Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Blushi: Si vidhet nafta në Shqipëri, koha të rimarrim kontrollin

    Emri:  blushi.jpg

Shikime: 1337

Madhësia:  19.2 KB

    Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi përmes një statusi në ‘Facebook’ shpjegon se si vidhet nafta në Shqipëri. Sipas Blushit fushat tona naftëmbajtëse në vend shkojnë deri në 20 mijë hektarë, por nga kjo pasuri përfitojnë vetëm kompanitë e naftës që kanë kontrata 25 vjeçare dhe blejnë kontrollorët e tyre çdo vit. Blushi thotë se ka ardhur koha që qytetarët të marrin atë që u takon.

    Postimi i Blushit

    “Jemi vendi me rezervat më të mëdha të naftës në Europë. Fushat tona naftëmbajtëse shkojnë deri në 20 mijë hektarë. Depozitat tona mund të arrijnë 400 milion ton nga të cilat janë shfrytëzuar afro 10 për qind. Po çfarë fitojmë nga gjithë kjo pasuri? Ndoshta më pak se c’fiton Mali i Zi vetëm nga investimi në një resort turistik. Shumë më pak se c’fiton Kroacia nga shitja e 100 futbollistëve dhe shumë më pak se c’fiton Greqia nga prodhimi i shisheve plastike. Ne përfitojmë afro 2 per qind te GDP, apo 200 milion euro ne vit,punësojmë më pak se 1 për qind të punëtorëve tanë në këtë sektor,prodhojmë dy herë më pak se në vitet 70′ kur nxirrnim 2,5 milion ton në vit, shkaktojmë më shumë tërmete në një muaj se natyra në dhjetë vjet dhe e paguajmë naftën më shtrenjtë se çdo europian tjetër. A duhen më shumë arsye për te kuptuar se sa shumë humbim? A duhen më shumë shifra për të kuptuar se ku janë paratë e shkollave dhe spitaleve që na mungojnë? A duhet më shumë për të kuptuar se sa vidhemi? Nuk besoj. Kompanitë e naftës në Shqipëri kanë blerë kontrata 25 vjecare dhe blejnë kontrollorët e tyre cdo vit. Me fitimet nga nafta jonë blejnë qeveritë tona. Pra na blejnë dy herë. Cdo shtet serioz do ti kishte rishikuar këto kontrata duke i kthyer publikut pjesën që i takon: pjesën e luanit. Nafta që kemi nën tokë i takon brezave dhe ne skemi të drejtë ta shpërdorojmë në këtë mënyrë mizore. Ka ardhur koha ta rimarrim! Me cdo kusht!”.

    Shqip

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Sot e ke zbuluar kete poshtersi ti o Beni? Bile Ti ke ngritur dhe voten per kete te keqe te madhe o Beni . Apo se ke patur mendjen aty se duke qene ulur te kolltuku kuvendit ke menduar vetem per romane, C"jane keto traplliqe o Beni..

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Filloi dhe Blushi nga mufkat ; " si vidhet thot "!

    Blush, si vidhet,sa eshte vjedhur dhe sa vidhet dihen,ajo qe nuk dihet eshte kush e ka vjedhur dhe vazhdon ta vjedhi, dhe sa pjesmarje dhe pjese ke ti vet o Blush ne kete vjedhje ?

  5. #4

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    O Blush, e dime qe je orator i Zoti per te performuAr, po pse cuditerishte qe ne momentim qe e kuptove se Rama te beri dalje, fillove te cicerosh?! Ah mor Blush mor Blush. Te ishe ne ndonje post te rendesishem sot me Ramen do silleshe si shenjtor e?'

    Ca mendimi ke ti Albo per kte ?
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Ndonese nuk e kam pare me simpati te veçante Blushin, edhe sepse ndoshta vazhdon te vuaj nga sindroma e 'Benit qe ecen vete', nuk mund ta kritikojme perse po flet kundra aferave korruptive te qeverise..
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  7. #6

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Ai shum mire ben qe sillet si oppzitar, kjo ne te miren tone si popull eshte, po se ckam nje pershtypje se ky eshte me gjakpires se te gjithe te tjeret. E cuditshme dhe menyra se si po financohet nga shefat e vet ...maramendese dhe investimi monetar qe po ben
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Nuk eshte hera e pare qe shoku Blushi na ben deklarata te tilla. Por ju nuk e keni kapur sic duhet mesazhin e tij. Ai nuk po thote vetem "po na vjedhin naften", apo po thote, duhet ta shtetezojme gjithe industrine e naftes ne vend, ne menyre qe te mos na e "vjedhin te huajt" por ta vjedhi shoku Rama, shoku Blushi, shoku Kokedhima, dhe shpurra e burokrateve miq e shoke qe ata vene drejtore, detyra e te cileve eshte te vjedhin naften per llogari te tyre.

    200 milion euro ne vit ne arken e shtetit nga kompanite private jane pak thote shoku Blushi!

    Me 200 milion euro shoku Blushi ia kalon edhe shokut Rama e Meta ne blerjen e votave me parate e hashashit!

    Albo

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (12-01-2017)

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ta thoshte ate do thoshte diçka mbase edhe te zgjuar ose te pakten diçka te veçante. Te thuash qe po vidhet nafta thuaj diçka qe nuk ka mbetur shqiptar pa e thene.

    Kemi kaluar ne budallik nga frika e prones shtetrore,me idiotsine qe ne ndermarje shtetrore vidhet. E vertete qe vidhet por nuk vidhet dy fish siç vidhet kur privatizohet qe vidhet dhe ne shitje dhe vidhet edhe ne blerje e vazhdim.

  11. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Blushi: Si e vjedhin naftën Rama me shokë në Shqipëri!

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ta thoshte ate do thoshte diçka mbase edhe te zgjuar ose te pakten diçka te veçante. Te thuash qe po vidhet nafta thuaj diçka qe nuk ka mbetur shqiptar pa e thene.

    Kemi kaluar ne budallik nga frika e prones shtetrore,me idiotsine qe ne ndermarje shtetrore vidhet. E vertete qe vidhet por nuk vidhet dy fish siç vidhet kur privatizohet qe vidhet dhe ne shitje dhe vidhet edhe ne blerje e vazhdim.
    Shoku Serafim,

    Te duhet te perqafosh ekonomine e tregut. Cdo ndermarrje shteterore, kostoja e korrupsionit, vjedhjes, inkompetences, ben qe cdo ndermarrje te dali me humbje. Arsyeja eshte e thjeshte: prone shteterore = monopol, nuk ka konkurrence, dhe qytetari apo konsumatori nuk ka mundesi te zgjedhi. Kurse ne ekonomine e tregut, kur nje resurs natyror menaxhohet nga nje biznes privat, shteti rezervon te drejten qe te rikontraktoje te drejtat e shfrytezimit te naftes cdo X vjet. Qe do te thote, nese kompania kanadeze nuk ben nje pune te mire sot, nuk jemi te kenaqur me te ardhurat e rendimentin e punes, vitin tjeter do te dalin 2-3 kompani te tjera private qe do te thone: ma jep mua kontraten e une te siguroj rendiment me te larte e te ardhura me te larta se ajo firma aktuale. Pra ka konkurrence. Dhe kur vjen puna tek nafta, shqiptaret nuk kane ekspertizen apo kapitalin financiar qe te menaxhojne e zhvillojne kete industri edhe sikur te duan. Investimi qe shteti shqiptar ben per ato puset e naftes sot eshte $0, gjithe kostoja e investimit dhe risku qe vjen me te, del nga arka e biznesit privat dhe xhepi i te gjithe atyre stokmbajtesve te asaj kompanie private. Dhe ne kembim, shteti shqiptar merr 200 milion euro per vit, qe do eshte afersisht $68 euro per fryme ose 250 euro per cdo familje shqiptare me 4 veta.

    Shokun Blushi e kemi kalemaxhi ne profesion, i ka ngjare te atit, shokut Kico, nuk i kupton keto gjerat ekonomike. Dhe po thote, edhe une shoku i Rames jam, parazit, po te pakten une di te flas e shkruaj me bukur se shoku Rama! Ja, me beni mua kryeminister qe te shikoni!

    Albo

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    {A_N_G_E_L_69} (12-01-2017)

  13. #10

    Xhaxhi Albo

    Kostoja e korrupsionit ne shtet ne Shqiperi ka qene gjithmone me e ulet se kostoja e privatizimit.

    Problemi nuk eshte ekonomia e tregut problemi eshte kontratat qe lidhin qe çuditerisht ne Shqiperi nuk dihen dhe lidhen me firma o shoqeri qe asnje nuk i ka degjuar.

    Ekonomia e tregut nuk eshte kur kontratat i ben Xeni me Taçin,se jane konçesione dhe privatizime qe ti humb qe ne fillim,per te mos thene koston e korrupsionit qe eshte shum e shum here me i larte sesa kompania te ishte shteterore.

    Ekonomia nuk behet vetem me 200 milionshin qe fiton por llogariten dhe milionat qe humben o nuk fitohet sikur kompania te ishte vertet ne treg te lire.Pastaj ne flasim per ndermarjet shteterore kur keta kadadezet kane 20 vjet qe deklarojne qe dalin me humbje.

    Kot per kurriozitet sa na kushtoi Cez-i,ja vlente ta privatizonim ?

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •