Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Moderator Maska e Lazo
    Anėtarėsuar
    04-01-2011
    Postime
    1,235
    Faleminderit
    153
    106 falenderime nė 94 postime

    135 vjetori i lindjes. Njė republikan model si Fan Noli

    Emri:  fan-noli.jpg

Shikime: 944

Madhėsia:  27.0 KB

    Pozicionimin nė lėmin e demokracisė konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherė, por mė dukėshėm dhe qartė kjo ndodh nė veprimtarinė publicistike. Nė mėnyrė tepėr konēize e shpreh kėtė mendėsi kur ai bėhet njohės dhe interpret i republikanėve demokratė, mes tė cilėve ai rradhit edhe veten me krenari…

    Nga Safet Ramolli

    Studjuesit dhe kritikėt e Nolit pohojnė njėzėri se ai mbetet njė figurė mjaft komplekse, e pasur dhe e pastėr me tė gjithė komponentėt: publicist i spikatur, diplomat mbresėlėnės, shqipėronjės i rrallė, orator i zhdėrvjellėt, poet i elegjisė, historian kontemporan, burrė shteti i kompletuar, poliglot potent, shėrbėtor besnik e i dijshėm i fesė, atdhetar i ndjerė, bashkėshok e bashkėluftėtar shėmbullor etj. etj. Disa personaliteteve tė kohės, por edhe mė vonė e epitetuan “Peshkop i Kuq”, sidomos pas njė vizite qė realizoi nė Rusinė Sovjetike tė pasvitit 1917, edhe pse kjo me indicie nė kuadrin e pėrpjekjeve diplomatike pėr tė garantuar njohjen e shtetit shqiptar sidomos nga Fuqitė e Mėdha. Por edhe qėndrimi dashamirės i tij ndaj regjimit shtetėror nė Shqipėri nė vitet 1945-1950, duket se ka shėrbyer si “argument” pėr epitetimin e mėsipėrm. Posė gjithė kėtyre, ai mbetet shembulli i njeriut demokrat nė mendime, nė qėndrime dhe veprime praktike. Edhe pse ky ėshtė njė problem mjaft delikat, analiza nė thellėsi e veprimtarisė sė gjithanėshme tė tij si shkrimtar e poet, si burrė shteti, si publicist elokuent, si personalitet i aftė i ortodoksisė shqiptare, si humanist, e tė tjera si kėto, natyrėshėm tė ēon nė shtratin e tij natyror tė demokracisė

    Fan S. Noli ėshtė njė republikan i mirėfilltė. Ēėshtjen kombėtare e ka patur jo vetėm nė boshtin dhe thelbin e publicistikės, por edhe tė krijimtarisė letrare, tė veprimtarisė fetare, tė studimeve historike etj. Ai e ka ndjerė vehten gjithmonė shqiptar tė denjė e tė dobishėm pėr kombin e vet edhe kur u bė kryetar qeverie, edhe kur u rrėzua nga kjo lartėsi e merituar, edhe kur punoi si punėtor krahu, edhe kur shkėlqeu si intelektual poliglot, edhe… Nė gjithė fushėn e veprimtarisė, tė cilėn e pati mjaft tė gjerė, tė mbingarkuar dhe intensive, ai spikati si demokrat konseguent, si republikan i mirėfilltė. Mėse njė herė e pohon drejtpėrdrejt dhe pa asnjė ekuivok se, ishte pėr njė qeverisje tė vendit nė formėn e Republikės Demokratike, e cila do tė qe njėherėsh e vetmja formė efektive, mė e mira, mė e pranueshmja nga vetė populli shqiptar pėr shkak tė formimit tė tij psikologjik, por edhe nga mendėsia e Fuqive tė Mėdha me tradita tė pasura nė lėmin e qeverisjes dhe administrimit tė vendit dhe popullit nė demokraci. E analizon problemin nė kushtet konkrete tė Shqipėrisė, ku mbisundon varfėria ekonomike dhe prapambetja kulturore, ku nuk njihet aspak kultura demokratike dhe s’ ka asnjė pėrvojė pėr pluralizmin politik, ku mė sė shumti ka munguar administrimi i mirėfilltė shtetėtor edhe pėr shkak tė pushtimeve tė huaja, tė cilat pėr fat tė keq kanė rezultuar tė shumta dhe me kohėzgjatje, ku nuk njihet veprimtaria parlamentare sepse mė sė shumti vendi ėshtė ndodhur pa qeveri dhe pa qeverisje, kur ka etje tė theksuar pėr kuadro e intelektualė tė mirėfilltė e patriotė dhe, sidomos kur, midis mjaft personaliteteve nuk ka ndershmėri atdhetare, e mjaft tė tjera si kėto, Noli shprehet prerazi e qartė pėr nevojėn e njė qeverisjeje me njė republikė tė popullit si “… republika e Kongresit tė Lushnjės, me njė komision prej disa vetėsh, nė vend tė njė presidenti tė njėshmė…”. Ai e kishte tė konsoliduar fare qartė mendimin se, koha e monarkisė nė tė cilėn sundon me pushtet tė gjithėfuqishėm njė njeri, qė thirret mbret, ka perėnduar njė herė e pėrgjithmonė, pėrfundim logjik qė e formulon pas njė analize tė gjėrė e tė thellė qė i bėn kėtij fenomeni shoqėror, nė truallin shqiptar dhe mė gjėrė. Ruan mendimin se akti i shpalljes sė Shqipėrisė nė vitin 1928 monarki dhe i A. Zogut mbret, ėshtė njė akt i shkuar kohe, duke i dhėnė kėshtu material tė gatėshėm borgjezisė evropiane qė tė tallet me mbretėrinė e fundit tė shpallur nė jugėperėndim tė saj. Kėtė formė qeverimi mjaft vende qė e kanė patur edhe traditė, e hoqėn ose me dhunė apo pas njė farė konsensusi mbarėkombėtar, ndėrkohė qė atje ku ruhet ende, pothuajse kemi tė bėjmė me njė ritual formal. Kjo sepse veprimtarinė ligjvėnėse dhe ekzekutive e zhvillojnė parlamentet pluraliste, ndėrsa mbreti dhe oborri i tij, mė sė shumti pėr forcėn e traditės e tė zakonit sesa si domosdoshmėri, kanė pushtet tepėr tė kufizuar dhe veprimtaria e tyre ėshtė plotėsisht e kontrolluar nga organet parlamentare, nga aparatet qeverisėse, nga individėt e veshur me pushtet, por qė tė gjitha sė toku ndodhen nėn pushtetin e votės sė drejtpėrdrejtė dhe tė lirė tė komunitetit.

    Noli i kompletuar me kulturė tė gjėrė e tė thellė tė sė kaluarės dhe atė bashkėkohore demokratike, njohės kompetent i situatave dhe zhvillimeve nė botė, zotėrues i mirė i historisė sė kombeve dhe i evolucionit tė shtetit, pohon nė mėnyrė kategorike se monarkitė “… e kanė damkėn e vdekjes nė ballė dhe shpejt a vonė do tė shporren pa lėnė gjyrmė…”. Jo thjesht pėr tė patur si pikė referimi, as edhe jo pėr tė treguar se ėshtė erudit me pėrmasa madhore, deklaron me pėrgjegjėsi intelektuali tė formuar dhe politikani tė zgjuar, por edhe atdhetari tė pėrkushtuar se, figura tė tilla si Uillsoni nė SHBA, Mustafa Qemali (Ataturku) nė Turqi, dhe disa tė tjerė, kanė qėnė kundėr sistemit monarkik si formė qeverisjeje, prandaj edhe luftuan e i dhanė jetė republikės, si njė formė qeverimi me frymėmarrje tė gjėrė e me mundėsi tė shumta pėr tė shprehur dhe pėrmbushur dėshirat dhe interesat e shtetasve.

    Pozicionimin nė lėmin e demokracisė konseguente, Noli e shpalos kudo e kurdoherė, por mė dukėshėm dhe qartė kjo ndodh nė veprimtarinė publicistike. Nė mėnyrė tepėr konēize e shpreh kėtė mendėsi kur ai bėhet njohės dhe interpret i republikanėve demokratė, mes tė cilėve ai rradhit edhe veten me krenari. Pregatitjen sistematike dhe graduale tė pushtimit ushtarak tė Shqipėrisė nė tė “Premten e Zezė” mė 7 prill 1939, Ai e gjykon si njė veprimtari pėr t’i rrėmbyer popullit “… kafshatėn,… kasollen dhe tokėn…”, pra as mė shumė e as mė pak, t’i gėrryejė dhe ndėrpresė atij jetėn. Me kėtė ngarkese emocionale shtron pyetjen retorike: “Po ne ē’ qėndrim do tė mbajmė?”, sė cilės i pėrgjigjet po vetė fare qartė, se nė kėtė ēėshtje nuk mund tė ketė qėndrim tė dyzuar, nuk mund tė bėhet fjalė pėr qėndrim tė paanėshėm, nuk mund tė veprohet nė asnjė rrethanė dhe pėr asnjė arėsye apo edhe shkak “… edhe ashtu, edhe kėshtu, … edhe me atė, edhe me kėtė, … edhe me popullin, edhe me pushtuesit…, nga ana e jonė, kemi zgjedhur prej kohe anėn e popullit. Nga ajo anė kemi pėr tė qėndruar deri nė fund…”, artikulon F. Noli. Duke qėnė kundėr monarkisė nė pėrgjithėsi, ai ėshtė nė veēanti prerazi kundėr monarkisė zogolliane, e cila, gjithnjė sipas tij, mund tė jetė njė ndėr shembujt e rrallė tė njė monarkie tė prapambetur si nga ana e kulturės sė pėrgjithėshme, e asaj politike, administrative, pluripartiake, ekonomike etj., duke krijuar imazhin e njė monarkie tė vendeve aziatike apo afrikane, e cila e ka tė vėshtirė, pėr mos thėnė tė pamundur, tė integrohet nė Evropė. Nė vitin 1931, por edhe mė parė, meqėnėse A. Zogu ishte i sėmurė dhe pa trashėgimtar, nė qarqet politike brenda vendit dhe nė kulisat diplomatike tė Fuqive tė Mėdha tė Evropės thureshin intriga si dhe pregatiteshin kurthe kundėr vendit tonė. U kristalizua edhe njė mendim pėr rikthimin e Princ Viddit. Por F. Noli si analist i mprehtė politik konkludoi se, nė kėtė mėnyrė vendin e njė katili me tipare ballkanase do ta zerė njė njeri i butė me tipare evropiane, i cili nuk vret prapa shpine kundėrshtarėt, vendin e njė autokrati shqiptar me tipare tė karakterit afrikan do ta zerė njė mbret evropian, i cili do t’i japė popullit sado pak liri konstitucionale, por qė gjithėsesi pėrfundimi do tė jetė fatal, do tė vazhdojė rrokullisja abdullahore e vendit deri sa tė vijė momenti kur “fundi i tmerrėshėm” aktual do tė zėvėndėsohet nga njė “tmerr i pafund”.

    Nė vijim dhe prerazi Noli ruan mendimin se, Shqipėrisė nuk i duhet njė formė qeverisje oligarkike mbretėrore me njė mbret nė krye, me njė princ apo prijės nė krye, por njė republikė me grup intelektualėsh patriotė nė krye, ashtu sikurse edhe Sami Frashėri pyetjes “Ē’duhet bėrė?!”, i ėshtė pėrgjigjur prej kohėsh i bindur se, forma e qeverimit demokratik ku “…mė i saktė se tė gjithė grupet e veēanta ėshtė populli i tėrė…”, ėshtė mė e pėrshtatėshmja dhe mė e pranueshmja.

    Deziluzioni i Nolit mbetet njė ēėshtje momentale.

    Ky personalitet i spikatur, pėrgjatė udhėkryqeve ku u ndodh vendi dhe populli i tij, pati edhe momente dėshpėrimi, deri nė njė farė gjendjeje deziluzioniste. Nė dhjetor 1925, nė vitin e parė tė rrėzimit pėrdhunėshėm tė kabinetit qeveritar qė Ai pati nderin, obligimin dhe pėrgjegjėsinė ta kryesojė, nė analizė tė ndarjes nė grupime tė intelektualėve shqiptarė nė nacionalistė dhe antinacionalistė, i dėshpėruar shprehet: ”Posa Shqipėria nuk shpėtuaka veē dyke e copėtuar e dyke vdekur…”, intelektualėt shqiptarė tė deklarojnė tė harruar ėndėrrėn e forcimit tė Shqipėrisė dhe sejcili tė shikojė punėn e tij. Pas njė viti, i indinjuar nga mėnyra e qeverimit tė kohės, duke stigmatizuar pėrkrahėsit e regjimit, deklarohet afėrsisht se ėshtė punė mė e lehtė tė prishėsh se sa tė ndreqėsh, ėshtė mė lehtė tė vjedhėsh se sa tė krijosh pasuri, po ashtu mė lehtė ėshtė tė copėtosh se sa tė rritėsh njė atdhe tė vogėl e tė pafuqishėm, ėshtė “… mė lehtė tė robėrosh njė popull tė mjerė e tė skllavėruar, se sa ta ngresh, ta ēlirosh…”, konkludon me keqardhje e dhembje njėkohėsisht. Por ai njėherazi nėnvizon se, sistemit feudal i intereson padija, injoranca, varfėria, fanatizmi, spiunllėku etj., tė cilat e ndihmojnė qė t’i zgjatet jeta. I indinjuar prej gjendjes mjerane tė popullit tė vet, u bėn thirrje me dhembje intelektualėve, atyre qė u dhembset atdheu, qė ta shohin realitetin nė sy dhe realisht, dhe, si atdhetarė tė bėjnė pėrpjekje pėr tė gjetur “ilaēin” qė gjendja tė shėndoshet. Njėherėsh i bėn thirrje popullit qė tė kėrkojė shkaqet e gjendjes sė mjeruar, tė japė kundėrpėrgjigje tė vendosur, e cila t’i japė fund bisedimit me fjalė, dhe tė veprohet “… edhe me grusht, me grusht mbi kokėn e kusarėve, qė tė vjedhin kur e ke, e tė tallin kur zgjat dorėn…”. Zhvillimet politike, qė e mbėrthyen popullin shqiptar pėr dekada tė tėra, e lanė atdhetarin Fan S. Noli dhe shokėt e tij larg atdheut, nė pamundėsi qė t’i ndodheshin atij pranė nė hallet e shumta qė ka patur, tė shkaktuara sa nga fqinjėt e pabesė aqė edhe nga fati i keq qė pati qeverisje, qė e mbajtėn tė izoluar, tė ndrydhur, nė varfėri tė tejskajėshme ekonomike. Thelbin e shpirtit tė tij demokrat dhe tė atdhetarit tė spikatur e konseguent e shpreh mė mirė se kushdo tjetėr vetė Noli, kur nė mėnyrė konēize artikulon edhe sa vijon: ”Jam nė kėmbė e me ballin lart, nė krye tė Kryqėzatės pėr idealet kombėtare demokratike…”. Kjo ka qėnė motua e tij, ky ka qėnė qėllimi i njė jete tė madhe, i njė zemre atdhetare, qė punoi veē pėr atdhe e popull.
    Silence is golden.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Lazo pėr postimin:

    SERAFIM DILO (07-01-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,142
    Faleminderit
    434
    518 falenderime nė 436 postime

    Pėr: 135 vjetori i lindjes. Njė republikan model si Fan Noli


Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •