Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,322
    Postimet nė Bllog
    17

    Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorėt e mediave

    Emri:  veliaj-rama-edi-erjon_0.jpg

Shikime: 714

Madhėsia:  30.0 KB

    Nga Louis Seiller/“Demokracia nė rrezik”, “Mediat nuk janė ofiēina”, “AMA dorėzohet” … tė mbledhur para Bashkisė Tiranė, rreth njėqind persona pėrpiqen tė ngrenė zėrin qė tė dėgjohet zemėrimi i tyre. Para disa ditėsh, gazetarė tė gazetės sė njohur MAPO dhe tė kanalit televiziv ABC, i cili shihet si mė pranė opozitės, kanė njoftuar mosfirmosjen e kontratave tė tyre.

    Shenjė e dobėsimit tė pluralizmit mediatik, kėto largime nuk janė raste tė shkėputura. Ato janė vazhdimi i njė sėrė ngjarjesh shqetėsuese: disa muaj para zgjedhjeve parlamentae njė erė e keqe po fryn mbi shtypin shqiptar.

    Me kartonin e kuq nė dorė, Nertila Marku ėshtė njėra nga organizatorėt e protestės. Nga pozita e aktivistes shoqėrore ajo fshikullon mediat, duke u shprehur se ato “nuk ftojnė nė emisionet e tyre veē pseudoanalistė qė s’pushojnė sė mburruri sukseset e qeverisė pasi ato punojnė me kėta politikanė! Ato nuk ftojnė pothuajse asnjėherė ekspertė tė vėrtetė, tė cilėt mund tė shpjegonin sfidat politike e shoqėrore tė vendit. Ne kemi nevojė pėr tė vėrtetėn dhe nuk duam mė nga kėto gėnjeshtra tė pėrsėritura sa e sa herė.”

    “Edi Rama e Erion Veliaj janė drejtorėt e vėrtetė tė informacionit.”

    Nė Shqipėri, kanalet e lajmeve janė tė shumtė. Ato i janė imponuar qytetarėve kėto vitet e fundit si instrumente thelbėsorė tė jetės politike. Nė kafe, restorante, dyqane ato janė tė pranishme dhe shumė tė ndjekura.

    Por nė kėtė vėrshim tė pandalshėm imazhesh dhe temash, ėshtė e vėshtirė tė gjesh zėra objektivė dhe jo partizanė. Shumica e mediave private janė nė fakt pronė e biznesmenėve me ndikim. Kohėt e fundit shumė njerėz janė tė shqetėsuar pėr afėrsinė e kėtyre “oligarkėve” me drejtuesit aktualė politikė. Nertila, e cila ka qenė mė parė aktive kundėr qeverisė sė shkuar, ėshtė e sigurtė pėr kėtė fakt dhe pohon: “Ėshtė mė keq se nė kohėn e Berishės. Ajo qė ishte veēse njė bakterie ėshtė kthyer nė njė virus tė vėrtetė. Ne duhet t’i kundėrvihemi!”

    A mund tė ketė arsye pushteti sociali pėr t’u ruajtur nga puna e gazetarėve sot? Qė nga fundi i vitit 2015, nuk mund tė mos vėsh re qė pushteti ka nisur njė sulm tė vėrtetė ligjor pėr tė “futur mė mirė nė kornizė” lirinė e shprehjes dhe tė informimit: kriminalizimi i deklaratave fyese ndaj nėpunėsve, dėnime tė rėnda pėr autorėt si dhe pėr faqet nė rrjet ku strehon kėto komente, dėnime pėr gazetarėt hetues pėr “ndikime antiligjore”, faqe informuese nė rrjet tė cilat duhet t’i nėnshtrohen njė autorizimi tė detyruar qeveritar, etj.

    Tė gjitha masat e mėsipėrme nuk kanė arritur tė zbatohen me sukses pėr shkak tė kritikave qė ato ngjallėn. Por, pėrballė kėtij dėshtimi ligjor, qeveria socialiste ėshtė kthyer tanimė drejt mjeteve tė tjera duke pėrdorur ndikimin e saj tek pronarėt e kanaleve tė ndryshme.

    I angazhuar prej shumė vitesh nė lėvizjet e shoqėrisė civile shqiptare, Sazan Guri shpjegon se: “Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ndėrhyjnė sistematikisht nė funksionimin e mediave. Sė fundmi, ata i kanė bėrė qartazi presion ndaj AMA-s me qėllim qė gazetarėt tė humbasin postin e tyre. Ata ndikojnė direkt mbi pėrmbajtjen dhe organizimin e emisioneve.”

    Jo larg qė kėtu, para dyerve tė AMA-s, Aulon Kalaja mobilizon turmėn. Gazetar pėr njė kanal televiziv privat, ai ėshtė ngritur pėr tė marrė fjalėn: “qė nga viti 2013, rreth 20 emisione dhe shumė kanale janė mbyllur, shumė gazetarė tė njohur e tė respektuar pėr profesionalizmin e tyre kanė humbur vendin e punės. Ne nuk duam qė tė tjerė tė gjejnė fatin e tyre sė shpejti”.

    Pėr Aulonin demokracia shqiptare ėshtė nė rrezik pasi “dy drejtuesit kryesorė tė informacionit nė vend quhen Edi Rama dhe Erion Veliaj”, respektivisht kryeministri shqiptar dhe kryetari i Bashkisė Tiranė.

    “Informacioni i lirė nuk ėshtė tjetėr veēse iluzion”

    Nė shtatorin e shkuar, gazetari Artan Rama e pagoi nė kurriz kėtė qasje tė re tė linjave editoriale. Gabimi i tij ishte hetimi mbi menaxhimin e mbetjeve tė Tiranės pas vdekjes, kėtė verė, tė njė tė riu shtatėmbėdhjetė vjeēar. Pas censurimit dhe ndalimit tė emisionit tij, drejtuesit e televizionit Vizion PLUS, gjithashtu pronarė tė njė ndėrmarrjeje ndėrtimi, janė shpėrblyer duke marrė njė kontratė pėr ndėrtimin e njė godine publike nė kryeqytet.

    Qė nga largimi prej kėtij televizioni, Artan Rama denoncon funksionimin e sistemit mediatik shqiptar: “Mungesa e transparencės dhe korrupsioni i elitave politike [u shėrbejnė] oligarkėve qė pėrdorin mediat pėr tė mbrojtur interesat e tyre”.

    Pėr tė, “informacioni i lirė nuk ėshtė mė veēse njė iluzion. Madje ėshtė instrumenti i njė demagogjie tė re”.

    Mė shumė se vetė censura, ėshtė rritja e autoēensurės qė shqetėson. Ndėrkohė qė deri dje mediat kryesore funksiononin sipas njė ndarjeje tė qartė mes “njė elite tė vogėl gazetarėsh tė njohur dhe njė shumice gazetarėsh nėn mėshirėn e tyre”, tani shumė prej tyre heshtin si “shėrbėtorė tė shėrbėtorėve”. Duke flakur mėnjanė etikėn profesionale, ata janė tė detyruar tė vihen nė shėrbim tė interesave tė drejtuesve dhe pronarėve tė kanaleve televizive. “Liria e shprehjes ėshtė duke vdekur nė Shqipėri”, vėren me hidhėrim Sazan Guri.

    Viktima tė kėsaj autoēensure gjithnjė nė rritje dhe tė konkurrencės sė tyre, shumė gazetarė ndjehen sot tė pafuqishėm. Nė dhjetėra procese gjyqėsore kundėr pushimeve abuzive nga puna, shumė pak kanė arritur t’ia dalin mbanė.

    Pėrballė avokatėve tė fuqishėm dhe nė mungesė tė provave, ata nuk kanė asnjė peshė. Shoqatat e gazetarėve ekzistojnė, por protestuesit mendojnė se ato kanė humbur ēdo lloj besueshmėri. Mė shumė pjesė e grupeve tė organizuara tė interesit se mbrojtėse tė vėrteta tė tė lirisė tė informimit dhe tė shprehjes, ato nuk bėjnė asgjė tjetėr veēse mbrojnė pozitėn e disave.

    Aulon Kalaja denoncon gjithashtu “konflikte tė pastra interesi” nė funksionimin e shoqatės kryesore tė gazetarėve “kryetari i tė cilės ėshtė vėllai i njėrit prej drejtuesve kryesorė tė Policisė sė Shtetit”. Prej katėr vitesh kjo shoqatė nuk ėshtė shprehur pėr asnjė problem qė lidhet me censurėn.

    Organizatorėt e protestės po mendojnė pėr mjete tė reja pėr tė ruajtur pluralizmin dhe lirinė e gazetarėve. Njė shoqatė kundėr censurės mund tė krijohet sė shpejti. Po a do tė jetė nė gjendje ajo t’i kundėrvihet presioneve politike tė oligarkėve shqiptarė?

    Nisur nga hendeku qė i ndan me protestuesit, koha kur Edi Rama e Erion Veliaj militonin nė unison me shoqėrinė civile pėr njė shoqėri mė transparente dhe demokratike, duket shumė e largėt.

    Shkrimi ėshtė botuar nė “Courrier des Balkans”

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,322
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorėt e mediave

    Shkullaku: Rama si Erdogan e Putin, dėshiron pushtet tė pakufizuar

    Emri:  shkullaku-per-berat-buzhala-do-j.jpg

Shikime: 170

Madhėsia:  10.2 KB

    Nė emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetės Express pėr RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur pėr qeverisjen e kryeministrit tė Shqipėrisė, Edi Rama.

    Shkullaku ka thėnė se Rama po provon tė ketė rėndėsi edhe jashtė kufijve tė shtetit tė tij dhe kėtė pasi sipas tij, nuk mund ta arrijė me mėnyrėn e qeverisjes, pėr tė cilėn ka dėshtuar.

    Fillimisht sipas gazetarit, Rama po provon qė tė rrisė ndikimin e tij nė sy tė ndėrkombėtarėve dhe nė Ballkan, duke bėrė pajtimin historik shqiptaro – serb.

    Shkullaku ka thėnė se kryeministri nuk ka lėnė hapėsirė brenda partisė sė tij pėr demokraci, duke e krahasuar atė me diktatorin Enver Hoxha.

    Gazetari ka shtuar se kreu i Qeverisė shqiptare ka tendencė ashtu siē ka president turk Recep Tayyip Erdogan, apo ai rus, Vladimir Putin pėr pushtet tė pakufizuar, dhe kontrollim tė gjithēkaje brenda vendit.


    Shkullaku pėr Berat Buzhala: Do jem pjesė TV KLAN, nuk bėj kompromise


    Emri:  shk.jpg

Shikime: 91

Madhėsia:  19.7 KB



    Nė emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetės Express pėr RTV Dukagjini, gazetari Armand Shkullaku ka folur pėr largimin e tij nga pozita e drejtorit tė televizionit ABC News.

    Ai ka thėnė se u largua nga ABC News sepse nė momentin kur nuk e ndjente lirinė profesionale.

    Shkullaku ka treguar se hapėsira qė kishin gazetarėt nė kėtė televizion ishte vendi i fundit ku gazetarėt kishin lirinė e tyre tė tė shprehurit nė Shqipėri.

    Gazetari ka shtuar se ndryshimi i kėsaj, dhe tendenca pėr tė ndėrhyrė nė lajmet e ABC News shtynė nė largimin e tij nga ky televizion, pas katėr vitesh punė.

    Shkullaku nė “Komiteti” ka treguar se do tė jetė pjesė e TV Klan dhe siē ka thėnė ai, asnjėherė nuk do tė bėjė kompromise politike.

    Ai ka thėnė se kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, qė nė kohen kur udhėhiqte Tiranėn, kishte njėrin ndėr qėllimet e tijm rreshtimin e mediave krah qeverisjes sė tij.

    Shkullaku ka treguar se Rama ofendon dhe provon tė ulė portalet, sepse sipas gazetarit janė, e vetmja formė e informimit, tė cilėn kryeministri nuk arrin ta kontrollojė.

    Gazetari ka thėnė se Rama, pėrkundėr faktit qė provon tė zvogėlojė besimin nė portale, vetė kryeministri ka hapur disa portale.

    Shkullaku ka shtuar se kryeministri blen mediat nė forma tė ndryshme kontraktuare, duke iu dhėnė favore.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,322
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorėt e mediave

    Gazetarėt Shkullaku e Lela flasin pėr largimet: Gjurmėt tė ēojnė te njė ujk!

    Emri:  Armand-Shkullaku-Alfred-Lela.jpg

Shikime: 156

Madhėsia:  33.3 KB

    “Zėri i Amerikės” ka marrė sot prononcimet e dy drejtuesve tė medias qė u larguan nga detyra njė ditė mė parė, Armand Shkullaku nga ABC NEWS dhe Alfred Lela nga MAPO. Ja ēfarė shkruan “Zėri i Amerikės” pėr zhvillimet nė median shqiptare.

    ***

    Nė Tiranė janė larguar kėto ditė nga puna dy drejtues tė njohur nė mediat shqiptare; Armand Shkullaku nga TV ABC NEWS dhe Alfred Lela nga botimet MAPO.

    Opinioni publik e ka ndjekur me shqetėsim largimin nga detyrat tė dy gazetarėve tė njohur, ndėrsa ata vetė pohojnė se politikat editoriale tė mediave tė tyre po ndryshojnė.

    Nė pamje tė parė largimet nga puna tė dy drejtuesve tė mediave Armand Shkullaku dhe Alfred Lela janė pėrfundim apo ndėrprerje tė thjeshta kontratave tė punės.

    Por ata pohojnė se prapa kėsaj rutine qėndrojnė pėrpjekje tė pronarėve tė mediave pėr tė ndryshuar politikat editoriale pro qeverisė dhe nė dėm tė parimeve gazetareske.

    “Gjurmėt e kėsaj lėvizje tė ēojnė te njė ujk, i cili zakonisht ėshtė i madh, me pushtet dhe me para” – thotė ish-drejtuesi i botimeve MAPO, Alfred Lela.

    Ai shtoi se brenda njė jave nė radhėt e medias u shfaq nė kėto dy raste vetėm maja e ajsbergut e njė morie problemesh tė shtypit shqiptar dhe mekanizmave politike qė e trysnojnė atė.

    Zoti Lela tha se gjatė bisedės pėr njė kontratė tė re pune, pas skadimit tė kontratės sė fundit, ai vendosi tė mos pranojė kėrkesat pėr njė politikė tė re editoriale nga pronari, edhe pse ai kėrkoi tė vazhdohej me njė profil sadopak opozitar.

    Ndėrsa drejtuesit tė tv ABC NEWS, Armand Shkullaku, me njė pėrvojė 25 vjeēare nė shtypin shqiptar, u largua pas 4 vjetėsh me njė ndėrprerje kontrate, pasi pronari i grupit mediatik kėrkoi njė politikė tė re editoriale dhe menaxheriale.

    “Bashkė me kolegėt u pėrpoqa disa vjet qė ta bėnim TV ABC NEWS njė ishull tė lirisė, tė profesionalizmit, pėr aq sa ia arritėm” – thotė zoti Shkullaku.

    Ai vetė tha se nuk pati presione apo negociata, por thjesht iu komunikua se stacioni do tė ndryshojė menaxhimin dhe qėndrimin editorial.

    Zoti Shkullaku shtoi se klima ndaj mediave ėshtė e rėndė prej disa vitesh dhe gazetarėt punojnė nė kushte tė vėshtira.

    “Pa diskutim qė ka njė klimė kur i pari i vendit, pra kryeministri, i quan mediat “kazanė”, “baltė”, “moēal” etj., etj. Ka pra, si tė thuash, njė strategji pėr asgjėsimin e ēdo mendimi tė lirė, ēdo hapėsire tė pavarur” – tha zoti Shkullaku.

    Dy gazetarėt e njohur shprehėn shqetėsim rreth faktit qė zėrat kritikė po shmangen me njė mėnyrė a njė tjetėr, dhe mediat proqeverisė po krijojnė realitete virtuale, qė po largohen ēdo ditė e mė tepėr nga jeta e vėrtetė e qytetarėve.

    (Marrė nga “Zėri i Amerikės”)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,322
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorėt e mediave

    Pse Aleksandėr Frangaj largoi Armand Shkullakun nga ”ABC News”?

    Emri:  armand-shkullaku.jpg

Shikime: 125

Madhėsia:  24.1 KB

    Largimi nga posti i drejtorit tė ABC News i Armand Shkullakut ka shkaktuar komente dhe reagime tė shumta tė rrjetet sociale. Nė median online qarkullojnė mjaft shkrime qė japin disa motive tė pėr largimin. Portali i ri “Shuplaka.com” shkuan se pas kėsaj lėvizje nė “ABC News” fshihet ndikimi i kreut tė Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj.

    Mė poshtė shkrimi i plotė i Shuplaka:

    “U duk jo i vėrtetė fillimisht lajmi pėr largimin e Armand Shkullakut nga televizioni informativ “ABC News”. Shkullaku ėshtė nga tė paktėt analistė me prerje tipike gazetareske nė Shqipėri. Nė drejtim tė njė prej televizioneve tė suksesshme informative dhe me shkrime nė portalin ”Lapsi”, Shkullaku ka qenė herė pas herė kritik me zhvillimet nė vend. Ndryshe nga tė gjithė, pėr Shkullakun, nė ēdo analizė apo shkrim ka patur rėndėsi vetėm njė gjė: fakti.

    Prandaj, nė situatėn kur Shkullaku ishte duke bėrė sukses nė punėt e tij si profesionist, u duk krejt e pabesueshme lėvizja e beftė e pronarit Aleksandėr Frangaj.

    Sot nė njė intervistė pėr gazetėn “Mapo”, Shkullaku me fjalėt e tij shpjegonte se kishte ardhur njė moment qė Frangaj kėrkonte njė qasje tė re menaxheriale dhe editoriale, duke lėnė tė kuptohej qartėsisht se pse kishte ndodhur largimi.

    Por pse ėshtė larguar nė tė vėrtetė Shkullaku?!

    Kur kolegu i tij i ”Lapsi”-t, Andi Bushati akuzonte Erjon Veliajn nė ditėt e fundit tė 2016 se ka blerė Aleksandėr Frangajn dhe Vjollca Hoxhėn me planin urbanistik tė “Boerit”, pritėm faktet.

    Po Bushati nuk foli mė. Faktet dolėn sot. Frangaj ka hequr Shkullakun nga ABC me “takt”. I ka ofruar njė pozicion nė Klan Tv me pretekstin qė ”ABC News” del me humbje.

    Pas mė shumė se 5 vjetėsh, u bė mė nė fund bilanci negativ i ”ABC News”. Dhe kėshtu i vetmi TV qė ende ishte oponent me qeverinė dhe Bashkinė e Tiranės doli me staf tė tepėrt.

    Frangaj shkurtoi njė pjesė tė madhe tė stafit, korrespondentėt jashtė vendit, gazetarėt nė rrethe dhe drejtorin. Nė fakt ”Lapsi” i Shkullakut e ka kritikuar gjithmonė Erion Veliajn. Shkullaku e bėnte kėtė edhe te ”ABC Neės”. Por kohėt e fundit u vu re qė sulmet te ”Lapsi” po shtoheshin madje u bėnė fushatė, ndėrsa sulmet te ”ABC Neės” pakėsoheshin derisa Veliaj u shfaq vetė te te ky televizion. ABC Neės” tani i takon Rilindjes”.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,322
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Courrier des Balkans: Rama dhe Veliaj censorėt e mediave

    Lubonja dhe Bushati, Henri Ēilit: Ti je fashist ekonomik, do ekzekutohesh

    Emri:  andi-bushati-vs-henri-cili.jpg

Shikime: 123

Madhėsia:  30.7 KB

    Debati pėr ndėrhyrjen e miliarderit amerikan George Soros nė politikėn shqiptare, ka kaluar nė ofendime mes gazetarit Andi Bushati dhe botuesit Henri Ēili.

    Gjatė diskutimit nė emisionin “Tė Paekspozuarit” tė Ylli Rakipit nė News24, Ēili i ėshtė drejtuar Bushatit duke e quajtur komunist, ndėrsa gazetari iu kthye duke i thėnė hajdut.

    Pjesė nga debati nė emision:

    Andi Bushati: Me politikat qė ndjek duhet tė ishe futur nė LSI..se me gardistėt nė 21 janar, me hajdutėt nė Rilindje, vetėm ty tė kanė parė shqiptarėt.

    Henri Ēili: Dhe hiperbola juaj qė kėtu ka rrezik pėrgėnjeshtrohet menjėherė…

    Andi Bushati: Ti je rreziku

    Henri Ēili: Patjetėr liberalizmi ėshtė rreziku jot.

    Andi Bushati: Anti-liberali mė i madh. Njė karikaturė e liberalizmit. Do tė respektoja si liberal.

    Henri Ēili: Nuk kthehen mė komunistėt e tu Bushat..

    Andi Bushati: Komunistėt nuk kthehen por hajdutėt si ty do ekzekutohen

    Henri Ēili: Kjo ėshtė akuzė. Hajdut mund tė jesh vet..po nuk e di a je, dhe s’po tė akuzoj kot.

    Fatos Lubonja: Nė kėtė fashizėm qė po ndodh, kontrollet e gjithė pushteteve. Edi Rama kontrollon dhe artistėt, edhe ekspozitat i bėn te kati i parė i kryeministrisė. Kėtu shteti kontrollon gjithēka.

    Henri Ēili: Mua nuk mė kontrollon

    Fatos Lubonja: Ty s’tė kontrollon se ti je vetė pushteti. Ty ta tha

    Bushati: Ti e ndėrrove dhe shkove te pushteti tjetėr

    Henri Ēili: Nuk ndėrrova asnjė pikėpamje.

    Fatos Lubonja: Ti veprimet i ke komplet nė kundėrshtim me pikėpamjet.

    Henri Ēili: Asnjė pikėpamje dhe asnjė veprim nuk kam ndryshuar.

    Fatos Lubonja: Ti je fashist ekonomik, nuk je liberal.

    Henri Ēili: Jam pėr liberalizmin ekonomik, pėr konkurrencėn, jam kundėr sektorit publik, jam pro privatizimeve, pro-partneritetit publik privat, pro konkurrencės, kundėr taksės progresive.

    Koha Jone

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •