Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    DOKUMENTI/Gazeta e deputetes së Ramës:Vllahutin 1.6 milion euro vilë, BE bashkëjeton me korrupsionin

    Rolling Hills është një kompleks i njohur vilash të shtrenjta në periferi të Tiranës. Mure të lartë rrethues me siguri të përforcuar mbyllin përbrenda tyre, vila të bukura të zhytura në luks dhe gjelbërim, të përshtatura për një standard të lartë jetese.

    Nuk është rastësi që kjo zone e kryeqytetit e njohur edhe si “vilat e Lundrës” është bërë vitet e fundit vendi i preferuar për banim nga miliarderët e Tiranës mes të cilëve politikanë, ish-kryeministra e fëmijë ish-kryeministrash, maniatë mediash, biznesmenë etj, dhe sidomos shumë nga ata që ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë i kanë akuzuar si të korruptuar dhe pengues të reformës në drejtësi gjatë muajve të fundit.

    Për këtë arsye, ka qenë një befasi jo fort e këndshme për grupin investigativ të gazetës DITA, kur ka zbuluar nga një kontratë noteriale faktin që pikërisht në “fshatin e të korruptuarve” ka blerë së fundmi rezidencën e saj edhe denoncuesja e korrupsionit, ambasadorja e BE-së, Romana Vllahutin.

    Një kontratë noteriale, ku ka shumë gjëra që nuk shkojnë, është publikuar sot nga DITA. Dokumentet zbulojnë se rezidenca e re e ambasadores Vllahutin është blerë me fonde të BE-së për plot 1 milion e 649 mijë euro, duke u renditur ndoshta në top listën e vilave më të shtrenjta të Rolling Hills.

    Bëhet fjalë për një vilë rreth 345 metra katrorë në një truall rreth 1600 metra katrorë. Me një llogari të thjeshtë dhe duke krahasuar çmimet e vetë Rolling Hills në faqen zyrtare del se BE ka blerë me një super-çmim që tejkalon disa herë çmimin me të cilin shitet edhe vila më e shtrenjtë në këtë kompleks.

    Në aktin noterial të shitjes vihet re përveç çmimit të fryrë edhe fakti që shitja është kryer nga shtetasi privat L.D. i datëlindjes 1980, posedues pronash milionëshe duke qenë vetëm 35 vjeç. Dhe për më tepër, nuk rezulton që selia e BE në Tiranë të ketë kryer tender për këtë blerje.

    Duke qenë se përgjithësisht BE nuk blen vila për ambasadorët e vet, por përdor qiranë, ky përjashtim në Tiranë, aq më tepër me gjithë këto pikëpyetje nga pas, nuk ka kaluar pa u vënë re.

    DITA ka mësuar se një mision auditi i BE-së do udhëtojë drejt Tiranës. Ndërkohë një tjetër fakt kurioz i shton dyshimet: Agjencia e njohur për shkrime investiguese BIRN, e la përgjysmë hetimin për këtë blerje për arsye ende të panjohura.

    Hetimi u ndërpre në momentin që analiza krahasimore e çmimit të vilave në Rolling Hills nxori në pah një të dhënë shumë kompromentuese: Çmimi i vilës në fjalë, as në shkurt 2015 kur u lidh kontrata, as sot e kësaj dite nuk i kalon të 1 milion eurot.

    Një jurist i kontaktuar nga DITA thotë se duhet parë bazuar në çfarë rregullash zyra e BE në Tiranë ka vendosur të bëjë një blerje të tillë, pse vilë për ambasadoren dhe jo zyra për shembull; përpos faktit që duket e pa precedentë që një organizatë multinacionale blen prona në një shtet të caktuar.

    E pyetur nga DITA Ministria e Drejtësisë nuk pranoi të jepte informacion mbi rastin, por gazeta disponon aktin noterial të blerjes. Veç labirintit ligjor dhe dyshimeve që krijon kjo blerje disa pyetje mbi moralin e këtij veprimi bëhen të pashmangshme:

    BE do paguajë detyrime të përbashkëta në këtë fshat me të gjithë banorët e tij miliarderë, pra do bashkëjetojë me ata që ka akuzuar për korrupsion. A mund t’i lejojë vetes BE të blejë një pronë edhe më shtrenjtë se e blen një i korruptuar shqiptar, madje as e regjistron dhe as e deklaron këtë aset?

    Është e vërtetë që bëhet fjalë për fonde të BE-së dhe fakti se çfarë fshihet pas çmimit abuziv me të cilin është blerë kjo pronë i përket misionit auditues që mbron interest e taksapaguesve europianë. Por në Shqipëri, na intereson mesazhi publik që jep BE në këtë rast: Janë për t’u ndarë apo për të bashkëjetuar me korrupsionin?

    Emri:  auto_fax-faq-pare1485424747.jpg

Shikime: 16160

Madhësia:  42.5 KB
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/Gazeta e deputetes së Ramës:Vllahutin 1.6 milion euro vilë, BE bashkëjeton me korrups

    Thellohet skandali – Vlahutin firmosi dhe kontratë qiraje, 8 mijë euro në muaj për vilën

    Ndërsa ambasadorja e Delegacionit të BE-së Romana Vlahutin është në epiqendër të skandalit për blerjen e vilës luksoze të Delegacionit të BE-së në shumën e 1.6 milionë eurove, një tjetër kontratë kompromentuese ekspozohet.
    Në fillim të vitit 2015, biznesmeni Laert Duro dhe Vlahutin kanë rënë dakord për një kontratë qeraje me vlerë të këstit 8 mijë euro në muaj.
    Kjo kontratë parashikonte që Delegacioni i BE-së do paguante 8 mijë euro çdo muaj për shfrytëzimin e vilës, ndërsa Delegacioni kishte kohë 1 vit që ta blinte vilën.
    Sipas kësaj kontrate qiraje, nëse ndodhte që Delegacioni nuk do e blinte vilën për një vit, atëherë kishte detyrimin që të shfrytëzonte për 8 vite me qira vilën. Detyrimi vjetor i qirasë llogaritet në 96 mijë euro.
    Kontrata-tip është ekspozuar sot nga kandidati për Avokat të Popullit, Altin Goxhaj, i cili u shpreh për Hashtag.al se:
    ‘Kjo kontratë tip është siguruar me USB nga burime të BE-së, nga zyrtarë korrektë që kanë interes në zbardhjen e kësaj afere”
    Kontrata e qirasë rëndon edhe më tepër historinë e blerjes së kësaj rezidence. Kontrata e qirasë zbardh detyrimin e kripur që Delegacioni iBE-së kishte marrë përsipër ndaj biznesmenit që shiste vilën në rast të mos blerjes.
    Pse kjo këmbëngulje për të gjetur rezidencë vetëm tek kjo vilë? Cilat ishin opsionet e tjera?
    Pikërisht këtu duket se është dhe problemi kyç i kësaj historie, sepse delegacioni i BE-së nuk e ka praktikë blerjen e rezidencave të banimit. Nga ana tjetër çmimi i vilës i zbardhur në kontratën e shitjes prej 1.6 milionë euro është afro dyfish më i lartë se vlera e tregut.
    Por dhe çmimi i qirasë i nënshkruar prej zonjës Vlahutin rezulton dyfish më i lartë nga mesatarja e tregut në bllokun rezidencial ‘Rolling Hills’. / Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: DOKUMENTI/Gazeta e deputetes së Ramës:Vllahutin 1.6 milion euro vilë, BE bashkëjeton me korrups

    Hey Donald, kaq budallenj të dukemi?

    Donald-Lu-Romana-Vlahutin-1
    Redaksional-Hashtag.al
    Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shpërndau pasditen e së enjtes një deklaratë të beftë për shtyp, ku njoftohej se disa prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë u ishte refuzuar viza për në SHBA.
    Ambasada ka bërë dhe më herët të tilla njoftime. Por në njoftimin e sotëm nuk thuhej në mënyrë precize nëse prokurorët dhe gjyqtarët kishin aplikuar për vizitë pune apo kishin aplikuar për arsye personale.
    Njoftimi i ambasadës thoshte se nuk do i bënte publikë emrat e zyrtarëve të refuzuar, sepse sipas ambasadës kjo gjë binte ndesh me ligjet e SHBA-ve.
    Shumë mirë, po kujt i duhet kjo gjeagjëzë e ambasadës? Dhe çfarë vlere ka ky njoftim?
    Fjala vjen, nëse në listën e të refuzuarve është dhe gjykatësi Gjin Gjoni, nuk është ndonjë lajm kushedi. Zoti Gjoni mund të jetojë i lumtur edhe në Shqipëri, në vilën e tij në ‘Rolling Hills’.
    Madje mund të kalojë kohë cilësore edhe në komunitet¸ vila e tij ndodhet fare pranë vilës që bleu Shefja e Delegacionit të BE-së, zonja Vlahutin. Mikesha e zotit Lu dhe gjitonia e zotit Gjoni.
    Pompoziteti i deklaratës së ambasadës duket sikur nuk justifikohet me përmbajtjen e mesazhit, që rezultoi një gjeagjëzë.
    Po pse duhej bërë pikërisht sot kjo deklaratë? Çfarë nguti kishte ambasadori?
    Retrospektiva mund të na vijë në ndihmë.
    Ambasadori Donald Lu ka dhënë prova në të kaluarën se është investuar personalisht për të dalë në mbrojtje të koleges së tij Vlahutin dhe delegacionit të BE-së në Tiranë.

    Lu vlahutin deville faksimileKur Hashtag.al publikoi lajmin se shefi i misionit Euralius, zoti Rainer Deville ishte shkarkuar nga detyra për një gafë në përkthimin e ligjit të Vettingut, ambasadori amerikan doli publikisht dhe e quajti të pavërtetë lajmin.
    Dalja e zotit Lu i dha mbështetje provizore dyshes Deville-Vlahutin, por pak më vonë u konfirmua çdo e dhënë e raportuar nga Hashtag.al dhe rezultoi se ambasadori Lu kishte konsumuar një mashtrim publik, sepse shefi i Euralius ishte shkarkuar vërtetë nga detyra që mbante.
    Por ndonëse zoti Lu dhe zonja Vlahutin nuk lënë rast pa shfaqur protagonizmin e tyre mbi reformën në drejtësi, ecuria ka vënë në dyshim serioz integritetin profesional të ambasadorëve.
    Përshembull zoti Lu ka regjistruar disa dështime dhe gafa spektakolare.
    Ai është i vetmi ambasador amerikan në rajon që është përgënjeshtruar nga shefja e tij Nuland.
    Ambasadori Lu pretendoi se reforma në drejtësi do bëhej pa opozitën dhe nisi të lobonte individualisht disa deputetë të opozitës, por pak më vonë Victoria Nuland mbërriti në Tiranë dhe i vuri kryq për 5 minuta përpjekjeve ekstravagante dhe disa javore të zotit Lu. Ishte ndoshta dështimi më arbitrar i një ambasadori amerikan në Tiranë.
    donald_lu_proteste_me_grate_socialiste_30237Zoti Lu u bë palë në procesin e reformës në drejtësi dhe mashtroi opinionin publik shqiptar gjatë një proteste ku ai pretendoi se kishte dalë të protestonte me shoqërinë civile, por siç doli më pas, rezultonte se në fakt zoti Lu kishte protestuar me disa militant të Partisë Socialiste të thirrur nga Musa Ulqini.
    Zoti Lu kërcënoi dhe shantazhoi publikisht opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha kur ky i fundit çoi për shqyrtim në Kushtetuese ligjin e Vettingut.
    Një shantazh i paprecedentë, dalje nga binarët diplomatikë dhe përpjekje për të ndalur opozitën në ushtrimin e një të drejtë ligjore të saj. Do guxonte zoti Lu të shantazhonte opozitën amerikane nëse ajo do bënte një ankimim në gjykatë?
    Ndonëse shfaqet si ‘merakli i reformës në drejtësi’, ekzistojnë gjasat që zoti Lu ta ketë implikuar ambasadën në një skandal potencial të konfliktit të interesit.
    Sepse fondi prej 9.5 milionë dollarësh i USAID për drejtësinë i është akorduar një kompanie të administruar nga zonja Delina Fico. Bashkëshorte e një ministri të rilindjes dhe palë politike në proces.
    Për të gjithë këto elementë, apo dhe të tjerë që nuk renditen në këtë shënim, kemi të drejtë të besojmë se deklarata e sotme e ambasadës amerikane, nuk ishte gjë tjetër përveçse një përpjekje mediokre për të sfumuar skandalin që ka përfshirë zonjën Vlahutin me kontratën e blerjes së vilës.
    Në këto kushte, nuk habit më njëanshmëria apo papërgjegjshmëria e ambasadorit amerikan, mirëpo një pyetje vjen natyrshëm:
    Zoti ambasador, kaq budallenj të duken shqiptarët?
    Oh Donald…seriozisht? lol
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •