Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Rilindasit Rama i bien pendët: Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek institucionet e vendit

    Indeksi i Pandëshkueshmërisë; bie besimi te Qeveria, Prokuroria dhe Parlamenti

    Një studim mbi perceptimin e pandëshkueshmërisë në vend nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA, zbulon se besimi i qytetarëve shqiptarë te qeveria e kryeministrit Edi Rama ka rënë në tre vitet e fundit.

    Emri:  edirama-par-33.jpg

Shikime: 16154

Madhësia:  30.4 KB

    Sipas studimit të publikuar nga IDRA të mërkurën, indeksi i besimit në qeverinë shqiptare ra nga 42 pikë në një shkallë prej 100 pikësh në vitin 2014 në 35 pikë në vitin 2017, duke regjistruar një nga rëniet më të mëdha të besimit në institucionet publike.

    Një tjetër institucion që ka shënuar rënie të lartë në indeks është dhe Parlamenti, i cili nga 34 pikë nga 100 pikë në 2014-ën, ka rënë në 27 pikë nga 100 pikë në 2017-ën.

    Palamenti ndiqet nga Prokuroria e Përgjithshme, që gjithashtu ka shënuar rënie nga 38 në 32 pikë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, që ka shënuar një rënie nga 36 në 31 pikë.

    Institucioni më pak i besuar nga qytetarët shqiptarë, ashtu si në vitin 2014 mbetet gjyqësori me 24 pikë në indeks nga 100 pikë, duke shënuar një rënie prej 2 pikësh nga viti 2014.

    Studimi, i cili titullohet “”Pandëshkueshmëria – Opinioni publik mbi kuptimin, arsyet dhe rolin e institucioneve,” dhe është kryer në periudhën kohore Tetor 2016-Janar 2017, është mbështetur teknikisht dhe financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri, OSFA.

    Ky studim bazohet në një anketë kombëtare me 1200 persona në moshë 16 vjeç e lart, nga të cilët 200 të anketuar i përkasin grupmoshës 16-24 vjeç.

    Sipas studimit, interesi i qytetarëve shqiptarë ndaj problematikave me të cilat vendi përballet ka pësuar një rritje gjatë viteve të fundit dhe fokusi i tyre kryesor mbeten çështjet politike, sociale dhe ekonomike.

    “Ekonomia, korrupsioni dhe keqqeverisja figurojnë sërish si dimensionet më problematike në Shqipëri, por me një rënie përsa i përket frekuencës së natyrës së tyre problematike,” tha IDRA në njoftim për shtyp mbi studimin.

    Ekonomia vazhdon të jetë problemi kryesor me të cilin përballen shqiptarët, i vlerësuar si shumë problem nga 82 % e të anketuarve, i ndjekur nga korrupsioni dhe keqqeverisja, të identifikuar si shumë problem nga 80 % të anketuarave. I treti problem serioz identifikohet pandëshkueshmëria, e ndjekur nga shëndetësia, arsimi dhe ndotja e mjedisit.

    Ngjashëm me vitin 2014, kur indeksi i pandëshkueshmërisë u publikua për herë të parë, media vazhdon të vlerësohet si aktori më i suksesshëm përsa i përket hetimit dhe raportimit të shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë, pavarësish se shpesh perceptohet si një pushtet i kufizuar nga interesa politike dhe ekonomike. Televizioni vazhdon të jetë mediumi kryesor i informacionit për qytetarët, por një rol në rritje kanë dhe publikimet në internet dhe rrjetet sociale.

    Sipas të anketuarve, fenomeni i pandëshkueshmërisë në Shqipëri lidhet ngushtësisht me moszbatimin e ligjit dhe mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë si dhe korrupsionin. Ligji perceptohet se vepron me dy standarte, një për qytetarët e thjeshtë dhe një tjetër për zyrtarët e lartë.

    Edhe pse ‘mesatarisht’ të informuar për reformën në drejtësi, pritshmëritë e shqiptarëve në lidhje me zbatimin e saj janë të dyzuara dhe vetëm 42 % e të anketuarve shprehen optimistë për zbatimin e reformës.

    Në vlerësimin e perfomancës së institucioneve ligjzbatuese, Prokuroria e Përgjithshme merr notën më negative, ku 22 % e të anketuarve e vlerësojnë punën e saj keq dhe 18 % si shumë keq, 35 % as mirë as keq dhe vetëm 19% shumë mirë dhe mirë. Ndyshe nga Prokuroria e Përgjithshme, Policia e Shtetit ka një vlerësim më të mirë, ku 2 /3 e të anketuarve e vlerësojnë si mirë (44%) dhe shumë mirë (22%).

    Besar Likmeta
    BIRN

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rilindasit Rama i bien pëndët: Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek institucionet e vendit

    Pandëshkueshmëria: problem serioz për 96 për qind të shqiptarëve

    Sipas anketimit të IDRA-s, qytetarët shqiptarë besojnë më shumë tek Policia dhe më pak tek sistemi gjyqësor për luftën kundër pandëshkueshmërisë në vend.

    Qytetarët shqiptarë e shikojnë pandëshkueshmërinë si një fenomen të përhapur dhe mjaft shqetësues për Shqipërinë. Një anketim i realizuar nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi-IDRA zbuloi se 96 për qind e shqiptarëve mendojnë se kultura e pandëshkueshmërisë mbizotëron në vend.

    Të intervistuarit kanë renditur korrupsionin e lartë, moszbatimin e ligjit dhe sistemin e dobët të drejtësisë si shkaqe të kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

    “Unë e shoh pandëshkueshmërinë të lidhur ngushtë me korrupsionin. Një njeri që nuk ndëshkohet për shkeljen e ligjit, ia ka gjetur anën përmes rryshfetit,” citohet të ketë thënë një qytetare në raport.

    Anketimi i mbështetur nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, OSFA u zhvillua në periudhën nëntor-dhjetor 2014, gjatë së cilës u intervistuan 1200 persona në të gjithë vendin.

    Paralelisht me indeksin e pandëshkueshmërisë, anketimi i IDRA-s ka matur edhe nivelin e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e vendit. Sipas raportit, Policia e Shtetit gëzon besimin më të madh të qytetarëve shqiptarë në luftën kundër abuzuesve me ligjin.

    Nga 100 pikët e mundshme, Policia ka marrë 53 pikë. Kryeministri renditet i dyti me 51 pikë, ndërsa vendin e tretë e zënë komunitetet fetare. Sistemi gjyqësor renditet i fundit me 26 pikë, duke u konsideruar si i korruptuar dhe i paanshëm nga qytetarët.

    84 për qind e të intervistuarve mendojnë se rryshfeti ndikon vendimin e gjykatave, ndërsa në një nivel të lartë renditen edhe lidhjet e gjyqësorit me biznesin apo politikën.

    E ndërsa qytetarët mbështesin përgjithësisht Policinë dhe kritikojnë Gjyqësorin, perceptimi i tyre për Prokurorinë e Përgjithshme është më neutral. Megjithatë, shumica e tyre mendojnë se edhe prokurorët në Shqipëri gjenden nën ndikimin e pushtetit politik dhe atij ekonomik.

    Anketimi zbulon se në perceptimin publik ka një kontrast të thellë mes mundësisë së ndëshkimit të një qytetari të zakonshëm dhe të një zyrtari të lartë për të njëjtën shkelje. Të intervistuarit besojnë se zyrtarët e lartë ia dalin t’i shpëtojnë drejtësisë.

    Megjithëse në Shqipëri ekzistojnë një sërë institucionesh të zbatimit të ligjit, qytetarët shqiptarë mendojnë se media luan rolin kryesor në investigimin e rasteve të abuzimit me ligjin nga zyrtarët e lartë.

    Në raport thuhet se 74 % e të intervistuarve mendojnë se media luan rolin më të rëndësishëm në luftën kundër pandëshkueshmërisë, përkundër 9 % të tyre që ia atribuojnë këtë sukses policisë.

    Në perceptimin e qytetarëve shqiptarë, pandëshkueshmëria dhe moszbatimi i ligjit është problemi i dytë, më i rëndësishëm në vend. Për ta, ekonomia është kryefjala e problemeve dhe sfida kryesore me të cilën përballet Shqipëria.

    Prill, 2015
    BIRN

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Rilindasit Rama i bien pendët: Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek institucionet e vendit

    Qeveria me e dobet ne keto 27 vitet e fundit. E afte vetem per propagande butaforike. Nje kryeminister qe konkuron Zef Deden apo Gezim Krujen per batuta. Kryeminister qe e shohim 100 here ne dite ne TV. Dhe ankoheshim per Berishen ne dikur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Rilindasit Rama i bien pendët: Bie ndjeshëm besimi i shqiptarëve tek institucionet e vendit

    Kjo eshte nje qeveri Semafor dhe qe ndjek ate te Emergjences se tranzicionit, pra eshte nje progres. Nje qeveri qe mundohet te koordinoje trafikun e klaneve te huaja jo te ligjshme, meqe nuk baraziten dot me shtetin, por klane quasi te ligjshme qe nuk kapen dot nga policia pervec pendeve shqiptare te gjelave te huaj.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •