Une kam me shume se nje vit qe marr fitime nga interneti nepermjet PayPal ne llogarine time bankare shqiptare per nja dy biznese qe kam ne internet si psh fitime nga videot ne Youtube.

Sipas nje ligji, rezidentet ne Shqiperi duhet te deklarojne te ardhurat personale vjetore nqs keto kalojne 2 milion leke te reja (une i kalova 2 mil ne 2016). Mbas deklarimit i paguhet shtetit 15% te te ardhurave vjetore.

Une do i paguaja me gjithe qejf po frika eshte se keta mund te kerkojne llogari se nga kane ardhur keto te ardhura, dokumente qe vertetojne aktivitetin tim, licensa apo ndoshta dhe duan qe te regjistrohem si biznes. Dmth, nqs bej deklarimin mund te hapen telashe te tjera.

Pra, doja nje opinion nga dikush i fushes apo qe ka pasur experience apo dhe ka degjuar per raste te ngjashme.

Cfare me duhet te bej? Duhet ti deklaroj keto te ardhura qe vijne cdo muaj nepermjet Paypal ne llogarine bankare? Apo seshte problem fare?