Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2017
    Postime
    1

    Exclamation Po kaloj ne depresion...

    Mirmbrema. Jam nje vajze 25 vjece nga jugu i shqiperis. Jam e martuar prej 3 vitesh dhe jetoj ne kurbet me burrin, vjehrrin dhe vjehrren. Jetoj jashte shtetit prej gati 17 vitesh, jam e diplomuar dhe vazhdoj masterin. Ne jeten time kam kaluar mjaft veshtiresi dhe e fundit ka qene humbja e dy binjakeve qe prisja me padurim. Kjo gje me ka ēorjentuar, demoralizuar dhe me ka bere tč ndihem e pa vlere. Jam munduar ta kaloj dhe te provoj perseri te ngel shtatezane, por kam shume probleme shendetsore qe nuk me lejojn te kem cikel te rregullt qe prej adoleshences, i cili varet sipas mjekeve nga stresi.
    Problemet e mia theksohen kur martohem. Njihem me burrin tim ne Facebook,mbas shume muajsh te dy marim trenin per t'u takuar ne mes te rruges. Kur i treguam familjeve, ata nuk e pranuan dhe aq mire sidomos familja e tij sepse donte nje nuse me lajmesi dhe une nuk isha ashtu si ata donin (sidomos vjehrra! Tek e fundit cfare nuse mund te jet nje qe takon cuna rruges?!). Familja ime nuk donte qe te martohesha me nje person pa shkolle, por une kam vendosur me zemer dhe ata jane te lumtur per mua, nese une jam e lumtur. Dua te theksoj se kam familje shume te rrept, babi im eshte fanatik i papare dhe me ka mbajtur mbyllur ne shtepi per shume vite sa qe nuk kisha jete tjeter pervec familjes.
    Jam nje person qe vepron me zemer, coj ndjenjat para gjithckaje dhe sillem mire me te tjeret duke u munduar per me te drejten dhe duke menduar se te gjithe jane si une, por keshtu nuk eshte. Asnjehere nuk them jo edhe kur kam problemet e mia sepse mendoj se neqoftese ndihmoj te tjeret, zoti do me ndihmoj me problemet e mia.
    Qe kur kam qene e vogel jam mesuar me sakrifica dhe me pune, kam rritur vllain qe 6 muajsh dhe isha vetem 12 vjece, kam punuar me mamin qe 13 vjece, kam punuar gjate adoleshences si pastruse, ne dyqan, kam mbajtur plaka dhe femi dhe asnjehere nuk i them jo punes edhe tani qe punoj ndonjehere ne buqesi.
    Nuk me pelqen te flas per veten me njerezit qe me rrethojn sepse duket sikur dua te mburrem...neqoftese duan te me vleresojn per ate qe jam, le ta bejn...nuk me pelqen te me rritet vlera me fjale por me vepra. Per kete fakt gjthmon me kane lavderuar, me kane pergezuar dhe respektuar. Gjithmone thone: "si goca e Filanit nuk ka per edukaten, kulturen, respektin, sjelljen dhe miresin qe i trasmeton te tjereve."
    Gjithe kjo mbaroi kur erdha ne deren e burrit. Kam nje burre te mrekullueshem, duhemi shume dhe nuk e imagjinojm dot jeten tone pa njeri-tjetrin. Vjehrri im eshte tip shume i qet, i shkon mire cdo gje, nuk merzitet kurre, eshte i edukuar dhe i respektueshem ndaj meje, mundohet per me te miren per mua.
    Kalojm tek vjehrra ime. Kur kam hyre ne kete dere jam munduar ti mesoj gjerat prej saj sepse isha dhe jam vajze shkolle, nuk kam hulluar kurre byrek apo zier fasule sepse nuk me dilte koha per keto gjera, kisha punen, shkollen, motren dhe vllain per te ndihmuar me shkollen dhe ne shtepi ndihmoja me pastrimin, hekurosjen, larjen e rrobave dhe gatimin e makaronave qe jane pasioni im. Per te tjerat meresh mami im e cila punonte dhe punon shume, poashtu dhe babi.
    Vjehrra ime, sic e thash, me ka mesuar shume gjera dhe e falenderoj per kete, por ajo ka filluar te luaj rrolin e burrit per mua, do te di gjithcka, fut hundet kudo, do te di ku i harxhoj leket dhe duhet ta pyes per cdo gje qe bej, blej etj. Burri im punon large dhe vjen nje here ne jave ne shtepi. Ajo futet dhe ne dhomen time kur une jam ne krevat duke studiuar. Fut hundet ne cift, nese kerkojm apo jo femi, nese pi ilace dhe per ca i pi, nese duam te dalim duhet ti japim llogari, nese ka njerez me te cilet ndihem mire dhe qesh (kam nje natyre shume gazmore) duhet mos te zgerdhihem. Ajo eshte tip qe nuk e harxhon lekun per asnje arsye ne bote, kursen jashte maksimumit shume dhe eshte tamaqare per punen (por une jam e vetmja qe nuk ka pune te rregullt ne shtepi dhe harxhoj me shume se te tjeret sepse kam shkollen dhe probleme shendetsore). Une blej shume rralle rroba dhe kur i blej, harxhoj pak sepse ndjej peshen e fjaleve te saj edhe kur i blej me cmim te ulet... sa here qe thaj floket me tharse ose i drejtoj, dmth 1 here ne muaj, ajo do me bej muhabete per harxhimin dhe konsumimin e dritave, poashtu kur hekuros dy ore rrjesht... por mbi te gjitha ajo eshte me mentalitet te vjeter: ajo nuk i nder rrobat ne te kunderten, nuk i palos ne te kunderten, nuk con luget dhe buken ne tavolin para se te ulen njerezit dhe qindra tradita te tjera qe une nuk i kam as degjuar, jo me ti ndjek. Nuk kam fuqi dhe nerva te merem me shkollen dhe punet e shtepis, jo me te merem me budallalliqet e vjetra qe per jeten time nuk kane vlere dhe nuk dua tja di per ato. Por ajo vazhdon te sillet si cdo vet dhe i perserit gjerat 500 here. Per me teper di vetem te shaj te tjeret sepse si ajo nuk ka, ka mbajtur pleqet, rritur femit, mbajtur lop, kal e pula, ka punuar ne koprativ, ka punuar tokat e saja, ka mbajtur familjen, ka qene e bukur (une jam 10 kg mbi peshe si pasoj e problemeve shendetsore) kurse te tjeret para saj jane zero.
    Dje ajo me tha "me mire te dish se sa te besh", dhe me kete fjali jam ndjer e ofenduar, sepse do te thot se une nuk di dhe kjo nuk eshte aspak e vertet. I kam ndenjur me hund sepse ky eshte difekti im, une nuk kthej kurre fjale, e vuaj cdo gje nga brenda duke qene person i ndjeshem, por me ngelet qefi shpejt dhe rri mendoj e qaje nate e dite per fjalet qe me thot.
    Frika ime eshte mos semurem dhe kaloj ne depresion, sepse para disa ditesh kam qene duke folur me veten se si mund ti pergjigjem provokimeve te saja. Stresohem shume dhe kjo ndikon ne shendetin tim dhe ne jeten ne cift. Jam person qe mendon me teper se aq sa duhet, nuk dua te arri te prish familjen time qe e kam ndertuar me shume sakrifica. Burri im me ka thene ta heq mendjen se do ndahemi nga prinderit e as te ndahemi ne te dy, ai me do dhe me rri prane kur une kaloj fundjavat duke qare. Ai thot se ska cte bej, nuk mundet ti thot gje se e ka nene dhe une jam e para qe i thot ta respektoj e mos ta kundershtoj asnjehere.
    Por si mund ta kaloj jeten me nje person qe do tme uli ne cdo ane? Si mund ta kaloj jeten me nje qe do te di gjithcka? Mos valle jam martuar me vjehrren dhe jo me burrin? Ju lutem me ndihmoni te kuptoj si te sillem, dua ta fle mendjen por me rendojn ne zemer fjalet e saj. Kam frike mos nuk ngel kurre shtatezane duke ngelur e stresuar dhe nuk mund te vazhdoj te jetoj pa nje femi qe ne e deshirojm shume.
    Kerkoj falje per gabimet ne gjuhen shqipe, shpresoj te me mirekuptoni.

  2. #2
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Po kaloj ne depresion...

    Per mendimin tim per momentin hiqe mendjen nga shtatzania. Je e re dhe jam i sigurte se ne kohen e duhur do ndodhi edhe shtatzania. E dyta burrit duhet ti tregosh se si ndjehesh dhe duhet ti lesh te kuptoje se po vuan realisht dhe nuk eshte kot nje kaprico e tipit nuse/vjehrre. Per mendimin tim depresioni nuk luftohet me ilace. Ilacet vetem ta shtojne varesine. Duet te gjesh forma te tjera. Duhet te ushqehesh mire dhe te kesh veprimtari fizike. Te pakte nje ore ne dite ecje ne park e pse jo edhe pak vrap. Por nga ilacet mundohu te largohesh te garantoj per kete. Sa me pak ilace aq me mire. Gjithcka fillon dhe mbaron me trurin. Si ta predispozosh veten. Po the jam semure, semure je. Ju patjeter duhet te dilni ne shpi me vete. Per aq kohe sa jeni nen nje cati me vjehrren e shoh te veshtire bashkjetesen me vjehreen. Ajo me sa e pershkruan ti eshte shkolle e vjeter dhe nuk ka per te kuptuar kurre. vetem burri mund te te kuptoje,dhe nese vertete te do atehere eshte gje qe zgjidhet. Mos i kerko te dilni nga shpia qe neser. Fillo mblidh veten njehere. Beju pak cinike ne kuptimin e mire t e fjales. Nuk ke pse shkaterron veten. Nuk je e vetmja ne bote ne kete situate. Por duhet ta duash veten me shume. Me sa kutpoj une vjehrra ta ka ulur edhe vete vleresimin,pra ty te duket vetja sikur je me pak se sa je. Nuk eshte e vertete.Ne rregull je thjeshte te ka zene rrota bishtin per momentin. Me ndihmen e burrit gradualisht shkeputuni nga ajo shtepi. Mos e vrit mendjen shume se ca mendon komshiu lagja katundi apo planeti,por mendo per veten tende per jeten tende. Kurajo dhe sa here te kesh nevoje per keshilla je e mirepritur. me aq sa di e kuptoj nuk je nje rast i pashprese.

  3. #3

    Pėr: Po kaloj ne depresion...

    Pershendetje Rossella! Ne radhe te pare te komplimentoj per drejtshkrimin qe ke bere, pa asnje gabim ortografik.

    Kalojme te problemet qe ke. Kryesorja prioriteria per ty eshte vetem shendeti, te tjerat vine pas dhe rregullohen. Sigurohu qe te shkosh tek nje mjek profesionist qe te percaktoje diagnozen qe ke dhe te maresh mjekimet e duhura. Kujdesu per veten ne menyren e te ushqyerit dhe regjimit te gjumit. Pasi te maresh mjekimin e duhur jam i sigurte qe shtatzene do ngelesh perseri perderisa ke ngelur njehere.


    Sa i perket tani streseve qe ke ne shtepi. Si fillim dua te them qe sje e vetmja, pra te gjithe kemi probleme dhe strese te kesaj nature qe ke dhe ti, shume te tjere kane strese akoma me te medha. Kjo eshte jeta, duhet ti perballojme e ti menaxhojme. Do te thuash ti une po flas per veten?

    Ok, e mirkuptoj dhunen psikologjike qe ke nga vjehrra! Mos harro qe ajo ka pjerrdhur nga trrute. Kur e shef qe fillin e te streson evitoje me sportivitet, perkedhelja sedren me stil, trajtoje si shoqe duke i ber naj her dhe dhurata qe ajo ka nevoje...., foli me finese per problemet qe ke. Vija ne dukje proukupimet qe ke me shkollen etj. Foli per vizionin tend familjar dhe foli shpesh here per gjera qe ajo ka qef te degjoje...


    Rosella, mos i mbush mendjen vetes qe je keq qe je ne para depresion. Po ta rikthesoj prap se te gjithe jemi me halle dhe probleme te ndryshme.

    Mendo pozitiv dhe te lutem veri ne praktike ato keshillat qe te dhashe nese i shikon te arsyeshme.

    Shpresoj qe heren tjeter te lexoj permirsime nga ty Rosella.

    Jam i bindur qe do arrish ta kapercesh kte situate, ti je e forte plot energji.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •