtshkrimit tė saj. Hartoi tekste shkollore pėr nxėnės tė shkollave tė mesme dhe pėr studentė tė Degės sė Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe tė Fakultetit Filozofik tė Prishtinės. Me nismėn e tij, pas hapjes sė Fakultetit tė Prishtinės (1960), u nxor revista shkencore Gjurmime albanologjike (1962) e mė 1974 u organizua Seminari i Kulturės Shqiptare pėr albanologė tė huaj. Gjatė vitit 1969-1971 ishte drejtor i Institutit Albanologjik, mė 1971-73 ishte dekan i Fakultetit Filozofik, nė vitet 1973-75 rektor i Universitetit tė Prishtinės. Pas zgjedhjeve paralele tė vitit 1998 pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės, zgjidhet kryetar i parė i tij nga radhėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Nė vitet 1979-1981 dhe 1996-1999 ishte kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Nė vitin 1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės i ka botuar veprėn e plotė nė pesė vėllime.
Tituj tė veprave[redakto | redakto tekstin burimor]
VEPRA 1
Pėrmban:
Zhvillimi historik i sė folmes gege tė Arbėneshėve tė Zarės, 1961
Vaclav Cimohovski , Studim me vlerė
VEPRA 2
Pėrmban:
Pamje historike tė ligjėrimit shqip tė Gjakovės nė fillim tė shekullit XIX
Gjuha e “Divanit” tė sheh Maliqit
Rreth disa tipareve gjuhėsore tė ligjėrimeve shqiptare tė Kosovės
Rreth disa veēorive tė tė folmeve tė shqiptarėve tė rrethit tė Preshevės dhe tė Bujanovcit
“Djali plėngprishės” nė tė folurit shqip tė istrisė
Tipat e l-sė nė dialektet shqiptare tė Brisk-Shestanit tė Krajės
Mbi disa fjalė e frazeologjizma shqiptare nė tė folmen e popullsisė sė Plavės e tė Gusisė
Dy fjalė pėr gjuhėn e Bogdanit
Ēėshtje gjuhėsore nė veprėn e Kristoforidhdit
Ndihmesė e Naim Frashėrit nė punė tė formimit tė gjuhės letrare shqipe
Sami Frashėri nė vijim tė krijimit tė gjuhės letrare shqipe
Gjuha letrare dhe bota shqiptare sot
Gjuha letrare shqipe dhe fushata pėr ta rishikuar bazėn themelore tė saj
A ka mė punė nė ortografinė e shqipes?
Rruga e njėsimit tė shqipes letrare
Rruga e formimit tė gjuhės letrare shqipe
Rruga e zhvillimit tė gjuhės letrare shqipe nė Kosovė
Pėr ndriēimin e disa ēėshtjeve tė shqipes
Pėr pėrdorimin e drejtė tė disa trajtave foljore
Probleme aktuale tė kulturės sė gjuhės
Pėr ngritjen e kulturės gjuhėsore
Pa gjuhė tė pasur e tė pastėr s’ka as ide e mendime tė larta
Bisedė pėr gjuhėn 1
Bisedė pėr gjuhėn 2
Toskėrishtja dhe baza dialektore e shqipes letrare
“Letėrsia shqipe dhe gjuha letrare”
Roli i Konsultės gjuhėsore tė Prishtinės nė proceset e vendosjes dhe tė stabilizimit tė shqipes unike letrare
VEPRA 3
Pėrmban:
Historia e gjuhės shqipe
Shqiptarėt dhe gjuha e tyre
Drama kombėtare e popullit shqiptar dhe e gjuhės sė tij nė rrjedhė tė kohės
Dėshmime onomastike pėr autoktoninė e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike
Arritjet kryesore tė studimeve etimologjike tė shqipes
Emėrtime popullore shqiptare tė gjellėve e tė ushqimit
Shėnim pėr emrin Mirdita
Shkrime pa mbėshtetje pėr probleme tė ndjeshme
Studimi i trashėgimisė kulturore – e drejtė e ēdo populli
Njė pasqyrė e shkurtėr mbi zhvillimin e futurit nė shqipe
Raportet e shqipes me gjuhėt ballkanike
Kundėr anarkisė nė studimet etimologjike tė gjuhės shqipe
Tekst i botuar nė Enciklopedinė jugosllave
Rruga e formimit tė fleksionit tė sotėm nominal tė shqipes
Ēėshtje tė studimeve etimologjike tė shqipes
Mbi disa ndėrrime fonetike
Prejardhja e disa emėrtimeve tė miteve dhe tė demonėve nė gjuhėn shqipe
Disa mendime mbi arritjet kryesore tė studimeve etimologjike nė fushė tė shqipes
Kontribute tė vogla etimologjike
Kontribute etimologjike
Rreth disa emrave topikė me prejardhje shqiptare nė Mal tė Zi nė vėshtrim gjuhėsor
VEPRA 4
Pėrmban:
Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhės sė tij
Shqipja e vėshtruar nga aspekti i studimeve ballkanistike
Marrėdhėniet gjuhėsore shqiptaro-sllave
Zhvillime paralele fonetike dhe ndikime tė ndėrsjella tė dialekteve shqiptare dhe serbe tė Kosovės
Studime tė ndėrsjella etimologjike albano-sllave
Fjala shqipe nė Fjalorin e Gl. Elezovicit
Vėshtrim i punės nė studimet albanologjike tė gjuhės shqipe
Ndikimi i shqipes nė tė folmet shqipe tė Kosovės
Emėrtime gjeografike nė shqipen dhe serbokroatishten
Kontribut pėr studimin e onomastikės mesjetare nė territorin e Malit tė Zi, Bosnjės dhe Hercegovinės dhe tė Kosovės
Pėr tė vėrtetėn shkencore
Patologjia e njė simetrie
Intervista
Recensione
Pėrkujtime
Fjalė rasti
VEPRA 5
Pėrmban:
Kontributi i Holger Pedersenit nė studimin e historisė sė gjuhės shqipe
Nė njėqindvjetorin e vdekjes sė Miklošičit
Rreth disa albanizmave nė Fjalorin e Vuk Karadžićit
Kontributi i studiuesve sllovenė pėr historinė e gjuhės shqipe dhe krijimin e letrarishtes sė saj
Nė gjashtėdhjetė vjetorin e themelimit tė Akademisė Sllovene tė Shkencave dhe tė Arteve
Zhvillimi i gjuhėsisė shqiptare nė Jugosllavi
Albanistika Jugosllave dhe disa probleme tė saj
Kontributi i Carlo Tagliavinit nė studimet e historisė sė gjuhės shqipe
Mark La Piana nė studimet e gjuhėsisė shqiptare
Henrik Barići pėr gjuhėn shqipe
Gjuha shqipe nė studimet krahasuese tė profesor Radosav Boškovićit
Njė ndihmesė nė fushėn e leksikologjisė shqiptare
Veprimtaria shkencore e profesor Eqrem Ēabejt
In memoriam (pėr Ēabejn, Nolin )
Kritika e recensione, shėnime e komente
Idriz Ajeti simbolizon njė epokė tė albanologjisė
Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes sė akademikut, Idriz Ajetit, ėshtė mbajtur njė konferencė jubilare, ku u vlerėsua roli i tij si krijues i madh i politikave arsimore e shkencore tė Kosovės, tė institucioneve tė arsimit dhe si njė dijetar me kontribut e ide origjinale themelore.
Nė kėtė konferencė jubilare morėn pjesė kryeministri i Republikės sė Kosovės, Isa Mustafa, kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Myzafer Korkuti, ambasadori i Shqipėrisė, Qemail Minxhozi, rektori i Universitetit tė Prishtinės, Marian Demaj, albanologė tė huaj, profesorė dhe studiues tė gjuhės shqiptare dhe akademikė tjerė.Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Hivzi Islami tha se profesor Idriz Ajeti simbolizon njė epokė tė albanologjisė.Sipas tij, emri dhe vepra i tij do tė jetojė pėr aq kohė sa do tė jetojė edhe gjuhėsia shqiptare dhe shkencat albanologjike.Kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, Myzafer Korkuti, e nderoi profesorin Idriz Ajeti me njė diplomė pėr shkrim shkencor kombėtar pėr vitin 2016.
Sipas tij, ky ēmim i ėshtė dedikuar profesorit Ajeti pėr veprimtarinė e gjatė dhe tė frytshme akademike e universitare pėr njė periudhe shtatė dekadėshe nė shkencat albanologjike.Kurse, rektori Marjan Demaj, tha se Universiteti i Prishtinės e cilėson profesor Idrizin si njė xhevahir tė tij.
Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi e cilėsoi figurėn e profesor Ajetit, si njė themelues dhe ndikues nė krijimin e institucioneve me interes shkencor e kombėtar tė vendit.
Ndėrsa, ambasadori Qemail Minxhozi tha se nuk ishte thjeshtė themelues i institucioneve arsimore tė pėrmendura nė konferencė, por ai i thelloi idetė e tija nė zhvillimin e kėtyre institucioneve tepėr tė rėndėsishme tė Kosovės./KosovaPress/
Vdes akademik Idriz Ajeti
Akademik Idriz Ajeti ka ndėrruar jetė ditėn e sotme, mė 13 shkurt 2019 nė Prishtinė, nė moshėn 102 vjeēare.
Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga Akademia e Shkencave dhe arteve tė Kosovės, pėrmes njė njoftimi pėr media.
Ajeti ishte njė nga albanologu mė tė shquar dhe dha njė kontribut tė ēmuar nė zhvillimet shkencore dhe arsimore nė Kosovė, pas luftės sė Dytė Botėrore e kėndej.
Ishte anėtar i rregullt i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe kryetar i saj nė dy mandate, anėtar nderi i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė.
Dijetar e erudit, personalitet shkencor, pa kontributet e tė cilit studimet albanologjike nė Kosovė e mė gjerė nuk do tė ishin kėto qė janė sot, akademik Ajeti ishte dhe mbetet njėra nga figurat mė tė ndritshme tė historisė sonė tė re, thuhet nė njoftimin e ASHAK-ut.
Ajeti u lind nė Tupallė tė Jabllanicės sė Epėrme, me 27 janar 1917. Shkollėn fillore e kreu nė Banjė tė Sijarinės, tė mesmen nė Shkup, mė 1938, studioi nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Zagrebit, nė Degėn e Romanistikės dhe nė Fakultetin e Filozofisė tė Universitetit tė Beogradit.
Pas vetės la njė opus tė madhe tė veprave shkencore nga lėmia e shkencave gjuhėsore.
Krijoni Kontakt