Emri:  pop-988-e1484223947300.jpg

Shikime: 2351

Madhėsia:  81.1 KB

Njė numėr gjithnjė e mė e madh njerėzish thonė se, janė tė bindur qė jeta pėrfundon me vdekjen, se nuk ekziston Zoti, nuk ekziston jeta e pėrtejme dhe plani hyjnor i njerėzimit.

Mendohet si ky ėshtė qėndrim qė po merr famė botėrore, pavarėsisht mendimit tė pėrgjithshėm se nuk ėshtė detyrimisht diēka e mirė. Nė disa vende tė botės, ateizmi ėshtė bėrė shumė i pėrhapur. “Ekzistojnė mė shumė ateistė nė botė sot dhe pėrbėjnė njė pėrqindje tė madhe tė njerėzimit”, thotė Phil Zuckerman, profesor i Sociologjisė dhe Studimeve laike nė Kolegjin Pitzer tė Kalifornisė. Sipas sondazhit tė mbi 50 mijė njerėzish nga 57 shtete tė ndryshme tė botės, numri i individėve qė pretendojnė se besojnė nė Zot ka rėnė nga 77 pėr qind, nė 68 pėr qind pėrgjatė viteve 2005-2013.

Edhe pse ateistėt nuk mund tė jenė kurresesi shumica, a do tė thotė kjo se bota po shkon drejt laicizmit? Nėse trendi i viteve tė fundit vazhdon tė jetė i njėjtė, a mund tė zhduket njė ditė besimi fetar nga njerėzit? Ėshtė e pamundur tė parashikosh tė ardhmen, por ekzaminimi i gjėrave qė njohim nga feja, pėrfshirė kėtu mėnyrėn se si evoloi dhe arsyet qė i shtynjė njerėzit tė besojnė ose jo nė Zot, mund tė na japin njė pamje tė pėrgjithshme se si do tė zhvillohet marrėdhėnia jonė me hyjnoren gjatė dekadave tė ardhshme.

Dijetarėt vazhdojnė tė mos bien dakort, kur bėhet fjalė pėr faktorėt qė shtyjnė njė individ ose njė komb tė tėrė drejt ateizmit, megjithatė ka disa ngjashmėri. Arsyeja kryesore qė i josh njerėzit drejt fesė ėshtė, sepse ofron siguri nė njė botė tė pasigurt. Pėr kėtė arsye, vendet qė kanė normėn mė tė lartė tė ateizmit nė botė janė ato qė i ofrojnė qytetarėve tė tyre nivel tė lartė jetese si dhe stabilitet tė madh politik dhe ekzistencial. “Siguria nė shoqėri duket se e dobėson ndjeshėm besimin fetar”, thotė Zuckerman. Kapitalizmi, aksesi ndaj teknologjisė dhe edukimi gjithashtu lidhen me zbehjen e fesė nė disa shoqėri tė zhvilluara.



Kriza e besimit

Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Korea e Jugut, Holanda, Republika ēeke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai janė vende ku besimi fetar ka qenė tepėr i rėndėsishėm nė shoqėri vetėm njė shekull mė parė, por nė ditėt e sotme kanė nivelet mė tė ulėt nė botė tė besimit. Kėto vende kanė sisteme shumė tė forta edukimi dhe sigurie sociale, pabarazi tė ulėt dhe janė vende relativisht tė pasura. “Me pak fjalė, njerėzit janė mė pak tė frikėsuar jetėn dhe tė ardhmen e tyre”, thotė Quentin Atkinson, psikolog nė Universitetin Auckland tė Zelandės sė Re.

Megjithatė, dobėsimi i besimit fetar duket se pėrhapet si epidemi edhe nė vende qė vazhdojnė tė jenė shumė fetare si Brazili, Xhamaika dhe Irlanda. “Shumė pak shoqėri tė botės janė sot mė fetare nė krahasim me 50 vitet e kaluara”, thotė Zuckerman. “I vetmi pėrjashtim ėshtė Irani, por kjo nuk ėshtė diēka e sigurt, sepse njė pjesė e njerėzve laikė mund ta fshehim besimin e tyre pėr shkak tė frikės nga regjimi”. Pėrjashtim pėrbėn gjithashtu edhe Amerika, pasi ėshtė njė nga vendet mė tė pasura nė botė, por ruan pėrsėri nivele tė larta besimi nė shoqėri.

Megjithatė, sipas Ara Norenzayan, sociologe e Universitetet Britanik nė Kanada, reduktimi i besimit fetar nuk do tė thotė zhdukje. Siguria ekzistenciale ėshtė diēka tepėr e brishtė. Pėr njė sekond gjithēka mund tė ndryshojė: njė shofer i dehur mund tė vrasė njė tė afėrmin tuaj, njė uragan mund tė shkatėrrojė qytetin apo doktori mund t’ia japė njė diagnozė fatale. Duke qenė se ndryshimi i klimės parashikohet tė sjellė shkatėrrim nė botė dhe rezervat natyrore vazhdojnė tė pakėsohen, kohėt e vėshtira dhe vuajtjet mund tė ushqejnė mė shumė besimin fetar. “Njerėzit duan ta shmangin vuajtjen, por kur ndodhen pėrballė saj kėrkojnė tė gjejnė njė kuptim, njė mėnyrė pėr ta luftuar”, thotė Norenzayan. “Nė njė farė mėnyrė, feja duket se i jep njė kuptim vuajtjes dhe ofron shpresė mė tepėr se ēdo ideologji tjetėr ateiste”.

Ky fenomen shihet gjithmonė nė dhomat e spitaleve apo nė zonat e shkatėrruara tė botės. Nė vitin 2011, njė tėrmet i madh goditi zonėn Christchurch tė Zelandės sė Re, njė shoqėri tepėr laike. Mė pas, u vėrejt njė pėrhapje e menjėhershme e fesė ndėrmjet njerėzve qė kishin pėrjetuar katastrofėn, por pjesa tjetėr e vendit vazhdoi tė qėndronte laike. “Nėse eksperiencat e vėshtira do ta nxisnin ateizmin, atėherė e gjithė bota do tė ishte ateiste”, thotė Zuckerman.



Zoti nė mendje

Gjithsesi, edhe sikur tė gjitha problemet e botės tė zgjidheshin dhe njerėzit tė jetonin nė paqe dhe barazi absolute me njėri-tjetrin, feja do tė ekzistonte pėrsėri. Kjo ndodh, sepse besimi nė Zot duket se ėshtė i gdhendur nė mendjen njerėzore, nė neuropsikologjinė e species tonė, falė njė ndryshimi tė ndodhur gjatė evolucionit.

Pėr tė kuptuar kėtė fenomen duhet tė futemi nė teorinė e procesit tė dyfishtė. Kjo teori psikologjike thekson se njeriu ka dy forma kryesore mendimi: Sistemi 1 dhe Sistemi 2. Sistemi 2 ka evoluar mė vonė se i pari dhe ėshtė zėri nė kokėn tonė qė e dėgjojmė tė na flasė vazhdimisht, qė na lejon tė planifikojmė dhe tė mendojmė nė mėnyrė logjike.

Sistemi 1, ėshtė mendimi intuitiv, instiktiv dhe automatik. Kėto aftėsi zhvillohen gjithmonė nė qeniet njerėzore, pavarėsisht vendit ku lindin dhe kombėsisė qė marrin. Nuk janė gjė tjetėr vetėm se mekanizma tė mbijetesės. Sistemi 1 ėshtė aftėsia e lindur qė na shtyn larg rrezikut, qė na bėn tė flasim gjuhėn mėmė pa u menduar dhe i jep foshnjės aftėsinė pėr tė kuptuar se kush janė prindėrit e tij dhe tė dallojnė frymorėt nga jofrymorėt. Ky sistem na shtyn vazhdimisht tė kuptojmė mė mirė botėn dhe tė kėrkojmė njė kuptim pėr evente qė duken si tė rastėsishme siē janė katastrofat natyrore apo vdekja e tė afėrmve.

Pėrveē se na ndihmon tė kuptojmė rreziqet nė botė dhe tė gjejmė njė partner pėr tė kaluar jetėn sėbashku, dijetarėt mendojnė se, Sistemi 1 ėshtė ai qė ka lejuar fenė tė evolojė dhe ngulitet. Sistemi 1 na detyron instiktivisht qė tė analizojmė forcat e natyrės kudo qė shkojmė. Mijėra e mijėra vite mė parė, ndoshta ky sistem i ka ndihmuar njerėzit qė tė shmangin rreziqet siē ishin kafshėt e egra. Sistemi 1 na ka bėrė gjithashtu tė dobėt pėrballė ekzistencės sė gjėrave tė padukshme, siē mund tė jetė Zoti i mėshirshėm qė na mbron nga lart, djalli qė pėrpiqet tė shtyjė nė tundim apo njė pėrbindėshat qė na bėjnė tė kemi frikė nga errėsira.

Po kėshtu, Sistemi 1 na shtyn qė t’i shohim gjėrat tė dyzuara, pra e kemi tė vėshtirė ta konsiderojmė mendjen dhe trupin si diēka tė vetme tė pandashme. Kjo tendencė ka lindur shumė herėt nė tė gjitha kulturat e botės dhe njerėzit janė tė bindur se kanė njė shpirt tė pavdekshėm, se esenca e tyre si person ka ekzistuar para lindjes sė tyre dhe se pas vdekjes shpirti vazhdon tė jetojė. Kjo bindje gjendet nė tė gjitha besimet fetare.

“Njė psikolog skandinav dhe mik i imi qė ėshtė ateist, mė ka thėnė se vajza e tij 3-vjeēare njė ditė i tha se, Zoti ėshtė kudo gjatė gjithė kohės. Ai dhe gruaja e tij nuk ia kishin idenė se nga e kishte marrė njė ide tė tillė”, thotė Justin Barrett, drejtues i Qendrės sė Zhvillimeve Njerėzore nė Kaliforni dhe autor i librit “Besimtarė tė lindur”. “Pėr vajzėn e tij, Zoti ishte njė grua e moshuar, kėshtu ai ishte i bindur se kėtė ide nuk e kishte marrė nga Kisha.

Pėr njė sėrė arsyesh, shumė dijetarė janė tė bindur se besimi fetar ėshtė njė nėnprodukt i prirjes qė qenieve njerėzore drejt njohjes”, thotė Robert McCauley, drejtues i Qendrės sė Mendjes, Trurit dhe Kulturės nė Universitetin e Atlantės dhe autor i librit “Pėrse feja ėshtė natyrale dhe shkenca nuk ėshtė”. “Fetė janė bindje kulturore, tė cilat kanė evoluar, duke shfrytėzuar aftėsitė natyrore tė njeriut”.



Vese qė nuk harrohen lehtė

Ateistėt nuk e kanė aspak tė lehtė. Ata duhet tė luftojnė kundėr tė gjithė bagazhit tė tyre kulturor dhe evolucionar. Qeniet njerėzore janė natyralisht tė programuara pėr tė besuar se janė pjesė e diēka mė tė madhe se vetja dhe se jeta nuk ėshtė diēka e thjeshtė dhe kalimtare. Mendja njerėzore ka nevojė pėr qėllime dhe shpjegime po aq sa stomaku ynė ka nevojė pėr ushqim. “Nėpėrmjet edukimit, shkencės dhe mendimit kritik, njerėzit mund tė rreshtin sė besuari nė intuitėn e tyre”, thotė Norenzayan. “Megjithatė, intuita ėshtė aty, nuk zhduket”.

Nga ana tjetėr, shkenca, sistemi pas tė cilit ateistėt dhe jobesimtarėt janė kapur fort pėr tė kuptuar botėn natyrore, nuk ėshtė njė ilaē i lehtė pėr tė kapėrdirė. “Shkenca pėrpiqet me ēdo kusht tė korrigjojė bindjet qė na jep Sistemi 1”. thotė McCauley. Sipas shkencės duhet tė pranojmė se Toka rrotullohet edhe pse nuk e pėrjetojmė dot vetė ndjesinė. Duhet tė pranojmė idenė se, evolucioni ėshtė diēka e rastėsishme, se nuk ka asnjė plan, asnjė qėllim pėr Universin edhe pse intuita jonė na shtyn vazhdimisht tė besojmė tė kundėrtėn.

Ateistėt e kanė gjithashtu tė vėshtirė tė pranojnė se mendojnė gabim, t’i shmangen bindjeve natyrore dhe tė pranojnė se e vėrteta ėshtė diēka qė ndryshon vazhdimisht, ndėrkohė qė mblidhen tė tjera tė dhėna empirike dhe kryhen tė tjera testime. Kaq mund tė ofrojė shkenca. “Shkenca nuk ėshtė pjesė e mendimit konjuktiv. Ėshtė e vėshtirė”, thotė McCauley. “Nga ana tjetėr, feja ėshtė diēka qė nuk na duhet as ta mėsojmė, sepse e njohim. Mendja jonė e njeh”.

“Ka shumė arsye pėr tė besuar se rruga drejt fesė ėshtė mė e lehta dhe natyraleja pėr mendjen”. shton Barrett. “Duhet tė ndryshosh nė themel gjithēka tė qenies njerėzore pėr tė zhdukur pėrfundimisht fenė”. Kjo shtysė biologjike ndoshta shpjegon edhe arsyen pėrse 20 pėr qind e amerikanėve nuk janė tė lidhur pas kishės, por 68 pėr qind e tyre besojnė se Zoti ekziston dhe 37 pėr qind tė tjerė e konsiderojnė veten besimtarė. Edhe nėse nuk besojnė nė njė fe tė caktuar, njerėzit janė tė bindur se ekziston njė qėnie supreme qė drejton botėn.

Po kėshtu, shumė njerėz pėrreth botės, tė cilėt thonė se nuk besojnė nė Zot, kanė pėrsėri tendenca pėr t’u shtyrė drejt supersticioneve, siē ėshtė besimi tek fantazmat, astrologjia, karma, telepatia dhe rimishėrimi. “Nė Skandinavi, shumica e njerėzve nuk besojnė nė Zot, por besimi tek supersticionet dhe aktivitetet paranormale janė mė tė pėrhapura nga ē’mendoni”, thotė Norenzayan. Pėr mė tepėr, edhe jobesimtarėt janė shpesh tė prirur pėr tė besuar sė tepėrmi nė gjėra tė ndryshme si skuadrat sportive, joga, institucione profesionale, nėna natyrė e shumė tė tjera qė i konsiderojnė guidė pėr jetėn.

Eksperienca fetare pėr jobesimtarėt mund tė manifestohet edhe nė forma tė tjera tė ēuditshme. Antropologu Ryan Hornbeck thotė se ka zbuluar prova se “World of Warcraft”, njė videolojė e famshme nė botė, ėshtė duke fituar rėndėsi shpirtėrore pėr disa lojtarė nė Kinė. “Kjo videolojė duket se i ofron tė rinjve shanse pėr tė zhvilluar disa tipare morale qė jeta nė shoqėritė moderne nuk i njeh”, thotė Barret. “Mund tė themi se, njerėzit janė tė lindur me njė hapėsirė besimi nė mendje, i cili nėse nuk mbushet me fenė, mund tė mbushet me gjėra nga mė tė ēuditshmet”.



Besim i pėrjetshėm

Pėr tė gjitha arsyet, qofshin psikologjike, neurologjike, historike, kulturore apo logjistike, ekspertėt janė tė mendimit se feja nuk do tė zhduket kurrė. Feja, e ruajtur nėpėrmjet frikės apo dashurisė, ėshtė tepėr e suksesshme dhe ka aftėsinė pėr tė qenė e pėrjetshme, nė tė kundėrt, do tė ishte zhdukur shumė kohė mė parė.

Edhe nėse ndodh tė zhduken kristianėt, myslimanėt, ēifutėt apo hindutė, supersticionet dhe spiritualizmi do tė mbijetojė gjithmonė. “Edhe qeveria mė e mirė laike nuk mund tė tė mbrojė nga tė gjitha tė papriturat e jetės”, thotė McCauley. Nė momentin qė pėrballemi me njė krizė ekologjike, njė luftė globale bėrthamore apo pritet qė njė kometė tė godasė tokėn, Zoti do tė shfaqet pėrsėri nė mendjen e popullit.

“Njerėzit kanė nevojė pėr ngushėllim pėr t’i bėrė ballė dhimbjes dhe vuajtjes dhe shumica e individėve kanė nevojė tė besojnė se ka jetė pas vdekjes, se ekziston njė qenie e padukshme qė i do nė mėnyrė tė pakushtėzuar”, thotė Zuckerman. “Gjithmonė do tė ketė njerėz qė besojnė nė Zot dhe nuk do tė ēuditesha aspak qė pas shumė e shumė dekadash tė ishin pėrsėri shumica”
Asgje nuk zhduket perderisa jemi te pavetedijshem,me vetedijen zhduken ato qe s’janč te verteta. /shekulli