Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb

    U lumturova kur Presidenti i vëndit i dha Urdhërin ` “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ` gazetës `RD` alias `Rilindja Demokratike`, për kontributin e saj në lindjen dhe zhvillimin e Demokraicsë në Shqipëri, por edhe u zhgënjevva, kur shoh përditë sidomos pas vitit 2013, dhe në përgjithësi kur PD del në Opozitë, disinformime dhe baltosje të Shqipërisë me idenë se `Qëllimi justifikon Mjetin`, duke nxirë cdo gjë.
    Në numrin e saj të pare gazeta Rilindaj demokratike e filloi jeten e saj me artikullin pa autor `Fjala e Pare` qe shprehte edhe opinionin e stafit te parë opozitar te kësaj Partie me emrin Partia Demkratike. Dhe sot duket se sa përçudnim ka për fjalën Rilindje kur e përdorin të tjerët. Në atë numër slogani ishte: `Liria e gjithsecilit të bëhet garancia e lirisësë të gjithëve`.
    Po aty, shkruajti artikullin Ben Blushi dhe Bledi Fevziu `Katër ditët e mëdha të Studentëve`
    Gjithashtu shkruajti po në atë numër të parë Dritëro Agolli, Sali Berisha, Ismail Kadare, të gjithë ish komunistë të penduar, ish komunistët nga 173 personat të cilit u përzgjodhën nga Ramiz Alia për të bëë ndryshimin. Çuditërisht në atë kohë shkruan të vërtetën.
    Shkruan dhe ish spiunë të penduar si Preç Zogaj, Frrok Çupi (?!), të cilët e përdorën fjalën `Rilindje` me një mallëngjim të paparë aq sa sot fjala `Rilindje` e përdorur nga `armiqtë` e PD, duket sikur ka kuptim tjetër, atë që i japin po këta njerëz që shkruan për herë të parë aty, sot askush nga këta njerëz që janë gjallë e shëndoshë e mirë dhe nga më të pasurit e vëndit, nuk shkruan në këë gazetë (përveç z. Çupi i cili shkruajti pas 26 vitesh përsëri).
    Madje Frrok Çupi shkruajti një artikull me titull `Vallë a do të dalë i dyti? – një shkrim që shprehte frikën nga komunistët(?!) për të ardhmen e gazetës, në një kohë që sot flet komplet ndryshe.
    Sigurisht në gazetën e atëhershme shkruan dhe artikullshkrues të talentuar që nuk kishin patur funksione drejtuese as partiake dhe as shtetërore në kohën e ditaturës, artikujt e të cilëve po ti shohesh sot mund të konstatosh ndryshimin e madh midis artikuj shkruesve ish-komunistë të përzgjedhur për ndryshimin e sistemeve, me opozitarët dhe intelektualet e vërtetë të rregjimit si Natasa Lako, Mitro Cela, P. Kolevica, Teodor Keko, etj, dhe ish të persekutuar të tjerë, që shkruan ditët dhe muajt e mëvonshëm deri kur Partia Demokratike e kësaj gazete mori pushtetin. Aty shkruajti dhe kryeministri i sotëm, ai që u dëbua me dhunë nga PD në atë kohë, nga ish Kryetari i PD.
    Kur filloi ndryshimi? Filloi kur filloi botimi i gazetës së famshme `Koha Jonë`.
    Atëhere RD humb funksionn e `përçueses së fjalës së lirë`, dhe u bë zëvëdhënse e interesave partiake dhe nuk kishte ndonjë ndryshim nga gazeta e PS - ZP; rolin e saj e morën gazeta të tjera si Koha Jonë dhe Aleanca, së bashku me gazeta e media të tjera opozitare.
    Po të shohësh gjatë këtyre 26 viteve, sidomos tre vitet e fundit, artikujt kryesore janë me tituj të frikshëm madje aspak gazetareske, dhe as që bëhet fjale për `fjalën e lirë` por bëhet fjalë për `urrejtjen e lirë`, nuk bëhet fjalë për `Rilindje`, por për `vdekje dhe shkatërrim`, nuk bëhet fjalë nëse gazeta `A do të dalë ditën e nesërme gazeta`, por bëhet fjalë `a do të shkatërrojme dhe a do të iki nga pushteti Edi Rama`….., dhe shkrime që ulin dinjitetin e Shqipërisë para vëndit dhe para botës.
    Ja titujt e kësaj gazete pas 26 vitesh me 5 janar 2016: `Rama me 33 zyrtarë në Panama Papers`, `Tritoli tek Farmacia u vendos nga vetë Tahiri`, CNN: Shqipëria e zhytur në korrupsion .
    Por ka dhe një artikull të z. Frrok: `Është koha që mediat t’ua kthejmë njerëzve`, një artikull që tregon qartë se pas 26 vitesh kjo media e shkruar nuk e ka mbajtur fjalën. Të paktën të shpresojmë se po bën një autokritikë të vërtetë.
    Sigurisht nga një Pëllumb i Fjalës së Lirë më 5 janar i vitit 1991, RD ëhtë kthyer në një Korb të gënjeshtrës pas 26 viteve.
    Kjo gazetë e shpresës para 26 viteve, gazeta e parë opozitare, gazetë e cila me shumë mundime dhe përpjekje arriti më në fund të përçonte mendimin opozitar si asnjëherë tjetër. Njerëzit filluan ta blenë ato muajt e parë të daljes së saj me çmim disa herë më të madh, pavarësisht se ajo gazetë e kishte çmimin njëlloj si gazetat e tjera, gjë që tregonte interesimin e madh të popullit të shumëvuajtur nga rregjimi i pesëdhjetë vjeçar i diktaturës.
    Në atë gazetë shkruajtën penat më të mira të Shqipërisë, penat e gazetarëve, penat e intelektualëve të shquar, madje dhe penat e ndonjë shkrimtari.
    Ashtu sikundër lind një njeri ashtu dhe lindja e një Mediaje të shkruar krijon një gëzim të papërshkruar, një ndjenjë lumturie dhe në opinionin e njerzve që e lexonin krijohej idea se ndryshimi i madh nisi.
    Mund të thuhet pa frikë se ndryshimi i sistemit komunist me sistemin e ri, e ka patur pikën e fillimit datën e lindjes së kësaj gazete.
    Rruga e gjatë e gazetës Rilindja Demokratike i ngjante rrugëtimit të pëllumbave korrierë të cilët dërgoheshin me letren e lidhur në këmbën e tyre dikur nga mbrojtësit tek aleatët, për tu ndihmuar të shpëtonin nga rrethimi.
    Dhe Kështu vazhdoi rrugëtimi i kësaj gazetë legjendë, ashtu sikundër dhe gazeta Zëri i Popullit (ZP) e krijuar në ditët e vjetra të lindjes së saj gjatë pushtimit fashist-nazist.
    Sidoqoftë, aktiviteti mediatik i kësaj gazete opozitare , filloi të zbehej dhe herë të rizgjohej nga gjumi me ulje ngritjet e saj gjatë viteve kur Partia Demokratike që e lindi, hypi në pushtet.
    Këto ulje ngritje të kësaj gazete të nderuar mediatike vinin në rradhe të parë nga ndikimi i partisë në pushtet por dhe nga Kryeredaktorët që zëvëndësonin njëri tjetrin sipas kthesave të pushtetit.
    Në lumin e lajmeve, informacioneve, analizave, opinioneve, fotove, nekrologjive, reklamave, filloi të shquhej edhe një element i ri i pangjashëm më parë dhe jo në dijeni të publikut –disinformimi, cili po sofistikohej përherë e më shumë.
    Pëllumbi i dikurshëm që informonte publikun me analiza opinione interesante, po kthehej ne një Korb që nxinte me disinformimet e tij.
    Pas 26 vitesh me rastin e Përvjetorit të saj për herë të parë pas shume vitesh, me 5 janar 2016 në numrine kësaj gazete, u vu re një ndryshim në fjalorin dhe psikologjinë e kësaj gazete: nuk kishte shumë sharje. Kishte artikuj të butë, aspak armiqëssorë përveç atyre tre artikujve tip `Korbi` që vjellin vrer e shpifje. Artikujt e pas 26 vitesh të datës 5 janar 2016, kishin një reflektim në vetvehte që nga titulli që i kishte vendosur ish-kryetari i PD: `Media e të vërtetave dhe e vlerave të lirisë` (në fakt ishte një disinformim alla berisha, por me gjuhë më të butë), gjëndej edhe artikulli konspirativ me titull të çuditshëm të Kryetarit aktual të PD: `Prej të vërtetës do të fitojmë`, por dhe artikulli autokritik i Frrok Çupit që përmëndëm më sipër.
    Le ta urojmë dhe të shpresojmë seriozisht që PD dhe gazeta e saj, të vazhdojë rrugën e Opozitarizmit dhe jo të armiqësisë, le të shpresojmë që PD dhe azeta e saj RD të paraqesë fjalën e lirë dhe jo dis-informimin, le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj Rillindje, të përkrahë Rilindjen e vëndit dhe të mos mbulojë dështimet e saj që i kanë shkaktuar Shqipërisë dy herë rrënim të vendit, le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj Rilindje të përkrahë Rilindjen dhe të mos u a hedhi fajin të tjerëve për tre `K` e këqija që ajo i ka bërë vetë si kanabizim, korrupsion, dhe keqqeverisje.
    Le të shpresojmë që PD dhe gazeta e saj e respektuar RD, të mos bëhet si simotra e saj ZP që u mbyll pikërisht sepse arriti në momentin që nuk kishte për të thënë asgje dhe që nuk përfaqësonte më asgje.
    Urime dhe Suksese në Jetë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb

    Reflektimi eshte nje element i intelektualit. Keshtu spjegohet heshtja.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb

    Se ku e shikon kete "armiqsin" e PD vetem nje Zot e di !

    Ke nje opozit qe nuk ka bere nje proteste,dhe shkaqe per protesta ka pasur sa te duash,ke nje opozite qe nuk ka bllokuar parlamentin per asnje ligj edhe ligje per tu bllokuar ka pasur sa te duash. Ke nje opozite qe ne vend qe te denoncoje ne prokurori korrupsionin meret me "katunarin" dixhital. Dhe e fundit fare ne vend qe te kesh nje opozite,qe per shkak te korrupsionit,duhej te sulmonte drejtesine,ke nje opozite qe e mbron kete drejtesi.
    Nje opozite te tille kaq te nenshtruar eshte veshtire ta gjesh. Nje opozite qe ka frike nga vota sepse humb.

    Dy jane arsyet o Pirro ; O kemi nje qeveri fantastike dhe nuk e kemi kuptuar,dmth;korrupsioni, hashashi,emigrimi,varferia,padrejtesia etj etj jane nje iluzion o perceptim i gabuar....Ose ne kete ;korrupsion,hashash,emigrim,varferi,padrejtesi... ben pjese, eshte fajtore dhe vet opozita.


    Do te besh vertet nje analize politike,meru me diçka interesante,prsh : Rreziku me i madh sot socialisteve i vjen nga shoku Koço. Po formoi parti Kokedhima do jete partia qe do i mari me shum vota socialisteve. Ai eshte opozitari i vertete i kesaj qeverie,nuk eshte PD. PD si opozite eshte inegzistente.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përvjetori i Një gazete ose Metamorfoza e një Pellumbi që kthehet në Korb

    Ju falenderoj i nderuar per mendimet e vyera qe me dhate. Por ky eshte opinioni im per ate gazete qe eshte katandisyr ne nje gazete ndjellakeqe shpifese dhe anti shqiptare. I shkon fare mire titulli.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •