Përshëndetje dhe Mirëseardhje në Galerinë Virtuale të Piktorëve Shqiptar.
Në këtë nënforum të Artit çdokush është i ftuar që të sjelli punimet vetjake në pikturë, dhe t'i ndaj midis pjesëmarrësve të forumit. Këtu mund të thoni diçka rreth personit tuaj, rreth jetës tuaj, por edhe rreth historisë së secilës pikturë, dhe çfarë ajo paraqet për ju emocionalisht. Këtu mund të keni besim të plotë ndaj stafit të FSHsë, dhe ndaj mbrojtjes tuaj si autorë i veprave vetjake. Gjithashtu këtu mund të merrni edhe komentet dhe kritikat nga antarët artdashës të forumit.
Kjo
Galeri i përkushtohet piktorëve Shqiptarë që ndodhen anembanë botës, dhe për ta mbajtur gjallë Artin Shqiptarë. Gjallëria që sjellin pikturat tuaja si tërësi është tepër jetike për të sjellur kritikat dhe komentet ndaj pikturave të Artistëve tanë, dhe gjithashtu për ta mbajtur gjallë këtë fole të Piktorëve Shqiptarë.
Në këtë Galeri mund të sillni materjale të piktorëve që keni djeni, por gjithnjë nëse diçka e tillë është me pëlqimin e tyre. Nëse në faqen e internetit të ndonjë piktori Shqiptarë ndalohet
shprehimisht shkëputja e pamjeve të pikturave me
copy/paste, at'herë këto pamje është mirë që t'mos postohen në Forum. Në ktë rastë mund të sillni linkun e faqes, dhe ne mund të diskutojmë për to nga faqja ku ndodhen. Nëse ju keni njohuri për ndonjë piktor Shqiptarë, për jetën e tij/saj, ose për stilin që ky Piktorë përdor, jeni mëse të ftuar t'i postoni këtu.
Në Forumin Shqiptar, e drejta e autorit është e rezervuar, ndaj mund të keni mirëbesimin e plotë të komunitetit tonë. Kur të postoni imazhet e pikturave, dua t'ju kujtoj se madhësia maksimale e fotove që lejohet është 600x600 piksela, dhe ajo në memorie është 100kb. Gjithashtu, megjithëse shumë tema mund të mos marrin shumë përgjigje, ato do të vizitohen prap nga shumë vizitorë. Shumë prej tyre preferojnë veçse t'i vështrojnë.
Tani veçse mbahuni fort në karrigen e kompjuterit tuaj, një kafe ose çaj në dorën tjetër, dhe veçse shijo Galerinë e Piktorëve Shqiptarë!
Kombi jonë i ka të gjitha ngjyrat, duhet veçse pikturuar qielli dhe
njërzit për t'i dhënë atij jetë.
Ruaj Lidhjet