-
Feja dhe gjuhes shqipe.
Disa artikuj e shkrime te shkruara lidhur me historine e gjuhes shqipe qe kryesist eshte ajo e vitete te 1900-qind,ku lidhet natyrisht dhe periudha e pushtimit turk,feja dhe gjuha shqipe. Po e filloj me nje shkrim te Shahin Kolonjes,qe per mua eshte nga me realistet persa i perket kohes dhe i shkuar ne menyre te "lezeēme". Nuk eshte i plote ka disa shkurtime,nga vet autoret.
SH.K (Shahin Kolonja)
Titulli i shkrimit : Shkrimi,Kendimi-Abetare e Gjuhese Shqip. ("Drita",Sofje,nr.32 nentor ; nr.21 nentor 1903.) Marre nga Alfabeti i gjuhes shqipe dhe kongresi i Manastrit. Tirane 1972.
(...) Nja 50-60 vjet me pare del nje shqipetar orthodoks i quajtur Naum (Veqqiharxh) nga Vithkuqi me mendimin qe te shkruhet e te kendohet edhe gjuha shqip si te tjerat. Naum Veqilharxhi kishte ēpikur (shpikur) shkronja te veēanta per gjuhéné shqip. Por si thone,kur vajti ne Stamboll e helmoi Patriku (drejtuesi-t i-e kishes ortodokse ne Stamboll),edhe librat qe kishte ber' e shtypur i doqnč duke thene se jane shkronja e libra te mallekuara. Ta paskeshin lene,ky njeri do te kishte bere pune te mire ; se si duket ka qene i zoti per kete pune. Po me pare se Naum Veqilharxhi,me 1824 ishin perkthyer e shtypur ungjijte ne Korfuz,pa emer edhe s'dihet cili eshte ky shqiptar q'i i ka perkthyer.
Ne keta vite Kamarda e De Rada perpiqeshin per shqipen ; i uruari De Rada qe mbaroi jeten vitin qe shkoi,gjer sa vdiq punoi shume per kete qellim ; e para libra e tije u shtyp me 1836 ne Napoli (behet fjale per vepren "Milosao"). Kishte bere nje abetare per gjuhen shqip me shkronja te perziera llatinisht-greqisht ; shkrimet e keti te zoti u vune re prej te diturve t'Europes,te cilet u perkujdesne per kete gjuhe,edhe disa libra u perkthyen ne gjuhe te tjera. Po keta zotrinj ishin lark (larg) nga Shqiperia edhe gjuh' e shqiptarevet t'Italise q'ishin shkruar keto libra s'kupetoheshin mire prej shqiptarevet te Shqiperise edhe nga ky shkak s'diheshin keto pune ne Shqiperi.
Pas ketyre del i ndjeri Kristoforidhi nga Elbasani ; ky zot u pérpoq shume ;shqipes i beri te math (madh) sherbim ;libra qe na ka lene jane shume te vjyera; shkruante shume mire toskerisht e gegerisht,ka perkthyer libra te shenjta e jane shtypur prej shoqerise protestane ne Stamboll me 1868 ;s'kishte bere shkronja te veēanta per gjuhene shqip ;ka perdorur shkronjat greqish dhe llatinisht edhe te perziera.
Veē librave te fese,kishte mbledhur disa mije fjale te gjuhese shqip edhe i kishte bere si fjalétore (fjalor) shqip; kjo libre s'u shtyp dot edhe si vdiq Kristoforidhi e kishte i bir'i Kristoforidhit n'Elbasan ; nja dy vjet perpara,konxholloz (konsull) i Greqise ne Dures me dhespotne grek t'Elbasanit,genjyen djalen edhe e vune ne dore kete libré,edhe as q'e shtypin as na e dhane qe ta shtypim ne ! edhe nuk' e dime mire,e kane apo e dogjne !
Po mendimet edhe te shkruarat e Kristoforidhit nuk u perhapne atehere (...) Kur punonte i ndjyeri Kristoforidh per gjuhene shqip 35-40 vjet me pare,mbreteronte sulltan Azizi,asi kohe punerat s'qene si sot,vendi ishte i begaēim,pagesat ishin fort te paka. Turqia merte hua nga Evropa e i bente rrush e kumbulla ; vendi ishte plot me te holla; lira,qe sot eshte e rende sa nje buall,ishte sa nje grosh sot.
Te qénkeshin (te ishin) ndodhur atehere ne Stamboll disa shqipetare muhamedane me mesim e me kupetim e me mendim te mbare,do te kishin bere pune te mire ; pa , per fat te keq,n'ato kohera s'kishte nonje shqipetar muhamedan me mesim te nalte e me qellim qe te shkruhet e te kendohet gjuha shqip . Turqia kishte nja dy veziré mjaft te ménēim (vizir mjaft te menēur); Ali Pasha me Fuad Pashen (i pari vdiq ne 1868,ndersa i dyti vdiq 1871,te dy njihen si kundershtar te Osmanllinje te Rinj),ishin te zoterit e fjala u shkonte n'Europe. Ali Pasha e kishte mare vesh mire qe Turqia n'Evrope s'qendronte perveē me kombin shqipetar. Nje dite paskesh thirur disa shqiptare qe ndodheshin atehere ne Stamboll e u kishte thene qe te shkruhet e te kendohet gjuha shqip e te behen shkronja per kete gjuhe edhe qeveria dot'u ndihte per kete qellim ;beri edhe nje te shkruar qe t'i jepej Sulltan Azizit e te dilte irade (dekret) per kete pune. Po nje shpirt-felliqur q'ishte atehere ministor i punevet te jashtesme,qendroi kunder kesaj pune : S'eshte mire te shkruhet e te kendohet gjuha shqip prej muhamedaneve,kjo eshte nje perēarje i vjen dem mbreterise se te tjera fjale te firaunta kishte thene i mallekuari. Si s'deshne disa te mallekuare tyrq edhe shqiptaret q'ishin ateher ne Stamboll qene te pamesuar mire e s'ishin te zoterit per kete pune, Ali Pasha hoqi dore dhe s'u be gjesendi. Ateher ne Stamboll kishte shume fuqi Rustem Pasha nga Leskoviku i cili ishte njeri i xgjuar po s'dinte perveē nja dy kraba (shkronja) turqisht e ca fjale te shtremta rumejka. Te gjithe shikonin per buke te madhe e per nonje pashallek te shkrete.
Nje bullgar plak qe kishte punuar ne shoqerite te protestantevet ne Stamboll bashke me Kristoforidh Elbasanasin me thoshte,vjet, qe Midhat Pasha nje dite kishte thirur Kristoforidhin e kishte pyetur gjer e gjate ; pastaj i kishte thene qe : shqiptaret duhet te kendojne shqip,si Greku edhe si Bullgari,se edhe mbreteria ne kete mendje eshte,per kete qellim do kini ndihme nga guverna. Ti qe perpiqesh per kete pune,mer ca shqiptare te mire dhe beju nje mbledhje edhe per ēdo nevoje qe te kini eja ketu e m'i thuaj mua. Kristoforidhi kishte dale fort i kenaqur e me gaz (gezim) te madh vajti te gjente shqipetaret e tu thoshte fjalet e halldupit te ndjere(halldup- emertoheshin turqit si tallje,si ofendim) e qellimet e bukura te governes tyrke per kombin shqipetar. Shqipetar katolike s'kishte,ordhodhokset ishin te lidhur e qepur me kishen greke,e cila shqipen e kishte dhe e ka hale nder sy; si punonte edhe per shoqerit' te protestanteve,Kristoforidhit nuk i thoshin as miredita jo ti afroheshin per kete pune !
Kristoforidhi mendimet e Midhat Pashes ua kishte thene disa muamedaneve (...) te cileve u erdhi mire (...). I ndjyeri Kristoforidh me vrap vajti e i tha te madhit halldup,duke pandehur se do te gezohej qe jane ne kete mendim edhe shqiptaret kryelidhur (kryelidhur- perdoret kryesisht per hoxhallaret). Midhat Pasha kishte zene mjekrene me dore edhe si u mendua pak i tha Kristoforidhit : S'eshte mire te perziejm muamedanet ne kete pune,shiko te besh ndonje pune me te krishteret.
Kristoforidhi qe kishte shprese te madhe qe Midhat Pashes t'i pelqente e ti vinte mire qe duan edhe muamedanet kryelidhur,dolli i habitur edhe vajti e u tha shokeve qe kishte. Pastaj Midhat Pasha kishte thene : Cudi e madhe ! mundim'i peseqint vjete na paske vajtur kot,s'paskemi bere turq as softét (softet-ata me shkolle qe studjonin per hoxhe) e shqipetarevet ! ata qe do te qendronin,me goj' e me dore kunder kesaj pune,ata qenkan te paret qe dashkan !
Keto nuk jane fjale te ngjizura(te trilluara ), na i tha ketu nje bullgar q'i kishte degjuar nga goj' e Kristoforidhit ne Stamboll. ...
-
-
Pėr: Feja dhe gjuhes shqipe.
Shahin Kolonja se bashku me Faik Konicen jane "baballaret e nacionalizmit shqiptar". Pas tyre u bashkua me vone edhe Mithat Frasheri, pasi u zhgenjye nga turqit e rinj dhe perpjekjet e tij per t'i zgjatur jeten Perandorise Otomane duke e reformuar ate. Te tre keta personazhe historike, besonin ne kohen e tyre, se shqiptaret dhe Shqiperia nuk mund te ekzistonin dot te pavarur si fqinjet, por vetem nen mbrojtjen e Perandorise Otomane. Dhe shpresa e tyre e vetme ne kete kuader, ishte qe reformimi i Perandorise Otomane te bente te mundur "autonomine" (jo pavaresine) e Shqiperise brenda Perandorise Otomane. Ne fakt, Mithat Frasheri me shoke ne Klubin e Selanikut bene nje propagande te forte mes shqiptareve, se me ardhjen ne pushtet te turqve te rinj, keta do t'iu jepnin shqiptareve autonomi. E perbashketa tjeter e madhe e ketyre tre personazheve ishte se ishin pinjolle familjesh bejlere ne vend, fati e pushteti i te cileve ishte i lidhur me fatin e Perandorise Otomane.
Tani le te ndalemi pak tek tema qe ti prek, dhe qe shqiptaret e njohin shume pak dhe e keqinterpretojne ne shumicen e rasteve:
1. Nje nga faktet historike qe lihet ne harrese, anashkalohet me dashje, pasi iu prish pune propagandisteve te rregjur, eshte fakti se gjuha shqipe ishte e ndaluar me dekret (ferman) te Sulltanit qe te flitej, shkruhej, mesohej jo vetem mes shqiptareve, por ne cdo cept te Perandorise. Asnje prej popujve te tjere nen Perandorine Otomane nuk ishte i denuar ne kete menyre, vetem shqiptaret. Kushdo qe kapej duke u marre me aktivitete te tilla, burgosej e denohej nga administrata osmane.
2. Kur vinte fjala tek shkollimi i shqiptareve ne gjuhe te tjera nga ajo shqipe, fakti tjeter qe duhet te theksohet eshte "protektorat kultura" qe austro-hungarezet kishin siguruar ne ujdi me osmanet, qe u lejonte atyre hapjen e shkollave latine brenda komunitetit romano-katolik shqiptar, me qender Shkodren. Kjo u siguronte romano-katolikeve shqiptare, nje privilegj qe te krishteret e tjere orthodhokse ne jug te vendit nuk e gezonin. Austriaket kishin hapur edhe konsullatat e tyre ne qedrat e cdo vilajeti, duke ofruar keshtu nje protektorat te mirefillte politik e kulturor per popullsine vendase.
3. Nje tjeter fakt historik i panjohur sa duhur nga shqiptaret, eshte aktiviteti i Protestanteve Ungjillore mes shqiptareve gjate gjithe shekullit te XIX, ne fillimin dhe fundin e shekullit te XX, dhe ne kete shekullin e ri qe po jetojme sot. Qellimi i Ungjilloreve Protestante evropiane dhe amerikane, ishte konvertimi i shqiptareve duke perdorur gjuhen shqipe si mjet konvertimi. Duke qene se shqiptaret nuk kishin akoma nje gjuhe te shkruar dhe ishin nje popull analfabet, protestantet e pane kete si nje mundesi per te perdorur gjuhen e shkruar si mjet konvertimi ne mase. Ishin keto bashkesi protestante qe sponsorizuan punen historike te Konstandin Kristoforidhit per perkthimin e Dhiates se Re nga greqishtja ne shqip, ne te dyja dialektet, ne dialektin geg dhe ate tosk. Konstandin Kristoforidhi jetoi me vite te tera ne zona te ndryshme te vendit, per te njohur dhe pervetesuar dialektin e tyre, dhe duke qene nje njohes i shkelqyer i greqishtes dhe besimit te krishtere orthodhoks me te cilin ishte rritur, ai nxorri nje kryeveper: per here te pare shqiptaret mund te lexonin ne shqip Dhiaten e Re! Kur Kristoforidhi e kuptoi se qellimi i protestanteve nuk ishte gjuha shqipe apo respektimi i tradites shekullore te krishtere mes shqiptareve, por konvertimi i shqiptareve muslimane e te krishtere ne protestante ungjillore, ai prej lidhjet me ta. Dhe ndryshe nga cfare ishte plani i protestanteve, Dhiatat e reja qe u shperndane ne Shqiperi, gjeten perdorim te gjere brenda komunitetit orthodhoks te vendit, qe ishte edhe me i priruri per te mesuar shqipen e shkruar, e per te mesuar per besimin e tyre.
4. Shqiptaret e keqkuptojne qendrimin e Kishes Orthodhokse ndaj perpjekjeve per mesimin e gjuhes shqipe apo pavaresise se vendit. Eshte e vertete qe Peshkope e Patrike te Kishes Orthodhokse kane mbajtur nje qendrim kunder perfshirjes se Kishes apo klerit e besimtareve te saj ne keto veprimtari. Por shqiptaret e sotem nuk arrijne dot te kuptojne motivet e ketyre qendrimeve dhe bien pre e propagandes nacionalisto-komuniste qe e shet Kishen Orthodhokse dhe klerin e saj si armiqesore ndaj aspiratave te shqiptareve si popull. Se pari, Kisha Orthodhokse dhe Patriku i saj Ekumenik ne Konstandinopoje, jetonin nen thundren e Sulltanit e nuk e kishin lluksin qe te mbanin qendrime te hapura politike apo te shkelnin hapur dekretet e Sulltanit: sic ua bera te qarte me lart, Sulltani e kish ndaluar me ligj perdorimin e mesimin e shqipes. Se dyti, kreret e Kishes Orthodhokse ne shekuj u eshte dashur qe nga nje ane te jetojne nen tiranine e Sulltanit ne Stamboll, nga ana tjeter nen sulmet e parreshtura te latineve per te rrembyer Kishen dhe besimtaret e saj, dhe ne shekujt e fundit, edhe nga sulmet e hapura te protestanteve ungjillore qe nuk njihnin e as respektonin traditen Apostolike te krishterimit orthodhoks mes shqiptareve. Dhe duke qene se kleri orthodhoks kish brenda tij njerezit me te kulturuar te kohes, keta nuk kish se si te lejonin qe protestantet te konvertonin te krishteret orthodhokse ne ungjillore. Kjo beri qe ata te ngrejne zerin e tyre fort ne mbrojtje te fese orthodhokse, ne mbrojtje te tradites fetare shekullore orthodhokse mes shqiptareve, nga sulmi i konvertimeve te protestanteve ungjillore evropiane dhe amerikane. Nacionalistet dhe komunistet shqiptare me pas do ta etiketonin kete qendrim si anti-shqiptar, pa i kushtuar aspak rendesi te vertetes historike apo motiveve te tyre fetare.
5. Shkolla e pare shqipe u hap ne Korce, nje qytet me tradita orthodhokse. Dhe Normalja e Elbasanit, prej nga dolen mesuesit e pare te gjuhes shqipe, gjeti perkrahjen e Kishes Orthodhokse. Ishte Kisha Orthodhokse qe vuri ne dispozicion pronen e saj per godinen e Normales se Elbasanit. Nje prove qe Kisha Orthodhokse nuk kish ndonje "armiqesi" me gjuhen, popullin, apo aspiratat e tij per liri. Aspiratat e popullit shqiptar per liri ishin edhe aspiratat e vete Kishes Orthodhokse ne ato vite.
Albo
-
-
Pėr: Feja dhe gjuhes shqipe.
Albo,pjesa e pare eshte pak a shume e vertetet. Kishte shume shqiptar edhe patriot qe besonin tek Turqia o edhe tek xhonturqit.Natyrisht ketu ndahen,kishte bejler sa te duash qe kishin hallin e pasurise se tyre,kishte dhe nga ata qe mendonin se Turqia do ti mbronte me mire interesat e Shqiperise kyesisht kundejt shteteve fqinje. S'ma ha mendja qe si Mithat Frasheri,Sh.Kolonja,Konica e benin per pasuri e ēifliqe,historia dhe jeta e tyre e tregon. Natyrisht kishte dhe te tjere (qe paten te drejte) si Cajupi o Kaēorri qe xhonturqit i shikonin si nje rrezik. Kishte dhe nga ata qe Austrohungarin e shikonin si rrezik,prsh,ne Kosove-Maqedoni bllokonin hekurudhen,bojkotonin mallrat austrohungareze dhe duke ditur qe shtet me antisllav se austrohungaria nuk kishte. Me shume propabilitet pa Austrohungarin Shqiperia nuk do u krijonte si shtet dhe Austrohungaria ishte per nje Shqiperi me te madhe nga kufijte e saj ne veri te Shqiperise.
Persa i perket kishes ortodokse qe komplet pothuajse antishqiptare si kur ishte nen ndikimin e Turqise dhe jashte ndikimit te saj. Mjafton te lexosh Cajupin,De Raden,Mihal Gramenon e me radhe. Qe njé kishe komplet e politizuar,bente thjesht politiken greke. Natyrisht duke thene kete mundet te themi se ortodokset shqiptar kan qene gjithmon nje hap perpara ne krahasim me shqiptaret e fete e tjera,ortodokset jo kisha ortodokse. Po nejse te vazhdojme me Shahin Kolonjen.
Punembari Kristoforidh punen e kishte zene nga kryeja e nga rrenjet ; perktheu librat e shenjte me gjuhe te drejte e fjeshte shqip ; mblodhi fjalet e shqipes, fjalet e huaja i qéronte e dlironte gjuhen. Mire po kush ti kendonte atehere keto libra ? Nga pjesa fe-refenjese qe jane ne Shqiperi,prifteria orthodhokse ishin e jane nene zgjedhčt te Fanarit ; pa le qe 95 per qind dine vetem te kendojne shtrember e mos me keq ungjille greqisht te shtypur me shkronja te medha edhe s'maren vesh asnje fjale. Per katoliket s'kishte nevoje se meshojne llatinisht,kishte dhe disa te pake shkrime shqip ; edhe tashti shkrimi e kendimi jane si monopol per prifterinjte edhe perbrenda ne Shkodré ; jashte ketij qyteti,perveē prifterise, tregohen me gisht ata qe dine te shkruar e te kenduar. Protestante s'kishte. Per muhamedanet me ungjill me kuran s'behet pune : Bektashinjte s'kane nevoje per ungjill e per kuran ; softeve su vjen mire po te jete shqip e te meren vesh ("kjo eshte e "lezeēme" per ata qe e njohin bektashizmin"); ata po qe bredhin n'erresire. Keto libra,ungjilli e kurani,shqiptareve u duken si pralla te pahishme !
Tri gjera duheshin qe te perhapej shkrimi dhe kendimi neper shqipetaret ; nje pale shkronja te mira e te plota per gjuhen shqip,vjersha te bukura,e mesime te miré e te lehte qe te merren vesh e te pelqehen; edhe njerez qe ti perhapin. Keto tri gjerra po t'ishin ndodhur te tria pernjehere kurdohere shkrimi e kendimi do te qe perhapur edhe do kishte zene rrenje ne Shqiperi. Po qer perpara njezet vjet nuk u bene keto pune te tria bashke. T'ishte ndodhur shpirti-ndrituri De Rada ne Shqiperi e te mos ishte bere deshmitar (martir,shehid) Naum Veqilharxhi,pun e shqipes doté kishte vajtur perpara,edhe atehere shqiptaret ishin me te forte, pra munt te qe bere pun' e mire qe nuké do te kishim keta rezike e keta pésime qe kemi sot. Se,pas punes,meret vesh qe Naumi ka qene i zoti per kete pune,edhe Kristoforidhi do kish gjetur shesh te lire. E kur te kishte gjetur nje aré te punuar Naimi,sot do te qeme fare mire ;do kishim nje Shqiperi te liruar,(....) Po "gjeē,ollsun gjyē ollmasun " (pak a shum-"me mire von se kurre") si thote Tyrku,kjo prape do te behet,se ashtu e do e drejta dhe politika bashke !
Kombit shqipetar,perveē te ligavet e démevet,s'i ka ardhur nonjé e mire nga gjekundi,as prej feve,qe ka ndruar si guné,as nga gjetké ; ēdo pune,te mire e te lige,e ka bere vete. ("Kjo eshte per tu nenvizuar")
Turqia,Greqia kane fituar me fe e me genjeshtera ; Serbia, Mal' i Zi,Bullgaria fituan me kordhét (shpat-arme-Forcen) e Rusise. Shqipetari kudo qe ka punuar me te drejte e ka derdhur gjak, i kane bere te liga ; po tashti qe e perveloi qulli i fryn edhe kosit (...)
Vellehet e Rumanise hoqen shume prej shqehve,po shkronjat qirilike ishin te mjafta per gjuhene rumanisht dhe gjer tashti afer kjo gjuhe shkruhej e kendohej me shkronjat e shqehve,edhe sot librat e kishes jane me keto shkronja. Po shqiptaret qe ndodheshin afer e kishin te benin 2-3 mije vjet me greq,me llatine,nje mije e ca vjet me shqeh,serb; bullgar e te tjere :5-6 qind vjet me halldupé perveē te ligavet s'fituan gjesendi.
Shkronjat greko-llatine ishin fort te paka e te meta ; shkonjat qirilike duken si me te plota po per gjuhene shqip jane me te ngushta,kane disa shkronja qe s'i kane te veēanta abetaret greko-llatine,si c,ē shqip,po prape s'kane dh,th e te tjera per gjuhen shqip,domethene shkronjat qirilike per gjuhene shqip jane me te ngushta se shkronjat greko-llatine. Me shkronjat arabe gjuha shqip as shkruhet as kendohet dot ; ata qe e kane shkruar pas darke shqip me shkronja arabe,ne mengjes s'i kane kenduar dot.
....
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt