Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet nė Bllog
    7

    Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    Gjykata Kushtetuese e publikoi njė muaj pas vendimmarrjes zbardhjen e vendimit qė rrėzoi kėrkesėn e Partisė Demokratike pėr shpalljen antikushtetues tė ligjit tė Vettingut.

    Publikimi i vendimit i hap rrugėn botimit tė tij nė Fletoren Zyrtare dhe hyrjen nė fuqi tė ligjit nė fillim tė shkurtit. Por, megjithėse vendimi i Gjykatės Kushtetuese rrėzon tė 13 pikat e opozitės, interpretimi kushtetues u njeh organeve tė Vettingut autoritet tė plotė nė vendimarrje gjatė vlerėsimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve.

    Sipas opozitės, ky autoritet ėshtė vėnė nė dyshim nga ligji, i cili ia merr kompetencat organeve tė Vettingut dhe ia jep disa organeve ekzistuese, Inspektoratit tė Pasurive apo Drejtorisė sė Kontrollit tė Figurės. Nė rastin e kontrollit tė pasurisė, Gjykata Kushtetuese vlerėson se kompetencat e Inspektoriatit nuk bien ndesh me organet e rivlerėsimit dhe nuk e cėnojnė nė thelb atė.

    Gjykata Kushtetuese nuk bėn tė njėjtin interpretim pėr Drejtorinė qė bėn kontrollin e figurės. Nė mėnyrė qė procesi i rivlerėsimit tė mos kompromentohet duke u kontrolluar nga pushteti ekzekutiv, gjykata vlerėson se nė grupet e punės pėr kontrollin e figurės duhet tė marrė pjesė edhe njė pėrfaqėsues nga organi i Vettingut.

    Me interpretimine vet, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar strukturat ekzistuese tė kontrollit tė pasurisė, figurės dhe vlerėsimit tė gjyqtarėve dhe prokurorėve qė tė funksionojnė pa u ngritur mė parė organet e Vettingut. Sipas Gjykatės Kushtetuese, kėto institucione nuk mund ta ushtrojnė veprimtarinė e tyre jashtė mbikėqyrjes dhe kontrollit tė organeve tė Vettingut.

    Gjykata vlerėson se vetėm duke pėrmbushur kėtė kėrkesė, do tė mund tė garantohet respektimi i parimit tė ndarjes sė pushteteve dhe do tė parandalohet ushtrimi i kompetencave ligjore nė mėnyrė tė pakontrolluar nga ana e organeve ekzistuese.

    Kjo do tė thotė se edhe pse ligji do tė hyjė nė fuqi nė fillim tė shkurtit, Inspektoriati i Pasurive dhe Drejtoria e Kontrollit tė Figurės, nuk mund tė kryejnė asnjė veprim pa u ngritur mė parė organet e Vettingut, qė nė rastin mė tė mirė, pritet tė miratohen nga Parlamenti nė kulmin e fushatės elektorale.

    / Top Channel

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    Ishte me i lezeēem fillimi i reformes kur diskutohej per reth nje muaj mbi 3/5,6/7 dhe 7/6 e 5/3. Ishte diskutim kot por te pakten shtyhej dhe koha.

    Ishte nje loje ku te dyja skuadrat luanin futboll duke hedhur topin jasht fushe. Tani po luajn, te gjithe, por pa top fare.

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    Ka per te zene shume lapsi SERAFIM...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    Citim Postuar mė parė nga Lazo Lexo Postimin
    Ka per te zene shume lapsi SERAFIM...
    Qe do zere lapsi shume "nuk diskutohet" ,sikur te percaktonim kete shumen dhe te gjendej lapsi.

    Prsh,njeri qe ka bere nje milion dollar si deputet,qe; "ka tre vjet qe kursen dhe nuk ha as buke fare" e kap ky laps o do te gjehet nje laps qe ta kapi?

    Apo do presim reformen e dekriminalizin mbi organin e Vetingut.

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,326
    Postimet nė Bllog
    7

    Pėr: Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

    Vettingu, nis gjuetia...

    Zyrtarisht nis pas disa javėsh, por efektet e Vettingut te gjyqtarėt dhe prokurorėt kanė nisur qė tani. Ambasada e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikes njoftoi revokimin e vizave pėr disa gjyqtarė dhe prokurorė, qė do tė thotė anulim i vizave tė marra.

    Ambasada nuk pranoi tė bėjė komente pėr asnjė emėr, por la tė kuptohet se revokimi i vizave ka lidhje me vettingun, ndėrsa kėtė tė enjte u regjistrua largimi i parė vullnetar i njė prokurori.

    Ndryshe nga herėt e tjera kur ka reaguar ndaj njė lajmi, kėsaj radhe Ambasada vendosi qė ta jepte lajmin vetė.

    “Ambasada e Shteteve tė Bashkuara e ka ndėrmarrė kėtė veprim pėrpara procesit tė pritshėm tė Vettingut, i cili do tė vlerėsojė lidhjet e zyrtarėve tė caktuar me korrupsionin, si dhe nė pėrgjigje tė njė rasti qė pėrfshinte abuzim flagrant tė njė vize zyrtare nga njė prokuror i nivelit tė lartė dhe bashkėshortja e tij, gjė qė ēoi nė revokimin e vizave tė tyre”, thotė Ambasada.

    Emri i kėtij prokurori nuk dihet ende, por Top Channel ka mėsuar se ai ėshtė prokuror nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė Ambasada Amerikane i heq tė drejtėn e vizės njė prokurori. Nė prill tė vitit tė kaluar, Top Channel zbuloi se Ambasada Amerikane i kishte refuzuar vizėn kryeprokurorit tė Durrėsit, Agron Gjana, me dyshimin se ai do ta pėrdorte vizėn pėr tė qėndruar ilegalisht nė Shtetet e Bashkuara.

    Sipas ligjit tė Vettingut, refuzimi apo revokimi i njė vize amerikane mund tė pėrdoret si provė qė gjyqtarėt dhe prokurorėt e refuzuar tė pėrjashtohen nga sistemi i drejtėsisė dhe siē kuptohet nga deklarata e Ambasadės Amerikane, ky ėshtė vetėm fillimi.

    “Ambasada e Shteteve tė Bashkuara i merr seriozisht akuzat pėr korrupsion dhe do tė vazhdojė t’i shqyrtojė vizat dhe aplikimet pėr vizė tė zyrtarėve tė drejtėsisė me vėmendje tė shtuar. “Departamenti i Shtetit ka njė autoritet tė gjerė pėr tė mohuar dhe revokuar viza bazuar nė informacione qė tregojnė se zotėruesi i vizės mund tė jetė i papranueshėm nė Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do tė vazhdojė ta pėrdorė kėtė autoritet pėr tė ēuar pėrpara pėrpjekjet kundėr korrupsionit nė Shqipėri”, mbyllet deklarata e Ambasadės.

    Por nuk ėshtė vetėm revokimi i vizave amerikane pasoja e vetme e Vettingut. Prokurori i Kavajės, Sulejman Tola ka dhėnė dorėheqjen.

    Burime tė Top Channel konfirmojnė se Prokurori ka dorėzuar njė dokument nė Inspektoriatin e Pasurise, ku pohon vullnetin pėr tė mos e dorėzuar formularin e vetėdeklarimit tė pasurisė. Sipas ligjit, ai duhet ta dorėzojė dorėheqjen nė Presidencė, por ky institucion nuk pranoi tė bėjė komente pėr kėtė rast.

    Kushtetuta nė nenin G, qė ėshtė neni i fundit i saj, u jep njė mundėsi njerėzve tė sistemit tė drejtėsisė qė tė japin dorėheqjen nėse ata mendojnė se nuk e kalojnė dot kontrollin e pasurisė dhe figurės, ndėrsa ligji i Vettingut u jep tė dorėhequrve edhe njė shpėrblim nė para.

    Kur kanė mbetur edhe 4 ditė nga afati pėr dorėzimin e formularėve, Top Channel ka mėsuar se nga 800 persona qė duhet t'i nėnshtrohen Vettingut, deri tani formularėt janė dorėzuar nga mė pak se gjysma, rreth 350.

    / Top Channel

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •