Kur fjala e Artistes së njohur Meril Streep u duartrokit nxehteësisht nga të pranishmit në sallën e ndarjes së çmimeve në Golden Globe, mendova se ka gjithmonë një përplasje të fortë midis ushtrimit të pushtetit dhe mendimit intelektual përsa i përket mënyrës së ushtrimit të këtij pushteti dhe etikës, moralitetit dhe shoqërisë që ka zgjedhur atë qeverisje.
Dihet që filosofia e Anti-establishment është një filosofi politike që e paraqet strukturën e pushtetit drejtues të një kombi apo të një shoqërie - si të korruptuar, shfrytëzuese ose të padrejtë.
Ndërsa Meril Streep që praktikisht përfaqësoi para dy ditësh shtresën intelektuale dhe artistike të SHBA (ndoshta dhe të botës) por që mbetet një përkrahëse e demokratëve, tha: `` Mungesa e Respektit sjell Mungesë Respekti, Dhuna nxit Dhunë. Kur Pushtetarët përdorin pozitën e tyre për të bezdisur të tjerët, ne të gjithë humbasim!!!``.
Dhe frazën tjetër të famshme për sa i përket politikave që kërkon të implementojë Trump: ``Hollivudi është i mbushur me të jashtëm dhe të huaj. Ku i kanë ata certifikatat e lindjes?..... Kështu kur ju i shqelmoni ata si top futbolli dhe i nxirrni jashtë ju nuk ddo të shihni gjë tjetër përveçse një përzjerje futbolli dhe arti marcial``.
Pra mund të shihen dy filosofi të ndryshme që e shohin të ardhmen e SHBA ndryshe por që të dy palët kanë të drejtë përsa i përket politikave që duhet të ndiqen.
Nga njëra ana Trump ka të drejtë të kërkojë të fokusohet tek problemet e mprehta ekonomiko-financare dhe sociale brënda SHBA, por duke qënë kundërshtar i madh i emigrantëve, duke patur doza raciste në parrullën e famshme të tij `Make America Great again`; dhe nga ana tjetër Meril Streep e cila përfaqësoi çuditërisht të gjithë shtresën intelektuale dhe të artistëve të SHBA (por edhe të Botës) e cila kundërshton arrogancën e pushtetit i cili kërkon të vendosë çdo gjë duke mos pyetur duke mos respektuar shtresën amerikane që bart traditën dhe njerëzit që kërkojnë të emigrojnë për një jetë më të mirë në SHBA. Kjo arrogance u vërtetua edhe nga kundërpërgjigja e Trump ndaj fjalës së Meril Streep: `…Ajo mbivlerësohet`- tha Trump.
Po çfarë pritet nga ardhja e Trump si president në SHBA?
Presidenca që do të vijë pas disa ditësh e Trump ka si synim filosofinë që paraqitëm më lart: `Ta bëjmë Amerikën e madhe përsëri`.
Dhe këtu del pyetja e thjeshtë : po përse, ishte bërë e pafuqishme Amerika gjatë 8 viteve të Obamës?
Me sa duket po.
Exsporti i kapitalit dhe Globalizmi aqi preferuar i politikave të Obamës i dha shumë përfitime sorrosoianëve por që shkaktoi probleme të mëdha ne SHBA; papunësi, varfëri, me një rrogë/h më të vogel se shumë shtete të BE, Kanadasë dhe Australisë, përmbytjen me drogë aq sa Kalifornia para dy ditësh miratoi dhe hyri në veprim `lejimi i përdorimit të Marihuanës rekreative duke shaktuar një pështjellim social,papunësi apo më mirë punësime sezonale, pune të part time, emigracion masiv, dhe paqëndrueshmëri ekonomike, me një borxh total të brëndëshëm prej 14.1 trilion dollarë ( GDP=17 trilion dollarë).
Dihet që eksporti i Kapitalit ka një të keqe të madhe për vëndin që eksporton: krijon papunësi. Obamacare mbetet një reformë e dyzuar sepse krahas mbulimit me shërbim shëndetësor të rreth 20 milion amerikanëve, kjo shkaktoi një dëmtim të rëndë të siguracioneve shëndetësore në SHBA, duke rritur kundërshtitë e klasës së mesme dhe të pasur.
Në politikën e jashtme, idea e Obamës dhe e Demokratëve për të demokratizuar vëndet arabe (kujtoni pranverën arabe) dha efekte të kundërta dhe e uli prestigjin amerikan në botë.
Shumë akuzojnë se Obama ndikoi në fuqizimin e ISIS dhe Al Nusra, me qëllim që të mposhtëte Bashar al Assadin. Përhapja e ekstremizmit pseudo-islamik dhe frika ndaj atentateve, shpërthimeve është duke tonditur jo vetëm SHBA por dhe botën.
Ideja fikse dhe paranoja kundër Rusisë ishte një disfatë tjetër politike e Obamës sepse kjo shkaktoi efekt të kundërt duke e bërë Rusinë një rrezik real për SHBA në vënd që ta dobësonte nga sanksionet e marra nga qeveria Obama.
Këto dështime arritën që Miliarderi Trump të fitojë zgjedhjet jo vetëm për shkak të populizmit të tij, por edhe për shkak të ideve të qarta të tij për politikat që do të realizojë brënda vendit.
Akuzat e demokratëve dhe të NSA, CIA, për ndërhyrjen ruse dhe ndikimin e kësaj ndërhyrjeje nëpërmjet dëmtimit të partisë demokrate për shkak të mundësimit të rrjedhjes së informacionit nga kjo parti dhe ekspozimit të saj në publik, Trump i konsideroi të pabaza dhe keqdashëse duke përmëndur argumentin rus se…. rrjedhja e informacionit nga Partia demokratike amerikane ka ardhur nga kundërshtarët e vetë Hillari Clinton si ata të Sandersit dhe jo nga Rusët….
E parë në këtë kënd vështrim, Politika e Trump do të jetë e fokusuar në problemet kryesisht në problemet brënda vendit.
Përsa i përket problemve jashtë vendit, me sa duket për të patur qetësi brënda SHBA, Trump kërkon zbutje të marëdhënieve me Rusët duke mos u bërë paranojak si demokratët përsa i përket politikave kundër Rusisë, por duke shpallur si kundërshtar kryesor ekonomik Kinën, e cila jo vetëm ka marrë eksportet e kapitalit amerikan, por i ka bllokuar eksportet amerikane dhe tregun e punës në Amerikë, sepse mallrat kineze kanë çmim më të lirë kështu që biznesmentët eksportojnë kapitalin por…lenë pa punë ameriaknët. Pra Trump nëpërmjet kësaj politike të jashtme do të marrë massa proteksioniste në favor kapitalit amerikan, do ta ndalojë të eksportohet jashtë ose nëse duan, atëhere do të ketë taksa të mëdha.
Politika ndaj emigracionit do të jetë një politikë e ngritjes së Mureve, me idenë se emigracioni ka sjellë të këqiat sociale në SHBA: drogë- prostitucion-kriminalitet. Dhe këtu mesa duket ka të drejtë.
Për sa i përket politikave në BE dhe në Ballkan e pikërisht ndaj vëndit tonë, Trump nuk ka sqaruar asgjë, por largimi i ambasadorëve politikë (të demokratëve), do të thotë diçka: mendoj se largimi i tyre i përket taktikës, sesa gjeo-strategjisë amerikanë ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë, e cila do të mbetet e pandryshuar.
Sidoqoftë priten ndryshime në të ardhmen nëse politikat Trump afrohen me politikat Ruse në Ballkan dhe Europë.
Kjo mund të thotë ndoshta dhe ndryshimin e kufijve aktualë në dobi të Shqipërisë e cila shihet nga të dy palët si një vënd me të ardhme në politikën e fuqive të mëdha.
Të shpresojme të ndodhë kështu.