Nga Louis Seiller/Demokracia nė rrezik, Mediat nuk janė ofiēina, AMA dorėzohet tė mbledhur para Bashkisė Tiranė, rreth njėqind persona pėrpiqen tė ngrenė zėrin qė tė dėgjohet zemėrimi i tyre. Para disa ditėsh, gazetarė tė gazetės sė njohur MAPO dhe tė kanalit televiziv ABC, i cili shihet si mė pranė opozitės, kanė njoftuar mosfirmosjen e kontratave tė tyre.
Shenjė e dobėsimit tė pluralizmit mediatik, kėto largime nuk janė raste tė shkėputura. Ato janė vazhdimi i njė sėrė ngjarjesh shqetėsuese: disa muaj para zgjedhjeve parlamentae njė erė e keqe po fryn mbi shtypin shqiptar.
Me kartonin e kuq nė dorė, Nertila Marku ėshtė njėra nga organizatorėt e protestės. Nga pozita e aktivistes shoqėrore ajo fshikullon mediat, duke u shprehur se ato nuk ftojnė nė emisionet e tyre veē pseudoanalistė qė spushojnė sė mburruri sukseset e qeverisė pasi ato punojnė me kėta politikanė! Ato nuk ftojnė pothuajse asnjėherė ekspertė tė vėrtetė, tė cilėt mund tė shpjegonin sfidat politike e shoqėrore tė vendit. Ne kemi nevojė pėr tė vėrtetėn dhe nuk duam mė nga kėto gėnjeshtra tė pėrsėritura sa e sa herė.
Edi Rama e Erion Veliaj janė drejtorėt e vėrtetė tė informacionit.
Nė Shqipėri, kanalet e lajmeve janė tė shumtė. Ato i janė imponuar qytetarėve kėto vitet e fundit si instrumente thelbėsorė tė jetės politike. Nė kafe, restorante, dyqane ato janė tė pranishme dhe shumė tė ndjekura.
Por nė kėtė vėrshim tė pandalshėm imazhesh dhe temash, ėshtė e vėshtirė tė gjesh zėra objektivė dhe jo partizanė. Shumica e mediave private janė nė fakt pronė e biznesmenėve me ndikim. Kohėt e fundit shumė njerėz janė tė shqetėsuar pėr afėrsinė e kėtyre oligarkėve me drejtuesit aktualė politikė. Nertila, e cila ka qenė mė parė aktive kundėr qeverisė sė shkuar, ėshtė e sigurtė pėr kėtė fakt dhe pohon: Ėshtė mė keq se nė kohėn e Berishės. Ajo qė ishte veēse njė bakterie ėshtė kthyer nė njė virus tė vėrtetė. Ne duhet ti kundėrvihemi!
A mund tė ketė arsye pushteti sociali pėr tu ruajtur nga puna e gazetarėve sot? Qė nga fundi i vitit 2015, nuk mund tė mos vėsh re qė pushteti ka nisur njė sulm tė vėrtetė ligjor pėr tė futur mė mirė nė kornizė lirinė e shprehjes dhe tė informimit: kriminalizimi i deklaratave fyese ndaj nėpunėsve, dėnime tė rėnda pėr autorėt si dhe pėr faqet nė rrjet ku strehon kėto komente, dėnime pėr gazetarėt hetues pėr ndikime antiligjore, faqe informuese nė rrjet tė cilat duhet ti nėnshtrohen njė autorizimi tė detyruar qeveritar, etj.
Tė gjitha masat e mėsipėrme nuk kanė arritur tė zbatohen me sukses pėr shkak tė kritikave qė ato ngjallėn. Por, pėrballė kėtij dėshtimi ligjor, qeveria socialiste ėshtė kthyer tanimė drejt mjeteve tė tjera duke pėrdorur ndikimin e saj tek pronarėt e kanaleve tė ndryshme.
I angazhuar prej shumė vitesh nė lėvizjet e shoqėrisė civile shqiptare, Sazan Guri shpjegon se: Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ndėrhyjnė sistematikisht nė funksionimin e mediave. Sė fundmi, ata i kanė bėrė qartazi presion ndaj AMA-s me qėllim qė gazetarėt tė humbasin postin e tyre. Ata ndikojnė direkt mbi pėrmbajtjen dhe organizimin e emisioneve.
Jo larg qė kėtu, para dyerve tė AMA-s, Aulon Kalaja mobilizon turmėn. Gazetar pėr njė kanal televiziv privat, ai ėshtė ngritur pėr tė marrė fjalėn: qė nga viti 2013, rreth 20 emisione dhe shumė kanale janė mbyllur, shumė gazetarė tė njohur e tė respektuar pėr profesionalizmin e tyre kanė humbur vendin e punės. Ne nuk duam qė tė tjerė tė gjejnė fatin e tyre sė shpejti.
Pėr Aulonin demokracia shqiptare ėshtė nė rrezik pasi dy drejtuesit kryesorė tė informacionit nė vend quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj, respektivisht kryeministri shqiptar dhe kryetari i Bashkisė Tiranė.
Informacioni i lirė nuk ėshtė tjetėr veēse iluzion
Nė shtatorin e shkuar, gazetari Artan Rama e pagoi nė kurriz kėtė qasje tė re tė linjave editoriale. Gabimi i tij ishte hetimi mbi menaxhimin e mbetjeve tė Tiranės pas vdekjes, kėtė verė, tė njė tė riu shtatėmbėdhjetė vjeēar. Pas censurimit dhe ndalimit tė emisionit tij, drejtuesit e televizionit Vizion PLUS, gjithashtu pronarė tė njė ndėrmarrjeje ndėrtimi, janė shpėrblyer duke marrė njė kontratė pėr ndėrtimin e njė godine publike nė kryeqytet.
Qė nga largimi prej kėtij televizioni, Artan Rama denoncon funksionimin e sistemit mediatik shqiptar: Mungesa e transparencės dhe korrupsioni i elitave politike [u shėrbejnė] oligarkėve qė pėrdorin mediat pėr tė mbrojtur interesat e tyre.
Pėr tė, informacioni i lirė nuk ėshtė mė veēse njė iluzion. Madje ėshtė instrumenti i njė demagogjie tė re.
Mė shumė se vetė censura, ėshtė rritja e autoēensurės qė shqetėson. Ndėrkohė qė deri dje mediat kryesore funksiononin sipas njė ndarjeje tė qartė mes njė elite tė vogėl gazetarėsh tė njohur dhe njė shumice gazetarėsh nėn mėshirėn e tyre, tani shumė prej tyre heshtin si shėrbėtorė tė shėrbėtorėve. Duke flakur mėnjanė etikėn profesionale, ata janė tė detyruar tė vihen nė shėrbim tė interesave tė drejtuesve dhe pronarėve tė kanaleve televizive. Liria e shprehjes ėshtė duke vdekur nė Shqipėri, vėren me hidhėrim Sazan Guri.
Viktima tė kėsaj autoēensure gjithnjė nė rritje dhe tė konkurrencės sė tyre, shumė gazetarė ndjehen sot tė pafuqishėm. Nė dhjetėra procese gjyqėsore kundėr pushimeve abuzive nga puna, shumė pak kanė arritur tia dalin mbanė.
Pėrballė avokatėve tė fuqishėm dhe nė mungesė tė provave, ata nuk kanė asnjė peshė. Shoqatat e gazetarėve ekzistojnė, por protestuesit mendojnė se ato kanė humbur ēdo lloj besueshmėri. Mė shumė pjesė e grupeve tė organizuara tė interesit se mbrojtėse tė vėrteta tė tė lirisė tė informimit dhe tė shprehjes, ato nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse mbrojnė pozitėn e disave.
Aulon Kalaja denoncon gjithashtu konflikte tė pastra interesi nė funksionimin e shoqatės kryesore tė gazetarėve kryetari i tė cilės ėshtė vėllai i njėrit prej drejtuesve kryesorė tė Policisė sė Shtetit. Prej katėr vitesh kjo shoqatė nuk ėshtė shprehur pėr asnjė problem qė lidhet me censurėn.
Organizatorėt e protestės po mendojnė pėr mjete tė reja pėr tė ruajtur pluralizmin dhe lirinė e gazetarėve. Njė shoqatė kundėr censurės mund tė krijohet sė shpejti. Po a do tė jetė nė gjendje ajo ti kundėrvihet presioneve politike tė oligarkėve shqiptarė?
Nisur nga hendeku qė i ndan me protestuesit, koha kur Edi Rama e Erion Veliaj militonin nė unison me shoqėrinė civile pėr njė shoqėri mė transparente dhe demokratike, duket shumė e largėt.
Shkrimi ėshtė botuar nė Courrier des Balkans
Koha Jone
Krijoni Kontakt